Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 99
  1. #71
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Shtohen frikshëm ZYRTARISHT pasuritë e fëmijëve të Sali Berishës
    Femijet e Kryeministrit nuk jane te detyruar me ligj qe te deklarojne pasurine, pasi nuk jane pjese e administrates publike si i ati. E bejne nje gje te tille, vullnetarisht, me kerkese te te atit, ne menyre qe te ti presin rrugen gojeve te liga te shtypit shqiptar prane opozites, qe kane spekulluar me familjen e kryeministrit ne te shkuaren. Dhe ajo me kryesorja, bejne transparencen me publikun shqiptar, i vendosin te gjitha kartat ne tavoline. Sa femije te tjere kryeministash e kane bere nje gje te tille ne te kaluaren?! Pra kjo ne vetvete eshte shume pozitive.

    Se dyti, e kam thene edhe njehere tjeter ne forum, nuk eshte krim te jesh i suksesshem ne biznes apo te besh pasuri. Une gezohem qe shqiptaret pasurohen, per aq kohe sa kete pasuri e kane vene ne rruge te ndershme dhe eshte dicka e verifikueshme, pa shkelur ligjet e atij vendi.

    Se treti, krimi me i madh ne Shqiperi eshte pasuria e fshehur, e padeklaruar. Eshte qesharake te shikosh se si kreu i opozites dhe ish-kryetari i bashkise Tirane, ka qene "i varfer", eshte "i varfer" dhe do te jete gjithmone "i varfer". Veshjet dhe makinat me te cilat ai qarkullon, kushtojne me shume se sa llogaria e tij bankare. Pra ia ben muuu qe Edi Rama eshte nder ata qe e fshehin pasurine e tyre. Dhe ata qe fshehin pasurine, e bejne kete gje pasi e kane fituar ne menyre te paligjshme dhe verifikimi me i thjeshte do ta nxirrte kete fakt ne drite.

    Ne keto deklarime ka shume gjera per te thene, por s'ja vlen.
    Ky eshte problemi me shoqerine shqiptare, qe nuk u kerkojne llogari njerezve ne pushtet dhe nuk ngrehin zerin kur shohin shkelje. Jo vetem qe ti e cdo shqiptar duhet te njihesh me keto informacione, por duhet edhe te ngresh zerin kur shikon shkelje. Te korruptuarit i tremben transparences dhe verifikimit, dhe nuk eshte vetem detyra e nje institucioni qe te beje verifikimet, eshte edhe detyra e publikut te gjere. Njihu me kete informacion te ofruar nga njerezit e administrates e politikes, dhe ngri zerin tend atje ku shikon shkelje.

    Korrupsioni eshte nje e keqe qe nuk ka ngjyra partiake dhe duhet luftuar nga te gjithe shqiptaret. Po te gjykosh nga vemendja dhe komentet ne kete teme, e kupton se sa pak rendesi i kushtojne shqiptaret ketij problemi. Per shume prej tyre, korrupsioni nuk eshte nje kancer per shoqerine, por eshte nje e mire ne vetvete. Lexon shpesh ne kete forum komente si: "iu lumte, edhe une po te isha si ata te njejten gje do te beja." Dhe per aq kohe sa ky mentalitet i korruptuar do te mbijetoje ne shoqeri, korrupsioni ne vend do te gjeloje.

    Albo

  2. #72
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Zbardhet pasuria e anëtarëve të KLD. Spahiu e Fana, më të pasurit

    Deklaratat e pasurive të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë tregojnë
    se jo të gjithë deklarojnë pasuri të mëdha. Dy prej tyre, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu dhe anëtari i tij, Neshat Fana, rezultojnë njerëzit më të pasur
    të kupolës vendimmarrëse të drejtësisë shqiptare. Nënkryetari i KLD-së, Spahiu, deklaron se ka shitur një dyqan tek Shallvaret, në qendër të Tiranës dhe me shumën prej 80 mijë eurosh e duke shtuar dhe 15 mijë euro të ardhura nga një pronë e familjes së bashkëshortes, ka blerë në Mëzes një dyqan tjetër, nga i cili përfiton rreth 2000 euro qira në muaj. Ajo
    që bie në sy në deklaratën e nënkryetarit të KLD-së është blerja e automjetit të institucionit, në vlerën 637500 lekëve, të cilin më pas e ka shitur
    në shumën e 14.500 eurove, duke nxjerrë një fitim prej gati 10 milionë lekësh të vjetër. Paga e Spahiut i afrohet asaj të Presidentit të Republikës dhe, bashkë me bashkëshorten, e cila punësohet në dy shoqata, kanë disa llogari bankare në lekë, euro dhe dollarë. Edhe anëtari tjetër i KLDsë, një nga gjyqtarët e vjetër dhe me përvojë të vendit, Neshat Fana, rezulton posedues
    i disa llogarive bankare dhe të ardhurave që kapin disa mijëra euro. Fana, i cili ka të ardhura të konsiderueshme si avokat dhe si aksioner i 2F Grup, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën, e cila punon si avokate, janë bërë
    posedues gjatë vitit 2010 të një apartamenti me vlerë 150 mijë euro në një nga rrugët kryesore të Tiranës. Gjithashtu, familja Fana ka marrë një kredi
    në vlerën e 410 mijë eurove për blerjen e një vile në periferi të Tiranës. Pjesa tjetër e anëtarëve të KLD-së nuk veçohen për pasuri të mëdha. Bazë e të ardhurave të tyre mbetet paga dhe shpërblimet si gjyqtarë në institucionet ku punojnë, ndërsa bashkëshortet e tyre deklarojnë të ardhura buxhetore. Pothuaj, të gjithë kanë marrë kredi për të paguar shtëpinë ku banojnë
    dhe gjenden në një pjesë të konsiderueshme të pashlyer ende të kredisë. Ata
    paguajnë këste mujore të kredisë, ndërsa i vetmi burim i të ardhurave deklarohet paga. Por vihet re, si dhe në zyrtarë të tjerë shtetërorë, për një pjesë të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, huadhënia e parave kesh ndaj personave apo kompanive private. Anëtari i KLD-së, Tritan Hamitaj, ka dhënë 840 mijë lekë hua kompanisë Ekon Group në Durrës, duke përfituar prej saj një interes vjetor prej 10%. ARISTIR LUMEZI

    INSTITUCIONET

    KRESHNIK SPAHIU

    80 mijë euro përfituar nga shitja e ambientit tek Shallvaret dhe me këtë shumë është blerë dyqan me sip 88.5 m2 në Mëzes në emër të bashkëshortes
    637500 lekë shuma për privatizimin e një automjeti zyrtar dhe shitur tre muaj më pas në shumën 14.500 euro
    2289303 lekë më pak nga llogaria rrjedhëse në Raiffeisen, gjendja 179419 lekë 5 mijë euro shtuar llogaria në “Intesa San Paolo”
    8790 euro llogari rrjedhëse në bankën Intesa San Paolo
    34516 euro depozitë kursimi në Intesa San Paolo
    2605 dollarë llogari rrjedhëse në Intesa San Paolo
    20 mijë euro kursimet familjare gjatë 2010
    2323165 lekë të ardhura dhe shpërblime si nënkryetar i KLD-së
    9000 euro të ardhura të bashkëshortes si trajnuese në shoqatën “Në dobi të gruas”

    8000 euro të ardhura nga puna e bashkëshortes si konsulente në shoqatën “Transparency International Albania”
    3000 euro paguar shkolla e vajzës
    10 mijë euro paguar shoqërisë së ndërtimit për apartamentin tek Rruga e Elbasanit, Tiranë
    15 mijë euro të ardhura të bashkëshortes Albana Spahiu nga shitja e apartamentit pronë e familjes dhe kjo shumë është përdorur për blerjen e dyqanit në Mëzes
    9803 euro gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa San Paolo, llogari ku kalojnë të ardhurat e qirasë
    9803 euro të ardhura nga qiraja e dyqanit në Mëzes gjatë muajve shtator-dhjetor 2010

    NESHAT FANA
    2000 euro llogari në Tirana Bank
    3200 euro depozitë në Credins Bank
    246400 lekë llogari në Raiffeisen Bank
    64708 euro depozitë në BKT
    2161328 lekë depozitë në BKT
    21067 euro llogari si person fizik “Avokat’
    256444 lekë llogari Krisilda Fana
    1000 m2 sipërfaqe zallishtë në Karpen
    Kavajë, e blerë me 307000 lekë
    150 mijë euro blerje apartamenti me sip.
    103 m2 në rrugën “Abdyl Frashëri”, Tiranë
    18684245 lekë të ardhura nga zyra avokatore
    9066411 lekë të ardhura nga 2F Grup
    90000 lekë të ardhura nga KLD dhe shkolla e Magjistraturës
    1697128 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortes në Gjykatën e Lartë
    56970 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në Universitetin “Luarasi”
    30 mijë euro të ardhura nga qiraja e apartamentit me sip 143 m3
    1096742 lekë të ardhura të vajzës në zyrën avokatore
    30 mijë euro kthyer parapagimi i bërë “Vista grup” për ndërtim vile
    15 mijë euro paguar nga “Vista grup” një pjesë e kredisë së deklaruar më parë
    45 mijë euro paguar këstet e kredisë në shumën 410 mijë euro

    SHKËLQIM MIRI
    1156536 lekë të ardhura nga puna si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
    72 mijë lekë të ardhura si anëtar i KLD-së
    619176 lekë të ardhura nga bashkëshortja Blerta Doçi si përgjegjëse e sektorit të problemeve shoqërore pranë DPB
    52500 lekë shpërblim bashkëshortes nga puna
    5000 euro prenotim apartamenti
    17 mijë euro detyrimi i pashlyer për apartamentin

    TRITAN HAMITAJ
    26936 lekë llogari rrjedhëse në Alfa Bank
    8400000 lekë dhënë hua me kontratë Ekon
    Grup sh.p.k. Durrës me interes 10%
    1244510 lekë paga nga Gjykata e Rrethit Durrës
    30600 lekë si anëtar bordi në buxhetin gjyqësor
    288 mijë lekë paga e bashkëshortes Rudina Hamitaj si mësuese në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, Durrës
    200 mijë lekë të ardhura nga toka bujqësore në Hekal, Mallakastër
    820 mijë lekë interesa të marrë nga kontrata e huas, dhënë Ekon Grup


    LEFTERIE LLESHI
    2081 euro llogari në Intesa San Paolo
    455 dollarë llogari në Intesa San Paolo
    149642 lekë llogari rrjedhëse në Intesa San Paolo
    800000 lekë depozitë me afat në Intesa San Paolo
    5000 lekë depozitë
    51911 lekë llogari bankare në Raiffeissen Bank
    2598674 lekë llogari rrjedhëse në Credins Bank
    257728 lekë llogari bankare pa afat në Credins Bank
    200 mijë lekë të përfituara nga shitja e makinës “Golf” të bashkëshortit
    1158382 lekë të ardhura nga paga si drejtore e Shërbimit Juridik
    72 mijë lekë të ardhura si anëtare e KLDsë
    1506972 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortit
    220 mijë lekë të ardhura nga pensioni i vjehrrit
    10 mijë euro blerje Benz Mercedes nga bashkëshorti, Arjan Lleshi
    3500 euro paguar dogana e makinës

    DRITAN HALLUNAJ
    1548038 lekë paga dhe shpërblimet si gjyqtar i Krimeve të Rënda në Tiranë
    50000 lekë shpërblim nga shkolla e Magjistraturës
    432205 lekë paga e bashkëshortes Enkelejda Hallunaj si stomatologe pranë ASHR Tiranë
    284600 lekë këstet e kredisë prej 5 milionë lekësh, e marrë në 2005-n, me afat 25- vjeçar
    4275273 lekë pjesa e pashlyer e kredisë

    FLAMUR KAPLLANI
    1200000 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblimet si gjyqtar në Gjykatën e Rrrethit Tiranë
    550000 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblimet e bashkëshortes Ermira Kapllani
    1430 euro këstet e kredisë prej 11 mijë eurosh, marrë nga NBG Bank
    10300 euro pjesa e pashlyer e kredisë300000 lekë depozitë bankare e bashkëshortes nga paga dhe shpërblimet
    200000 lekë të ardhura cash në banesë nga bashkëshortja
    150000 lekë blerje automjeti “Ford fiesta” e vitit 1997

    Panorama

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Deputetja e Ramës që vjen në Parlament vetëm dy herë në vit

    Deputetja e Partisë Socialiste, Rudina Seseri, e njohur në opinionin publik si deputetja part-time e Kuvendit të Shqipërisë, pasi e frekuenton atë një herë në 6 muaj, për vitin 2010 ka shtuar në pasurinë e saj rreth 300 mijë dollarë amerikanë, si dhe një shumë prej 25 mijë eurosh. Ndërkohë që bashkëshorti i saj, llogarit në deklaratën e tij të pasurisë plot 400 mijë dollarë amerikanë duke e çuar në total pasurinë e të dyve në plot 700 mijë dollarë. Kështu, pasuria e deputetes së majtë është edhe më e lartë po të llogaritet edhe deklarimi i pasurisë së bashkëshortit të saj, Adrian Ketri. Në deklaratën e tij dorëzuar pranë ILDKP-së, Ketri deklaron përfitime për vitin 2010, një shumë prej 114.938 dollarë amerikanë referencë të investimeve të menaxhuara nga "Fidelity Investments", si dhe një pagë vjetore prej 289.825 dollarë amerikanë. Ndërsa në llogarinë bankare bashkëshorti i deputetes Seseri deklaron shumën prej 21 263 dollarë amerikanë në "Bank of America". Edhe pse ky vit ka qenë një vit krize ekonomike botërore, pasuria e deputetes së PS-së vazhdon të rritet. Që në zgjedhjen e parë të saj si deputete e kësaj partie në vitin 2009, Seseri ka zotëruar një pasuri të majme, shifrat e të cilës shtohen nga viti në vit me qindra mijëra dollarë. Edhe pse rroga si deputete e Kuvendit të Shqipërisë nuk justifikon rritjen e pasurisë së saj me qindra mijëra dollarë amerikanë, në deklarimin e saj të pasurisë për këtë vit, deputetja e PS-së ka deklaruar 80.136 $ si vlerë aksionesh dhe 77.000 $ nga investime të menaxhuara. Gjithashtu, Seseri deklaron në deklaratën e saj vjetore të pasurisë edhe një vlerë prej 122 000 dollarë amerikanë në llogarinë e saj bankare. Ndërkohë që të ardhurat e saj nga paga si deputete kapin vlerën prej 1.528.125 lekësh. Seseri njihet nga opinioni publik edhe për gjestin e saj të shëmtuar në seancën e fundit plenare të sesionit IV, ku për të shpëtuar pagën e saj dhe mandatin e deputetit, pas 6 muajsh mungesë u paraqit për 5 minuta. Pavarësisht qëndrimit politik për të bojkotuar sallën e Kuvendit, Seseri e theu atë për të mbrojtur interesat personale dhe vetjake. Një gjest të tillë deputetja Seseri nuk e ka bërë asnjëherë kur Parlamenti shqiptar votonte ligje në interes të lëvizjes së lirë të shqiptarëve, ngritjes së rrogave dhe pensioneve për familjet shqiptare apo për ligje të rëndësishme që lehtësojnë barrën fisklale për biznesin. Mosmarrja e rrogës për shkak të mungesës në sallën e legjislativit që prej muajit janar të këtij viti, si dhe frika nga djegia e mandatit të deputetit, e detyruan deputeten e Partisë Socialiste, Rudina Seseri të thyejë urdhrin e kreut të kësaj partie, Edi Rama mbi bojkotin e Parlamentit. Sesesi u ul në vendin e saj, në krah të karrigeve bosh të kolegëve të opozitës, pak minuta përpara fillimit të votimit për 2 ministrat e rinj, si dhe paketën fiskale të propozuar nga Ministria e Financave. Në momentin kur nga drejtuesja e seancës është kërkuar verifikimi i numrit të të pranishmëve në sallë, Seseri ka shtypur butonin dhe nga ai moment është larguar.

    Shtypi

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mjafton ta shohesh duke llomotitur pak ne ekran kte seserin dhe njeriu ndjen neveri..

    nje femer hipokrite e ndyre e e paftyre..

    pacin faqen e zeze krutanet e durrsaket qe i dhan voten kesaj bushtre..

    e pra.. hajvani berish me tarallaken joz.. duan tja heqin kafshaten e gojes mijra e mijra femijve e grave e burrave shqiptare.. e ti bejne beton e xajs.. per nje parlllollo te ri superluksoz.. qe te ule mullaqet nje her ne vit 5 minuta rudina sesere.. kjo zhabe polpotiste.. me ca taulanter te felliqur e ca eriona megafona..hajduter pa tallona..

    thirri radakes o PD..


    ..

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nuk di se si i bëjnë ligjet!!!
    Kësaj i thonë të tallesh me ata që të kanë votuar dhe shumë të tjera mund të thuash.
    Një puntor punon sa i ..... nëna gjithë ditën dhe mezi merr pesë lekë,kjo dhe disa opozitarë,miliona duke tallur ...ën!!!
    Hajde ç'bëhet!

  6. #76
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    Deputetja e Partisë Socialiste, Rudina Seseri, e njohur në opinionin publik si deputetja part-time e Kuvendit të Shqipërisë, pasi e frekuenton atë një herë në 6 muaj, për vitin 2010 ka shtuar në pasurinë e saj rreth 300 mijë dollarë amerikanë, si dhe një shumë prej 25 mijë eurosh. Ndërkohë që bashkëshorti i saj, llogarit në deklaratën e tij të pasurisë plot 400 mijë dollarë amerikanë duke e çuar në total pasurinë e të dyve në plot 700 mijë dollarë. Kështu, pasuria e deputetes së majtë është edhe më e lartë po të llogaritet edhe deklarimi i pasurisë së bashkëshortit të saj, Adrian Ketri. Në deklaratën e tij dorëzuar pranë ILDKP-së, Ketri deklaron përfitime për vitin 2010, një shumë prej 114.938 dollarë amerikanë referencë të investimeve të menaxhuara nga "Fidelity Investments", si dhe një pagë vjetore prej 289.825 dollarë amerikanë. Ndërsa në llogarinë bankare bashkëshorti i deputetes Seseri deklaron shumën prej 21 263 dollarë amerikanë në "Bank of America". Edhe pse ky vit ka qenë një vit krize ekonomike botërore, pasuria e deputetes së PS-së vazhdon të rritet. Që në zgjedhjen e parë të saj si deputete e kësaj partie në vitin 2009, Seseri ka zotëruar një pasuri të majme, shifrat e të cilës shtohen nga viti në vit me qindra mijëra dollarë. Edhe pse rroga si deputete e Kuvendit të Shqipërisë nuk justifikon rritjen e pasurisë së saj me qindra mijëra dollarë amerikanë, në deklarimin e saj të pasurisë për këtë vit, deputetja e PS-së ka deklaruar 80.136 $ si vlerë aksionesh dhe 77.000 $ nga investime të menaxhuara. Gjithashtu, Seseri deklaron në deklaratën e saj vjetore të pasurisë edhe një vlerë prej 122 000 dollarë amerikanë në llogarinë e saj bankare. Ndërkohë që të ardhurat e saj nga paga si deputete kapin vlerën prej 1.528.125 lekësh. Seseri njihet nga opinioni publik edhe për gjestin e saj të shëmtuar në seancën e fundit plenare të sesionit IV, ku për të shpëtuar pagën e saj dhe mandatin e deputetit, pas 6 muajsh mungesë u paraqit për 5 minuta. Pavarësisht qëndrimit politik për të bojkotuar sallën e Kuvendit, Seseri e theu atë për të mbrojtur interesat personale dhe vetjake. Një gjest të tillë deputetja Seseri nuk e ka bërë asnjëherë kur Parlamenti shqiptar votonte ligje në interes të lëvizjes së lirë të shqiptarëve, ngritjes së rrogave dhe pensioneve për familjet shqiptare apo për ligje të rëndësishme që lehtësojnë barrën fisklale për biznesin. Mosmarrja e rrogës për shkak të mungesës në sallën e legjislativit që prej muajit janar të këtij viti, si dhe frika nga djegia e mandatit të deputetit, e detyruan deputeten e Partisë Socialiste, Rudina Seseri të thyejë urdhrin e kreut të kësaj partie, Edi Rama mbi bojkotin e Parlamentit. Sesesi u ul në vendin e saj, në krah të karrigeve bosh të kolegëve të opozitës, pak minuta përpara fillimit të votimit për 2 ministrat e rinj, si dhe paketën fiskale të propozuar nga Ministria e Financave. Në momentin kur nga drejtuesja e seancës është kërkuar verifikimi i numrit të të pranishmëve në sallë, Seseri ka shtypur butonin dhe nga ai moment është larguar.

    Shtypi
    Nqs e marrim si te sakte informacionin e dhene me siper, me terhoqen vemendjen ato qe i kam bere me te zeze.
    Duke patur parasysh qe quhet e ardhur vjetore vetem perfitimi ose fitimi qe ke patur nga investimet e bera, burri i kesaj deputetes, ka fituar ne nje vit rreth $115 mije dollare vetem interes nga investimet e kryera. Nqs e llogaritim perqindjen e interesit me 4-5% , i bie qe vlera e investimit te jete rreth 2-2.3 milion dollare.
    Ndersa vete deputetja Seseri e ka deklaruar $77 mije fitimin qe do ishte vetem interesi i nje investimi prej 1.5 milion dollaresh.

    Ketu nuk po fut ate qe thote se burri vet ka patur nje page vjetore prej 290 mije dollaresh ne vit. Te kishte ndonje biznes edhe mund te hahej, por te jesh i punesuar e te marresh aq? Si jashte normales eshte.

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Kjo tregon se mjafton te jetosh ne hamerike dhe te bojne ene deputet, te ngopin ene me leke, nje idiote qe nuk di as me hap gojen e jo me te punoje.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Atehere kjo tregon se pozita dhe opozita jane i njejti klan politikanesh te ndare formalisht ne dy kampe te kunderta.Pandehmat na i forcon edhe fakti se prej shume kohesh asnje politikan apo pushtetar nuk eshte gjykuar dhe denuar per shperdorim detyre.
    Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.

    N.Frashëri

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Kjo tregon se mjafton te jetosh ne hamerike dhe te bojne ene deputet, te ngopin ene me leke, nje idiote qe nuk di as me hap gojen e jo me te punoje.
    Nah...pse dhjasesh? lol

    Ka plot shqipo ne Ameriqi etj por ja qe jo te gjithe behen deputete etj etj. Nuk eshte kaq e thjeshte, i nderuar...duhet te jete pak me kompleks puna se thjesht te qenurit ne Ameriqi...

  10. #80
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Kjo Seseri eshte parodi me vete.Nuk e di por te kesh ne Parlament njerez si puna e kesaj,te forte jane ata njerez si durojne.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •