Arti egjiptian paraqet nje rendesi tejet te vecante, ne historine boterore te Artit, dhe quhet ndryshe si Arti per Perjetesine.
Sa here qe permendim fjalen Egjipt, gjeja e pare qe na vjen ne mendje jane Piramidat, te cilat ashtu madheshtore, misterioze si na vijne ne syrin tone, flasin shume, jo vetem per simboliken e tyre, por per vete historine njerezore, mendesine e asaj periudhe, duke e shfaqur (transmetuar) shume bukur me ane te Artit.
Piramidat, reflektojne nje mireorganizm se si gure gjigande arriten qe me punen e mijera sklleverve te ndertoheshin vepra gjigande si piramidat, qofte edhe nen sundimin e nje faraoni te vetem, derisa varri te ishte gati per te pritur faraonin.
Faraoni, konsiderohej nga populli si qenie hyjnore, qe madje kishte pushtetin te vendoste edhe mbi fatin e njerezve, dhe ndarja e tij nga kjo bote, perfaqesonte kthimin e tij tek Perendite, nga edhe pretendonte se kishte ardhur, dhe se pikerisht majat e larta te piramides ndertoheshin keshtu me qellim qe, ta ndihmonin faraonin qe te ngritej per tek Perendite.
Piramida ndertohej pikerisht, per mumjen e faraonit, dhe trupi i tij ne formen e mumjes, vendosej ne nje sakrofag ne mes te keti mali te ndertuar prej guri (piramida)
Fillimisht keto ndertesa dhe rite, u kushtoheshin vetem faraoneve, por nje praktike e tij hyjnizimi, u ndoq edhe nga fisniket e oborrit te tij, duke ndertuar varre te vegjel (piramida ne miniature) dhe vendosur perballe varrit te faraonit.
Ndertime te tilla, beheshin sipas nje harmonizimi te rregullisise gjeometrike, qe eshte vecori karakteristike e mbare artit egjiptian.
Ne nje te kalur me te hershme, ekzistonte nje lloj tradite, qe kur vdiste sundimtari, sherbetoret dhe skelleverit e shoqeronin duke u futur ne varr bashke me te, me idene qe sundimtari i tyre, kur te nisej per ne boten e pertejme te nisej bashke me shpuren e tij nga pas, sic i ka hije.
Me pas keto tradita c'njerezore, u pane si te egra, ose te kushtueshme, dhe per kete arsye nje ndihme te vecante dha Arti. Keshtu qe ne vend te sherbetoreve te vertete te tij, u vendosen portretet e tyre. Pikturat (portretet) dhe modelet e gjetura ne varret egjiptiane, lidhen me idene se tradita e asaj kohe, thoshte qe shpirti ka nevoje per shoqerues per ne boten tjeter, besim ky i pranishem ne shume kultura te tjera te hershme.
(vazhdon....)
Krijoni Kontakt