-
Leximi i shpejtė!
Leximi
Lexo me emrin e Zotit tėnd, i Cili krijoi (gjithēka). E krijoi njeriun nga njė droēkė gjaku! Lexo, se Zoti yt ėshtė mė Bujari; i Cili, me anė tė penės ia mėsoi; ia mėsoi njeriut ato qė nuk i dinte. (Alek, 1-5)
Kėshtu nisi shpallja hyjnore e cila i zbriti tė Dėrguarit tė Allahut, Muhamedit (a.s.). Pra, fjala lexo ishte pika e nisjes sė mesazhit hyjnor.
Leximi ėshtė mėnyra mė e mirė e mėsimit qė njeh njerėzimi. Me lexim mund ti fitojmė aftėsitė, ti ndryshojmė besimet, ti zgjerojmė njohuritė dhe ti jetėsojmė ambicjet. Leximi ėshtė zakoni i njerėzve tė mėdhenj nė ēdo kohė dhe vend dhe shkopi magjik i cili i bėn ligjėruesit mė tė dalluar dhe mė tė shkėlqyer sesa tė tjerėt. Mirėpo, duhet ditur se edhe analfabeti lexon. Gjithashtu edhe i verbėri, i rrituri dhe i vogli. Pra, tė gjithė ne lexojmė me gjithė dallimet qė kemi nė drejtime dhe interesa, pasi qė tė gjithė kemi nevojė pėr lexim. Kur lexojmė ndonjė libėr ne kalojmė kohėra dhe vende tė ndryshme, lexojmė tė kaluarėn, tė tashmen, kalojmė kilometra tė shumta dhe largėsi tė mėdha dhe i jetojmė mijėra vjet pėr disa ēaste.
Fillimisht, tė them lexo, pėr shkak se lėnda qė ke para duarsh, e cila erdhi pas tri vjet studimi dhe pune, ma vėrtetoi rėndėsinė e leximit pėr zhvillimin e individit, zgjimin e umetit dhe krijimin e qytetėrimit.

Leximi i shpejtė
Kur flasim pėr leximin e shpejtė nuk kemi pėr qėllim leximin me ngut, siē pėrmendet nė Kuran: Mos u ngut (o Muhamed) nė leximin e Kur'anit me gjuhėn tėnde! (Kijameh, 16). Pra, paska dallim mes leximit mė tė shpejtė dhe leximit me ngut. Allahu i Lartėsuar thotė nė Kur'an: Shpejtoni drejt faljes sė gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhennetit, hapėsira e tė cilit ėshtė sa qiejt e Toka dhe qė ėshtė pėrgatitur pėr tė devotshmit. (Maideh, 133) Pra, shpejtėsia nuk qenka e pėlqyer vetėm nė lexim, por nė tė gjitha ēėshtjet e jetės.
Kur lexojmė na vjen gjumi, mėrzitemi dhe thellohemi nė mendime. Kėto gjėra nuk na ndodhin pėr shkak se ne nuk e duam leximin apo pėr shkak se leximi ėshtė gjė e vėshtirė, por pėr shkak se ne nuk i shfrytėzojmė fuqitė e pazakonta tė trurit qė na i ka dhėnė Allahu i Lartėsuar. Shpejtėsia e trurit ėshtė shumė mė e madhe sesa shpejtėsia e leximit tonė tė zakonshėm, e qė ėshtė pėrafėrsisht 200 fjalė nė minutė, ndėrsa truri nuk e ngadalėson shpejtėsinė dhe as qė ndalet nga tė menduarit. Prandaj, kur lexojmė ngadalė truri fillon ti shfrytėzojė fuqitė e tij shtesė nė mendime e ėndėrrime gjatė leximit. Kjo gjė shkakton mėrzitjen dhe gjumin.
Problemet e leximit
Sė pari, problemet para leximit janė:
- mospėrcaktimi i kohės sė leximit;
- mosnjohja e librave qė na pėlqejnė dhe na duhen ti lexojmė;
- mashtrimi i shoqėrisė (mungesa e leximit nė mėnyrė kolektive.);
- mungesa e ideve;
- keqadministrimi i kohės;
- mospėrcaktimi i kohės pėr mbarimin e leximit tė ndonjė libri.
Sė dyti, problemet gjatė leximit janė:
- leximi pa synime tė caktuara;
- shqiptimi i fjalėve me zė;
- pėrsėritja e pjesės sė lexuar;
- rėnia nė mendime dhe humbja e pėrqendrimit;
- kėrkimi i rreshtit vijues;
- shpėrqendrimi gjatė leximit;
- leximi fjalė pėr fjalė;
- termat e pakėt;
- leximi i fusnotave;
- leximi pa nėnvizuar gjėrat e rėndėsishme.
Sė treti, problemet pas leximit:
- lexova, por ēka pastaj (?);
- lexova, por nuk kuptova;
- gjėrat qė ndikojnė nė ruajtjen e leximit;
Pėrktheu: Jusuf Kastrati;
Marrė nga libri: El-Kiraetu es-Sheriatu bi-Uslubi en-Nexhmeti tė Eshref Garijbiut.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt