Keni harruar gruan e Genc Pollos qe mer rroge ne 7 vende pune.
Skota e hajduteve nuk qe mbaron.
Keni harruar gruan e Genc Pollos qe mer rroge ne 7 vende pune.
Skota e hajduteve nuk qe mbaron.
Nje 50% i popullit e ka kuptuar sakte fare se ca muterish na kane qeverisur kto dy dekada gjoja dimokrasi,dhe nuk shkon fare te votoje,e ke te votosh!!kta kerma...kurse 50% tjeter akoma i rren menia dhe duan te zgjedhin te keqen me te vogel....ku ka te keqe te vogel mer, kta jane bisha te gjithe nga i pari tek i fundit perfshire dhe grat e tyre qelbesira![]()
Ehh,te shkretet politikanet tane!Shyqyr qe ju bene femijet te hajrit se do kishin vdekur per buke.
Po ky populli jone do vrare...popull mosmirnjohes.Ata heqin buken nga goja per ne,ndersa ne c'bejme?I shajme e ca s'ju punojme...
Kanibalet PSiste jane te pa ngopur por edhe te djathtet me sa takat kane po e bejne te tyren.
Qeveritare!Gjithcka qe i keni premtuar popullit,populli jua ka siguruar juve!
Kujdes nga shkjau
Kujdes nga greku
Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
AT GJERGJ FISHTA
Zbulohen politikanët e lartë që fshehin pasuritë
ADI SHKEMB
Politikanët fshehin dhe transferojnë pasuritë e tyre për t’iu shmangur kontrolleve të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.Ky është përfundimi i një raporti investigativ të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë, të mbështetur nga ambasada britanike që përfshin periudhën 2008- 2009. Nga 4500 zyrtarë që janë subjekt i ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë dhe atij për konfliktin e interesit, janë kontrolluar dhe investiguar 119 zyrtarë dhe politikanë. Kontrolli është shtrirë në pasuritë e krijuara, rastet e konfliktit me detyrën dhe sjellja ndaj bizneseve të tyre.
Pasuritë
Nga 30 gjykatës dhe prokurorë të kontrolluar, rezulton se 10 prej tyre kanë transferuar pasuritë, ndërkohë që tre prej tyre kanë fshehur pasuritë. Në të njëjtën kohë, nga 34 punonjës të administratës publike që ishin pjesë e këtij raporti, vetëm dy prej tyre kanë transferuar pasuritë, ndërkohë që në të njëjtin nivel janë edhe drejtuesit lokalë dhe politikanët me dy raste. “Transferimi i pasurisë është tipik për gjykatësit dhe prokurorët që kanë marrë ose dhënë pasuri nga të tjerët në masën 30 për qind të gjithë numrit të tyre, ose 62 për qind të gjithë rasteve të konstatuara në të gjitha kategoritë e zyrtarëve të investiguar. Kemi raste dhurimi të vilave, apartamenteve, makinave. Deklarime për marrje borxhi në shuma të mëdha nga familjarë, veçanërisht nga ata që kanë të afërm emigrantë. Në të gjitha rastet nuk është shpjeguar burimi i të ardhurave të përfituara nga transferimi apo të transferuara tek të tjerët, kryesisht vjehrri, vjehrra, nëna, babai ose vëllai”, thuhet në raport. Përsa i përket fshehjes së pasurive, nga 31 zyrtarë lokalë të kontrolluar 6 prej tyre e kanë transferuar pasurinë, ndërkohë numri i politikanëve që kanë bërë të njëjtin veprim është 4, po aq sa edhe ai i punonjësve të administratës. Sipas raportit është konstatuar që këta zyrtarë nuk kanë deklaruar pasuri të patundshme si garazhe, troje, apartamente apo shtëpi. Gjithashtu ka pasur edhe raste të mosdeklarimit të fitimeve nga bizneset në pronësi, ulja e vlerës së shitjeve apo blerjeve të pasurive të patundshme, marrje kredie në shuma të mëdha, interesat e të cilave nuk justifikohen nga të ardhurat, marrje kredie pa justifikuar përdorimin e saj duke lënë hapësira dyshimi edhe për pastrim parash. Qendra ka vërejtur se në disa raste nuk ka pasur deklarim të kutive bankare.
Biznesi
Konflikti i interesit është një tjetër pikë e raportit të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë. Ndonëse është vërejtur një rënie e rasteve të konfliktit të interesit, ky fenomen është sërish i pranishëm. Konkretisht tre drejtues lokalë dhe 3 zyrtarë të administratës janë gjetur në konflikt interesi. Por ajo që bie në sy është edhe prania e një politikani, i cili sipas raportit është një rast i kapur tre vjet më parë, por i pakorrigjuar. Zyrtari nuk mban më tashmë postin e ministrit. Përsa i përket përfshirjes në biznes, rezulton se numrin më të madh e kanë zyrtarët lokalë. Kështu nëntë përfaqësues të kësaj kategorie kanë pasur një biznes përpara se të marrin detyrën dhe vetëm dy prej tyre e kanë ndërprerë atë, pasi u emëruan në postin që mbajnë. Në të njëjtën kohë dy zyrtarë lokalë kanë hapur një biznes të ri gjatë kohës që kanë qenë në detyrën që mbajnë. Përsa i përket politikanëve, tre prej tyre kanë pasur një aktivitet biznesi përpara zgjedhjes në detyrë dhe nga këta 2 e mbyllën atë pasi morën postin e ri. Gjashtë përfaqësues të drejtësisë kanë pasur një biznes përpara se të marrin postin që mbajnë aktualisht dhe gjashtë të tjerë kanë hapur një aktivitet të ri pasi morën këtë post. Por asnjëri prej tyre nuk e ka mbyllur aktivitetin pas marrjes së postit. Megjithëse prej pesë vitesh zyrtarët e lartë deklarojnë pasuritë pranë Inspektoratit, ka ende shumë raste kur deklarimet kanë gabime teknike ose financiare. Kështu nga 31 zyrtarët lokalë të kontrolluar 11 prej tyre e kanë plotësuar atë gabim nga ana teknike. Njëkohësisht gabime janë vërejtur në deklarimet e 5 politikanëve, 5 përfaqësuesve të drejtësisë dhe 4 zyrtarëve të administratës. Njëkohësisht deklarimet e pasurive kanë edhe gabime financiare. Kështu, 10 përfaqësues të drejtësisë kanë plotësuar gabim nga ana financiare formularin dhe pas tyre vijnë politikanët me 7 formularë të plotësuar gabim, zyrtarët lokalë dhe ata të drejtësisë.
Raporti
Kanë transferuar pasuritë:
10 përfaqësues të drejtësisë
2 të zgjedhur lokalë
2 përfaqësues të administratës publike
2 politikanë
Kanë fshehur pasurinë:
3 përfaqësues të drejtësisë
6 të zgjedhur lokalë
4 përfaqësues të administratës publike
4 politikanë
Kanë konflikt interesi:
3 të zgjedhur lokalë
3 përfaqësues të administratës publike
1 politikan
Kanë biznese:
6 përfaqësues të drejtësisë
11 të zgjedhur lokalë
5 përfaqësues të administratës publike
3 politikanë
Sjellja ndaj biznesit
5 përfaqësues të administratës kishin biznes para marrjes së postit
1 përfaqësues e ndërpreu aktivitetin pasi mori postin
3 politikanë kishin biznes para marrjes së postit
2 politikanë e ndërprenë aktivitetin pasi morën postin
9 zyrtarë lokalë kishin biznes para marrjes së postit
2 zyrtarë lokalë krijuan një biznes pasi morën postin
2 zyrtarë lokalë e ndërprenë aktivitetin pasi morën postin
6 përfaqësues të drejtësisë kishin biznes para marrjes së postit
6 përfaqësues të drejtësisë krijuan një biznes pasi morën postin
“Vetëm 3 gjyqtarë deklaruan shtëpi verore”
Në konkluzionet e raportit të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë theksohet me shqetësim numri i ulët i zyrtarëve të lartë që deklarojnë pasuritë e tyre, kryesisht pronë e patundshme. “Vetëm tre gjykatës apo prokurorë kanë deklaruar shtëpi verore në bregdet, ndërkohë që të dhënat e përgjithshme të marra nga kompanitë ndërtuese në zonat turistike flasin për një klientelë shumë të zgjeruar nga radhët e gjykatësve e prokurorëve. Pasuri të tilla ose janë informale dhe të paregjistruara në hipoteka, ose janë transferuar tek të afërmit e tyre”, thuhet në raport. Sipas qendrës, “zyrtarët lokalë janë të përfshirë në një masë të madhe në biznese private që zhvillohen në territorin ku ata kryejnë detyrat publike. Këtë biznes pjesërisht e kanë në konflikt interesi me shërbimet që ata ofrojnë për qytetarët dhe pjesërisht vetë biznesi i ndihmon ata për të bërë karrierë në politikën lokale. Pas marrjes së postit të tyre ata nuk janë ndarë nga ato biznese, nuk deklarojnë të ardhura korrekte për biznesin që ata kryejnë. Kjo shton mundësitë e abuzimit të tyre me pushtetin që zotërojnë”.
Panorama
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-10-2009 më 17:13
o nanen e nanes..Sali Berisha 150 mij lek... si nuk u vjen turp ore .........bastardet ptuuuuuuuuu............. ene atyne qe besojn kto rrena po ju them ;varni 1 gur te madh rreth qafes e hidhuni ne Erzen a Dri se esht ma i thell e mos harxhoni oksigjenin e njerezve normal....gallata ... ene kti forumit asht me i rras 1 dinamit ne sum se nuk ka ngel budall e budalliqe pa ardh ktu ...ptuuuu
qe sakan politikanet tan pasuri nga sherbimet sekrete
kan kampion 2 miliard euro,fatos nano
2 sali berisha 1miliard e 800milion euro
3 familja rugova 1miliard e 200 milion
4 familja e hashim thaqit 900 milion euro
5edi rama me 150milion euro edhe sguxoj mu qel ma shum se me hup detyra
A do ... ?
Shtohen frikshëm ZYRTARISHT pasuritë e fëmijëve të Sali Berishës
Argita shton një apartament 200 mijë euro, Shkëlzeni 150 mijë euro si sekser tokash
Dy fëmijët e kryeministrit Berisha janë njerëzit që pasurohen më shumë zyrtarisht duke qenë persona fizikë. Sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, vajza e kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka deklaruar në pasurinë e saj për vitin 2010 një apartament të ri me vlerë 200 mijë euro, të cilin thotë se e ka siguruar nga të ardhurat e burrit të saj Jamarbër Malltezi. Jamarbëri është drejtues i një projekti në Ministrinë e Transportit për studimin e bregdetit jugor, dhe të ardhurat zyrtare të tij nuk i kalojnë 20 mijë euro në vit. Burime të tjera të ardhurash për të mund të përbëjnë ose pare të fituara për shkak të detyrës, ose deklarata në emër të trashëgimeve që ka nisur të përfitojë për shkak të pushtetit.
Apartamenti i ri prej 200 mijë eurosh, është një kapital i konsiderueshëm në harkun e një viti, po të kihet parasysh se të dy bashkëshortët zyrtarisht nuk kanë biznes dhe kanë vetëm rroga dhe honorare të mira.
Kështu, në deklaratën e burimit të të ardhurave të saj, Argita ka deklaruar 1.137.294 lekë nga Fakulteti i Drejtësisë, 6,635,600 lekë + 10, 251 euro fakultet privat si dhe 900 euro muaji nga një apartament tek ETC dhe 1170 euro në muaj nga qeraja e apartamentit afër Gardës ku kanë banuar në fillim.
Një tjetër fakt tronditës shënon deklarata e pasurisë e Shkëlzen Berishës. Ai thotë se ka shtuar pasurinë e tij me 150 mijë euro nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme. Po kështu ai shton si të ardhura nga aktiviteti i tij si person fizik (konsulencë juridike) një vlerë prej 3.632.528 lekësh.
Është e paqartë se në ç’mënyrë i ka siguruar 150 mijë euro kur biznesi i tij si konsulent juridik është person fizik, i cili të lejon deri në 4 milionë lek xhiro vjetore. Përfitimi pareve si sekser jashtë një kompanie biznesi, është një pranim i gjithë akuzave që atij i janë bërë si sekser tokash nga Shëngjini në Sarandë. Në emër të Shkëlzen Berishës ekziston një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar që merret me shitje-blerje tokash, dhe nëse në bilancin e saj ajo ka një fitim të deklaruar 150 mijë euro, ai duhet të bëj publik bilancin e saj të shikohet se nga cilat toka që ka shitur dhe ka blerë i ka bërë këto pare.
Ndryshe nga dy fëmijët, babai i tyre Sali Berisha është shumë modest. Ai ka siguruar një pasuri 2800 euro nga dietat dhe 2.233.186 lekë, nga rroga si kryeministër. Edhe pse lavdërohet si kryeministër i rritjes ekonomike, duket se ajo funksionon vetëm për fëmijët e tij dhe jo për të vetë formalisht.
DEKLARIMI ZYRTAR/ Ilir Meta, apartament 400 mijë euro në Bllok, vilë dykatëshe në Gji të Lalëzit
Ilir Meta kryeson listën e atyre që kanë të ardhura të mëdha gjatë vitit që shkoi. Ai ka deklaruar një apartament me vlerë 400 mijë euro në Bllok, dhe një vilë dykatëshe me sipërfaqe 317 metra katror në Gji të Lalëzit që shkon afërsisht 500 mijë euro. Të ardhurat i ka deklaruar si një kredi prej 200 mijë euro nga Banka Kredins, këstet e së cilës nuk dihet me se i paguan, pasi ka të ardhura ta pakta, ndërsa vilën në Gji të Lalëzit e ka deklaruar si shkëmbim me një truall të pacaktuar.
Vila në Gjirin e Lalëzit është ndërtuar vitin e shkuar në kohë rekord brenda dy muajsh, pa leje ndërtimi dhe ish drejtori i Policisë Ndërtimore, Gjergj Bojaxhi shkoi u përlesh me fshatarët e Hamallajt, por nuk guxoi as të kthejë kokën nga vila që ndërtohej pa leje.
Tani gjithçka është legalizuar dhe Ilir Meta është kampioni i vitit 2010 në pasurim. Të premten është në gjyq, pikërisht për bisedat e tij mbushur me miliona në zyrën e ish- ministrit të tij.
PS: marre nga Peshku pa uje
Pa paga, socialistet rrisin pasurite
Rozeta Rapushi
Bojkoti i Kuvendit si dhe mos marrja e pages si deputete, nuk e ka penguar aspak nje pjese te deputeteve socialiste, qe te rrisin fitimet e tyre. Fitime qe vijne nga aktivitete te tjera jashte politikes, bizneset si dhe paga apo fitimet nga bashkeshortet. Nga deklaratat e pasurise, te marra nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, rezulton se per disa prej deputeteve te majte, viti 2010 ka qene i mire nga ana financiare. Keshtu, deputeti Sadri Abazi, deklaron se per vitin 2010, ka nje shtese llogarie prej 244.558.499 lekesh. Te ardhura qe ai shprehet se i ka siguruar nga shoqeria qe ka ne pronesi. Nderkohe qe 18.000 euro, i ka fituar si pasoje e shitjes se nje automjeti, qe po ashtu e kishte ne pronesi. Te ardhurat qe Abazi deklaron nga puna si deputet, kapin vleren prej 1.224.075 lekesh. Pozitiv nga ana financiare ka qene viti qe shkoi edhe per deputetin Tom Doshi, i cili ka depozita qe kapin vlera si 2.000.000 $, 700.000 $ si dhe 1.700.000 euro nga shitja e pronave qe dispononte ne Australi. Nderkohe qe ka investuar ne blerjen e nje toke ne Marikaj, Vore ne vleren 2.800.000 lekesh. I mire mund quhet viti edhe per deputetin Fidel Ylli. Socialisti ka blere nje makine te tipit “Cadillac” me vlere prej 56.000 $, ka shtuar nje llogari rrjedhese ne vleren prej 1.250.925 lekesh, si dhe deklaron nje depozite prej 150.000 $. Te ardhurat e socialistit, jane ato nga paga si deputet ne Kuvend, ne vleren prej 1.250.925 lekesh si dhe paga e bashkeshortes, ne vleren prej 15.600 $. Ndersa deputetes socialiste Rudina Seseri te mirat duket se i vijne nga vlera e aksioneve. Deputetja Seseri ka deklaruar 80.136 $ si vlere aksionesh per vitin 2010 dhe 74.713 $ nga investime te menaxhuara. Seseri deklaron gjithashtu ne deklaraten e saj vjetore te pasurise edhe nje vlere prej 100. 363 $ ne banke. Nderkohe qe te ardhurat e saj nga paga si deputete kapin vleren prej 1.528.125 lekesh si dhe paga e bashkeshortit prej 298.825 lekesh. Rritje ne pasurine e tij te deklaruar ka edhe ish Ministri i Energjise, Dritan Prifti, i “sulmuar” jo pak here edhe nje vit me pare po per te njejten ceshtje. Ne fakt, Prifti ka deklaruar ne pasurine e tij per vitin 2010, nje shpenzim prej 22.336 eurosh per blerje makine si dhe 650.177 leke, te ardhura nga paga si deputet, 1.114.380 leke, te ardhura nga paga si minister. Nderkohe qe bashkeshortja e tij, ka deklaruar nje shtim prej
350.000 eurosh ne llogarine bankare te saj, shume qe theksohet se vjen nga shitja e aksioneve te kompanise “Fortis”. Por ka edhe nga ata deputete, si Fatmir Xhafaj, qe ne deklarimin e tyre te pasurise, kane deklaruar per vitin 2010, vetem te ardhurat qe marrin nga paga si deputet dhe shperblime per pjesemarrjen ne komisione si dhe pagen e bashkeshortes. Perfitimi i vetem i Xhafaj-t per vitin qe shkoi, duket se eshte dhenia me qera e 3 mjediseve ne Vlore me vleren e deklaruar prej 12.165 euro.
Ndryshimet
Familja e ish -Ministrit te Energjise, Dritan Prifti, eshte pasuruar serish nga aksionet e kompanise “Fortis”. Ne deklarimin vjetor te pasurise, bashkeshortja e Priftit, deklaron nje shume prej 350.000 eurosh te shtuar si pasoje e shitjes se aksioneve.
Pasurite ne rritje te deputeteve te opozites
Rudina Seseri
80.136 $ vlere aksionesh
74.713 $ investime te menaxhuara
100.363 $ ne banken ING Direct
1.528.125 leke te ardhura nga paga si deputete
114.938 $ vlere aksionesh
298.825 $, te ardhura nga paga e bashkeshortit
Sadri Abazi
244.558.499 leke nga shoqeria “Usluga” sh.p.k.
18.000 euro, shitje automjeti
1.224.075 leke, te ardhura nga paga e deputetit
Tom Doshi
2.000.000 $ nga shitje ndertese ne Australi
700.000 $ nga shitja e nje shtepie banimi ne Australi
2.800.000 leke, blerje toke ne Marikaj, Vore
1.301.425 leke, te ardhura nga paga si deputet
1.700.000 euro, te ardhura nga shitja e pasurive ne Australi.
Fidel Ylli
56.000 $, blerje e autovetures, “Cadillac”
1.250.925 leke, llogari rrjedhese
51.199 euro, llogari rrjedhese
150.000 $, depozite bankare
1.250.925, te ardhura nga paga si deputet
15.600 $, te ardhura nga paga e bashkeshortes
Dritan Prifti
22.336 euro, blerje makine
650.177 leke, te ardhura nga paga si deputet
1.114.380 leke, te ardhura nga paga si minister
350.000 euro, llogari bankare e bashkeshortes, nga aksionet e kompanise “Fortis”
****************************
Shtypi
Krijoni Kontakt