Skruar nga: Rexhep M. Dedushaj NY.
Çung Tahiri Dedushaj, me rastin e 60 vjetorit të vrasjes (1)
Nuk besoj se ka fshat në trojet shqiptare qe është i njohur sa fshati, gjegjësisht Krahina e VUTHAJVE. Në çdo vend, kudo qe ndodhesh e të pyet ndokush se nga je, e i thua se je nga Vuthajt, të gjithë e dine se ku ndodhet ai vend, Vuthajt e Gucisë, të Plavës, Kelmendit etj. Pse ndodhe kështu, bien pyetja: Se vetë emri është i madh. Është emër karakteristik. Emër shqip, me rrënje pellazgjike - VUTHAJ.
Etimologjia e emrit Vuthaj
Themeluesi i këtij vendbanimi thjesht PELLAZGJIKO - ILIR e kishte emrin shumë karakteristik, shumë origjinal - shqip: VUTH NISHA ( nga i cili edhe emri Vuthaj). Sipas të madhit NOPÇE, VUTH Nisha ishte themeluesi i vendbanimit VUTHAJ. Njeri prej pasardhësve të tij - NIKA e themeloi, jo larg prej Vuthajve vendbanimin tjetër - NIKÇIN. (Shih lib. Dr.F. Nopca: "Nga Shala në Kelmend" Sarajevë, 1910.) E vërteta shkencore qëndron se në Vuthaj shekuj me radhë kanë banuar shqiptarët të cilët më vonë u formuan si fis Kelmendas.
Vuthajt u bënë të njohur nder të gjitha territoret shqiptare nga vetë emri i themeluesit të tyre, Vuthit. Nga legjenda të thurura në atë krahine siç është ajo e vajzës se Vuthit. (Shih lib. S.Ahmeti "Vuthajt dhe Vuthjanet" Tiranë 1996) (legjendë që daton nga koha e romakëve).
Emri i Vuthajve dhe vuthjanëve u bë pengesë e të gjithë armiqve ndër shekuj ( prej Romes e deri në fillim të këtij shekullit të ri). Veziri i Shkodrës f.v. shpejtoj të lidhte marrëveshje me Gjon Balen, të parin e Vuthajve, qe derisa ai të ishte gjalle, Vuthajt mos të detyrohen ta ndërronin fenë. Posa vdiq Gjon Bala (diku rreth vitit 1700) Veziri e thërret djalin e vëllait të tij DEDE (Dedush) NRELIN në Shkodër. Sepse për Vezirin ishte shumë me rendësi qetësia në Vuthaj. Po të lëviznin Vuthajt i destabilizohej gjendja në krejt "Nahijen e Gucisë".
Me Dedush Nrelin në Shkodër Veziri turk e bëri përafërsisht ketë bisede: - “Dedë, ti je më i vjetri i Vuthajve, pasi ka vdekur axha juaj Gjoni, siç e dini unë me të kisha një “ujdi” që e kemi respektuar të dyja palët. Prej sot ajo marrëveshje anulohet. Ti duhet ta ndrrosh fenë i pari, të bëhesh Bajraktar i Vuthajve e dalëngadalë të gjithë vuthjanët ti konvertosh në Islam. Dedushi, djali më i madh i trimit - Nrel Bales të Vuthajve, qe kishte rënë në luftë me turq, diku në vitin 1684, as qe mund ta merrte me mend një tradhti të tillë dhe për as një çmim nuk pranoi, shih për ketë pas një përpjekje heroike me turq në Shkodër ai vritet. (Shih lib. e cit.Krahina...) Veprimtaria dhe sjellja e Dedushit në Shkodër nxiti urrejtjen e organeve osmane ndaj pasardhësve të tij, qe si mbiemër e morën emrin e tij - DEDUSHAJ. Dedushajt pra mbeten luftëtarë të thjeshtë dhe shqiptarë të vërtetë të përbuzur nga zyrtaret e vjetër e të rinj të Sulltanit. Sjelljet e vet këtyre njerëzve binte ndeshë me urdhrat e sundimtareve dhe hyzmeqareve të tyre. Bien fjala: Hoxha i fshatit i pagëzonte fëmije me emrat arab: Ahmet, Jakup, Rexhep, Fazli, Jahë etj. e në jetën e përditshme në ketë vëllazëri i quanin ndryshe, me emrat shqip: Hut, Çalok, Bube, Llull, Tunxh, Çung, etj. Dedushajt e kishin mbajtur me xhelozi të pashoqe traditën e të pareve të vet; Besën, bujarinë dhe trimërinë duke i vu përherë në shërbim të fshatit, krahinës, dhe kombit qe i kishte lindur. Aq i kishin ndenjur besnik kësaj tradite saqë shpesh ia kishin parë edhe sherrin duke e humbur edhe kokën - siç do ti ndodhë edhe protagonistit të këtij shkrimi: ÇUNG (Jahë) TAHIRIT dhe ISUF Zymer - Dedushaj .
Kush ishte Çung (Jahë) Tahiri ?
Çung (Jahë) Tahiri Dedushaj i përket brezit të pestë të Dedush Nrelit. Rrjedh nga familja e: “Oxhakut të Sylë Hasanit” të cilit i kishte shkuar zëri larg në Malësi e deri në Mirditë e Lezhë. Shala dhe Malësia e Gjakovës e kishin “hanin” në kullat e Sylë Hasanit burrë me nam, burrë i besës dhe atdhetar i pashoq. Tymin lart të këtij oxhaku e mbajtën edhe të bijtë e Syles - Isuf Sylam, Tahir Syla dhe Muzli Syla e më pas dhe nipat e tij :Arif, Zymer dhe Çung Tahiri. Çungu ishte djali i trete i Tahir Syles, i lindur rreth vitit 1889, në Katundin e Epërm (Sirm), në Vuthaj. U rrit si çdo fëmijë vuthjanë duke i ruajtur bagëtinë dhe duke e thithur ajrin e pastër të Alpeve Shqiptare dhe mençurinë, bujarinë e trimërinë neper odat e kullave legjendare të Vuthajve. Derisa, vëllezërit e tij me të moçëm, Arifi e Zymeri ishin nder shpianikët –si thonë në Vuthaj, më të mëdhenj të fshatit, Çungu (Jaha) ishte lazdrani i shtëpisë. “Sugari” i babës. E mbajnë në mend në Vuthaj, se qysh kur ishte i ri Çungu ishte dalluar pak si i jashtëzakonshëm. Shpeshherë kur mblidheshin katundi neper ndeja ai deklaronte: ”Me mujtë me i marre filanin e filanin (duke i përmend me emra, çdoherë të ndryshëm) në shpine e të kërcej me gjithë ta në Gerle (Ujarë në fund të fshatit)! Veten e paguaj: 1 me 2 e katundit ia hoqi 2 spiunë, se na kanë lodhë me spiunllëqet e tyre !! Guximi i tij i mahnitet bashkëfshataret : Nder të paret kishte shkuar në luftën e Grebenit në mbrojtje të krahinës në tetor të vitit 1912, ku iu kishte plagosur rende mixha i tij Smajl Isufi. Pastaj Çungu kalon në mbrojtjen e Shkodres nga Malazezet, për çka edhe u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë – Prof.dr.Sali Berisha, me rastin e 80-vjetorit të shpalljes se pavarësisë se Shqipërisë, me ”Urdhër për veprimtari patriotike të klasit II“ . Çungu kishte marr pjesë edhe në Luftën e Koplikut me 1920, në mbrojtje të Shqipërisë nga hordhitë jugosllave. (Shih lib. i cituar: “Krahina …f, 342). Gjate Jugosllavisë se parë, të Karagjorgjeviqëve, shpeshherë kishte renë në konflikt me xhandarët e Gjorgje Llashiqit që vetëm në territorin e Vuthajve i kishin sajuar 9 kazerma ushtarake për ruajtjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, të cilin Çungu se kishte pranuar kurrë. “Se bënte hesap fare kufirin” – me thoshte babai im, Mani shpesh dhe vazhdonte: “Shkonte shpesh të dajtë e vet - Jahelezet, në Dragobi, të kushërinjtë në Çerem e Valbone e deri në Tropojë, ku rrinte me jave të tera.” Në pranverën e vitit 1941, kur ushtria jugosllave i sulmoi kufijtë e Shqipërisë, Çungu u dalldis: ”O Novak, hajde të shkojmë në Shkodër, se Shkodra ashte e jona“ - i thoshin ata ushtarë një kolonistit serb në Vuthaj - duke u ngjitur shkallës së Zarunices!! E Çungu qe rrinte të dardha e egër, në oborr të vet – me thoshte Baba, u thoshte me zë të larte: “Po m …” E ne i thoshim: ”Ec more brenda se po të vrasin”!! Dhe, pak dite më vonë, kur ata ushtarë fashistë ktheheshin të demobilizuar nga Shqipëria (meqë Jugosllavinë e kishte sulmuar Hitleri), Çungu me ca vuthjane të tjerë i ndalte të Gurra e Ali Metes, në Zarunuce dhe jo vetëm qe i çarmatosnin por ua merrnin edhe rrobat e i lëshonin në këmishe e tlina të shkonin në Guci. Me armët e uzurpuara i armatosen pothuajse krejt katundin. Pastaj iu bashkua parisë se Vuthajve: Çun Mules Gjonbalaj, Sadik Isufit Kukaj dhe Iber Hysit e Haxhi Metes se Martinajve e udhëheqëseve tjerë të kësaj krahine në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë Etnike. Sadik Bekteshi, atehere komandant i AP ”Perlat Rexhepi” me tregonte në shtëpinë e vet në Tirane, në maj të vitit 1971, në prezencën e Syle Butit e dy vuthjaneve të tjerë, se: “Çungu ka qene patriot i flakët”. Na i kishte lënë shyetnit në arë e thoshte të nxjerrim sa të donim patate që ishin shumë të mira. Por, si thoshte ai, Çungu ka qene Ballist.
Krijoni Kontakt