-
Dritëro Agolli uron Lulëzim Bashën:Të përgëzoj për politikën qytetare
Dritëro Agolli, ka bërë një gjest publik përtej ndarjeve politike dhe ...
pozicioneve të ngurta të krijuara gjatë 20 viteve të fundit në politikën shqiptare.
Agolli ka uruar kryebashkiakun e ri të Tiranës, Lulzim Bashën, për detyrën e re, duke shprehur dëshirën për sukses në këtë sfidë jo të lehtë.
Gjatë bisedës telefonike që mësohet se kanë zhvilluar Agolli e Basha, shkrimtari i njohur përveç urimit të rastit i ka thënë Bashës se modeli i fushatës që ka ndjekur është politika që u duhet qytetarëve. “Të përgëzoj për politikën qytetare”, mësohet se i ka thënë Dritëro Agolli Bashës me rastin e marrjes së detyrës së qytetarit të parë të Tiranës.
Pikërisht në këtë linjë ka qenë edhe fjalimi i Bashës. Ai premtoi se administrata e tij do të jetë shumëngjyrëshe sa i përket politikës dhe se aktiviteti i bashkisë do të rrijë larg sherreve dhe konflikteve politike.
Të tillë model Basha ndoqi edhe në fushatë, ku premtoi dhe i mëshoi shumë ndarjes së politizimit të punëve dhe problematikës së qytetit. Një vend të veçantë në këtë kontekst pati dhe nisma:
“Iniciativa për Tiramën”, një nismë e 31 intelektualëve të shquar që kërkuan dhe debatuan me Lulzim Bashën këndvështrimet dhe idetë për zgjidhjet e çështjeve të mëdha të kryeqytetit, si trafiku, ndërtimet e larta, gjelbërimi, infrastruktura, arsimi, kultura etj.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt