Nqs vizitoni disa nga faqet me te njohura qe u kushtohen filmave, do te shihni qe jane pothuajse te gjitha duke bere lobbing per "Harry Potter and the Deathly Hallows Part II". Po per cfare behet ky lobbing......Gjithcka behet fjale per "hyrjen" e "Potter-it" ne filmat me te mire te vitit, dhe kjo gjykuar jo vetem nga publiku, i cili e mbeshtet fortesisht pjesen finale te ketij filmi, por edhe nga votuesit e Academy Awards (Oscar). Te gjithe e dime qe votuesit e Akademise se cmimeve Oscar, jane persona te vjeter si ne moshe ashtu dhe ne mentalitet. Jane persona te cilet vleresojne jashmase dramen e zakonshme, normale, tradicionale, familjare, dhe vleresojne shume pak filmat qe "dalin' nga kjo skeme e perhereshme. Antaret e akademise, nuk e pelqejne te rene, apo aktoret qe aktrojne ne nje menyre te re. Jane akoma ne epoken shekspiriane me ato recitimet "oh Romeo, perse je ti Romeo"...dhe kane harruar qe epokat ndryshojne dhe aktore te rinj super te talentuar hyjne ne skene, dhe filma te rinj, te zhanreve te reja po pelqehen shume nga publiku i gjere. Me duket shume pa kuptim qe nje film qe ben nje buje te madhe , e cila zgjat me shume se tre dite, madje zgjat per muaj te tere, dhe kur vjen puna, filmi nuk vleresohet madje nuk permendet fare tek nominimet apo tek cmimet e shperndara Oscar. Kur nderkohe shohim filma qe marrin cmime, te cilet ne nuk arrijme ti shohim as 10 minutat e para te tyre, pasi pervecse te depresionojne, as nuk te percjellin nje mesazh te mire apo te te bejne te kuptosh dicka te thelle.
Personalisht "Harry Potter and the Deathly Hallows Part II", e kam pare diten e premieres boterore, ne nje nga kinemate e Tiranes, dhe ndryshe nga c'mund te pritej, audienca NUK ishte feminore. Perkundrazi, ishin njerez te moshave 20 vjec e siper ata qe mbushen sallen e kinemase te premten e 15 Korrikut.
Shume njerez e paragjykojne kete film, duke e quajtur "film per femije", vetem sepse ka te beje me nje bote imagjinare me magjistare dhe shtriga. Keta njerez tregohen siperfaqesore, pasi nuk e marrin mundimin ta shohin filmin se si eshte ne brendesi te tij, dhe te shohin pamjen e vertete te tij, i cili nuk eshte aspak nje film per femije.
Jam dakort me mendimin se 2 filmat e pare te Potter-it kane qene pakez "te lehte", per nje audience te rritur e te uritur per filma te mire e te forte, por kur behet fjale per filmat e tjere pasardhes, qe nga i treti ne radhe, e duke arritur tek i fundit (8), duhet thene se vihet re nje ndryshim shume i madh, dhe nje "rritje" dhe "pjekuri" shume e matur dhe forte, ne teresi te filmit.
Persa i perket "Harry Potter and the deathly Hallows Part I", mund te them se me eshte dukur nje film vertete i mire, i futur ne brendesine e personazheve te tij, duke na shfaqur emocionet e tyre te brendshme dhe boten e tyre reale, perreth tyre. Shume pak sekuenca "magjirash" dhe efektesh vizuale, por ama edhe me ato pak efekte, arrinte te percillte nje emocion te madh tek audienca.
Ndersa Pjesa e dyte e tij "Deathly Hallows Part II", mund te them se ishte nje film totalisht Shperthyes!!! Nje film qe te mbante peshe qe nga minuta e pare e fillimit e deri ne minuten e fundit te tij. Dritherues, energjik, i fuqishem, emocional...te gjitha i kishte brenda. Nje film jo si "Harry Potter-at" e tjere. Krejtesisht ndryshe. Shume i rritur, i pjekur, i vertete!
Kasti i perhereshem i katoreve super i perzgjedhur, beri te veten. Me nje Daniel Radcliffe qe luante sikur te ishte vertete ai "Potter-i" i vertete. Nje personazh i gjalle, qe te falte dritherima ne cdo fjale qe fliste. Apo te flasim per Alan Rickman, nje Snape, qe fund e krye e permbushi misionin e tij me mire se cdokush tjeter. Nje aktor fenomenal, qe me shume se cdokush tjeter e meriton jo vetem nje nominim, por nje cmim Oscar. Nje aktor qe pervse ne te gjithe filmat e tjere, tek Harry Potter e gejti veten me se miri tek personazhi i Severus Snape.
Personalisht, me ka prekur shume historia e Snape dhe e vete Potter-it e treguar ne nje pjese, nga lotet e Snape. Nje djalosh i urryer dhe i perulur gjithe jeten nga shoket, qe bie ne dashuri me nje vajze dhe qe vazhdon ta dashuroje ate ne perjetesi, dhe qe kujdeset ne fshehtesi per te, dhe per djalin e saj deri ne vdekje. Nje besnikeri e mahnitshme!!!
Me ka mahnitur kjo pjese, dhe nje here mendova se mund te ish dukur me mire sikur fabula te shkonte ne nje drejtim qe te ishte ky (Snape), babai i vertete i Harryt, ..por pastaj u mendova dhe them se kjo ishte zzgjidhja perfekte qe J.K Rolling i ka dhene historise, pasi ashtu do do te dukej si nje nga keta filmat e zakonshem, komerciale copy-paste qe shohim perdite.
Me pelqeu fabula, aktrimi pa perjashtuar asnje aktor, efektet (fantastike), mesazhet qe percillte filmi, te shumta dhe shume te fuqishme. Mesazhe qe jane vertete shume te nevojshme tu percillen njerezve ne ditet e sotme. Mesazhe mbi shoqerine, dashurine, besnikerine, familjen, mosdorezimin, te miren mbi te keqen, e shume e shume mesazhe te tjera...te gjitha mesazhe TE VERTETA!
Une mendoj se duhet ta mbeshtesim "Harry Potter and the Deathly Hallows Part II", qe jo vetem te hyje ne nominimet e cmimeve Oscar ne kategorite kryesore, por edhe qe te fitoje disa te tille, pasi vertete e Meriton!
Mendoj se ish nje mbyllje fantastike e nje filmi te gjate, dhe te pelqyer.
Mendoj se ka ardhur koha qe Antaret e Akademise Oscar, te mbledhin pak mendjen, dhe te pushojne se qenuri "plakushe" ne mendje, por te hapin mendjen ne nje zhaner te ri dhe te shohin filma qe jane verete te bukur dhe aktore vertete te talentuar, dhe qe kane nevoje te vleresohen.
![]()
Krijoni Kontakt