Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 99
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    me leje t zotnis tuj,a mundemi te themi dhe ne te populit ndonje mendim?
    t merresh me individe t vecante aq me teper ne shesh te ndoj bisede qofter kjo dhe superfilozofike,per mendimin tim te pervuajtur s ja vlen per dy arsye:
    - se jane me dhjetra a qindra qe mund te mos jene ne '' rregull'' pra shume e s ke c u ben aq me teper kur vesi apo korrupsjoni merret si merite e lavdi e ky sistem individesh kane mbeshtetje e klan apo taraf qe i mban e i mbron...ky eshte sistemi qofter kom. qofte ke daja dhe demok.....ky miell kte buke ben ( kto njerez te ktij lloji jane),
    -pse sikur ndonje zoterie qe predikon ne forum a gjetke t i ofrohesh
    ndonje pune e majme apo ''sinekure '' si i thone ne bozhuazi ,do e rreuzonte me indinjate shum tew madhe????/
    pa po eshte dhe nje arsye e parendesishme po qe mbase ka ter beje .....pse kotna si koti jane hedhur ne politike ata qe jane perfshire?per syckat e bukura te te tjerve....? jo ore jo ,do thoshte F Noli po t a kishi pietur...
    po cila eshte zgjidhja e si i behet hallit?????
    Ndryshuar për herë të fundit nga i humburi : 08-02-2008 më 19:58

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    tema me vlere per tu menduar mbi zhvillimin e shoqerise dem.ne kte rast

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Me falni, di gje njeri se ku mund te bej nje aplikim per te kjo Banka e Thesarit une???
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  4. #34
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Nuk kane rendesi arsyet po rezultati

    Por ndodh edhe që gabohet ndonjëherë me dokumenta, dhe ligji të kujtohet ca vjet më vonë.

    datë 09/02/2008

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565




    Regjistri i kredive, skandali i radhës i guvernatorit Fullani

    Nga Kastriot Myftaraj - Saturday, 09 February 2008 - gazeta Sot

    Para pak kohësh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani shpalli me bujë të madhe, në prani të përfaqësuesve të FMN dhe Bankës Botërore, bërjen prej Bankës së Shqipërisë të Regjistrit kombëtar të kredive, gjë që e quajti si një arritje të madhe të vetën. Për këtë gjë mori edhe komplimentet e ministrit të financave Bode dhe të kryeministrit Berisha. Por e vërteta është se Fullani është përgjegjës i drejtpërdrejtë që ky regjistër nuk është bërë vite më parë, si dhe për atë që kur ky regjistër u bë, ai u bë në një mënyrë të dyshimtë.Lexuesit duhet ta dijnë se Regjistri kombëtar i kredisë është një dokument themelor për funksionimin e sistemit bankar të një vendi. Në Regjistrin kombëtar të kredive paraqiten të gjithë kredimarrësit në banka të ndryshme, jepen të dhëna për pozitën e tyre si kredimarrës, në ç’ pikë janë me shlyerjen e kredisë, etj. Kështu, bankat, nëpërmjet regjistrit mund të informohen për gjendjen financiare të klientëve të tyre. Institucionet ndërkombëtare financiare që asistojnë Shqipërinë, e kanë kërkuar madje financuar prej kohësh, bërjen e regjistrit kombëtar të kredive. Para se Fullani të bëhej guvernator i Bankës së Shqipërisë (2004) dhe kur ishte kryetar i Shoqatës së Bankierëve, dhe drejtor i përgjithshëm i Bankës Italo-shqiptare, ai i qëndronte pikëpamjes që Regjistrin kombëtar të kredive duhet ta bënte Shoqata e Bankierëve të Shqipërisë, një OJF, dhe jo Banka e Shqipërisë. Fullani e mbronte këtë pikëpamje me atë se kështu do të minimizohej influenca e shtetit dhe e politikës në realizimin e këtij projekti delikat. Por kuptohet se me këtë Fullani donte që ta kishte nën kontroll këtë projekt, pasi ai ishte kryetar i Shoqatës së Bankierëve të Shqipërisë. Atëherë GTZ vuri në dispozicion një grant prej 300 mijë dollarësh për të bërë Regjistrin kombëtar të kredive, dhe si partner për ta bërë këtë zgjodhi shoqatën e Bankierëve të Shqipërisë të drejtuar nga Fullani. Atëherë Fullani e sabotoi projektin për realizimin e Regjistrit kombëtar të kredive dhe ky fond u dogj. Arsyeja se përse Fullani e bëri këtë ishte se Fullani nuk donte që të dëmtoheshin miqtë e tij që kishin marrë kredi dhe kishin shkelur detyrimet, si tek Banka Italo-Shqiptare, ashtu dhe në banka të tjera. Kur Fullani erdhi në krye të Bankës së Shqipërisë, në 2004, çështja e bërjes së Regjistrit kombëtar të kredive ishte bërë emergjente. Me t’ u ulur në kolltukun e guvernatorit Fullani ndryshoi pikëpamjen dhe tha se një projekt kaq delikat dhe i rëndësishëm si Regjistri kombëtar i kredive duhej të realizohej nga Banka e Shqipërisë, se ajo i kishte të gjitha kapacitetet për ta bërë atë. Me këtë Fullani e pohoi praktikisht se ai ishte një njeri joserioz, që ishte tallur me një projekt kaq të rëndësishëm dhe e kishte sabotuar atë qëllimisht. Në një vend serioz vetëm kjo deklaratë e Fullanit do të mjaftonte që ai të shkarkohej nga posti që mbante, por në Shqipëri, ku këtë gjë e ka në dorë parlamenti, nuk ndodhi kështu. Për një projekt kaq të rëndësishëm, siç është Regjistri kombëtar i kredive, ishte dashur të bëhej tender i hapur ndërkombëtar dhe të merrej një kompani e specializuar dhe prestigjioze perëndimore, se për këtë projekt ia vlen që të mos kursehen paratë, aq më tepër që Fullani, në vitet 2006-2008 (duke llogaritur dhe buxhetin e Bankës së Shqipërisë së vitit 2008), ka shpenzuar dhe po shpenzon shuma tepër të mëdha për kompensim ushqimor të punonjësve, shpenzime sportive, ekskursione, festa., siç e kam treguar në shkrimin e kaluar për Bankën e Shqipërisë. Pasi e vonoi tre vjet zbatimin e projektit për Regjistrin kombëtar të kredive, Fullani, më në fund, në korrik 2007 ia dha zbatimin e këtij projekti, me prokurim të drejtpërdrejtë, kompanisë nga Kosova “PRONET”. Fullani e justifikoi këtë veprim të vetin me arsyetimin se kjo kompani ofronte një çmim mjaft të arsyeshëm për këtë shërbim (250 mijë dollarë), çka e lehtësonte shumë barrën e këtij projekti për buxhetin e Bankës së Shqipërisë, dhe se kjo kompani kishte realizuar një projekt të ngjashëm në Kosovë. Kur Fullani shqetësohet bër buxhetin e Bankës së Shqipërisë, ka një hile të madhe nga pas. Në vitet 2006-2008 Fullani ka shpenzuar dhe ka ndarë për të shpenzuar në buxhetin e Bankës së Shqipërisë, 105 milion lekë të reja vetëm për kompensim ushqimi të punonjësve të Bankës së Shqipërisë gjatë orarit të punës, shpenzime sportive dhe ekskursione, pra mbi katër herë se shuma që u dha për projektin e Regjistrit kombëtar të kredive. Atëherë pse u tregua Fullani “dorështrënguar” me paratë e Bankës së Shqipërisë, në rastin e këtij projekti. Fullani e bëri këtë gjë se nuk donte të bënte një Regjistër kombëtar të kredive sipas parametrave të vendeve perëndimore. Nëse do të shikoni faqen on-line të kompanisë “Pronet” (http://www.pronet-ks.com/info.shtml) do të vini re se ajo bën këtë vetëprezantim: “PRONET është kompani kosovare me seli në Prishtinë e themeluar në fillim të vitit 1997. Ofrojmë zgjidhje të kualitetit të lartë në lëminë e teknologjisë informative dhe të telekomunikimeve, paisje të prodhuesve më të njohur botëror, zgjidhje origjinale hardverike dhe softverike, konsallting informatik, përkrahje dhe mirëmbajtje të sistemeve”. Të gjithë e dijnë se si ishte situate në Kosovë në 1997, në prag të luftës, kur u krijua kjo kompani, dhe se si kanë qenë vitet në vazhdim derisa filluan të ecin disi gjërat. Është ironi e madhe që në Kosovë të shkojnë nga Republika e Shqipërisë qindra njerëz të punësuar nga UNMIK, në sektorë të ndryshëm publikë, duke përfshirë dhe ngritjen e sistemit financiar, ndërsa nga Kosova vjen një kompani diletante, për të bërë një gjë kaq delikate dhe të rëndësishme, si Regjistri kombëtar i kredive! E të mendosh se këtë projekt e bën një kompani që në tekstin e vetëprezantimit të saj on-line ka frazën “konsallting informatik”! Ose ta shkruanin shqip “konsultim informatik”, ose nëse donin ta shkruanin patjetër anglisht, le ta vinin siç shkruhet dhe jo siç lexohet, se kjo ëhstë një marrëzi e habitshme! Me kompaninë amatore “PRONET” as që mund të besohet se Fullani ka bërë Regjistrin kombëtar të kredive, sipas parametrave ndërkombëtare. Kjo kompani nuk ka as kredencialet më minimale për ta bërë një punë të tillë dhe fakti që ajo ka bërë regjistrin e kredive në Kosovë, nuk mund të jetë tjetër veç provë e papërgjegjshmërisë së burokracisë ndërkombëtare në Kosovë, në bërjen e punëve, derisa një gjë kaq delikate për ekonominë kosovare, siç është regjistri i kredive, i jepet një kompanie vendore që e bënte për herë të parë këtë gjë. Me sa duket këtu kanë influencuar lobet e dyshimta që në bashkëpunim me burokratë ndërkombëtarë, duan të fshehin punët e tyre të pista në ekonominë kosovare. Dhe pastaj kjo kompani e përdor si kredencial, bërjen e regjistrit të kredive në Kosovë, për të marrë të njëjtin projekt në Republikën e Shqipërisë! Si është e mundur që Fullani, i cili për restaurimin e ndërtesës ku është selia qendrore e Bankës së Shqipërisë në Tiranë, ka njoftuar një tender të hapur ndërkombëtar, për regjistrin kombëtar të kredive procedon me prokurim të drejtpërdrejtë në favor të një kompanie diletante nga Kosova! Është një papërgjegjshmëri e madhe nga ana e qeverisë që kryeministri Berisha dhe ministri i financave Bode e lavdëruan Fullanin për realizimin e regjistrit kombëtar të kredive, kur në fakt ajo gjë që është bërë nuk vlen dhe duhet bërë nga e para prej një kompanie serioze të huaj. Kush duhet të përgjigjet për këtë gjë? Sigurisht që Fullani dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës që morën vendimin që këtë projekt ta bënte kompania “PRONET”. Për këtë gjë ata duhet të mbajnë deri përgjegjësi penale. Fullani në raportin që do të mbajë së shpejti në Kuvend do ta quajë një arritje të madhe bërjen e Regjistrit kombëtar të kredive, dhe shumica e deputetëve, dhe jo më e teleshikuesve që do ta ndjekin nga ekranet, nuk do ta kuptojnë se ku qëndron problemi me këtë të ashtuquajtur arritje të madhe. Opozita i kalon pa kritika raportet e Fullanit dhe kështu do të bëjë dhe këtë herë. Opozita nuk tha asgjë për skandalin e bërjes së regjistrit kombëtar të kredive nga kompania diletante “PRONET”, edhe pse ekonomistët dhe financierët e kuptojnë shumë mirë rëndësinë që ka për sistemin bankar dhe ekonominë në përgjithësi regjistri kombëtar i kredive. Por Fullani ka dhe një skandal tjetër me kreditë, që do të zbulohej nëse deputetët i kërkojnë atij të hartojë dhe të paraqesë regjistrin e kredive të dhëna për personelin e Bankës së Shqipërisë. Atëherë do të dalin abuzime gjigande dhe do të shihet se Fullani shpërndan “dhurata” në formë kredish me 0.5% interes në vit, dhe me afat shlyerjeje 30 vjet, për personelin e Bankës së Shqipërisë, që nga zëvendësguvernatori dhe deri tek rojet e shoferët, për t’ i pasur ata kukulla të bindura të tij. Deri edhe ditën e fundit të vitit të kaluar, në prag të vitit të ri, Fullani ka shpërndarë kredi nga 10-12 milion lekë të reja për njerëzit e klanit të tij. Në këtë regjistër, nëse do të paraqitej, do të shihej se ka njerëz që kanë marrë disa herë kredi të mëdha, të privilegjuara, me justifikimin se janë të pastrehë, kur kanë disa shtëpi. Kredi të privilegjuara me 10-12 milion lekë të reja kanë marrë vetë Fullani (12 milion lekë të reja), zëvendësguvernatori Fatos Ibrahimi, krahu i tij i djathtë, Dashamir Halili, i cili një herë ka qenë i paditur në gjykatë nga Banka e Shqipërisë, për mosshlyerje kredie, dhe që Fullani e riktheu në Bankë kur u bë guvernator, drejtoresha e marrëdhënieve publike, Ina Kraja, drejtori i thesarit, Valer Miho, këshilltari i tij, drejtori i departamentit të administrimit, Agron Skënderaga, Hekuran Palumi, sa për të përmendur vetëm disa, dhe deri tek rojet e shoferët që kanë marrë nga 8 milion lekë të reja. Nëse do të bëhej një investigim në kreditë e privilegjuara që ka dhënë Fullani për personelin e Bankës së Shqipërisë, dhe do të shikohet justifikimi me të cilin janë marrë kreditë, dhe pronat që kanë punonjësit e Bankës, ose familjarët e tyre, do të shikohet se është bërë një abuzim i tmerrshëm me paratë e Bankës në dobi të njerëzve të pasur, aq më tepër kur këta marrin rroga dhe shpërblime të mëdha. Edhe pse për vitin 2007 u dhanë kredi të privilegjuara për personelin e Bankës së Shqipërisë, në masën 1 miliard lekë të reja, në vitin 2008 janë ndarë në buxhet për këtë qëllim 1. 4 miliard lekë të reja, pra 40% më shumë! Kujt do t’ ia japin këto para meqë nuk ka mbetur njeri pa marrë kredi, dhe një grup ka marrë dhe nga disa kredi? Me siguri që do të bëjnë bis me nga një thes me para edhe në 2008, dhe përsëri në 2009.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BARAT : 12-02-2008 më 07:23

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Politikanët dhe administrata shqiptare deklarojnë pasurinë, Edi Rama i varfër

    Pasuria 2008; Xhepat e politikanëve dhe familjarëve

    ERALD KAPRI



    Viti 2008 ka qenë i mbarë ekonomikisht për politikën, të paktën për pjesën më të madhe të tyre. Referuar deklaratave zyrtare të deklarimit të pasurive në ILDKP, krerët e shtetit, deputetët dhe zyrtarë të lartë kanë deklaruar shtimin apo pakësimin e pasurisë gjatë 2008-s. Risia e këtij viti është deklarimi i pasurisë edhe të familjarëve të politikanëve. 2008-a ka qenë i mbarë për Presidentin Topi, i cili ka përfituar nga një testament prej babait. Ish-kryeministri Nano fiton 134 mijë euro në një gjyq, blen apartament në Kavajë, ndërsa e shoqja në Shkodër, si dhe pasuria e plotë e djalit të tij, Sokolit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, merr honorarë për punë jashtë orarit, ndërsa i biri s’ka asnjë pasuri. Shtimi i pasurisë së kryeprokurores Ina Rama, si dhe i gjithë kabinetit qeveritar. Fitimet e deputetëve të Kuvendit si dhe të eksponentëve të opozitës. Vihet re edhe rritje e shpenzimeve për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit.



    Rritja e lartë ekonomike e vitit 2008 është ndier edhe nga politikanët. Në respekt të detyrimit të tyre ligjor, duke filluar që nga krerët e shtetit e deri tek zyrtarët e mesëm, janë bërë deklarimet e shtimit apo pakësimit të pasurisë gjatë vitit 2008. Referuar deklaratave zyrtare të bëra në Inspektoratin e Lartë, vërehet një shtim pasurie. Kësaj here nuk kanë bërë diferencë as familjarët e tyre që kanë qenë të detyruar të deklarojnë pasuritë.

    Viti 2008 pothuaj nuk ka gjetur asnjë ndryshim në familjen e Kryeministrit Sali Berisha. I gjithë viti 2008 ka shtuar në llogarinë bankare të Kryeministrit Berisha afërsisht jo më shumë se 1.5 milion lekë të vjetra. Ndërsa ndryshe është për kreun e shtetit Bamir Topi. Presidenti ka përfituar nga testamenti i të atit, duke i lënë atij pasuri të patundshme. Topi vijoi të paguajë një kredi për banesë nga Enti i Banesave, por nga ana tjetër, babai i ka lënë në trashëgimi një banesë më sipërfaqe 101 metra katrorë, 35 mijë euro, 2 milionë lekë të reja si dhe afërsisht 6500 metra katrorë tokë arë në rrethinat e Tiranës. Kryetarja e Kuvendit ka kursyer pagën e saj vjetore së bashku me dietat e deputetit për të blerë një apartament në Shëngjin. Kryeprokurorja Ina Rama fiton vetëm pagën e saj, ndërsa vijon ende të paguajë një kredi për banesë, ndërsa ka marrë me qera një banesë tjetër.

    Ish-kryeministri Nano

    Fatos Nano ka pasur një vit të mbarë financiar. Ai ka arritur të fitojë një gjyq ndaj gazetës italiane “L’Unita” në masën e 134 mijë eurove. Duket se ish-kryeministri ka shpenzuar një pjesë të këtyre parave për të blerë një apartament në Kavajë, por edhe të dy të tjerëve në Durrës në masën e mbi 170 mijë eurove. Nano përfiton të ardhura nga interesat bankare, ndërsa llogaritë e tij duket se janë shtuar. Bashkëshortja, Xhoana, ka blerë një apartament në Shkodër, 303 metra katrorë për 266 mijë euro. Për herë të parë, bën publike pasurinë edhe i biri i tij, Sokoli. Ai zotëron aksione në disa kompani të ndryshme, ka një apartament të mirë në Tiranë, ndërsa paguhet si konsulent në disa vende të ndryshme.

    Edi Rama

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaron të ardhura minimale gjatë vitit 2008. Ai deklaron pagën, por e veçanta e deklarimit të tij është se ka përfituar edhe honorarë dhe çmime në punën në bashki. Rama mund të jetë akuzuar për mungesat e tij të gjata në krye të detyrës, por shpërblimet flasin ndryshe. Janë rreth 3 mijë euro që ai ka përfituar si honorarë, ndërsa ka marrë shpërblime edhe për praninë e përhershme në mbledhjet e KRRT-së së Tiranës. Edhe kësaj radhe, Rama nuk ka deklaruar asgjë rreth një shtëpie në Dardhë të Korçës, për të cilën mediat kanë shkruar se i përket Ramës. Në këtë deklarim pasurie, i biri i tij, Gregori, deklaron se nuk gëzon asnjë pasuri.

    Kabineti qeverisës

    Ministrat e qeverisë duket se kanë ruajtur të njëjtën gjendje. Vërehen lëvizje të pakta në pasuritë e tyre. Gjithsesi, një pjesë e ministrave gëzojnë llogari bankare apo kredi afatgjatë për banesa, qoftë edhe për familjarët e tyre. Vërehet deklarimi i fëmijëve të ministrit të Mjedisit, Lufter Xhuveli. Ministrat e tjerë, në pjesën më të madhe deklarojnë vetëm pagat, si mundësia e vetme e tyre e fitimit për vitin që lamë pas.

    Deputetët

    Parlamentarët kanë dalë mirë. Deputetët e opozitës kanë deklaruar pasuritë e tyre, si dhe të familjarëve. Arben Malaj dallohet për llogaritë bankare të shumta, ndonëse në shuma minimale. Nga ana tjetër, deputeti Taulant Balla ka marrë një dhuratë prej 75 mijë eurosh, për martesën e tij gjatë vitit që kaloi. Një apartament është dhuruar nga familja e bashkëshortes së tij, por që Balla deklaron se gëzon gjysmën. Gramoz Ruçi ka fituar vetëm pagën, ndërsa Blendi Klosi tregon pagën e bashkëshortes, por jo të vetën. Deputeti Blushi ka fituar 2 milionë lekë të reja nga shitja e librit të tij. Eduart Shalsi tregon vetëm pagën si dhe një kredi që ka marrë për apartament. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka marrë një kredi me mbi 800 dollarë në muaj për blerjen e një apartamenti në qytetin e Durrësit. Bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, do të përfitojë 35 për qind të një godine shumëkatëshe që po ndërtohet në tokën e saj. Kastriot Islami ka fituar mirë nga shërbimi i tij në Këshillin e Evropës, por vërehet se ai shpenzon për studimet e fëmijëve të tij.





    Ndryshimi i pasurisë së politikanëve gjatë vitit 2008



    Sali Berisha, Kryeministër



    Llogari bankare, plus 150 mijë lekë

    Paga 2 149 592 lekë

    Shpërblime 9 mijë lekë

    Bashkëshortja 576 947 lekë



    Bamir Topi, President



    Përfitime nga testamenti i të atit, Myrteza Topi

    Banesë me sip. 101 m2 në Tiranë

    Mobilim për banesën në 1 milion lekë

    35 mijë euro, nga testamenti

    2 milionë lekë, nga testamenti

    Tokë arë 1079 m2 në Shkozë

    Tokë arë 5400 m2 në Linzë

    Të tjera

    Pakësim llogarie bankare në masën 2.5 milionë lekë

    Shtim llogarie bankare në masën 750 mijë lekë

    Kredi për shtëpi nga Enti i Banesave, pa shlyer ende 1 milion lekë

    Detyrime për studimet e vajzës, 4 mijë euro

    Shlyerje detyrimi për autoveturën, 4 mijë euro

    Paga 2 483 020 lekë

    Bashkëshortja 1 011 915 lekë

    Vajza 45 mijë lekë



    Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit



    Pakësuar 1 milion lekë për studimet e vajzës (nga paga)

    Pakësuar 2.3 milionë lekë për blerje apartamenti në Shëngjin

    Tërhequr 1 milion nga banka

    Blerje apartamenti në Shëngjin, 3.3 milionë lekë

    Të ardhurat nga qeratë e bashkëshortit, 12 mijë euro

    Të ardhurat nga puna e bashkëshortit, 1 milionë lekë

    Paga 2 201 149 lekë

    Dieta (faktike e deputetit) 1 117 629 lekë



    Fatos Nano, deputet



    Llogari bankare 180 mijë lekë

    Llogari bankare pakësuar me 60 mijë euro

    Kontratë për blerjen e 2 apartamenteve në Durrës, 176 720 mijë euro

    Llogari bankare 24 884 euro

    Paga 1.5 milionë lekë

    Pagë si ish-kryeministër 805 mijë lekë

    Dëmshpërblim gjyqi nga “L’Unita” 134 mijë euro

    Interesa nga depozita 1 521 euro

    Interesa nga depozita 2 745 euro

    Bashkëshortja

    Llogari bankare 3 351 euro

    Blerje apartamenti 303 m2, Shkodër 266 050 euro

    Interesa bankare 10 040 euro

    I biri, Sokol Nano (deklarim për herë të parë)

    Apartament 134 m2 Tiranë

    Konsulenca të ndryshme, kontratë sipërmarrje,

    të ardhura nga emigracioni, paga tek Vodafone 120 mijë euro

    Apartament 70 m2, Kavajë 2 milionë lekë

    Ortak i vetëm i Lolly pop 100 lekë

    Aksioner në 20 % te Llotomania 400 mijë lekë

    Aksioner në Segio sh.p.k



    Edi Rama, kryetar bashkie, Tiranë



    Llogari bankare 41 mijë lekë

    Çmime dhe honorare 2 937 euro

    Paga dhe shpërblime 1.85 milionë lekë

    Detyrim për shlyerje kredie 1.2 milionë lekë

    I biri, Gregor Rama

    Asnjë pasuri apo të ardhura



    Ina Rama, kryeprokurore



    Kursime (familjare) 2.1 milionë lekë

    Paga 2.26 milionë lekë

    Paga SHM 105 mijë lekë

    Bashkëshorti 1.26 milionë lekë

    Vazhdon shlyerja e kredisë për shtëpi, marrë në 2003, mbeten edhe 18 853 USD për të paguar deri më 2018

    Apartament me qera 60 mijë lekë





    Valentina Leskaj, kryetare e grupit parlamentar të PS-së



    Shtesë në llogari bankare 200 mijë lekë

    Pakësime në llogari tjetër, 39 mijë lekë

    Shtesë në llogari tjetër, 168 euro

    Paga 1 793 205 lekë

    Pensioni i bashkëshortit 182 400 lekë

    Nga qera ambienti 11 880 euro

    Bashkëshorti

    Apartament 36 600 USD

    Ndërtesë dykatëshe 46 000 USD

    Truall 1.5 milionë lekë

    Autoveturë pa shifër



    Enkelejd Alibeaj, ministër i Drejtësisë



    Llogari ekzistuese 1.1 milionë lekë

    Llogari ekzistuese 1.2 milionë lekë

    Shitje autoveture 250 mijë lekë

    Paga 1 546 911 lekë

    Anëtari i KRRTRSH-së 54 mijë lekë

    Anëtarë KP-së 7 300 lekë

    Anëtar i KLD-së 45 mijë lekë

    Bashkëshortja 1 545 078 lekë



    Genc Ruli, ministër i Ekonomisë



    Interesa në depozitë 3 075 USD

    Interesa në depozitë 6 085 USD

    Interesa në depozitë 200 euro

    Interesa në Bono Thesari 369 mijë lekë

    Interesa në Bono Thesari 581 mijë lekë

    Interesa në depozitë 801 euro

    Interesa në depozitë 1 232 euro

    Pakësim parash për banesë 40 mijë USD

    Paga 1 641 581 lekë

    Anëtar AZHZM 22 mijë lekë

    Anëtar FSHZH 32 mijë lekë

    Shpërblime 99 mijë lekë

    Bashkëshortja 1 518 000 lekë

    Shpërblim bashkëshortja 60 mijë lekë

    Mbyllje kredie 20 mijë euro për makinë

    Kredi e marrë për shtëpi, vlera 150 mijë euro,

    kësti 1 064 euro, mbetur edhe 187 euro për t’u paguar



    Lulzim Basha, ministër i Jashtëm



    Paga 1 590 924 lekë

    Shpërblim 21 mijë lekë

    Bashkëshortja 29 mijë euro





    Sokol Olldashi, ministër i Transporteve



    Paga 1 516 608 lekë

    Bashkëshortja 2.7 milionë lekë

    Vazhdon pagesa për kredi banese





    Fatmir Mediu, deputet



    Tërhequr ne bankë 10 mijë euro

    Gjendje llogarie 461 mijë lekë

    Gjendje llogarie 204 mijë lekë

    Paga 1.52 milionë lekë

    Bashkëshortja 1.4 milionë lekë

    Të ardhura nga qera banese 900 euro në muaj

    Pagesë kredie, e maturuar 20 vite nga 10 vite që ishte. Paguar 27 324 euro dhe mbeten 272 675 euro për të paguar

    Pagesë kredie 300 mijë lekë, mbeten edhe 4.1 milionë lekë



    Lufter Xhuveli, ministër i Mjedisit



    Shtesë në depozitë 1.2 milionë lekë

    Pakësim depozite 785 mijë lekë

    Shtesë llogarie 169 mijë lekë

    Hapje llogarie 500 mijë lekë

    Interesa në depozitë 136 mijë lekë

    Apartament në Sarandë, 121 m2 blerë me kredi 6 milionë lekë

    Paga 1.67 milionë lekë

    Bashkëshortja 160 mijë lekë

    E bija, Aelita Mani (për herë të parë, që nga 2005)

    Paga në FFZH për 4 vjet 5.5 milionë lekë

    Anëtarë e KB 270 mijë lekë

    Anëtare e AMS 1 vit 660 mijë lekë

    Pagë, kontratë 360 mijë lekë

    Paga e Bashkëshortit 4 vjet 2.57 milionë lekë

    Pagë si administratore 250 mijë lekë

    Të ardhura qeraje banese 480 mijë lekë

    Të ardhura akt privat 2.65 milionë lekësh

    Të ardhura akt privat 9 milionë lekë

    Të ardhura akt privat 4.16 milionë lekë

    Shitje aktiviteti 100 mijë lekë

    Shitje makine 550 mijë lekë

    Banesë në Sarandë 6 milionë lekë

    Tokë bujqësore 2 mijë m2 2 milionë lekë

    Automjet 450 mijë lekë

    Makinë 1 milionë lekë

    Llogari bankare 2 541 euro

    Llogari bankare 68 mijë lekë

    Llogari bankare 1.5 milionë lekë

    Llogari bankare 4 033 euro

    Llogari bankare 506 euro

    Llogari bankare 540 mijë lekë

    Llogari bankare 2 738

    Llogari bankare 73 mijë lekë

    Llogari bankare 920 mijë lekë

    Llogari bankare 1 950 euro

    Llogari bankare 3 691 euro

    Llogari bankare 122 mijë lekë

    Rikonstruksion banese 4.6 milionë lekë

    Mobilim 1.2 milionë lekë

    Para kesh 900 mijë lekë

    I biri, Gjergji Xhuveli

    Blerje makine 10 mijë USD

    Paga 750 mijë lekë

    Bashkëshortja 2.5 milionë lekë

    Kthim huaje nga të tretët 1.4 milionë lekë

    Kredi e marrë 20 mijë euro

    E bija, Adriana Xhuveli

    Blerje makine 20 mijë euro

    Llogari bankare 95 mijë lekë

    Para kesh 600 mijë lekë

    Paga 1 milionë lekë

    Bord INSTAT 40 mijë lekë

    Shitje makine 600 milionë lekë

    Shërbime konsulence 2 milionë lekë



    Ilir Meta, deputet



    Llogari bankare 43 mijë lekë

    Llogari bankare 4 807 USD

    Paga+shpërblim 2.77 milionë lekë

    Bashkëshortja 1 milionë lekë

    Kredi për banesë, Durrës 22 mijë USD, kësti 820 USD

    Bashkëshortja

    Shtesë në llogari 40 mijë lekë

    Kontratë sipërmarrje mbi një truall, përfitim 35 % të sipërfaqes së objektit

    Detyrime në bankë 20 321 euro



    Adrian Turku, ministër i Kulturës dhe Turizmit



    Të ardhurat si kryetar i Këshillit në Elbasan







    Jemin Gjana, ministër i Bujqësisë



    Llogari bankare 7 500 USD

    Llogari bankare 582 mijë lekë

    Pakësim banese (pas ndarjes me djalin)

    Paga+shpërblime 1.95 milionë lekë

    Bashkëshortja 815 mijë lekë

    Vajza 157 mijë lekë

    Kredi 5.6 milionë lekë për t’u shlyer

    Pagesë për banesë për djalin 4 500 euro

    I biri, Dritan Gjana (për herë të parë deklarim)

    Apartament 129 m2 83 850 euro

    Automjet 14 mijë euro

    Paga 732 mijë lekë

    Kthim vlere 23 mijë euro

    Kredi 45 mijë euro për tu shlyer, kësti mujor 330

    I biri, Armand Gjana (për herë të parë deklarim)

    Apartament 135 m2 94 500 euro

    Paga 359 mijë lekë

    Kredi 150 mijë euro, mbetet 145 mijë euro për t’u shlyer me këste mujore 1 1170 euro



    Anastas Duro, ish-ministër i Punës

    Paga 473 mijë lekë

    Të ardhura nga qera 2 700 euro

    Bashkëshortja 200 mijë lekë

    Djali 210 mijë lekë



    Gazmend Oketa, ministër i Mbrojtjes



    Divident projekti 475 mijë lekë

    Paga 1.82 milionë lekë

    Bashkëshortja 340 mijë lekë

    Kredi 5 vjeçare 10 mijë euro



    Genc Pollo, zëvendëskryeministër



    Paga 1.66 milionë lekë

    Honorare për KALSH 136 mijë lekë

    Kredi 19 mijë euro, kësti 221 euro në muaj, mbeten edhe 13 800 euro për t’u shlyer

    Shitje apartamenti në Golem 38 mijë euro

    Parapagesë për blerje banesë 30 mijë euro

    Shtesa në llogari bankare, rreth 2 milionë lekë

    Bashkëshortja

    Paga 1.2 milionë lekë

    Mësimdhënie 93 mijë lekë

    Mësimdhënie 27 mijë lekë

    Mësimdhënie 700 euro

    Aktivitete civile 2 084 euro

    Konsulenca 614 euro

    Rimbursim pensioni nga USA 12 265 USD



    Majlinda Bregu, ministre e Integrimit



    Pakësim depozite 80 mijë euro

    Paga 1.75 milionë lekë

    Bashkëshorti 52 mijë lekë

    Llogari bankare 173 mijë lekë

    Llogari bankare 215 mijë lekë

    Llogari bankare 166 euro





    Ridvan Bode, ministër i Financave



    Llogari bankare 78 mijë lekë

    Llogari bankare 1.12 milionë lekë

    Pakësim llogarie 1 milionë lekë

    Pakësim llogarie 1.3 milionë lekë

    Pakësim llogarie 1 953 euro

    Depozitë bankare 4 milionë lekë

    Borxh i dhënë 2 milionë lekë

    Apartament Kavajë, i pahipotekuar 4.8 milionë lekë

    Paga 1.85 milionë lekë

    Pensioni i fëmijëve 1.18 milionë lekë

    Pensioni familjar 10 mijë lekë

    Kredi nga Enti i banesave nga viti 2000, për t’u shlyer edhe 1.9 milionë lekë

    Kredi 2007 28 888 ngelen për t’u shlyer



    Bujar Nishani, ministër i Brendshëm



    Depozitë 5 325 euro

    Paga 1.67 milionë lekë

    Bashkëshortja 350 mijë lekë

    Qera dyqani në Durrës 660 mijë lekë

    Kredi për banesë marrë në 2006, mbeten edhe 4.72 milionë lekë për t’u shlyer



    Kastriot Islami, deputet



    Pakësim depozite 1.2 milionë lekë

    Llogari bankare 298 mijë lekë

    Interesa 40 mijë lekë

    Shtim interesash 500 mijë lekë

    Shtim depozite 1877 euro

    Pakësim depozite 1 025 euro

    Paga 1.57 milionë lekë

    Depozitë familja 123 mijë lekë

    Bashkëshortja, fitim gjyqi 1.87 milionë lekë

    Bashkëshortja 314 mijë lekë

    Të ardhura, djali 4 660 euro

    Të ardhura nga misionet e KE-së 3 659 euro

    Pagesë kësti për banesë 2.5 milionë lekë



    Gramoz Ruçi, deputet



    Paga 1.5 milionë lekë





    Blendi Klosi, deputet



    Paga s’ka shënim

    Bashkëshortja 360 mijë lekë

    Kredi banimi marrë më 2004 mbaron më 2024 me këst mujor 25 mijë lekë, mbeten edhe 4.3 milionë lekë për t’u shlyer.

    Kredi për makinë 13 milionë lekë, mbeten edhe 886 mijë lekë për t’u shlyer





    Arben Malaj, deputet



    Paga 1.54 milionë lekë

    Mësimdhënie 325 mijë lekë

    Honorare 83 mijë lekë

    Depozitë 402 mijë lekë

    Depozitë 419 mijë lekë

    Bashkëshortja

    Paga 2.1 milionë lekë

    Aktivitet privat 25 mijë lekë

    Depozitë 25 mijë lekë

    Depozitë 8 256 euro

    Depozitë vajza 13 390 USD

    Depozitë 4 508 USD

    Depozitë 471 mijë lekë

    Depozitë 539 mijë lekë

    Depozitë 138 mijë lekë

    Depozitë 576 euro

    Depozitë 511 mijë lekë

    Depozitë 1.1 mijë lekë

    Depozitë 2 778 USD

    Depozitë 348 mijë lekë

    Të ardhura, qera shtëpie 642 mijë lekë

    Vazhdon shlyerja e kredisë për banesë, mbeten edhe 4.3 milionë lekë







    Ben Blushi, deputet



    Depozitë (familjare) 9 milionë lekë (2 milionë fituar nga libri)

    Pakësim llogarie 2.65 milionë lekë

    Paga 1.4 milionë lekë

    Bashkëshortja 1.9 milionë lekë

    Të ardhura nga libri 2 milionë lekë

    Vijon pagesa e kredisë për shtëpinë, mbeten edhe 2.9 milionë lekë për t’u shlyer

    Shlyhet kredia për makinën, 5 mijë euro





    Taulant Balla, deputet



    Apartament banimi dhuratë për martesë 75 mijë euro (bashkëpronësi me gruan)

    Shtesë llogarie 162 mijë lekë

    Shtesë llogarie bankare 5 052 mijë euro

    Pakësim llogari bankare 43 mijë lekë

    Paga 1.41 milionë lekë

    Pagesa për studime 1 380 euro

    Kredi për banesë, 4.4 milionë lekë me këst mujor 27 mijë lekë

    Hua vëllait në masën 620 mijë lekë



    Eduard Shalsi, nënkryetar bashkie, Tiranë



    Paga 1.33 milionë lekë

    Kredi bankare 50 mijë USD, mbeten edhe 25 mijë USD për t’u shlyer.













    gazeta standart


    --



    bravo linza..po bënet beverlli hills pak nga pak..
    bushnik mutafa e ka nje ciflig atje..
    po na e paska dhe bamka top cifligun aty..

    he me i lumte..


    --
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 02-08-2009 më 00:03

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Deklaratat zyrtare të pasurisë, Shkëlzen Berisha bën dhjetëra mijëra euro si sekser

    Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ai që të gjithë e njihnin si njeriun që jetonte në një apartament të vjetër të periudhës komuniste e që kishte mbi shpirt vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes, sërish gjatë gjithë vitit të kaluar ka deklaruar si pasuri shtesë të tij vetëm pagën e tij dhe të së shoqes. Në deklaratën e depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë ai ka shpjeguar në mënyrë të detajuar se si ka lëvizur çdo qindarkë në llogaritë e tij bankare. E duhet thënë patjetër që lëvizjet kanë qenë kryesisht në qindarka.

    Por nuk ndodh kështu me të birin, Shkëlzenin, e me të bijën, Argitën. Këta të fundit brenda një viti, të paktën zyrtarisht, e kur flitet për zyrtarisht të gjithë e dinë sa shumë mund të mësojmë për ta, deklarojnë lëvizje të mëdha në pasuritë e tyre.



    Kryeministri, Sali Berisha
    Në deklaratat e pasurisë për vitin që lamë pas, dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, shënohen vetëm ndryshimet që ka pësuar pasuria e zyrtarëve gjatë vitit që kaloi, pa shënuar pasuritë e tyre të patundshme.

    Kështu, për një vit, d.m.th., për vitin 2008, kryeministri, Sali Berisha, ka pasur si të ardhura vetëm rrogën e tij, saktësisht 2.149.592 lekë të reja dhe atë të bashkëshortes, e cila punon pranë qendrës shëndetësore nr. 4. Ajo ka marrë për një vit 576.947 lekë të reja. Ndërkohë, kryeministri ka marrë dhe një shpërblim, modest duhet thënë, prej punës në Kryeministri. Besohet se bëhet fjalë për fundvitin. Kryeministri i ka dhënë vetes vetëm 9 mijë lekë të reja.

    Shtesa më e madhe që ka bërë Berisha në llogaritë e tij ka qenë ajo në llogarinë pranë Raiffeisen Bank, ku ka shtuar 122.796 lekë të reja. Ndërsa e shoqja ka shtuar më së shumti në llogarinë e saj në Bankën Credins, pronë e kushërirës së saj. Liri Berisha ka depozituar aty si shtesë në llogari 406.735 lekë të reja.

    Ndërsa kryeministri ka dy llogari, në bankën Raiffeisen dhe në atë SanPaolo, këtë të fundit së bashku me Lirinë. Ai nuk mund të linte pa i bërë xhiro edhe Bankës Credins, me gjithë shumën modeste prej vetëm 5.824 lekësh të reja.



    Shkëlzen Berisha
    Sivjet në deklaratat e pasurive të zyrtarëve të shtetit janë shtuar dhe fëmijët e të afërmit që mund të ndikojnë në pasurinë e tyre. Por fëmijët e kryeministrit, Sali Berisha, kanë bërë dhe deklarime të mëparshme, kështu që kësaj here dhe ai ka deklaruar se ç’ka shtuar në pasurinë e tij brenda një viti.

    Shkëlzen Berisha ka deklaruar se ka një llogari rrjedhëse në bankën Intesa SanPaolo, ku janë në gjendje aktuale 84.659 euro. Vetëm vitin që shkoi, Shkëlzeni ka shtuar në këtë llogari 82.882 euro. Më vonë ka tërhequr prej saj 7.750 euro.

    Ai ka deklaruar gjithashtu se ka një llogari në bankën e familjes së tij, Credins, me gjendje 460.497 lekë, të cilat deklaron se i ka akumuluar, kur punonte si drejtor juridik pranë Eagle Mobile.

    Shkëlzen Berisha deklaron se ka gjithashtu një tjetër llogari rrjedhëse me 6.000 euro në total, ku janë shtuar në vitin 2008 5.000 euro, e janë pakësuar 1.000 të tilla.

    Djali i kryeministrit deklaron se ka një fitim neto nga puna e tij prej 6.930 eurosh.

    Megjithatë, pavarësisht se ka një rrogë të tillë, djali i kryeministrit ka deklaruar se shumat e mëdha që ka në llogaritë e tij i ka fituar falë ndërmjetësimeve.

    Në vitin 2008, duke punuar si sekser, ai thotë se ka fituar 82.882 euro. Ai deklaron se ka bërë ndërmjetësim në shitblerje. Gjithashtu, duke bërë të tilla ndërmjetësime, ai ka fituar edhe 6.930 euro, që i bie të jetë sa paga e tij si konsulent.

    Djali i Berishës është akuzuar e për të janë botuar të dhëna të forta që e lidhin me ndërmjetësimin për kontratën e Gërdecit, por dhe me të tjera ndërmjetësime, kryesisht në shitblerje pasurish të patundshme. Berisha i vogël është një nga njerëzit më me influencë në agjencitë që janë marrë me kthimin e kompensimin e pronave.



    Argita Malltezi
    E bija e kryeministrit prej kohësh ka deklaruar një pasuri të madhe, të cilën pretendon se e ka bërë gjatë periudhës kur punonte për ndërkombëtarët në Kosovë. Është e dukshme se edhe gjatë vitit që shkoi, ajo të ketë vjelë fryte nga pasuria që ka ngritur dhe që pjell pará.

    Argita Malltezi përfiton kështu nga puna që bën si avokate 5.264.363 lekë të reja në vit, nga puna që bën pranë Fakultetit të Drejtësisë merr 821.500 lekë të reja, ndërsa nga puna tjetër, po si pedagoge, po kësaj radhe në Prishtinë, ajo merr 3 mijë euro në muaj për gjashtë muaj pune, d.m.th., 1800 euro.

    Puna që ka bërë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vazhdon të gjenerojë para për të. Vitin që shkoi ajo ka marrë 9.069 euro. Nga dhënia e dy apartamenteve me qira, ajo përfiton për të dy nga 900 euro e 1170 euro në muaj.

    Por, ajo që bie në sy është se gjatë vitit që shkoi, Argita ka shlyer një shumë të jashtëzakonshme që e kishte si detyrim kredie ndaj bankës Emporiki. Brenda një viti ajo ka shlyer 138.019 euro, duke mos pasur më detyrime ndaj kësaj banke.
    Si i paskan harruar ti vënë këta të standartit fëmijët e Berishës? Apo mos vallë ka gërmuar Brari thellë derisa ka gjetur një artikull të një gazete ku nuk ishin...

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kryetari i Bashkisë kryesore në vend, jeton në gjendje të mjerueshme, madje ai rezulton edhe i pastrehë


    Mashtrimi i Ramës arrin kulmin, deklarohet politikani më i varfër


    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, fsheh pasurinë dhe deklarohet si politikani me të ardhurat më modeste në gjithë politikën shqiptare. Në mënyrën më të papërgjegjshme të mundshme, kryetari i opozitës në Shqipëri injoron detyrimet ndaj ligjit, duke deklaruar një pasuri qesharake, që është e barabartë me të ardhurat e një punonjësi të thjeshtë të Bashkisë së Tiranës. Sipas deklaratës së depozituar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kryetari i Bashkisë kryesore në vend, jeton në gjendje të mjerueshme, madje ai rezulton edhe i pastrehë. Rama deklaron se, ka një llogari bankare prej 41 mijë lekësh, ndërkohë që nuk ka lënë pa përfshirë në deklaratën e tij edhe çmimet dhe honoraret që të gjitha së bashku shkojnë në 2 937 euro dhe paga e shpërblime që shkojnë në 1.85 milion lekë. Për më tepër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i akuzuar për vjeljen e mbi 8 milion dollarëve nga aferat korruptive me firmat e ndërtimit vetëm në një mbledhje të KRRT-së së kryeqytetit, sipas deklaratës rezulton i zhytur në borxhe saqë mezi shlyen një kredi prej 1.2 milion lekësh. Në deklaratën e Ramës, e cila duhet të jetë me siguri objekt i hetimeve të ILDKP-së për fshehje të pasurisë, mungon edhe deklarimi i vilës së tij luksoze në fshatin turistik në Dardhë, apo edhe pasuri të tjera, të cilat ai i ka regjistruar në emër të të tretëve. Sikur opinioni publik të mos e njihte Ramën do ta kishte besuar deklaratën e tij modeste të pasurisë, por të gjithëve u kujtohen akuzat e ndërtuesve të Tiranës ndaj tij, të cilët u shprehën publikisht para mediave, se Rama kërkonte mbi 1 milion dollarë për të firmosur një leje ndërtimi në kryeqytet. Duke patur parasysh dinamikën e ndërtimeve në Tiranë dhe duke bërë një matematikë të thjeshtë, rezulton se pasuria e kryetarit të Bashkisë arrin në shifra marramendëse. Përveç kësaj tashmë është i njohur fakti, që kryetari i Bashkisë së Tiranës u kërkon ndërtuesve 20% të vlerës së investimit për çdo leje ndërtimi në Tiranë. Madje, për këtë fakt ai njihet rëndom edhe me nofkën "Mister 20%", në ambjentet e ndërtuesve. Duke u shtuar këtyre edhe përfitimet e pafundme të Ramës nga tenderat e Bashkisë së Tiranës që nga viti 2000 e në vazhdim, të cilat kanë përfunduar në xhepat e tij, është një mision i pamundur të besosh se kryetari i Bashkisë së kryeqytetit jeton në një skamje të vërtetë siç pretendon në deklaratën e tij të pasurisë. Nuk ka asnjë dyshim se, deklarata e pasurisë së Edi Ramës është simboli më i qartë i injorimit të ligjeve dhe institucioneve, dëshmi e pakontestueshme e mungesës së respektit ndaj shtetit ligjor dhe etalon i formimit të një politikani që në thelbin e filozofisë së tij ka mashtrimin. Edi Rama nuk mund t'u hedhë hi syve shqiptarëve dhe aq më tepër qytetarëve të Tiranës, taksat e të cilëve përfudojnë jo për rrugë e shërbime, por për vilat e kryetarit të Bashkisë dhe në llogaritë e tij bankare brenda e jashtë vendit. Tashmë është një fakt i njohur botërisht, se Edi Rama dhe transparenca janë vite dritë larg njëri-tjetrit, dhe kjo u vu re shumë qartë në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Por, në rastin e deklarimit të pasurisë, mungesa e transparencës dhe niveli i mashtrimit të Ramës janë ulëritëse.



    Ja çfarë ka deklaruar Edi Rama


    Llogari bankare 41 mijë lekë


    Çmime dhe honorare 2 937 euro


    Paga dhe shpërblime 1.85 milion lekë


    Detyrim për shlyerje kredie 1.2 milion lekë


    I biri, Gregor Rama


    Asnjë pasuri apo të ardhura






    ILDKP, informacion në mënyrë selektive?


    Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka shpërndarë në mënyrë selektive deklaratat e pasurive të politikanëve, duke i vënë ato në dispozicion vetëm për disa media. Zëdhënësi i këtij institucioni pas kontaktimit nga gazeta u shpreh, se ndodhej me pushime, ndërkohë që gazetarët thanë se i kishin marrë nga zëdhënësi deklaratat e pasurisë të botuara në mediat. Është e paqartë mënyra se si është dhënë informacioni për një pjesë të mirë të mediave dhe pse i është mohuar ai një pjese tjetër. Procedura e marrjes së informacionit për deklaratat e pasurisë nuk ka asnjë barrierë për gazetarët, por mënyra se si është vepruar dy ditë më parë, nuk është aspak e ndershme, pasi u janë dhënë në bllok deklaratat e pasurisë një kategorie të medias dhe nuk u janë dhënë ato një pjese tjetër.






    rd

  9. #39
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Hajde rrog hajde ... gjith kta politikan te korruptum qe marrin shuma astronomike parash kurse populli i shkret ban vetevrasja nga gjendja e keqe ekonomike

    Nuk ka Zot ne kyt bote, se po te kishte Zot, ai do i kishte mbush mendjen atij kamikazi qe ka vendos me vra gra e femij qe te hunte ne parlamentin tone dhe te hidhte n'er gjith politikanet tan pa perjashtim
    D'Oh!

  10. #40
    Citim Postuar më parë nga Homer Lexo Postimin
    Hajde rrog hajde ... gjith kta politikan te korruptum qe marrin shuma astronomike parash kurse populli i shkret ban vetevrasja nga gjendja e keqe ekonomike

    Nuk ka Zot ne kyt bote, se po te kishte Zot, ai do i kishte mbush mendjen atij kamikazi qe ka vendos me vra gra e femij qe te hunte ne parlamentin tone dhe te hidhte n'er gjith politikanet tan pa perjashtim
    Problemi me i vogel do ishte qe marrin ato rroga,po mos ta lenin kete popull ne mjerim si plackitesa ordiner...peshku fillon e qelbet nga koka...kjo eshte pasqyra me e shmetuar e jona para botes,na pelqeu ne a'po s'na pelqeu.

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •