PROFITERËT POLITIKË PO I DËMTOJNË JASHARËT
Si pinjoll i një familjeje mike të Mehmet Gradicës, shoqërues i parë i të cilit ka qenë babai im, si dhe i dhjetra familjeve tjera në Drenicë, nuk paragjykoj dhe nuk konfondoj trevën me individët. Lokalizmi provincial, që manifestojnë politikalucët në Kosovë, në veçanti, në Drenicë dhe Dukagjin, është njollë e zezë në historinë tonë më të re, madje me rrezikshmëri faktike, për një shtet, në nismë të jetës të tij, siç është Kosova jonë. Kosova, edhe në kohëra të mugëta të robërisë, ka dëshmuar vizion, mençuri, dhe sens të afrimit ndërshqiptar, kombëtar, duke emërtuar shkolla dhe institucione tjera, në Kosovë, me figurat e ndritura nga Shqipëria jonë, madje jug dhe veri.
Tabu-temat i përkasin një epoke të turpshme, komunizmit. Demokracia i përjashton tabu-temat dhe lënë hapësirë për debate e mendime alternative.
Krijoni Kontakt