55

--

Pėrkthimi i parė i kujtimeve tė Ismail Qemalit ėshtė kryer nga Reshat Agaj
08-01-2010 / Nga Dalip Greca


Ju tregoj vlonjatin qė solli i pari nė gjuhėn shqipe “Kujtimet” e Plakut tė Vlorės

Kėto ditė kur Shtėpia botuese “Toena” nė Tiranė hodhi nė qarkullim librin “Kujtimet” e Atit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Ismail Bej Qemalit, tė pėrkthyera prej origjinalit nga Abdurrahim Myftiu. Media i mėshoi shumė faktit se ishte hera e parė qė kėto kujtime vinin nė shqip nga origjinali. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Kujtimet e Ismail Qemalit nė gjuhėn shqipe janė botuar jashtė Shqipėrisė para 42 vitesh. Pėrkthyesi ishte Reshat Agaj nga Vlora, i cili ndėrroi jetė nė Kenosha tė shtetit Wiskons dhe u varros nė Detroit mė 1981. Botimi u realizua nė Kanada nga Shtėpia Botuse Harmoni Printing Limited. Libri ėshtė luksoz, me kopertinė tė fortė. Nė ballinėn me ngjyrė tė kuqe ėshtė shtrirė njė shqiponjė nė futurim. Libri ka 275 faqe, qė pėrbėjnė kujtimet dhe 52 faqe plus, ku pėrfshihet parathėnia, shėnimi i pėrkthyesit, albumi dhe kujtimet personale dhe familjare rreth Ismail Qemalit nga Sefa Vlora, qė nė kohėn e pėrkthimit tė “Kujtimeve” jetonte nė Romė. Nė faqen e parė ėshtė vendosur shėnimi:Pėrktheu nga Anglishtja Reshat Agaj. Libri ka dhe njė album nga jeta dhe aktiviteti i Ismail bej Qemalit, ku mbizotėrojnė fotografi tė aktit tė shpalljes sė pavarėsisė. Pėrkthysi ua kushton librin: “Dėshmorėve tė atdheut, dėshmorėve tė flamurit; atyre qė ranė nė ēdo vend dhe nė ēdo kohė pėr Shqipėrinė e lirė dhe tė pavarur, pėr Flamurin e shenjtė tė Skėnderbe Kastriotit dhe tė Ismail Qemalit”. Libri ka nė hyrje dy poezi, njėrėn nga poeti Duēe J. Baba, botuar nė “Kalendari Kombiar tė vitit 1900, kushtuar Ismail Qemalit dhe tjetra “Bjen Telat”-Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci, kushtuar Atit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Para se tė shpalosė kujtimet e Ismail bej Qemalit nga origjinali nė shqip, pėrkthyesi ka sjellė shkrimin “Udhėtimi i Ismail Qemalit nė Sicili”, marrė nga libri i Pietro Scaglione”Historia e shqiptarėve tė Italisė.”, me pėrhyrje tė Lumo Skėndos,(Mid’hat Frashėri).Ky udhėtim i Ismail Bej Qemalit ėshtė realizuar nė majt tė vitit 1909, pra para aktit tė shpalljes sė pavarėsisė. “Kujtimet” e Ismail bej Qemalit paraprihen nga parathėnia e William Morton Fullerton, qė zėnė diēka mė shumė se 6 faqe tė librit.
Historia e sjelljes nė shqip tė “Kujtimeve”/Pėrkthyesi na ka lėnė shėnimet se si i lindi ideja e pėrkthimit nė gjuhėn shqipe tė “Kujtimeve”, qė ai e kishte lexuar nė anglisht prej kopjes sė vetme qė ndodhej nė bibliotekėn e qytetit tė Torontos. Rasti e solli qė Reshat Agaj nė vitin 1965 pėsoi njė aksident; njė autobus udhėtarėsh e goditi dhe e plagosi, duke e kthyer nė njė invalid tė pėrkohshėm. Mbeti shumė muaj pa punė pėr shkak tė dėmtimit tė krahut tė majtė. Menjėherė i shkoi nė mend libri me kujtime dhe iu fut punės. Pas disa muajėsh punė intensive ia arriti qė ta pėrkthente. Vėshtirėsia tjetėr ishte financimi i botimit.. Nė shėnimet e veta, Reshat Agaj shkruan:”Njė libėr i tillė kushtonte shumė dhe tė gjithė e dimė se sa e vėshtirė ėshtė njė nismė e tillė nė rrethin e emigracionit tonė tė varfėr dhe tė shpėrndarė nė tė katėr anėt e lėmshit toksor si zogjtt’ e korbit.Iu drejtova pėr ndihmė shokut tim tė vjetėr Nysret Bejkosalaj, vlonjat dhe ky si unė dhe i djegur nga malli pėr Vlorėn. Nysreti me zemėrgjėrsinė qė e karakterizon m’u pėrgjegj: Nise botimin se pėr mjetet financiare pėrgjigjem unė! Kėshtu u nis e u krye kjo ndėrmarrje: u deshėn dy vetė nė fillim qė kėto kujtime tė botoheshin nė anglisht; Story dhe Fullerton dhe tani dy bashkėqytetarė tė afėrt nė shpirt tė Plakut tė pavdekshėm tė Vlorės, ia nxuarėn nė dritė fjalėt, mendimet dhe veprat e jetės”. Pėrkthyesi ndjehej i ēliruar shpirtėrisht qė arriti t’ia dilte nė krye pėrkthimit dhe botimit. Pėrveē ndihmės qė i dha bashkėqytetari vlonjat Nysret Bejkosalaj, ai i bėri thirrje komunitetit shqiptar nė Kanada dhe nė ShBA pėr ta mbėshtetur kėtė botim. Thirrjes iu pėrgjigjėn me kontribute financiare: Prof. Miftar Spahija, Qemal Lepenica, Duro Ciniu, Elez Ndreu, Qani Lesko, Halim Begeja, Enver Risilija, Miftar Saliu, Ismail Kadiu, Xhevat Kallajxhiu(ish editor i Diellit), Islam Shehu, Petraq Ktona, Ruzhdi Daca, Qazim Emra, Fehmi Kokalari, Enver Shaska, Prof. Aleksander K. Vlora, Luan Isufi, Rexhep Hoxha, Jonuz Elezi dhe njė sposorizues qė shėnohet me inicialet T. K.
Reshat Agaj kujton nė pėrcjelljen qė i bėn librit se “…nė rininė e vet Ismail Qemali vizitonte shpesh Smokthinėn, vendlindjen e Agajt, dhe kish rėnė nė dashuri me bukuritė e fushės sė Mesaplikut, qė pėrshkohej si gjarpėri nga Shushica e bardhė dhe e kulluar, rrethohet nga malet e Vetėtimės (akroqeraunėt e vjetėr tė Ilirėve) nga njė anė dhe nga ana tjetėr prej maleve tė Ēipinit, Kėndrevicės dhe Tartarit, duke patur mbi krye grykėn strategjike tė Kuēit. Agallarėt e Smokthinės duke shikuar kėtė bir tė Vlorės qė shprehte kaq dashuri pėr kėtė vend u mblodhėn dhe ia caktuan njė pjesė tė fushės, aty anės sė lumit tė mbushur me rrepe shekullorė, si pronė tė tij dhe sot e kėsaj dite qė ėshtė pėrdorur qė nė kohė tė lashta si vend mbledhjeje, si kuvend, quhet Rrepet e Ismail beut. Kjo copė tokė nė kohėn qė ne ishim nė Shqipėri, dhe besoj edhe sot, nderohet si njė vend i shenjtė dhe asnjėri nuk guxonte atėherė tė priste njė copė dru nė rrepet sepse besohej nga fshatarėt se kush vė dorė mbi tė prish njė vakėf tė perėndisė dhe pėson njė tė keqe nėse vė dorė”.
Letėrkėmbimi me gazetėn “Times” tė Londrės/Reshat Agaj nė shėnimin e titulluar ”Parafjala e pėrkthyesit” falenderon shpirtrat e Sommerville Story dhe William Morton Fullerton pėr pėrpjekjet dhe sakrificat qė morėn mbi vete pėr tė na lėnė Kujtimet e Atit tė Kombit. Ata me veprėn e tyre i bėnė Kombit tonė njė shėrbim tė shquar dhe pėr jetė duhet t’u jemi mirėnjohės. Reshati i shkroi gazetės “Times” tė Londrės, nė shėrbim tė sė cilės ishin tė dy autorėt nė kohėn qė redaktuan Kujtimet. Ai i kėrkoi redaksisė qė t’i jepte informacion rreth tyre. Times iu pėrgjigj kėrkesės sė tij duke i dėrguar kopjen e tre artikujve tė ndryshėm tė botuar nė vitin 1952, nga redaksia e gazetės me rastin e vdekjes sė William Fullerton, qė ndėrroi jetė nė Paris.Nė to i bėhej homazh jetės dhe veprės te Fullerton. William Morton Fullerton qe nėnshtetas amerikan, i lindur me 18 shtator 1866 nė Norwich tė shtetit Connecticut. Ai u arsimua dhe u edukua nė Philipps Academy, Andover, Massachussetts. U diplomua nė vitin 1886 nė Harward University. U mor me gazetari dhe hyri nė redaksinė e gazetės sė Bostonit, Advertiser dhe pas disa muajsh pėrvoje u dėrgua nė Paris si ndihmės i korrespondentit tė famshėm tė Times, De Blowitz, tė cilit i zuri vendin pasi Blwitz ndėrroi jetė.Mė pas Fullerton u tėrhoq duke u marr me gazetari tė lirė dhe krijimtari. Vepra mė e njohur e tij ėshtė “Problems of Power” (problem tė Fuqisė). Gjatė Luftės sė parė Botėrore Fullerton ish njė nga ndėrlidhėsit e shtabit amerikan me shtabet aleate tė Evropės. Lejen e pėrkthimit nga Shtėpai Botuse Constable Publishers London, Reshat Agaj e siguroi me 9 janar 1968. Pėrkthyesi vlonjat pati letėrkėmbim gjatė punės sė vet edhe me Vandeleur Robinson, qė jetonte nė Londėr, i cili e ndihmoi me informacione.. Nė shėnimet e veta Agaj shkruan:” Dua ta shėnoj me mirėnjohje emrin e Z. V. Robinson i cili u mundua mjaft qė tė nxjerrė nga “Times” shėnimet e mėsipėrme dhe u vu nė kontakt me Shtėpinė Botuese tė Londrės “The Contables”, e cila mban tė drejtėn e botimit nė ēdo gjuhė”. Madje z. Robinson e njoftonte atė kohė se ndodhej nė Muzeun e Londrės koleksioni i gazetės “Le Salut Dela Albanie” (Shpėtimi i Shqipėrisė), qė Ismail Qemali botoi pėr disa kohė pasi u nda nga Albania e Faik Konicės.
Kush ishte pėrkthyesi nė shqip i “Kujtimeve” tė I. Qemalit?/Reshat Agaj ishte lindur nė mars 1914 nė Ramicė tė Vlorės.Pasi mbaroi mėsimet fillore nė fshatin e lindjes, studio nė Shkollėn Tregtare tė Vlorės. Ishte bashknxėnės me Petro Markon, dy nxėnėsit mė tė mirė klasės. Nė vjeshtėn e vitit 1932 la Vlorėn dhe shkoi nė Bari tė Italisė, ku studio pėr katėr vjet nė Institutin e Kontabilitetit. U diplomua mė 1936. Pėr ta pėrballuar nga ana financiare shkollimin, e ndihmoi Lilly Vlora, e shoqja e Mahmut Vlorės, djalit tė Ismail Qemalit. Ajo ishte me origjinė nga Nica e Francės, por pas vdeksjes tė tė shoqit, u vendos nė Bari bashkė me fėmijėt. Djali i saj Ismaili (Aleksandro) studionte nė tė njėjtin Institut me Reshatin. Nė vitin 1936 sapo kthehet nga Bari u emrua nėpunės tatimesh nė Korēė. S’shkoi shumė kohė dhe e morėn ushtar. Pėr 9 muaj kreu detyrimin ushtarak nė shkollėn ushtarake qė ndodhej tek kazermat e Ali Rizajt. Aty u njoh me Mehmet Shehun, qė ashtu si ai stėrvitej si oficer rezervė. Mė pas filloi punė nė Bankėn e Shtetit. Jeta gjatė pushtimit fashist dhe nazist qe plot peripeci.Ai u rreshtua nė radhėt e Ballit Kombėtar. Ikja e gjermanėve, e gjeti nė mėdyshje; tė bashkohej me kolonat e tyre apo tė qėndronte nė Shqipėri. Fitoi dilema e dytė sepse kishet marrė njė Letėr nga Hysni Kapo se nuk do tė kishte pasoja. Qėndroi. Menjėherė e nsėn nė radhėt e Brigadės 23 partizane dhe u end nė tė ftohtit e dimrit tė egėr nėpėr Shalė, Shosh, Pukė, mė pas zbritėn nė Shkodėr pėr t’u ngjitur sėrish nė Dukagjin. I sulmuar nga tė ftohtit dhe morrat e ndjeu vet fatkeq. Kur brigada ishte hedhur nga Shala nė Pukė, Rashati e kishte ndjerė veten me fat se kishte takuar me Kadri Hazbiun, nipin, i cili e kishte qesėndisur: “- E more Reshat, a e fitove luftėn, a? I katandisur si mos mė keq, me kėmbė tė ėnjtura nga i ftohti, plot lyrė e morra, mori guxim e ia ktheu: - Nė qoftė se kam bėrė faje kundėr jush, mė merrni e mė futni nė burg e mė dėnoni sa tė jetė ligji, jo po lėromėni, tė lutem shumė, se kėshtu mė duket se jam i dėnuar me vdekje e se kjo jetė nuk durohet.
Kadriu kur e pa nė atė gjendje, i premtoi: - Sa tė mbėrrij nė Tiranė, do t’i them Hysniut tė tė transferojė nė Tiranė. Kadri Hazbiu ishte kushėriri i largėt i Reshatit. Nėna e tij ishte mbesė tek Imerajt, nga fisi i Imer Agajt dhe Resul Imerit, qė ishin gjyshėrit e Agajve. Kadriu ishte ai djalė, qė hallė Xhevua, siē e thėrriste Reshati tė ėmėn e Kadriut, ia kishte lėnė kėtij nė kujdes nė kohėn e italianėve, kur ishte student nė Shkollėn Tregtare tė Vlorės dhe tani kishte rastin t’ia shpėrblente. Kadri Hazbiu do tė pėrpiqej qė ta sakrifikonte Reshatin pėr intersat e veta dhe tė partisė qė pėrfaqėsonte nė vitet e mė vonshme. Kadriu, nipi dhe Shefqet Musaraj, daja, e rikthyen Reshatin nė Tiranė. Ai duke qenė se ishte njė nga dy stenografėt qė kishte aso kohe Shqipėria, nisi punė si stenograf nė Gazetėn “Bashkimi’. Punoi me kėnaqėsi nėn urdhėrat e shkrimtarit Petro Marko, me tė cilin kishin studiuar bashkė nė Shkollėn Tregtare tė Vlorės, ndėrsa atė kohė ai ishte Kryeredaktor i Gazetės. Nuk kaloi shumė kohė dhe Reshatit i erdhi radha e arrestimit. Tortura dhe akuza tė kota e mė pas burg i vėshtirė. Pas qelisė dhe gjygjit pėrfundon nė kėnetėn e Maliqit ku pa vdekjen me sy. Kthehet nga burgu dhe me ndihmėn e miqėve nsi sėrish punėn si stenograf; kėtė herė nė radhėt e gazetės “Zėri i popullit”. Nuk kaloi shumė kohė dhe “Nipi”, Kadri hazbiu i pėrgatit kurthin:Vėllai i Reshatit, Pertefi ėshtė arrestuar si armik qė kėrkonte tė pėrmbyste pushtetin dhe gjyqi i ka dhėnė dėnim me vdekje. Pas torturave ēnjerėzore dhe pas vendimit tė Gjyqit, Kadri Hazbiu realizon takimin e Reshatit me vėllanė e katandisur kockė e lėkurė, ku merr pjesė edhe ai vetė, dhe i dikton alterntivėn:Ose na shėrbe, ose vėllain e prźt plumbi. Njė pjesė e tė gjykuarėve nė tė njėjtin grup me vėllanė ishin vrarė. Reshatit i dhimbet vėllai i katandisur kufomė dhe pranon qė tė arratiset nė Greqi pėr t’u shėrbyer interesave tė shtetit komunist. Mirėpo sapo shkon nė Greqi, ai kėrkon takim me zyrėn amerikane dhe u tregon se pėrse e kanė nsiur nga Shqipėria, ndėrkohė qė i mbanin peng vėllanė. Amerikanėt interesohen dhe pas disa kohėsh e kalojnė nė Itali dhe nga Italia nė Kanada. Punoi nė zyrat e Postės sė Torontos. Mė pas nsi veprimtarinė duke bashkėpunuar me Lėvizjen e Legalitetit, madje pėrgatiti dhe disa numra tė Gazetės “Atdheu”.. I zhgėnjyer nga emigracioni politik shkoi nė Kenosha tė Wisconsit tek njė miku i tij, shqiptar nga Maqedonia me tė cilin kishin qenė bashkė nė kamp nė Greqi, derisa ndėrroi jetė. Reshat Agaj nuk bashkėpunoi me Sigurimin Shqiptar, edhe pse qe njė ndėr viktimat e tij. Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja pėrse vėllain ia pushkatuan. Ai la pas njė emėr tė mirė dhe ishte veprimtar i diasporės shqiptare dhe shkroi e pėrktheu derisa vdiq. Firmėn e tij e gjejmė nė gazetat “Atdheu”, “Dielli” dhe “Flamuri”. La pas njė Ditar qė e pat shkruar nė momentet e fundit tė jetės, ku sqaron tė gjitha peripecitė e jetės sė vet.







...

Komente

Z. Dalip, Sponsorizuesi me inijalet; T.K., mendoj qe eshte Tahir Kolgjini. Z. Kolgjini ka qene nje nga miqt e ngushte te Ago dhe Reshat Agajt . Te lumte per shkrimin, mjafte me interes per te interesuarit.
Postuar nga Bujar Luma ne daten 09-01-2010
--------------------------------


------------------------------------------------