Agjerim te leht per gjithe ata qe agjerojne .
Agjerim te leht per gjithe ata qe agjerojne .
Te kerkova te falur per miresjellje ndersa reputacionin e kuq ta dhashe se kur flisje dhe dialogoje Njonin flisje ne numrin shumes per te duke na futur te gjithe aty, neve muslimaneve.Lexoje reputacionin me mendje te kthjellet.Kujdes me hipokrizine se nuk ka sakrifice me te hutuar sesa te hudhesh flaket, kur me vone mund te gjendesh e pushtuar prej zjarrit....![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 04-08-2011 mė 01:48
"Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"
Agjerim te lehte per gjithe,ata qe agjerojne.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 05-08-2011 mė 05:01
"Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"
Disa keshilla praktike se si te organizohet jeta gjate Ramazanit
1. Hyrje
Shekulli 21 po ecė fuqishėm nė tė gjitha pikėpamjet e jetės. Ai po imponon edhe mėnyrėn e jetės, qė karakterizohet me dinamikė, vrap, izolim, indiferencė, tėhuajėsim. Radio-televizionet, shtypi i shkruar dhe elektronik, interneti dhe rrjetet sociale nė tė, po diktojnė ritėm tė shpejtė tė jetės por edhe mėnyrėn e vetė jetės. Mė as fėmija nuk lind si dikur, as nuk rritet si dikur, as nuk martohet si dikur, as nuk vdes si dikur. Ēdo gjė bėhet ndryshe tė kaluarės, madje e kaluara cilėsohet si arkaike, pėr muze, tė padobishme etj.
Tė ballafaquar me kėto ndryshime rapide, pėr shumė kė paradoksale, njė pjesė e njerėzve megjithatė pėrpiqet ta bėjnė jetėn e tyre, pa i neglizhuar tė arriturat shkencore dhe teknike tė kohės bashkėkohore dhe duke mos u bėrė i varur nga to.
Pikėrisht pėr kėtė qėllim, si tė organizohet mė sė miri jeta jonė shpirtėrore dhe fizike, nė vazhdim do t’i ofrojmė disa sugjerime, tė thjeshta, me gjuhėn mė popullore, tė cilat me elemente shtesė, mund tė shėrbejnė si model pėr njė kohė mė tė gjatė.
2. T’i lėmė anash paragjykimet rreth Ramazanit
Ėshtė bindje e njė pjese tė konsiderueshme tė besimtarėve se Ramazani ėshtė i vėshtirė dhe kėrkon energji tė madhe dhe vullnet tė pashoq, madje edhe sakrifica fizike. Pėr kėtė arsye shumė njerėz agjėrues nxitojnė tė punojnė para ramazani apo t’i shtyjnė disa punė pas ramazani. Nė kėtė planifikim nuk ka ndonjė tė keqe, sikur kjo bindje tė ishte produkt i planifikimit tė mirėfilltė tė jetės dhe punės i udhėhequr nga mėsimet fetare. Ėshtė e saktė se agjėrimi ka angazhim shpirtėrore dhe fizike. Ėshtė e saktė se agjėrimi s’ėshtė i lehtė! Por gjithashtu do tė themi se agjėrimi nuk e rrėnon njeriun, shpirtin dhe fizikun e tij. Ne nuk do tė arsyetohemi me ajete e hadithe se agjėrimi ndalohet nė raste vėshtirėsish ose sėmundjesh, sepse kėtė do ta bėjnė juristėt islamė nė shkrime tė llojit tė vet, por do tė themi se shumė paragjykime janė ngatėrruar nė kėto llafe ēajtoresh, kafenesh apo ndeje tė kota. Leximi i ajeteve kur’anore dhe i haditheve tė Muhammedit a.s. pėr agjėrimin janė pėrplot humanitet e altruizėm, solidaritet e vėllazėri.
3. Organizimi i kohės tė bėhet me urtėsi
Koha duhet tė programohet me urtėsi, duke i harmonizuar nevojat njerėzore nė mėnyrė sa mė racionale. Nėse janė mė pak obligime ato mund tė programohen edhe nė kokė, por nėse ka mė shumė sosh atėherė duhet hartuar listėn e obligimeve respektivisht tė bėhet programimi i ditės e javės nė letėr apo edhe nė telefon celular. Jepi pėrparėsi detyrave mė tė rėndėsishme, sidomos bisedave telefonike afariste, apo e-majl adresave urgjente, qė pjesėn tjetėr tė ditės t’ia kushtosh punėve tė tjera. Planifiko edhe fuqinė edhe kohėn, qė tė jesh i freskėt pėr tėrė ditėn. Nėse pėr ndonjė arsye diē nga detyrat e sotshme kanė mbetur pa u pėrfunduar, kaloji ato detyrime pėr ditėt vijuese. Llogariteni kohėn pėr obligimet fetare, pėr trafikun urban dhe pėr pėrgatitjet pėr iftar, pastaj pėr ligjėratat e parajacisė dhe vetė jacinė-teravinė. Ndoshta fundi i ditės, nėse ka mbetur diē nga koha, mund tė shfrytėzohet pėr ndonjė lexim relaks ose pėr ndonjė lajm pėr tė pėrmbyllur ditėn pėrplot obligime e punė.
4. Fuqinė planifikoje me menēuri
Agjėrimi e bėnė njeriun mė gjakftohtė, mė tė qetė, mė pak agresiv, mė zemėrbutė, mė solidar. Agjėruesi ka vetėkontroll dhe disiplinė. Tė gjitha obligimet ditore duhet t’ia nėnshtrojė kėtij vetėkontrolli. Ndėrmjet obligimeve ditore agjėruesi duhej tė bėjė pushim tė caktuar, tė freskohet me oksigjen, ta freskojė vendin e punės nėse gjendet brenda objektit dhe t’i kujtojė gjėrat a kanė shkuar sipas planifikimit. Mbajeni nė mend, shumė strese janė pasojė e objektit me ajėr tė ndotur dhe pasojė e ngatėrrimit (mbingarkimit) tė obligimeve. Nėse keni vėrejtur se shumicėn e kohės ta merr ndonjė punė, verifikoje vetveten dhe riprogramoje kohėn. Nė kėtė mėnyrė ditėt e agjėrimit do t’i lehtėsosh nga ngarkesat e zakonshme.
5. Ibadetet le tė shėrbejnė si pushim ditor
Ibadetet janė shtylla e jetės sė njeriut. Nė kėtė aspekt namazi dhe agjėrimi, si ibadete, kanė rolin kryesor. Kėto obligime e pushojnė por edhe e harmonizojnė aktivitetin ndėrmjet mendjes, trupit dhe shpirtit. I kėtillė ėshtė iftari dhe syfyri, simbole tė saktėsisė dhe korrektėsisė. Nuk thotė sė koti Muhammedi a.s. se “Njerėzit gjithnjė do tė jenė nė tė mirė deri sa do tė nxitojnė me bėrjen e iftarit.” (Buhariu dhe Muslimi). Ėshtė mirė qė gjatė gjithė kėsaj kohe tė lexosh Kur’an, para ose pas namazi, aq sa mundet, e do tė ishte mirė qė brenda muajit tė lexohet tėrė Kur’ani. Nėse s’do tė kishte pauzė tjetėr pėr pushim gjatė ditės, namazet do ta kompensonin edhe pjesėn e pushimit. Relaks fizik dhe prehje shpirtėrore.
6. Flejė mirė
Nėse kthimi nga namazi i teravisė zakonisht ėshtė rreth orės 23.00, pėrpiqu qė brenda gjysmė ore tė pėrgatitesh pėr gjumė. Nė kėtė mėnyrė do tė jesh mė i freskėt pėr syfyr (sehur). Kjo sidomos vlen pėr ata qė punojnė tė nesėrmen. Pėr ata qė punėn e kanė mė vonė, ose natyra e punės sė tyre nuk kushtėzohet me orar tė caktuar, atėherė nė gjumė mund tė shkosh pas namazit tė sabahut.
Ėshtė mirė qė pas namazit tė drekės, nė kohėn e ushqimit tė zakonshėm jashtė ramazani, tė pushosh (flesh) pak. Kjo periudhė pėr ata qė janė tė lirė ėshtė e mirėseardhur pėr tė gjithė gjatė gjithė vitit kalendarik. Ky pushim apo gjumė do ta relaksojė njeriun edhe nė shpirt edhe nė trup.
7. Ha dhe pi mirė
Kujdesi ndaj ushqimit duhet tė jetė permanent. Duhet tė ushqehemi prej akshamit e deri nė syfyr. Tė gjitha nevojat ushqimore, tė ushqimit tė ngurtė apo tė lėngshėm, duhet t’i konsumojmė, nė intervale pėrkatėse. Kjo periudhė agjėrimi duhet tė shėrbejė edhe si qortim pėr ne qė mos tė bėjmė shpenzime tė tepruara, sepse agjėrimi ėshtė muaj kursimi e jo konsumi tė tepruar. Shporta e muslimanėve pėr fat tė keq, viteve tė fundit po tregon rritje tė konsumit tė mishit, tė lukseve gjatė ramazanit, kurse shumė muslimanė e njerėz tė tjerė jetojnė nė varfėri tė skajshme apo rrezikojnė tė vdesin pėr ushqim e pije. Ėshtė pėrgjegjėsi e muslimanėve qė agjėrimi tė bėhet shkollė kursimi e edukimi, arsimimi e angazhimi e jo shkapėrderdhjeje e teprimi. Viteve tė fundit praktika jonė nuk ėshtė pėr t’u lavdėruar. Bėhet shumė shpenzime pėr ushqim dhe pije pėr miqtė e jaranėt, por jo pėr tė varfrit.
8. Koha e lirė
Pėrkundėr shumė obligimeve muslimani gjen kohė edhe pėr pushim, apo atė qė e quajmė “kohė tė lirė”. Kjo kohė zakonisht mė herėt kalohej nė salavat, nafile apo lexim Kur’ani. Mirėpo, kohėve tė fundit, muslimanėt pėr ta arritur mė lehtė kohėn e iftarit shikojnė TV apo kohėve tė fundit e kalojnė kohėn kot nė internet. Disa tė tjerė, kohėn pas iftari e deri nė syfyr e kalojnė nėpėr kafeteri, ēajtore, restorante, apo lojėra tė tjera. Nėse agjėrimin do ta kuptojmė se ėshtė kohė devotshmėrie (takvallėku) e jo humbakohe, atėherė muslimanėt duhet ta riprogramojnė kohėn e tyre nė pėrgjithėsi. Ramazani nuk ėshtė muaji i shahut, dominove, konterit, letrave tė bixhozit, ahengjeve pėrplot pėrgojim e pėrqeshje, as kohė e mitingjeve tė poezisė, kėngės apo filmave, por kohė e ibadetit tė pėrkushtuar.
9. Pėrmbushja e obligimeve
Ēdonjėri prej nesh duhet t’i bėjė planifikimet materiale dhe shpirtėrore. Krahas ibadeteve shpirtėrore kemi edhe obligime materiale. Planifikimet e fillimit tė ramazanit duhet shikuar a janė plotėsuar. Po ashtu, shiko qė zekatul-fitrin ta dorėzosh nė institucionin e bashkėsisė islame tė vendit ku jeton pėr pėrmbushjen e obligimeve nė pajtim e ajetin kur’anor pėr sadekatet. Po ashtu, shih xhaminė e lagjes tėnde, jetimoren apo shkollėn e lagjes, ndonjė skamnor qė pretė ndihmėn tuaj. Ndoshta nuk do tė bėsh shumė, por ēdo aktivitet, sado i vogėl, ėshtė mė mirė se tė braktiset krejtėsisht shprehia e mirė e dhėnies sė ndihmės.
I feel Kosovereign!
Krijoni Kontakt