-
Sulmohet komisariati nr.5, plagoset shefi i Krimeve dhe 3 policė
Doktorri me shtetin qe ka krijuar.. kurre nuk ja sheh deren njerzve te ndershem..
Gjithmone ne sherbim shteti i tij me vula e letra e tapi e qeverri.. ndaj plackitsave te llojit bathorist..
E po ata i vijne posht penxhereve per ta masakruar..
Ja psh.. lexoni.. se kush jan 21 janarshit e ed ruc dokles..
Ketyre u ben yzmet Berisha..
u fal toka e korent..
ushtar nuk u a merr dobicat..e tyre..
dhe ata guxojne..
mir ja bėjnė..
ashtu i do mushka drute.. dmth neve qe e votojme pa interes.. duam dajak..
---
Sulmohet komisariati nr.5, plagoset shefi i Krimeve dhe 3 policė
Nga: NIKOLETA KOVAĒI
TIRANE- Orėve tė vona tė sė enjtes, ėshtė sulmuar komisariati nr.5, e pėr pasojė kanė marrė plagė katėr efektivė tė policisė. Ndėr ta mė i dėmtuari ka mbetur shefi i krimeve Artur Hyka, ndėrsa sipėrmarrja vjen nga njė familje qė kanė pretenduar se iu kanė dhunuar njė tė afėrm tė tyrin brenda ambienteve.
Janė goditur policėt dhe xhamat e komisariatit, ndėrsa mė vonė efektivėt janė bashkuar, duke bėrė tė mundur arrestimin e tre prej personave mė agresiv qė janė tre vėllezėr.
Sipas tė dhėnave tė policisė nė sulmin e organizuar tė familjes kanė marrė pjesė edhe gra e fėmijė tė tyre, ndėrsa pėr tė realizuar planin e tyre mėsohet se kanė pėrdorur gur, hekura dhe mjete tė tjera. Policia pas pėrballjes me ta ka mundur tė evitojė pėrplasjet e mėtejshme e pėr pasojė janė mbajtur nė pranga Ilir, Shkėlqim dhe Astrit Halili, emra qė sipas policisė sė Tiranės janė emra tė skeduar edhe nė protestėn e 21 janarit, ndėrsa tashmė akti i ndėrmarrė prej tyre i ka kaluar seksionit tė krimeve kundėr jetės dhe lirisė sė personit.
Ngjarja
Njė adoleshent i familjes Halili ka pėrfunduar nė dyert e komisariatit nr. 5 pėr njė veprim tė kryer nė ambientet e jashtme tė njė shkolle nė Kamėz. Policia e ka shoqėruar nė komisariat dhe orėve tė vona tė pasdites ėshtė lėnė nė gjendje tė lirė. Djali pasi ka shkuar nė shtėpi ka treguar pėr pėrballjen me efektivėt e kėtij komisariati, pastaj mėsohet se janė ngritur gjithė familja e Sherif Halilit, duke u nisur drejt godinės sė policisė sė Kamzės. Nga tė dhėnat policore tė kėtij komisariati bėhet e ditur se sapo anėtarėt e kėsaj familjeje janė afruar kanė nisur tė gjuajnė me gurė godinėn e pėr pasojė janė afruar disa efektivė pėr tė mundėsuar largimin. “Fakti qė ishte orė e vonė, gjithēka na ra papritur”, rrėfen njė prej efektivėve tė kėtij komisariati. Menjėherė nė vendin e ngjarjes pėr tė qetėsuar situatėn ėshtė gjendur edhe shefi i krimeve tė kėtij komisariati, i cili nė tentativė pėr t’u sqaruar me burrat e shtėpisė ėshtė goditur pas koke. Burimet zyrtare tė policisė janė tė rezervuara nė lidhje me kėtė plagosje, por efektivi i policisė qė drejton edhe seksionin e krimeve nė zonėn e Kamzės ka marrė plagė tė rėndė nga goditja prej pjesėtarėve tė familjes Halili. Gjithashtu nga goditje me hekur, shkopinj druri dhe gurė janė dėmtuar edhe tre efektivė tė tjerė derisa nė vendngjarje ka mbėrritur edhe eprori i kėtij komisariati.
Post-ngjarja
Kreu i krimeve tė komisariatit pasi ka marrė ndihmėn mjekėsore i ėshtė nėnshtruar edhe ekspertizės mjeko-ligjore, ndėrsa bėhet me dije se edhe efektivėt e tjerė kanė marrė mjekimet e nevojshme. Pas qetėsimit tė situatės janė shoqėruar gjithė dhunuesit e komisariatit dhe tė punonjėsve tė policisė, ndėrsa tre prej tyre janė arrestuar nė kushtet e flagrancės. Policia e Tiranės saktėson se tė mbajtur nė pranga janė Ilir Halili 39 vjeē, Shkėlqim Halili 36 vjeē dhe Astrit Halili 26 vjeē i dėnuar edhe mė parė pėr armėmbajtje pa leje. Qė tė tre vėllezėrit janė banues nė Kamėz dhe se nga tė dhėnat qė policia ka pėr ta mėsohet se janė edhe persona qė kanė sulmuar Kryeministrinė mė 21 janar. Policia e Tiranės bėn me dije se materialet pėr tė tre vėllezėrit janė depozituar nė Prokurorinė e Tiranės pėr dy akuza, atė tė kundėrshtim tė punonjėsve tė policisė si dhe tė prishjes sė rendit dhe qetėsisė publike.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
-
jepu sali jepu ketire magaze e nderrmarrje parqe e plantacione.. pemishte e jonxhishte..ullishte e e koceke.. dhjetra hektare tok buke.. ti bejne pallate..
faljua korentin qe e vjedhin tash 20 vjet..
legalizoja villat 4 katshe nga ksamili ne shkozet.. nga kamza ne mullet.. nga soda ne elbasan fushmbret.. e te gjitha ..pa asnji kokerr-lek..
he me ju lumte..
..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 23-07-2011 mė 06:05
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt