Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 99 prej 99
  1. #91
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Zbardhet pasuria e anëtarëve të KLD-së, Neshat Fana fiton 120 mijë USD në vit si avokat

    ILDKP publikon deklarimet e gjyqtarëve. Mustafaj 30 mijë euro nga prona, Saliko cash 1.6 milionë lekë nga ferma dhe bletaria

    Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive zbardh deklaratat e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kështu, anëtarja e KLDsë, Lefterie Lleshi, ka deklaruar të ardhura nga paga për vitin e kaluar në shumën 1.2 milion lekë, ndërsa 126 milionë lekë i ka fituar nga pjesëmarrja në mbledhjet e Këshillit. Ajo ka një shumë cash në masën 1.5 milion lekë, ndërsa të ardhurat e bashkëshortit për 12 muajt e shkuar kanë qenë 1.1 milion lekë. Anëtari Shkëlqim Miri ka prenotuar në vitin 2009 një apartament dhe gjatë vitit të kaluar ka shlyer 6 mijë euro.

    Atij i kanë ngelur ende pa paguar edhe 11 mijë euro. Të ardhurat e Mirit për 2011-n kanë qenë 1.2 milion nga Gjykata e Apelit, 1117 mijë lekë nga pjesëmarrja në mbledhjet e KLD-së dhe 717 mijë lekë të ardhurat e bashkëshortes në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Anëtari Ilir Mustafaj ka fituar 30 mijë euro falë një kontrate të lidhur me një sipërmarrës privat në pozicionin e pronarit të tokës në sipërfaqe 332 m2. Të ardhurat si gjyqtar vitin e kaluar kanë qenë në shumën një milion lekë, ndërkohë që ai ka fituar edhe 1.7 milion lekë nga mësimdhënia në universitete private.

    Mustafaj ka shlyer 6100 euro dhe ka mbyllur përfundimisht një kredi të marrë në vitin 2006 për blerje apartamenti. Anëtari Hysen Saliko ka deklaruar para cash nga kursimet nga të ardhurat e fermës bujqësore dhe bletarisë në shumën 1.6 milion lekë. Ai ka fituar 1.2 milion lekë si gjyqtar në Vlorë dhe 36 mijë lekë nga pjesëmarrja në mbledhjet e KLD-së. Salikos i ka mbetur ende pa shlyer një borxh prej 3300 euro. Anëtari Flamur Kapllani ka deklaruar një llogari në bankën Raiffeisen nga honorare dhe mbledhjet e KLD-së në shumën 85 mijë lekë.

    Paga e tij së bashku me shpërblimet ka qenë në shumën 972 mijë lekë, ndërsa ka shlyer 1430 euro të një kredie 11 mijë euro. Kapllanit i ka mbetur ende pa shlyer shuma 9800 euro. Anëtari Dritan Hallunaj ka blerë një makinë tip “Benz” në shumën 1 milion lekë, ndërkohë që të ardhurat si gjyqtar i Krimeve të Rënda për vitin 2011 kanë qenë 1.3 milion lekë. Në vitin 2005 ai ka marrë një kredi prej 5 milionë lekësh dhe gjatë 2011-s ka shlyer 284 mijë lekë, duke i mbetur kështu edhe 4 milionë lekë pa shlyer.

    Panorama

  2. #92
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Zbardhet pasuria e kreut të SHISH, 60 mijë dollarë kanadeze nga pensioni

    TIRANE - Drejtori i sapodekretuar i Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi Lika rezulton të ketë vendosur një pasuri të konsiderueshme gjatë emigrimit të tij 12 vjeçar në Kanada. Referuar deklaratave të tij të pasurisë për 3 vitet e fundit, periudhë në të cilën ai ka ushtruar funksionin e zv/ ministrit të Inovacionit, mësohet se në 2009-ën ai ka patur një fond pensioni të kompanisë IQOR, i investuar në “Mutual Funds Standard Life” në shumën e 60 mijë CAN (dollarë kanadezë).

    Dollari kanadez shkëmbehet në Shqipëri në kuotën: 1 dollar – 112 lekë të reja, pra në shifra gati të njëjta me dollarin amerikan. Por shto se po në ’09-ën ky fond ka pësuar një humbje me 25%. Lika shënon edhe një plan pensioni të regjistruar në ministrinë e të ardhurave në Canadian Bank of Comerce në shumën e 50.000 CAN, për të cilën gjithashtu sqaron se ka patur humbje 30%. Ndërsa nga paratë e shitjes së pjesës së shtëpisë së tij pas ndarjes me gruan, ai thotë se ka përfituar 40 mijë dollarë kanadezë.

    Nga marrëveshja e ndarjes me gruan, shefi i SHISH-it thotë se ka patur një detyrim financiar për suportimin e vajzës me 6.900 dollarë kanadezë ndërsa shton se për djalin, për shkak se është në moshë madhore nuk e suporton më. Prej këtij viti e në vazhdim, Lika bën të ditur se burim kryesor të të ardhurave të tij ka patur rrogën si zv/ministër i Inovacionit, përfshi dietat dhe honoraret e përfituara. Në vitin 2010 si edhe në 2011-ën, burim për të ardhurat e tij ka qenë edhe mësimdhënia në një nga universitetet private të Tiranës, aktivitet nga i cili ka përfituar çdo vit shumën prej 1114 eurosh.

    Në vitin 2011, shefi i sapodekretuar i shërbimeve inteligjente shqiptare rezulton që të ketë marrë një kredi për blerje apartamenti. Ndërsa shton se nga fondi i pensionit të kompanisë IQOR, i investuar në “Mutual Funds Standard Life”, ndryshe nga viti 2009, një vit më parë ai ka përfituar shumën prej 2540 dollarësh kanadezë.

    DEKLARATA E PASURISE E DREJTORIT TE SHISH
    VITI 2009 - Makinë tip Free Lander Vlera 9600 USD
    - Fondi i pensionit të kompanisë IQOR i investuar në mutual fund “standard life” Vlera 60.000 CAN (në vitin 2009 ka pasur 25% humbje)
    - Plan pensioni i regjistruar ministrisë së të ardhurave RRSP-Canadian Bank Of Comerce Vlera 50.000 CAN (për vitin 2009 ka pasur humbje 30%)
    - Para të marra nga shitja e pjesës time të shtëpisë pas ndarjes me gruan CIBC-Stock Investments Vlera 40.000 CAN
    - Gjendje cash Vlera 500 Euro Vlera 400 USD
    - Një makinë Cheverlet Tracker të vitit 2002, ja ka dhuruar vajzës (makina në tregun kanadez vlerësohet rreth 3.000 CAN)
    - Nga marrëveshja e ndarjes me gruan, një detyrim financiar për suportimin e vajzës me 6.900 CAN

    VITI 2010 Ndryshimet
    - Fondi i pensionit të kompanisë IQOR me STANDARD LIFE Vlera 6.000 CAN
    - RRSP-CIBC-Mutual Funds Vlera 4.000 CAN - CIBC-Stock Investment Vlera 1.200 CAN
    - Llogari bankare në lekë, krijuar nga paga, dieta e honorare në Raiffeisen Bank Vlera 284.831 lekë
    - Pakësim në llogarinë bankare në euro, krijuar nga honoraret e shërbimeve jashtë shtetit Vlera 598 Euro
    - Gjendje cash dollarë kanadez Vlera 11.47 CAN
    Të ardhurat
    - Paga si zv/ministër Vlera 1.594.121 lekë
    - Paga nga pjesëmarrja në bordin e Agjencisë së Kërkimit dhe Teknologjisë së Informacionit Vlera 77.625 lekë
    - Dieta + honorare Vlera 223.000 lekë
    - Rimbursimi i karburantit Vlera 129.500 lekë
    - Të ardhura nga programi Brain Gain Vlera 789.210 lekë
    - Mësimdhënia si pedgog Vlera 1.144 Euro
    - Konsultent për programin mësimor të TIK në UNT Vlera 1.000 Euro

    VITI 2011 Ndryshimet
    - Fondi i pensionit të kompanisë IQOR i investuar në mutual fund me STANDARD LIFE Vlera 2.540 CAN
    - RRSP- Canadian Bank of comerce (CIBC) Vlera 1.200 CAN
    - CIBC- Stock Investments Vlera 4.454 CAN (paguar borxhi nga taksat e papaguara për vitin 2009 në Revenue Canada)
    - Llogari bankare në l ekë, krijuar nga paga, dieta dhe honorare tek Raiffeisen Bank Vlera 66.764 lekë
    Të ardhurat
    - Anëtar i bordit te AKTI Vlera 218.475 (monedha e paspecifikuar)
    - Paga + shpërblimi i fundvitit Vlera 1.803.376 lekë - Pedagog i jashtëm në UNYT Vlera 1.114 Euro
    - Rimbursim i karburantit Vlera 223.000 lekë
    - Të ardhura nga programi Brain Gain Vlera 450.000 (monedha e paspecifikuar)
    Detyrimet
    - Kredi për apartament Vlera e mbetur 100.000 (monedha e paspecifikuar)

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  3. #93

    Talking pasurite e politikanëve kryesorë në Shqipëri

    Ndoshta duhet të ndjejmë keqardhje dhe për politikanët varfanjakë. Pasuritë e tyre për vitin 2011, sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive diku janë tkurrur, diku janë zgjeruar. Dhe ta mendosh se janë vetëm deklarime zyrtare. Ndiqni më poshtë pasuritë e tyre.



    -Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij deklarojnë të ardhura modeste dhe qëndrojnë larg shit-blerjeve personale të pronave të paluajtshme. Ndryshimi i vetëm në pasurinë e tij është shtimi i parave cash, ku kryeministri deklaron se ka 1 milion lekë të akumuluara, përveç llogarive bankare.

    -Shkëlzen Berisha për vitin 2011 ka deklaruar si të ardhura rreth 1.8 milionë lekë nga ushtrimi i konsulencave juridike si person fizik. Mungojnë shifrat prej 150-200 mijë euro kësaj here për Shkëlzenin. Të ardhurat e tij janë tkurrur dhe duken në pakësimin e llogarive bankare me rreth 30 mijë euro në total.

    -Argita Berisha deklaron të ardhura pak a shumë të njëjta me vitin e kaluar. Ajo ka arritur të rrisë të ardhurat personale si pasojë e konsulencave juridike duke e çuar shifrën në 35 mijë euro. Gjithashtu, ajo ka shtuar edhe të ardhurat që i vijnë nga një apartament i tretë në Tiranë.

    -Bamir Topi gjatë vitit të kaluar ka paguar një shumë prej 7 milionë lekësh dhe po kështu ka tërhequr 35 mijë euro nga depozita personale për të investuar në një apartament në Shkozë. 400 mijë lekë ka blerë një tokë are po në këtë vend dhe ka përfituar 3.6 milionë lekë nga kompensimi i pronave sepse së bashku me familjarët gëzon statusin e ish-pronarit. Rroga e tij si president për vitin 2011 në shifrën rreth 2.5 milionë lekë. Vijon të shlyejë një kredi.

    -Jozefina Topalli vijon të ketë rrogë më të lartë se Kryeministri. Si kryeparlamentare ajo ka përfituar shumën prej 3 milionë e 500 mijë lekësh. 2 milionë i ka përfituar nga përfituar nga kompensimi i pronave dhe nuk lë pa përmendur 1 milion lekë shpenzime për vajzën e saj në Francë. Bashkëshorti i saj Ndoc Topalli ka përfituar 4 milionë lekë në profesionin e noterit. Me 3.5 milion lekë ajo ka restauruar shtëpinë e saj në Shkodër.

    -Bujar Nishani ka deklaruar të ardhura të kënaqshme si ministër i Brendshëm. Përveç pagës 1.3 milionë lekë si ministër, ka deklaruar 100 mijë lekë që i ka përfituar nga anëtarësimi në KLD dhe po kështu nga pagesa si anëtar në Këshillin e Rregullimit të Territorit. Ka dhe dy apartamente me qira në Durrës, trashëgimi e bashkëshortes. Gjithashtu Nishani ka një kredi prej 120 mijë eurosh ,të cilën do të vijojë ta shlyejë gjatë këtij viti. 13 mijë euro i paguan kolegjin të bijës në Vjenë.

    -Majlinda Bregu ka marrë kredi 145 mijë euro më 2010, por nuk i përdor dhe ka vijuar të marrë overdraft me vlerë 5000 euro më 2011.

    -Genc Ruli ka ndërtuar dhe mobiluar vilën në Farkë për 150 mijë euro. Vila është 468 metër katrorë. Ai ka përfituar rreth 300 mijë lekë nga interesat e bonove të thesarit dhe 1500 nga USD nga depozita.

    -Ridvan Bode ka deklaruar se harxhuar 5 milion lek për të rindërtuar një shtëpi në Rakickë të Korçës.

    -Arben Ristani thotë se rritur pasurinë e tij me 30 mijië dollarë për vitin 2011.

    -Kryetari i LSI, Ilir Meta deklaron se gjatë vitit 2011 ka përfituar vetëm nga paga e tij si deputet dhe e Monikës si sekretare organizative e LSI-së.

    -Edi Rama ka pasur shtim në llogaritë rrjedhëse në vlerën 792.427 lekë. I janë pakësuar paratë cash në shumën prej 160 mijë lekëve. Sipas pagës vjetore ka përfituar 932.954 lekë. Në një llogari bankare ka 0,007 lekë në një tjetër 23.419 lekë. Ai vijon të shlyejë një kredi dhe i ka mbetur shuma 705.490 lekësh të reja. Ndërsa bashkëshortja e tij Linda fiton më shumë para. Ka shtim të llogarisë rrjedhëse 16.850,60 euro. Nga pagesa vitin e kaluar ka përfituar shumën prej 480 mijë lekëve si përgjegjëse e sektorit kërkimor në Qendrën për Nxitjen dhe Zhvillimin Njerëzor. Nga kjo qendër për ekspertizën e ofruar ka përfituar shumën 11.800 euro dhe 10.500 dollarë amerikan. Merr qiranë e një apartamenti, ka ku ka përfituar 9.720 euro. Shkollimi i vajzës i kushton 3000 franga zvicerane.

    -Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të PS-së ka përfituar një pagë vjetore vitin e kaluar 2.293.435 lekë të reja. I biri i tij Ledian Ruçi është në borxh sepse ka një kredi prej 100 mijë eurosh dhe ka blerë lokal.

    -Deputeti i PS-së, Sadri Abazi ka shtuar një pasuri prej 174 milionë lekësh gjatë vitit 2011.

    -Fidel Ylli ka shtuar shumën prej 630 mijë eurosh.

    -Tom Doshi duket se ka qenë i pafat për këtë vit sepse llogaritë e tij bankare janë pakësuar me 115 milionë lekë.

    -Petrit Vasili ka para cash të shtuara ka 350.000, të ardhurat si ministër janë 1,668,793 dhe si kryetar bordi 117,090 lekë.

    -Fatmir Mediu ka shitur apartamentin e tij 226 metër katror tek Shallvaret për 220 mijë euro dhe ka legalizuar truallin e vilës së tij në Golem, edhe pse duhet të mbrojë të drejtat e pronarëve.

    -Sokol Olldashi ka blerë një vilë dubleks 151 metër katror në Gjirin e Lalzit për 57 mijë euro dhe nga paga vjetore si ministër dhe anëtar i KRRTRSH përfiton 1,688,285 lekë.

    -Ndërsa Basha ka deklaruar vetëm të ardhurat si kryebashkiak. Të ardhura nga paga shkojnë në vlerën e 734,162 lekë. Dhe të ardhurat e bashkëshortes nga leja e lindjes në Hollandë prej 10.808 euro.

    -Astrit Patozi ka deklaruar se ka blerë dy makina për vitin 2011. Një makinë Peugeot për 13 mijë euro dhe një Benz për 300 mijë lekë.
    g.t. net

    P.S

    Une qenkam me i pasur se te tere politikanet bashke
    Revolution 1848

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po keto maniat liksoze lodra jane
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #95
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    shume pak paskan harxhuar (ose te pakten deklaruar) .. dhe une harxhoj me shume
    Ndryshuar për herë të fundit nga Enii : 25-08-2012 më 16:21

  6. #96
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Po keta po vuajne more.......
    U pa puna po i shes ato shishet boshe te Rakise per t'i ndihmuar... gjynah per zotin ma keputen shpirtin. Keshtu te ngec Rakia ne germaz.....
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Deputeti me 3 miliardë, i jep borxh edhe vetes!

    Huamarrja e deputetëve miliarderë të Ramës, enigmatike

    Deputeti me 3 miliardë, i jep borxh edhe vetes!



    Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi e ka shtuar pasurinë e tij gjatë këtij viti me 8.640.000 lekë të ardhura, këto nga objektet në pronë të tij të dhëna me qira. Vlera e pasurisë së deputetit Gaçi i kalon 3 miliardë lekë. Kështu, deputeti Gaçi ka në pronësi një apartament banimi me sipërfaqe 76 metra katrorë me vlerë e miliardë lekë. Ai disponon një truall dhe shtëpi private në Petrelë, të blerë 1 milion lekë dhe një kosto ndërtimi 7.5 milionë lekë. Gaçi ka në pronësi një truall tek "Myslym Shyri", ku është ndërtuar një objekt dy kate plus bodrum, e cila është blerë 1.4 milionë lekë dhe ndërtimi i godinës 5.3 milionë lekë dhe kosto legalizimi 31.675 euro. Kjo ndërtesë me vlerën aktuale të tregut e kalon shumën e 300 mijë eurove. Kjo vërtetohet nga qiraja e fituar prej 280 mijë eurosh deri në vitin 2009 nga deputeti Gaçi nga objekti tek "Myslym Shyri". Deputeti i PS zotëron 30 përqind të aksioneve tek "Rakeha" sh.p.k., me kapital themeltar me vlerë 100 mijë lekë. Ai zotëron 34 përqind të aksioneve tek "Trio definition" sh.p.k., me kapital themeltar 100 mijë lekë, të cilat i ka shitur një vit më vonë në vlerën (nominale) prej 34,000 lekësh. Deputeti i PS-së zotëron 100 përqind të aksioneve tek "FGA" sh.p.k., me kapital themeltar 100 mijë lekë. Ai i ka dhënë një hua prej 25 milionë lekësh shoqërisë "FGA" në pronësi të tij. Deputeti i PS ka në gjendje financiare në Tirana Bank shumën 608.450 lekë. Gjithashtu, ka një shumë cash 3.2 milionë lekë. Deputeti disponon një makinë "Toyota" me vlerë 1 milion lekë, të paregjistruar në DPSHTRR. Ai ka përfituar nga paga në emigracion gjatë viteve '90-'94, 13 milionë lekë. Deputeti i PS përfiton nga paga në shoqërinë "Rakeha" 941.817 lekë. Gaçi ka përfituar një shumë prej 3.9 milionë lekësh nga likuidimi i shoqërisë "Taçi" sh.p.k. Të ardhurat e bashkëshortes së deputetit janë 2.5 milionë lekë. Deputeti ka një overdraft në bankën Intesa San Paolo 4.750 euro. Ndërkohë për vitin pasardhës (2010) deputeti Gaçi ka shtuar fitimin prej kompanisë "FGA" sh.p.k., në vlerën 3,130,000 lekë. Deputeti Gaçi ka të ardhura qiraje në vitin (2010) një shumë prej 6,437,788 lekësh. Ndërsa gjendja cash e deputetit Gaçi është shtuar 6,000,000 lekë. Ndërsa në deklarimin e fundit, deputeti Gaçi ka deklaruar se ka fituar 8.640.000 lekë dhe i ka dhënë hua kompanisë së tij "FGA" sh.p.k., një shumë prej 1.607.919 lekësh.

    Sërish nuk deklaron butik "Firence"

    Edhe këtë vit, deputeti i Partisë Socialiste nuk ka deklaruar shumë prej bizneseve që disponon, duke i fshehur tek persona të tretë. I njohur si Tani i "Firences", mbiemër që e mban prej një butiku pronë të tij në kryeqytet, biznes i cili nuk figuron në deklarimin e pasurisë e tij, deputeti Gaçi nuk ka dhënë në tre deklarimet e tij pranë ILDKP-së asnjë detaj rreth një restoranti me emër në kryeqytet, që dihet botërisht që është pronë e tij. Mosdeklarimi i fitimeve nga deputeti Gaçi bie ndesh me Ligjin nr. 9049, datë 10.04.2003, i cili shprehet qartë se zyrtari i shtetit duhet të deklarojë çdo të ardhur apo likuiditet që rrjedh nga aktivitetet e tij. Ligji nr. 9049, datë 10.04.2003, parashikon qartë se deputetët janë të detyruar të deklarojnë pranë Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të gjitha pasuritë e akumuluara ndër vite, burimet e origjinës së tyre dhe të drejtat reale mbi to. Specifikisht neni 4, pika "d" e Ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003, e detyron deputetin të deklarojë vlerën e likuiditeteve, gjendje në cash, në llogari rrjedhëse, në depozitë, në bono thesari dhe në huadhënie, në lekë ose në valutë të huaj. Gjithashtu, edhe pika "e" e nenit 4 të Ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003, e detyron deputetin të deklarojë të ardhurat personale për vitin, nga paga ose pjesëmarrja në borde, komisione ose çdo veprimtari tjetër që sjell të ardhura personale.

    Aksioner në kompani private

    Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi ka një pasuri të konsiderueshme dhe kjo e parë vetëm në deklarimin e cunguar që ka bërë pranë ILDKP. Deputeti i PS zotëron 30 përqind të aksioneve tek "Rakeha" sh.p.k., me kapital themeltar me vlerë 100 mijë lekë. Deputeti i PS-së zotëron 100 përqind të aksioneve tek "FGA" sh.p.k., me kapital themeltar 100 mijë lekë. Deputeti Gaçi ka përfituar nga paga në emigracion gjatë viteve '90-'94, 13 milionë lekë, por pa specifikuar punën reale që ai ka bërë. Ai ka përfituar gjatë vitit të parë të mandatit të tij si deputet pagë nga shoqëria "Rakeha" 941.817 lekë.

    Kërkoi rikthimin e skafeve

    Deputeti Artan Gaçi është inspiruesi i ndryshimeve ligjore për heqjen e moratoriumit të skafeve në vendin tonë. Lufta me tolerancë zero ndaj trafikut të qenieve njerëzore, që ishte burim pasurimi i Gaçit dhe disa kolegëve të tij brenda PS e detyroi këtë të fundit të ndërmerrte një nismë ligjore pro skafeve. Duke e cilësuar ligjin që ndalon skafet antikombëtar, deputeti Gaçi i propozoi Kuvendit shfuqizimin e tij brenda një kohe sa më të shkurtër. "PS e ka pasur në program shfuqizimin e këtij ligji si një ligj antikombëtar", tha aso kohe deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi. Propozimi për shfuqizimin e moratoriumit të skafeve ka gjetur mbështetjen e plotë nga Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, një pjesë e të cilit ka vënë sasi të mëdha parash gjatë viteve 1997-2005 përmes trafikimit të qenieve njerëzore dhe bimëve narkotike në sajë të këtyre mjeteve lundruese. Zbatimi i moratoriumit të skafeve ka pasur efekte jashtëzakonisht pozitive, pasi gjatë këtyre viteve fatmirësisht nuk janë shënuar viktima në Otranto dhe brigjet e tjera të vendit, ndërkohë që para moratoriumit, janë me qindra burra, gra, fëmijë, të cilët kanë humbur jetën në thellësitë e ujërave të ftohta të Jonit apo të Adriatikut.

    Elis KUÇI





    Pasuria e Artan Gaçit

    (Ndryshimi në vitin 2010)
    Shitur aksionet (vlerë nominale) në "Trio Definition" 34,000 lekë
    Fitimi i "FGA" sh.p.k. 3,130,000 lekë
    Shtuar gjendje CASH 6,000,000 lekë
    Pakësim depozite 608,450 lekë
    Të ardhura nga paga 1,720,365 lekë
    Paga e gruas 575,100 lekë
    Të ardhurave qiraje 6,437,788 lekë

    (Ndryshimi në vitin 2011)

    Hua e dhënë shoqërisë "FGA" sh.p.k., me qëllim pagesën e këstit të kredisë që kjo shoqëri ka në Tirana Bank 1.607.919 lekë

    Të ardhura nga paga dhe shpërblime si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2011 1.835.000 lekë

    Të ardhura nga qiraja për vitin 2011 8.640.000 lekë

    Të ardhura nga paga e bashkëshortes 570.600 lekë

    Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortes 50.280 lekë

    Kontribut në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste gjatë vitit 2011 200.000 lekë

    Paguar shuma 2 450 euro të marrë në overdraft


    Rilindja Demokratike
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #98
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Pasuritë e politikanëve nuk do publikohen pa u kontrolluar

    Deklaratat e pasurive të zyrtarëve nuk do të bëhen më publike nga Inspektorati i Lartë, pa u verifikuar më parë prej këtij të fundit dhe pa u shoqëruar me certifikatën e vërtetësisë së të dhënave. Mazhoranca ka votuar dje e vetme (opozita u largua nga salla) dhe në mungesë kuorumi (në momentin e votimit ishin të pranishëm vetëm 11 deputetë nga 13 që duhet të jenë minimalisht) dy projektligjet që kanë të bëjnë me “Deklarimin dhe kontrollin e pasurive të të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë” dhe atë “Për parandalimin e konfliktit të interesit”. Mes ndryshimeve u përfshi dhe një nen që ndalon ILDKP-në të bëj publike deklaratat e pasurisë pa i verifikuar më parë. Propozimi ishte i kryetarit të komisionit, Ilir Rusmali, i cili nisur nga publikimi i deklaratave të pasurisë së zyrtarëve në media dhe përdorja e tyre politikisht, ka kërkuar që në ligj të përfshihet dhe një paragraf që parashikon që publikimi të bëhet vetëm duke u shoqëruar nga një vërtetim apo certifikatë të nxjerrë nga ILDKP-ja, ku të vërtetohet se nga hetimi i kryer, pasuria është vënë në mënyrë ligjore. “Bëj hetimin dhe pastaj publiko të dhënat. Është instrument i mjaftueshëm për të gjitha palët, dhe për transparencën dhe për të drejtën e informimit”, – tha Rusmali. Por ky propozim është kundërshtuar nga dy përfaqësueset e opozitës që gjendeshin ende në atë kohë në sallë, Vasilika Hysi dhe Ermonela Felaj, të cilat këmbëngulën se një propozim i tillë nuk ka vlerë për sa kohë ai që deklaron pasurinë e di se ajo deklaratë e firmosur prej tij do publikohet. “E di si është kjo, ‘gërmo Tare gërmo se qenin e ngordhur do gjesh”. Nëse ai ka thënë të vërtetën dhe ka bërë deklarimin, nuk ka arsye të mos publikohet”, – tha Felaj. Propozimi ka gjetur kundërshtimin edhe të deputetit demokrat Ilir Bano, i cili ka hyrë në debat të gjatë me kryetarin e komisionit, pasi sipas tij një amendim i tillë nuk ka kuptim për sa kohë deklarata bëhet nga vetë zyrtari. Por sipas Rusmalit, një mekanizëm i tillë do bënte të mundur që ILDKP-ja të mos publikojë vetëm deklaratën e pasurisë, por edhe verifikimet apo mashtrimet që mund të bëjë një zyrtar me deklaratën e vet. “Kolegu im miliarder që vjen nga opozita, ose e ka vënë pasurinë në kundërshtim me ligjin dhe ai duhet të marrë gjëmimet e gjithë botës, ose ky njeri miliarder që vjen nga opozita është kontrolluar nga ILDKP-ja dhe kjo i ka thënë, hallall vëlla se i ke me djersën e ballit. Por është dhe rasti që është kontrolluar nga Inspektorati dhe i ka thënë, jazëk të qoftë se je kokrra e hajdutit. Ka shkuar dhe te prokuroria dhe prokuroria, pavarësisht kësaj, e ka mbyllur çështjen. Këto gjëra duhet t’i dinë shqiptarët dhe nuk duhet të dinë vetëm pjesën e parë, pra faktin që kolegu paska shumë pare”, – tha Rusmali.

    MAPO

  9. #99
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    E paskan kuptuar me ne fund qe kane nevoje per konsulente finaciare qe mashtrimet te duken sa me bindese. Me sa duket ky eshte roli i çertifikates, Korrigjimi Final per t'u dukur sa me bindese ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •