Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anėtarėsuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Kosova jo me nje nje shtet "i pavarur nen mbikqyrje nderkombetare"



    PRISHTINĖ - Grupi Drejtues Ndėrkombėtar shpalli sot pėrfundimin e mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė Kosovės.

    "Pas vlerėsimit tė tij mė datė 2 korrik 2012 se Propozimi Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės (PGJS) ėshtė zbatuar nė mėnyrė substanciale dhe duke vėnė re se nė pėrputhshmėri me zotimet e tyre, institucionet e Kosovės tani i kanė miratuar pakot e ndryshimeve tė Kushtetutės dhe tė legjislacionit primar duke i pėrfshirė nė mėnyrė tė kėnaqshme elementet e mbetura tė PGJS-sė brenda kornizės kushtetuese dhe juridike tė Kosovės, Grupi Drejtues Ndėrkombėtar shpall sot pėrfundimin e mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe pėrfundimin e mandatit tė Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar", thuhet nė deklaretn e grupit.

    "Pas pėrfundimit tė detyrave tė nevojshme administrative tė brendshme, Zyra Civile Ndėrkombėtare do tė mbyllet nė fund tė vitit 2012. Me efekt tė menjėhershėm, PGJS-ja nuk ekziston mė si fuqia juridike e veēantė dhe mė e lartė, dhe Kushtetuta e Republikės sė Kosovės tani pėrbėn bazėn e vetme tė kornizės juridike tė vendit", vijon deklarata.

    Edhe pas pėrfundimit tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare, nė Kosovė do tė vazhdojė prania ushtarake e misionit paqeruajtės tė KFOR si dhe misioni i EULEX-it, mandati i tė cilit ėshtė shtyrė nė javėn e kaluar me njė vendim tė Kuvendit tė Kosovės, nė seancėn, nė tė cilėn janė miratuar ndryshimet kushtetuese, qė mundėsojnė heqjen e mbikėqyrjes sė pavarėsisė.

    Ahtisari: Plani im utopik, sot fakt
    Marti Ahtisari, i cili mė 26 mars tė vitit 2007 pėrgatiti dokumentin pėr pavarėsinė e Kosovės gjatė fjalės sė tij pėrshėndetėse nė Kuvend, deklaroi se plani i tij i cili nė fillim shihej si utopi, tashmė ėshtė fakt pėr Kosovėn. Ahtisari vlerėsoi fundin e mbikėqyrjes si pėrfundimin dhe fillimin e njė rrugė tė gjatė.

    “Qėndroj kėtu pėr tė festuar pėrfundimin e njė rrugėtimi tė gjatė. Jam gjithashtu duke shėnuar fillimin e njė tjetri. 5 vite mė parė ju kam dhėnė materialin tim pėr njė zgjidhje gjithėpėrfshirėse. Ky dokument propozimi gjithėpėrfshirės pėr statusin e Kosovės qė historia e emėrtoi si Plani i Ahtisarit, ka qėnė punė e mundimshme e diplomatėve tė njohur dhe ekspertėve ligjor ndėrkombėtar. Kur bėra planin e dija qė ky ėshtė fillim i vėshtirė, mendoj se suksesi qė kemi parė ėshtė i konsiderueshem. Sikur tė ofroja nė letrėn tim jo vetėm njė dokument, por njė pėrshkrim, sikur tju thoja ne letėr se ėshtė qeveria e Kosovės qė ofron shėrbime publike, mendoj se sikur atė kohė tė pėrshkruaja atė qė shohim sot asokohe ky plan do tė shihej si otupi, por kjo fantazi ėshtė bėtė fakt”,- deklaroi Ahtisari.

    Kryediplomati finlandez, fituesi i ēmimit Nobel pėr paqe dhe kreatori i pavarėsisė sė Kosovės, la njė mesazh pėr diplomatėt e rinj, ndėrkohė qė shtoi se Kosova do tė ndjejė mbėshtejen e ndėrkombėtarėve pėrmes raporteve tė BE.

    “Do doja t’ia kaloj mesazhin diplomatėve tė rinj. Mos mendoni se ka rrugė tė shkurtra, mos mendoni se ka truqe tė reja Kushtetuese, mos harroni se kanė nevoja miliona banorė. Suksesi nė Kosovė dhe Serbi nuk do tė gjetet nė duartrokitje duarsh, por nė pėrkushtmin dhe zbatimin tė planeve konkrete”,- tha Ahtisari.

    Veriu, Feith: Peng i misionit tim, Thaci: Pėrgjegjėsi shtesė e qeverisė
    Mbikqyrja e pavarėsisė sė Kosovės nga ndėrkombėtarėt ka qenė njė sukses, kėshtu pohuan sot njėherėsh pėrfaqsėsuesi civil ndėrkombėtar Piter Feith dhe kryeministri i Kosovės, Hashim Thaci. Feith theksoi se pavarėsisht kėsaj, veriu i Kosovės ėshtė ende njė sfidė dhe pėrgjegjėsi pėr qeverinė kosovare dhe jo problem i ndėrkombėtarėve.
    Sa i pėrket ēėshtjes sė veriut tė Kosovės, Feith e delegoi pėrgjegjėsinė tek qeveria kosovare. Sipas Feith, ėshtė po qeveria kosovare ajo qė mund t’i japė zgjidhje ēėshtjes sė veriut tė vendit.

    “Veriu ka qenė problematik qysh para shpalljes sė pavarėsisė, shumė herė pėrpara, fatkeqėsisht autoritetet e Prishtinės nuk e ushtrojnė autoritetin nė veri ndėrsa serbėt atje mė shumė shohin nga Beogradi se nga Prishtina. Por kjo mund tė ndryshojė, duke ofruar njė menaxhim tė duhur, sic ėshtė bėrė nė jug tė Mitrovicės qė do t’ju jepte siguri rehati pėr njė prosperitet dhe tė ardhme tė madhe evropiane.

    "Qeveria e ka pėrgjegjėsinė pėr tė gjetur zgjidhje pėr Veriun dhe bashkėsia ndėrkombėtare nuk mund tė zėvėndėsohet mė qeverinė, Kur bėhet fjala pėr veriun, kjo ėshtė vetėm qeveria mund tė jetė fryma e pajtimit duke ofruar mundėsi ekonomike-sociale dhe institucione mė tė mira. Bashkėsia ndėrkombėtare mund t’a pėrkrahė kėtė dhe unė jam i lumtur qė qeveria po pėrgatitet pėr njė sfidė tė tillė”.

    Thaci vlerėsoi se cėshtja e veriut tė Kosovės do jetė handikap pėr Feith dhe pėrgjegjėsi shtesė pėr qeverinė, duke deklaruar se axhenda pėr kėtė zonė problematike tė vendit ėshtė gati. Numri 1 i qeverisė deklaroi se serbėt nė veri gėzojnė tė gjitha tė drejtat dhe se bashkė me ndėrkombėtarėt do tė punohet pėr integrimin e mėtejshėm tė tyre, ndersa nenvizoi se do tė largohen strukturat e udhėhequra nga zėdhėnėsi i Milloshevicit, Ivica Dacic.

    “Ēėshtja e veriut do tė jetė njė pėrgjegjėsi shtesė pėr mua. Unė kam prezantuar nė Washington dhe nė Bruksel njė plan pėr integrimin nė institucioneve tė serbėve tė Kosovės, qė parashikon sundimin e ligjit, institucione tė lira, investime ekonomike, si dhe largimin e strukturave serbe tė udhėhequra nga ish-zėdhėnėsi i Slobodan Milloshevicit (Ivica Dacic). Kėto do tė bėhen gjithmonė duke ruajtur integritetin territorial tė Kosovės”, deklaroi Thaci.

    Feith flet shqip: Mbikėqyrja e Kosovės ėshtė pėrfunduar, tani ju pret BE
    "Mbikėqyrja e pavarėsisė sė Kosovės ka pėrfunduar", tha nė gjuhėn shqipe, Piter Feith pas takimit tė Grupit Drejtues Ndėrkombėtar nė Prishtinė.

    “Mbikėqyrja e Kosovės ėshtė pėrfunduar. Shpresoj se njohja ime e gjuhės shqipe ka pėrparuar dhe e keni kuptuar se cfarė thashė”,- deklaroi Feith nė konferencėn pėr shtyp, ku krah tij ishte kryeministri i Hashim Thaci.

    Feith nė ditėn e fundit tė mandatit nė Kosovė, vlerėsoi se GND ka mbetur e kėnaqur nga plani i Ahtisarit si dhe hapat e ndėrmarra nga qeveria e Kosovės. Ndėrkohė, inkurajoi qė vend tė ecė pėrpara drejt rrugėtimit Europian.

    “Mendoj se GND ėshtė i kėnaqur se plani i Ahtisarit shtė zbatuar. Grupi ka vėnė re se qeveria ka ecur pėrpara. Grupi ka vėnė re se qeveria gjatė muajve tė kaluar ka ndėrmarrė njė numėr vendimesh tė rėndėsishme qė e ka nėnvizuar nevojėn e saj pėr njė Kosovė shumetnike. Kėto janė hapa tė rėndėsishme dhe mundėsojnė qė Kosova tė ecė pėrpara drejt rrugėtimit e saj Europian dhe nė vijimin e reformave qė Kosova njė ditė tė aspirojė nė BE”,- deklaroi Feith duke shprehur mbėshtetjen e pėrhershme tė SHBA.

    “Mendoj se Kosova ka bėrė pėrparim tė madh, jam i lumtur qė po e pėrfundoj mandatin tim nė Kosovė. Ju uroj tėrė lumturi ne jetėt tuja”,- tha Feith.

    Feith pranoi si dėshtim tė misionin tė tij, cėshtjen e veriut tė Kosovės, duke shtuar se nuk ėhstė i gatshėm tė shpjegojė si ndodhi, pasi njė gjė e tillė kėrkon shumė kohė.

    Kuvendi zhvillon seancėn e parė nė pavarėsinė e plotė
    Kuvendi i Kosovės zhvilloI njė seancė speciale - solemne, tė parėn nė pavarėsinė e plotė tė vendit, menjėherė pasi Grupi Drejtues Ndėrkombėtar shpalli sot nė Prishtinė, pėrfundimin e mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe pėrfundimin e mandatit tė Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar.

    Nė fjalėn e mbajtur me kėtė rast, Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga tha se, "sot ėshtė njė ditė e shėnuar pėr Kosovėn". "Me pėrmbylljen me sukses tė fazės sė mbikėqyrjes sė pavarėsisė, qė ėshtė sukses i yni i pėrbashkėt, Kosova tregon se institucionet dhe qytetarėt e saj janė tė pėrkushtuar dhe tė pėrgjegjshėm t'i kryejnė tė gjitha detyrimet nė funksionimin e shtetit", tha Jahjaga.

    "Ne sot jemi shoqėri e njerėzve tė lirė, vend i shanseve dhe mundėsive tė barabarta, jemi shtet qytetar nė tė cilin tė gjithė njerėzit pa marrė parasysh pėrkatėsinė kombėtare, fetare, racore, gėzojnė tė gjitha liritė dhe tė drejtat nė mėnyrė tė barabartė", vijoi ajo.
    Presidentja e Kosovės siguroi se, "do tė dialogohet me qytetarėt nė tre komunat nė veri tė territorit tė Kosovės duke arritur mirėkuptimin se veprimi brenda institucioneve dhe qeverisja nė nivel komunal do tė jetė e suksesshme edhe nė kėtė pjesė tė territorit, duke iu mundėsuar qytetarėve qė nėpėrmjet zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme tė zgjedhin pėrfaqėsuesit dhe udhėheqėsit e tyre legjitimė, qė do tė pėrfaqėsojnė interesat e tyre".

    "Kontribut pėr paqen dhe stabilitetin dhe pėr normalizimin dhe relaksimin e marrėdhėnieve ndėrmjet shteteve ne shohim edhe normalizimin e plotė tė marrėdhėnieve ndėrmjet Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Serbisė. Ne e kemi shprehur pėrkushtimin tonė qė tė zhvillojmė marrėdhėnie si dy shtete sovrane dhe tė pavarura. E respektojmė dhe e mirėpresim si tejet tė nevojshme ndihmėn e Bashkimit Evropian dhe tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė kėtė proces, sidomos nė dialogun qė po zhvillohet nė Bruksel ndėrmjet dy vendeve tona", tha ajo.
    Jahjaga u shpreh se 'Kosova po bėnė reforma tė thella nė tė gjitha fushat, pėrfshirė edhe ato nė administratė, pėr tė arritur standarde dhe pėr ta pėrafruar vendin me BE-nė".

    Obama: Arritje historike, por qeveria kosovare ende punė pėr tė bėrė
    UASHINGTON-
    Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Barak Obama, ka “mirėpritur dhe mbėshtetur fuqishėm vendimin e Grupit Drejtues Ndėrkombėtar se mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė Kosovės i ka ardhur fundi”.

    Nė njė njoftim pėr shtyp, presidenti amerikan citohet tė ketė thėnė se “pas pothuajse katėr vite e gjysmė, pėrmbushja e propozimeve tė Planit Gjithėpėrfshirės ėshtė arritje madhore pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės”.

    “Me optimizmin, energjinė dhe vendosmėrinė karakteristike tė popullit tė saj, Kosova ka arritur pėrparim thelbėsor nė fuqizimin e pavarėsisė dhe nė ndėrtimin e institucioneve tė njė shteti modern, shumėkombėsh, pėrfshirės dhe demokratik”, ka thėnė presidenti Obama.

    Obama thekson se ka ende punė pėr t’u bėrė nė Kosovė.
    “Ka ende punė pėr t’u bėrė, ndėrkohė qė liderėt e Kosovės tani marrin pėrsipėr pėrgjegjėsinė e plotė pėr tė siguruar se parimet e deklaratės sė pavarėsisė dhe kushtetutės zbatohen pėr ēdo qytetar’, ka thėnė zoti Obama.
    Sipas presidentit amerikan, Kosova duhet tė vijojė punėn nė zgjidhjen e cėshtjeve tė raportit me Serbinė.

    (el.me/d.b/er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bravo obama e bravo ahtisari..
    e vv-ja mir ban me mshel gjygymin..

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kosova ime, e kaluara dhe e ardhmja

    Daniel Serwer

    Miqtė e mi nė Prishtinė mė kėrkuan njė refleksion personal rreth sė kaluarės dhe sė ardhmes sė Kosovės, me rastin e pėrfundimit tė pavarėsisė sė mbikėqyrur. Pėrgatita kėtė shkrim.

    Kosovėn e kam parė pėr herė tė parė nė vitin 1998. Ajo ishte nė luftė. Mė pak se 15 vjet mė vonė, jo vetėm qė ėshtė nė paqe, por edhe shtet i pavarur, nė gjendje qė tė pėrmbushė kėrkesat komplekse dhe tė vėshtira tė Marrėveshjes Gjithėpėrfshirėse tė Paqes, tė cilėn Beogradi e refuzoi, por Prishtina e pranoi. Si mbėrriti Kosova kėtu dhe ku do tė shkojė nė tė ardhmen?
    Kujtimet e mia tė asaj vizite tė parė nė Kosovė tani janė tė mjegullta. Por do tė ishte vėshtirė ta harroje vizitėn nė Kėshillin pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut, ku delegacionit tonė tė Institutit pėr Paqe iu treguan dokumentet pėr shkeljet e tė drejtave tė njeriut. Ne po ashtu vizituam administratėn serbe tė provincės, qė mohoi abuzimet dhe refuzoi ftesėn tonė pėr ta vizituar Kėshillin, qė ndodhej mė pak se 200 metra larg. Ne shkuam nė Malishevė, ku kishte pasur sulme si nga shqiptarėt, ashtu edhe nga serbėt. Hasėm nė kontingjentin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ashtu si edhe nė Misionin Diplomatik Vėzhgues nė Kosovė.
    Pas luftės unė do tė pėrqendrohesha nė pėrmirėsimin e raporteve: sė pari midis shqiptarėve nė Lansdowne mė 1999, e mė pas midis Kosovės dhe serbėve tė Beogradit, nė njė takim nė Sofje mė 2000, pėr t’u pėrqendruar mė pas nė raportet midis serbėve dhe shqiptarėve nė Gjilan dhe komuna tė tjera, ashtu si edhe nė tėrė Kosovėn. Gjatė tėrė kohės e kam pasur mbėshtetjen si tė serbėve – disa prej tė cilėve ishin bashkėpunėtorė tė lartė nė USIP – ashtu edhe tė shqiptarėve. Vėllezėrit Bajraktari punuan pėr mua nė vitet 2000, morėn titullin e masterit nė Princeton dhe Harvard, derisa tani punojnė pėr zyrtarė tė Qeverisė amerikane nė Shtėpinė e Bardhė dhe Departamentin e Mbrojtjes.
    Mė vonė do tė kthehesha nė tė njėjtėn ndėrtesė, nė tė cilėn kisha takuar administratorėt serbė, pėr t’u takuar me Jock Coveyn, Gary Matthewsin, Bernard Kouchnerin dhe Hans Haekkerupin, administratorė tė OKB-sė. Michael Steiner, me tė cilin kisha punuar nė Dayton, ishte zhvendosur nė njė ndėrtesė tjetėr, qė tani po rinovohet pėr Ministrinė e Jashtme tė Kosovės. Nuk mė kujtohet ta kem pasur kėnaqėsinė ta takoja Soren Jessen-Petersenin nė Prishtinė, por ai vinte pėr bisedime herė pas herė nė Washington, ashtu si dhe Kai Eide, Nebojsha Ēoviq, Dushan Batakoviq, Ati Sava, Peshkopi Artemije, Ramush Haradinaj, Veton Surroi, Rada Trajkoviq, Hashim Thaēi, Alush Gashi dhe shumė tė tjerė. Gjatė vizitave nė Prishtinė unė takohesha me Ibrahim Rugovėn, qė mė shėrbente Coca-Cola dhe mė mbushte xhepat me gurė – ato janė ende kėtu nė zyrėn time.
    Gradualisht u bė shumė mė e rėndėsishme qė tė flisje me kosovarėt (ma merr mendja se ky ėshtė termi i pranuar joetnik pėr ata qė e konsiderojnė Kosovėn shtėpi tė tyre), sesa me ndėrkombėtarėt. Sot, ambasadorja amerikane ende ka peshė tė madhe nė Kosovė, por ajo do tė jetė e fundit nga ndėrkombėtarėt qė ka njė raport tė tillė me vendasit. Piter Feith, qė kishte fuqi alla-Bonn nė fushėn e ligjvėnies dhe largimit tė zyrtarėve, kurrė nuk i pėrdori ato me menēuri. Pėrfundimi i misionit tė tij tė Zyrės Ndėrkombėtare Civile ėshtė shenjė e progresit tė njėmendtė, madje edhe nėse disa e shohin gotėn si gjysmė tė zbrazėt. Misioni i OKB-sė nė Kosovė ka vetėm njė rol tė vogėl. EULEX-i, Misioni i Bashkimit Europian nė Kosovė pėr Sundimin e Ligjit, ende siguron prokurorėt dhe gjyqtarėt ndėrkombėtarė, por stafi i tepėrt i tij tani po reduktohet. Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Europė (OSBE) do tė jetė mbase njė prej shtyllave tė fundit tė ndėrkombėtarėve, pasi pėrpjekjet e saj pėr demokratizim janė tė domosdoshme pėr tė mbėshtetur zgjedhjet e lira dhe tė drejta, lirinė e medias dhe njė shoqėri tė hapur.
    Kosova po shėnon progres tė njėmendtė, por ai nuk mjafton pėr tė mė kėnaqur. Nė kėtė aspekt kam dy shqetėsime: njė nė rrafshin ndėrkombėtar dhe tjetrin nė atė tė brendshėm.
    Rreth nėntėdhjetė njohjet ndėrkombėtare, pėr tė cilat Kosova mburret me tė drejtė, nuk kanė qenė tė lehta pėr t’u siguruar, por ky shtet ka nevojė pėr mė shumė. Fushata e Beogradit kundėr njohjeve dhe anėtarėsimit nė OKB ėshtė e padenjė pėr njė fuqi tė mirė, por ajo ka pasur mė shumė sukses, sesa shumica prej nesh do tė kishte pritur dhe ka gjasa tė vazhdojė. Nė vend qė tė hyjė me lehtėsi nė Asamblenė e Pėrgjithshme pa shumė njohje bilaterale, ashtu si bėjnė shumė shtete tė reja, Kosovės do t’i duhej tė mblidhte rreth 130 njohje, tė domosdoshme pėr njė shumicė prej dy tė tretash. Madje edhe atėherė problemi i vetos ruse do ta bėjė miratimin nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė ēėshtje tė diplomacisė sė nivelit tė lartė.
    Problemet e brendshme janė po ashtu tė rėndėsishme. Nuk mund tė ketė dyshim rreth legjitimitetit tė institucioneve tė Kosovės pėr shumicėn dėrrmuese tė popullatės. Askush madje nuk propozoi referendum pėr pavarėsinė, pėr shkak se rezultati i tij ishte evident. Por legjitimiteti duhet tė ruhet, e jo vetėm tė fitohet njė herė. Ekzistojnė dy ēėshtje, njė e vjetėr dhe nė rėnie, tjetra e re dhe nė rritje. E para ka tė bėjė me serbėt. E dyta me shqiptarėt. Kėto ēėshtje janė tė ndėrlidhura. Qė tė dyja po ashtu prekin ēėshtjen e legjitimitetit ndėrkombėtar.
    Pak serbė e mirėpritėn pavarėsinė e Kosovės, por shumica e tyre qė jetojnė nė pjesėn jugore tė lumit Ibėr e kanė pranuar. Ata gėzojnė tė drejtat e tyre pėr vetėqeverisje nė bazė tė Planit Ahtisaari dhe marrin pjesė nė institucionet e Kosovės, por numri i tyre ėshtė shumė i vogėl. Beogradi kurrė nuk heziton qė ta pėrmendė numrin e vogėl tė tė kthyerve dhe numrin e lartė, shpesh tė ekzagjeruar, tė refugjatėve qė ende ndodhen nė tokėn serbe, por natyrisht qė nuk inkurajon kthimet, pėr shkak se njė gjė e tillė do tė legjitimonte institucionet e Kosovės.
    Ėshtė detyrė e kosovarėve besnikė qė tė mundohen ta pėrmirėsojnė kėtė gjendje, duke e bėrė tė qartė se serbėt janė tė mirėseardhur. Kjo nėnkupton trajtimin e tyre nė mėnyrė adekuate, mbrojtjen e tyre nga abuzimet dhe respektimin e tė drejtave tė tyre. E kuptoj se kjo ėshtė e vėshtirė pėr disa njerėz, pėr shkak tė trajtimit tė keq tė shqiptarėve nėn administrimin serb. Por, kjo ėshtė gjėja e duhur pėr t’u bėrė dhe gjėja mė e mirė, pėr hir tė Kosovės dhe njohjes ndėrkombėtare. Askush nė Madrid nuk do ta shqyrtojė njohjen e Kosovės, po qe se flitet pėr keqtrajtimin e serbėve atje.
    Ekziston edhe njė problem tjetėr midis shqiptarėve. Shteti i Kosovės ėshtė i pavarur, por ka pranuar sovranitetin e kufizuar. Unė e shoh gotėn gjysmė tė mbushur. Shumica e njerėzve nė Kosovė i pranojnė disa prej kufizimeve – nuk njoh askėnd qė e do largimin e NATO-s. Ėshtė shumė e pėrshtatshme tė kesh prokurorė dhe gjyqtarė ndėrkombėtarė nė sistemin gjyqėsor tė Kosovės, nė mėnyrė qė rastet ndėretnike tė mund tė trajtohen dhe Gjykata Kushtetuese tė marrė vendimet e vėshtira. Por, kufizimet e tjera konsiderohen tė padrejta nga shumica e kosovarėve. Disa madje do t’i ktheheshin edhe dhunės pėr ta ndryshuar gjendjen, pėr shembull nė Veri. Tė tjerėve do tė mund t’u pėlqente qė Kosova, nė kundėrshtim me Kushtetutėn e saj, tė heqė dorė nga pavarėsia dhe t’i bashkohet Shqipėrisė.
    Krahas kufizimeve ndėrkombėtare, ekziston njė ndjesi e fuqishme te njė pjesė e popullatės shqiptare se shteti i Kosovės nuk ka krijuar mundėsi tė mjaftueshme ekonomike dhe se ėshtė i korruptuar. Si njė i huaj qė nuk ka investime nė Kosovė, e kam tė vėshtirė ta di se sa e rėndė ėshtė gjendja, por kur njė avokat i njohur mė thotė se asnjė i burgosur nuk mund tė sigurojė dėnim tė lehtė pa paguar ryshfet, unė shqetėsohem. Shqetėsohem edhe pėr thashethemet rreth trafikimit tė njerėzve dhe drogės, pėr raportet rreth nepotizmit dhe parregullsitė e dukshme nė blerjet e Qeverisė.
    Tė bėhem mė i qartė. A e di se gjėrat janė mė keq nė Kosovė, sesa nė Serbi, Maqedoni apo Shqipėri? Nuk e di. Vite mė parė, kur iu ankova njė zv.kryeministri serb rreth korrupsionit nė Kosovė, ai u pėrgjigj: mos e mashtro veten, tė gjithė bosėt e krimit tė organizuar janė ende nė Beograd. Por Kosova ėshtė njė shtet i ri qė ka nevojė tė madhe pėr njohje ndėrkombėtare. Pėr ta marrė atė qė do, Kosova duhet ta dėshmojė se ėshtė nė gjendje ta rregullojė shtėpinė e vet.
    Unė flas troē. Ėshtė mėnyra ime. Por unė kam po ashtu ėndrra tė mėdha.
    Ėndrra ime ėshtė qė Kosova, pasi qė ka dalė nga mbikėqyrja ndėrkombėtare, vazhdon tė bėjė gjėrat e duhura: ajo trajton serbėt nė mėnyrė korrekte dhe kthen njė numėr mė tė madh nė shtėpi, ajo mbron kishat dhe manastiret, bėn pėrpjekje serioze kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, gjen njė mėnyrė pėr tė bashkėpunuar me Beogradin nė zbatimin e Planit tė Ahtisaarit dhe vendos sundimin e ligjit nė tėrė territorin. Investimet e huaja rrjedhin nė fabrika, bujqėsia lulėzon. Forcat kosovare tė sigurisė, qė nuk kanė ndonjė punė nė shtėpi, fillojnė tė angazhohen nė operacione tė NATO-s. Kosova i bashkohet Partneritetit pėr Paqe, bėhet kandidat pėr anėtarėsim nė NATO dhe BE, si dhe merr datėn pėr tė filluar negociatat me Bashkimin Europian.
    Koha po fluturon. Ėshtė 2020-ta. Kosova tani ėshtė anėtare e NATO-s, e cila e ka tėrhequr KFOR-in. Prishtina ka pėrshpejtuar pėrgatitjet pėr anėtarėsim nė Bashkimin Europian dhe e ka zėnė hapin me Beogradin. Dy presidentėt vendosin qė tė pėrmbushin kėrkesat e BE-sė pėr raporte tė mira fqinjėsore, duke pranuar njėra-tjetrėn dhe duke vendosur marrėdhėnie diplomatike. Ambasadori amerikan, i respektuar por jo mbret, ėshtė i befasuar, por i kėnaqur. Disa politikanė tė vjetėr kosovarė insistojnė rreth njė referendumi pėr anėtarėsim nė BE dhe njohjes nga Serbia, qė miratohet me shumicė dėrrmuese. Anėtarėsimi ėshtė caktuar pėr 2022-in. Do tė doja tė isha nė Prishtinė pėr atė gjė!

    *Daniel Serwer ėshtė studiues nė Institutin pėr Lindjen e Mesme dhe profesor nė Shkollėn pėr Studime tė Avancuara Ndėrkombėtare tė Universitetit John Hopkins.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nje lajm i tille historik, nuk ka marre asnje pergjigje ne kete teme nga anetaret e forumit. Dhe kjo per nje arsye shume domethenese: qytetaret e Kosoves nuk festojne dot nje lajm te tille, pasi edhe pas marrjes se pavaresise se plote, ata nuk kane besim ne aftesite e forcave politike ne Kosove e pushtetareve te saj per te krijuar shtet. 13 vjetet e fundit te Kosoves de-fakto te pavarur, kane bere qe qytetaret e Kosoves te zhgenjehen nga politikat, qendrimet dhe aftesite qeverisese te njerezve te zgjedhur.

    Kuptohet, pavaresia e nje shteti dhe procesi shtetformues qe e shoqeron ate asnjehere nuk eshte i lehte. Askush nuk ishte naiv te besonte se kjo ishte nje sipermarrje e lehte, por ne te njejten kohe askush nuk besonte kete shkalle te larte mosbesimi qe ekziston mes qytetareve ndaj qeverise dhe pushtetareve te tyre. Me pak fjale, qeveritaret e Kosoves jo vetem qe nuk kane mundur t'iu japin zgjidhje problemeve te qytetareve te Kosoves, por me kohen kane humbur besimin e tyre, fale korrupsionit e implikimin ne krime e trafiqe.

    Edhe pse nje shtet plotesisht i pavarur ne leter, realiteti flet ndryshe ne terren: forcat e NATO do te jene ende prezente ne Kosove dhe Kuvendi i Kosoves e zgjati afatin e misionit te EULEX si aktin e pare si nje "Kuvend i nje shteti plotesisht te pavarur". Me pak fjale, Kosova eshte ende e paafte te veteqeveriset dhe ndertoje institucionet e veta nderkombetare, dhe ka nevoje jo vetem per mbeshtetjen nderkombetare, por edhe te Republikes se Shqiperise. Deri me sot qeveria shqiptare ne Tirane nuk eshte impenjuar sa duhur ne ndihmen e saj ndaj Kosoves.

    Kosova ka me shume nevoje per ndihme e vemendje sot, se sa 13 vjet me pare. Fatkeqesia me e madhe qe mund ti ndodhi nje demokracie te re e nje shteti te pavarur, eshte humbja e besimit te qytetareve te tij ne institucionet e pushtetaret e vete.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •