Norvegji, ja cili ėshtė autori i masakrės
http://www.youtube.com/watch?v=6X4Lc...layer_embedded
Policia norvegjeze informon publikun rreth autorit tė masakrės ndaj tė rinjve nė ishullin e Utoeya-s. Hetuesit janė pėrqendruar tek autori qė dyshohet tė jetė njė neonazist. 32-vjecari i arrestuar, Anders Behrin Breivik, ka ide tė djathta ekstreme dhe ėshtė
anti-islamik.
Nė faqen e tij nė Facebook, vrasėsi i dyshuar e pėrshkruan veten si konservator, me besim kristian, e do muzikėn klasike dhe videolojėrat Modern Warfare 2 dhe World Warcraft.
Filmat e tij tė preferuar janė "Gladiatori" dhe "300", ky i fundit i ėshtė dedikuar betejės se Termopileve dhe sakrificės spartane pėr tė ndalur persianėt.
Eshtė interesant edhe mesazhi i tij i publikuar sė fundmi nė Twitter.Eshtė njė citim i njė filozofi anglez, John Stuart Mill: Njė person me njė besim, objektiv ka forcė mė shumė se 100 mijė persona qė nuk kanė asnjė interes".
Hetuesit po perpiqen te zbulojne nese Breivik ka patur bashkepunetore, dikush qe e ka ndihmuar te pergatise eksplozivin e vendosur ne qender te oslos. Per policine, rasti i tij te kujton sulmin e 1995-es ne Oklahoma City te Shteteve te Bashkuara, kur nje dyshe atentatoresh ekstremiste shperthyen nje kamion-bombe perpara nje ndertese federale, duke vrare 250 vete.
Operacioni i konceptuar dhe realizuar me kujdes, ishte veper e militanteve anti-qeveritare. Perpos mundesise se ekzistences se bashkepunetoreve, i pazbardhur mbetet per momentin edhe motivi i gjakderdhjes dhe perballe tronditjes se thelle qe dy epsiodet i kane shkaktuar opinionit publik ne vend, policise do t'i duhet t'i gjeje pergjigjet e ketyre pyetjeve sa me shpejt.
Krijoni Kontakt