Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Franca dhe Greqia do të jenë të detyruara të njohin minoritetet

    Franca dhe Greqia do të jenë të detyruara të njohin minoritetet

    27/07/2011 Francezi le Merlus kalon 20 shtete me biçikletë për promovimin e diversitetit linguistik dhe shpëtimin e gjuhëve nga “vdekja”

    KORÇE- Emmanuel le Merlus nga Malguenac i Bretanjës në Francë që prej 20 majit të vitit të kaluar udhëton i vetëm me biçikletë nëpër rrugët e Evropës, duke kaluar nga një shtet te tjetri me një synim të vetëm: të promovojë diversitetin linguistik kulturor me qëllim që gjuhët e minoriteteve të mos vdesin. Merlus thotë se 6000 gjuhë të minoritarëve, kudo që ata ndodhen nëpër Evropë, janë në rrezik. Franca dhe Greqia nuk i njohin minoritetet. Asimilimi i tyre po bëhet gjithnjë e më i frikshëm. Arvanitasit nuk guxojnë të thonë në Greqi që janë me origjinë shqiptare, Franca nuk njeh minoritetin Kell, edhe pse në Bretanja jetojnë 5 milionë banorë. Megjithatë, ai është i bindur se vitin që vjen, do të mundin të kalojnë një ligj në Parlamentin Evropian, dhe vetëm atëherë Franca dhe Greqia do të jenë të detyruara të pranojnë minoritetet në vendet e tyre. Le Merlus ka vetëm pak ditë që ka mbërritur në Korçë. Ai kishte hyrë fillimisht në Konispol, ishte ndalur në Sarandë për të vijuar më pas në Gjirokastër, Përmet, Leskovik, Ersekë dhe së fundi në Korçë. Udhëtimi i tij do të përshkojë edhe qytete të tjera të Shqipërisë. Më pas do të kalojë në Maqedoni, Serbi, Kroaci, Mal të Zi, Itali, Spanjë dhe Portugali. Shpreson që të hyjnë në shtëpinë e tij në Malguenac të Bretanjës nga muaji shtator i këtij viti. Gjithsesi, qëllimin e këtij udhëtimi e shpjegon për gazetën “Metropol” vetë Emmanuel le Merlus.

    Cili është qëllimi i këtij udhëtimi mjaft të vështirë me biçikletë?

    Këtë tur po e bëj për promovimin e diversitetit linguistik kulturor. Gjithnjë e më shumë po kuptojmë se gjuhët e minoriteteve janë përballë rrezikut të humbjes. Minoritetet po asimilohen. Njerëzit e pasur, pjesëtarë të minoriteteve, nuk bëjnë asnjë përpjekje. Na mbetet ne qytetarëve të thjeshtë të shpëtojmë gjuhën e të parëve tanë. UNESKO ka regjistruar 6.000 gjuhë, të cilat rrezikojnë të vdesin. E njëjta gjë po ndodh edhe me gjuhën tonë në Bretanja të Francës, ku jeton minoriteti kell. Gjuha jonë është e përafërt me atë që flitet në Uells. Në këtë vend jetojnë 50 milionë banorë. Përpara 10 vjetësh këtë gjuhë e flisnin së paku një milion banorë, ndërsa tani vetëm 150 mijë vetë. Pas disa vitesh do ta flasin shumë më pak nga sa tani. Asimilimi po bëhet gjithnjë e më i frikshëm. Falë përpjekjeve tona kemi bërë të mundur hapjen e shkollave për mësimin e gjuhës tonë. Rreth 50 mijë fëmijë frekuentojnë këto shkolla. Sinjalistika rrugore ka filluar të shkruhet në dy gjuhë. Këto të drejta i kemi fituar me shumë mund, por shteti francez nuk na njeh si minoritet. Sipas Kushtetutës së këtij vendi, në Francë nuk ka minoritete.

    Në sa shtete keni udhëtuar deri tani dhe a keni pasur takim me minoritarë?

    Udhëtimin tim me biçikletë e nisa më 20 maj të vitit të kaluar. Deri tani kam përshkuar 20 mijë kilometra rrugë. Itinerari im i deritanishëm ka qenë: Francë – Angli – Irlandë – Holandë – Gjermani – Danimarkë – Suedi - Poloni – Finlandë – Estoni - Lituani, ku më pas udhëtova drejt pjesës lindore të Polonisë – Sllovaki – Çeki – Italia Veriore – Slloveni – Austri – Hungari – Rumani – Bullgari – Greqi dhe tashmë siç e shihni ndodhem në qytetin e Korçës. Shpresoj që nga muaji shtator i këtij viti të mbërrij në shtëpinë time në Malguenac të Bretanjës në Francë. Kudo që jam ndalur jam takuar me minoritarë, sepse ky është qëllimi i udhëtimit tim: përgatitja e raporteve për gjendjen e minoriteteve. Tashmë mund të them se të gjitha minoritet, kudo që jetojnë, përballen me probleme të njëjta. Gjuha e tyre rrezikon të zhduket. Më fatlumët e këtij globi duket se janë minoritarët suedezë në Finlandë, ku u njihen të gjitha të drejtat e tyre.

    Më konkretisht mund të na evidentoni disa nga problemet?

    Problemi më i madh është mosnjohja e minoriteve, por edhe në ato vende që janë njohur nga shteti, përballen me asimilimin e tyre. Shtetet ndihmojnë shumë pak financiarisht për gjuhët e minoriteteve dhe hapjen e shkollave. Sipas Kushtetutës franceze dhe asaj greke, vendet e tyre nuk njohin minoritetet. Kur u ndala në Greqi u njoha me mjaft arvanitas. Të moshuarit ende e flasin gjuhën shqipe. Por kur i pyet cilës kombësie i përkisni, çdo njëri prej tyre përgjigjet: “Jam grek”. Përgjigjja është e tillë, sepse ndjenë trysninë e shtetit ku jetojnë. Përderisa shteti nuk njeh minoritet, atëherë ata nuk mund të organizohen nëpër shoqata, nuk mund të kërkojnë hapjen e shkollave, nuk mund të financojnë për mbajtjen gjallë të gjuhës së tyre. Kjo gjë nuk ndodh vetëm me shqiptarët. Me të njëjtat probleme përballen maqedonasit, vllehët dhe turqit. Grekët njohin vetëm Komunitetin Mysliman, por jo minoritetin me kombësi turke. Sipas statistikave që kemi të cilat nuk mund të konsiderohen përfundimtare, Evropa përbehet nga dhjetëra gjuhë, 20% e popullsisë së saj janë minoritarë, rreth 50 milionë njerëz u përkasin minoriteteve. Larmia e gjuhëve i jep bukuri linguistike këtij kontinenti, e bën atë të larmishëm. Paqja mbi këtë vend nuk vjen nga asimilimi i komuniteteve minoritare, por nga kujdesi për ta. Edhe këtu në Korçë mësova faktin se minoriteti në Gollobordë të Dibrës dhe Gorë të Kukësit nuk është njohur nga shteti shqiptar.

    Duke qenë i vetëm në këtë udhëtimi, sa shpresoni se do t’ia dilni mbanë qëllimit tuaj?

    Jo, nuk jam i vetëm. Kam mbështetjen e minoritetit kell, të Këshillit të rajonit të Remes në Bretanja, po fitojmë përkrahjen e shumë minoriteteve kudo që ndodhen ata, kemi kohë që bashkëpunojmë me parlamentarë evropianë. 20 deputetë të majtë dhe të djathë janë duke përkrahur iniciativën tonë. Po punojmë shumë me Parlamentin Evropian. Vitin që vjen do të çojmë në këtë Parlament një iniciativë qytetare. Raportet që po përgatisim do të ndihmojnë këtë nismë. Miratimi i këtij ligji do të detyrojë Francën dhe Greqinë të njohin minoritetet. Ligjet evropiane janë prioritare përballë ligjeve vendase. Krejt ndryshe ndodh në Shqipëri. Minoriteti grek në jug të vendit është i mirorganizuar dhe mbështetet nga shteti grek. Këtë gjë nuk mund ta them për vllehët, pasi ata nuk kanë ndonjë organizim të dukshëm. Gjithsesi gjithkush duhet të përpiqet që asnjë prej gjuhëve të Evropës të mos humbasë.

    Si ia dilni të udhëtoni me biçikletë kaq gjatë dhe a nuk ju duket anormale një gjë e tillë?

    Sigurisht që udhëtimi me biçikletë është i vështirë. Që t’ia dal mbanë synimit tim më duhet të udhëtoj rreth 80 kilometra në ditë. Rrugët e Ballkanit janë tepër të vështira. Më duhet të udhëtoj në shi e në diell, në temperatura të larta dhe nën reshjet e dëborës. Shpesh herë ujin që mbaj me vete e kam gjetur të ngrirë. Kam me vete një dyshek ajri dhe një çadër. Gjithë bagazhi im ka një peshë prej 40 kilogramësh. Kur mbetem i vetëm mes udhëve të kontinentit, më ndodh shpesh që njerëz të ndryshëm të më marrin në shtëpitë e tyre. Edhe ata mbeten një çast të habitur për udhëtimin tim me biçikletë. Deri më tani kishim organizuar shumë aktivitet në drejtim të promovimit të diversitetit linguistik, por ajo me të cilën po përballeshim ishte anormaliteti, mosinteresimi i shtetit për gjuhët e minoritarëve. Për këtë arsye, këtij anormaliteti vendosëm t’i përgjigjemi me diçka anormale, sepse vetëm kështu mund t’i bëjmë njerëzit dhe qeveritë më të ndjeshme për t’i thënë ndal asimilimit.

    Bisedoi:Vepror Hasani

    gazeta metropol
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    6000 gjuhe te ndryshme ne evrope! duket si shume. mire eshte qe bota te harroje te gjitha gjuhet. te flitet vetem 1 gjuhe. english.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    6000 gjuhe te ndryshme ne evrope! duket si shume. mire eshte qe bota te harroje te gjitha gjuhet. te flitet vetem 1 gjuhe. english.

    po ti pse shkrun shqip ????!!!!!!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    7-2011 01:12
    MI CORAZON [B][QUOTE]
    Këtë tur po e bëj për promovimin e diversitetit linguistik kulturor. Gjithnjë e më shumë po kuptojmë se gjuhët e minoriteteve janë përballë rrezikut të humbjes. Minoritetet po asimilohen.
    Po asimilohen nga gjuha?Po perse duhet ngarkuar truni me gjuhe qe individit ne ate ambjent nuk i hyn ne pune?nese asimilohen dhe nga trute ,atehere kemi nje arritje.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •