Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 99
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Sk-u-th Fjale E Re , Fillova Te Shfletoj Fjalorin :

    [QUOTE=SKUTHI]Qenke shume i kapshem ti,haha Me te vertete te duket neologjisem fjala skuth,ku ke jetuar deri tani?!! KAME JETUAR ,JETOJ DHE DO TE JETOJ DERI NE VDEKJE LARGE SK-U-THI-NJEVE !


    SK-U-TH FJALE E RE , FILLOVA TE SHFLETOJ FJALORIN :


    ~I m.sh.~A,~AT keq .Ai qe e fsheh veprimtarin e qellimet e veta dhe te partis se tije ne menyre te qellimshme per te mbuluar krimin e organizuar nga partia e tij.
    Dhe paraqitet ndryshe nga qe eshte c'eshte i pa bese ,i poshter ,tinzare etj!!!




    SOT NE SHQIPERI E SHIKOJNE EDHE TE VERBERIT, E SHIKOJN SE KUSHE ESHTE

    ORGANIZUAES DHE DERIGJUSIT E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE TE SHURDHUARIT I

    DEGJOJNE KEMBANAT E ALARMIT PER TE LUFTUAR KRIMIN E ORGANIZUAR NGA

    PARTIA SOCJALISTE,FUTE NE THESE EDHE moisiun!
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 12-05-2007 më 19:38

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Xhufi: Procedim ligjor ndaj “Mjaft!”

    E Diele, 13 Maj 2007


    Ligjvenesi i Levizjes Socialiste per Integrim, njekohesisht nenkryetar i kesaj partie, Pellumb Xhufi, mbajti nje qendrim teper kritik ndaj studimit te bere nga levizja “Mjaft!”. Ne kete studim, “Mjaft!” publikoi te dhena mbi sjelljet parlamentare dhe pasurite e deputeteve. Referuar pikerisht ne kete studim, deputeti i Grupit kuvendar te LSI-PDS-se, Xhufi, shprehu shqetesimin e tij, duke theksuar se “desha te denoncoj me indinjate e neveri, insinuatat e padenja te bera kunder meje ne te ashtuquajturin ‘studim’ te fundit te organizates ‘Mjaft!’ mbi sjelljet parlamentare dhe pasurite e deputeteve”. Madje, duke vijuar me tej ne kete linje, Xhufi vuri ne dukje se “ne menyre te perseritur, organizata ‘Mjaft!’ permend emrin tim midis deputeteve qe nuk marrin pjese ne punimet e Kuvendit. Akoma me keq, kesaj radhe raporti i ‘Mjaft!’-it e rendit emrin tim nder 10 deputetet me te pasur gjate vitit te kaluar”. Nderkaq, duke hedhur poshte ne menyre kategorike kete te dhene te ketij raporti, Xhufi nenvizoi se “me nje fjali te vetme, me ndergjegje te qete e me shume pergjegjesi, dua te deklaroj se ne menyre absolute une jam nder deputetet qe mungojne me pak (per te mos thene aspak) ne punimet e parlamentit shqiptar. Dhe me tej, jam nje deputet qe jo vetem nuk kam shtuar vertikalisht pasurite e mia, sic thuhet ne ‘studimin’ e siperthene, por per shkak banese rezultoje si debitor ndaj te treteve”. E nderkohe, Xhufi ka mbajtur nje qendrim mjaft te ashper dhe kritik ndaj kesaj levizjeje, pikerisht per pozicionimin e saj. Sipas tij, me kete degradim te vetin, levizja “Mjaft!” njollos e diskrediton padrejtesisht shoqerine civile, ku dhe ai vete ka milituar dikur, por me aspirata e motive te tjera, sipas tij, nga ato te drejtuesve te sotem te “Mjaft!”-it.

    “Do te hap nje procedim ligjor ndaj tyre, do t’i drejtohem me nje leter kryetares se Inspektoratit te Larte te Pasurive per nje interpretim ligjor te deklarates sime te pasurive, te keqperdorur e te njollosur hajnisht nga drejtuesit e ‘Mjaft!’-it. Dhe se fundi, do t’i drejtohem financuesve te huaj te kesaj levizjeje per t’i informuar per keqperdorimet, abuzimet dhe amoralitetin e disa prej drejtuesve te levizjes ‘Mjaft!’”, ka qene deklarata e Xhufit.

    O.Xhilaga


    “Mjaft!”: Nuk kemi frike nga askush

    Levizja “Mjaft!” reagoi dje, pas deklarates se bere nga deputeti i LSI-se, Pellumb Xhufi. Gjate fjales se tij, Xhufi e cilesoi si te pasakte studimin e bere nga kjo levizje, lidhur me sjelljen dhe pasurine e parlamentareve, duke u shprehur se nuk ka frike nga askush. Por kete qendrim, levizja “Mjaft!” e argumentoi si nje keqkuptim te deputetit Xhufi. Madje, duke vijuar ne kete linje, “Mjaft!” me ironi iu kunderpergjigj deputetit, duke nenvizuar se “ne ditet ne vijim, deputeti Xhufi te marre kohen per te lexuar raportin e plote “UneVotoj”. Jemi te bindur se, nese kjo gje do te kishte ndodhur, deputeti Xhufi nuk do ta kishte pare te arsyeshme sulmin e tij politik, ndaj levizjes. E kjo per vete faktin se raporti eshte nje raport qe percjell te publiku te dhena dhe informacione publike”. Sipas kesaj levizjeje, pasuria e publikuar, mban firmen e deputeteve dhe nuk eshte bere interpretim.

    Koha Jone

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Zotëria 10%" deklarohet si politikani më i varfër! Nuk ka llogari bankare


    Mashtrimi i madh i Ramës me pasurinë. Jeton në borxhe


    Kryetari i Bashkisë së Tiranës njëkohësisht edhe kryetar i PS, Edi Rama, rezulton ndër politikanët më të varfër në Shqipëri. Në deklaratën e tij të pasurisë, Rama ka bërë publike një pasuri vetëm prej 1.5 milion lekë të reja, të cilat gjithsesi deklaron se i ka borxh nga një kredi që ka marrë më parë. Ekzibicionizmi i Ramës nuk kishte si të mos manifestohej edhe në deklaratën e tij të pasurisë, pasi atij shpeshherë i pëlqen të luajë rolin e viktimës apo të ndershmit, por në këtë rast kryetari i Bashkisë së Tiranës është përballë shkeljes flagrante të ligjit. Mashtrimi i tij në deklarimin e pasurisë është i qartë dhe i kuptueshëm për këdo, pasi po të merren parasysh vetëm vlerat e përqindjeve që Rama ka aplikuar në këto 6 vjet për lejet e ndërtimit në Tiranë, pasuria do të llogaritej në miliona dollarë. Fakti që Rama ka shfrytëzuar në maksimum postin e kreut të Bashkisë së Tiranës për të vendosur pasuri marramendëse, nuk është më një gjë e re, por ajo që është e habitshme është se kjo pasuri shumëzohet me zero në deklaratën e tij të pasurisë. Vjedhja e pasurisë publike nga kryetari i Bashkisë së Tiranës u provua me fakte dhe dëshmi nga Komisioni Hetimor parlamentar që u ngrit për këtë qëllim në vitin 2003. Një nga ndërtuesit më të mëdhenj në Tiranë, Hajredin Fratari, deklaroi publikisht se kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, i kishte kërkuar atij 1 milion dollarë vetëm për një leje ndërtimi. Sigurisht që ky nuk është rasti i vetëm i abuzimit me detyrën nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi gjoba të tilla janë aplikuar ndaj të gjitha kompanive të ndërtimit në kryeqytet, të cilat nuk guxojnë të denoncojnë këto skandale për shkak të presionit të kryebashkiakut. Askush nuk do të ishte aq naiv sa të besonte se nga dhënia e qindra lejeve të ndërtimit në Tiranë, në të cilat Rama ka aplikuar taksën e 10 për qindëshit që përfundonte në xhepin e tij, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nuk i kanë mbetur më shumë se 1.5 milion lekë të reja. Një situatë kjo që do t'i shkaktonte keqardhje kujtdo që nuk e njeh nga afër luksin në të cilin jeton kryetari i Bashkisë së Tiranës, apo shpenzimet marramendëse që ai bën për gjëra ordinere. Megjithatë, aplikimi i taksës Rama është vetëm një pjesë e të ardhurave të paligjshme që kryetari i Bashkisë së Tiranës ka siguruar dhe vazhdon të sigurojë, duke abuzuar me postin e besuar nga banorët e kryeqytetit. Raportet ndërkombëtare vazhdojnë të lakojnë emrin e tij si të implikuar në pastrimin e parave të organizatave kriminale më të rrezikshme të rajonit përmes industrisë së ndërtimit. Ajo që mbetet ende enigmë për banorët e kryeqytetit është zhdukja misterioze e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Blendi Gonxhe, i cili sipas dëshmive është shndërruar në sipërmarrës ndërtimi në Spanjë. Duke u bazuar në këto dëshmi, Rama mund të ketë të drejtë në pjesën e deklaratës së tij kur shprehet se ka vetëm 1.5 milion lekë të reja, por ligji për deklarimin e pasurive e detyron atë dhe çdo zyrtar tjetër që të deklarojë pasuritë, pronat apo interesat private në çdo vend të botës ku mund t'i ketë dërguar. Fakti që Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive deri më sot nuk ka qenë i aftë të zbulojë llogaritë e asnjë prej politikanëve apo zyrtarëve të lartë në llogaritë bankare jashtë vendit, u ka dhënë mundësi disa zyrtarëve të zhytur në korrupsion dhe afera të tjera të paligjshme të depozitojnë pasuritë e tyre jashtë Shqipërisë. Menjëherë pas ardhjes në pushtet, qeveria e koalicionit të djathtë ndryshoi ligjin për konfliktin e interesave në postet publike, duke i dhënë Inspektoriatit të Pasurive mundësinë për kontrollin e pasurive të zyrtarëve edhe jashtë vendit. Ndonëse ky inspektoriat nuk ka mundur të përmbushë këtë detyrim ligjor, kjo nuk i jep të drejtën askujt e aq më pak kryetarit të Bashkisë së Tiranës të mundohet t'u hedhë hi syve qytetarëve shqiptarë.






    Rama, të ardhura vetëm nga mbledhjet e KRT, gjithsej 1.5 milion lekë


    Njeriu që rezulton si pastrues i parave të krimit të organizuar dhe taksidar i gjobave të lejeve të ndërtimit në Tiranë, Edvin Rama, rezulton të ketë një pasuri më modeste se sa mund të kenë qindra mijëra qytetarë të vendit, të marrë secili më vete. Edhe pse sipas dëshmive të Prokurorisë italiane kryetari i Bashkisë së Tiranës rezulton të paktën që nga viti 2003 i angazhuar në pastrimin e parave të organizatës kriminale "Hakmarrja për Drejtësi", ai zyrtarisht na rezulton më shumë se i varfër. Edhe pse një raport tjetër i një organizate franceze të specializuar për studimin e krimit të organizuar konkludon se, Kryetari i Bashkisë së Tiranës i ka vënë vetes nofkën "zoti 10%", për shkak të vjeljes së gjobës prej 10 për qind të investimeve të firmave të ndërtimit në kryeqytet, Edvin Rama, rezulton më i varfër se një punëtor krahu. Në këtë rast, ekzibicionizmi i tepruar e ka tradhtuar kryetarin më të akuzuar të Bashkisë së Tiranës, i cili është munduar të paraqitet para opinionit publik si një ndër zyrtarët më të varfër. Raportet e autoriteteve të drejtësisë ndërkombëtare dëshmojnë se, kryetari i Bashkisë së Tiranës është i implikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në pastrimin e parave të organizatave kriminale më të rrezikshme të rajonit. Një bisedë telefonike mes anëtarëve të bandës së Lushnjës e përgjuar nga autoritetet e drejtësisë italiane, e lidhte në mënyrë të drejtpërdrejtë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, me pastrimin e parave të organizatës së rrezikshme kriminale "Hakmarrja për Drejtësi". Sipas përgjimeve të publikuara nga Prokuroria e Torinos, anëtarët e bandës së Lushnjës janë shqetësuar për fuqizimin ekonomik të organizatës kriminale "Hakmarrja për Drejtësi", e cila për shkak të lidhjeve të saj me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, kishte nisur ndërtimin e pallateve luksoze në qendër të kryeqytetit. Biseda është bërë mes Aldo Bares dhe Enver Dondollakut, më 22 shkurt të vitit 2003 në periudhën kur Kuvendi i Shqipërisë po diskutonte ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar që do të hetonte lidhjet e Ramës me këtë organizatë kriminale. Në përgatitjet e tij për rikandidim për herë të dytë për kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, kishte konsoliduar lidhjet e tij me bandën kriminale të Altin Arapit, duke i akorduar kësaj organizate leje ndërtimi për pastrimin e parave të krimit dhe drogës nëpërmjet ndërtimit të pallateve luksoze në Tiranë. Në këtë kohë, anëtarët e bandës kriminale të Aldo Bares ishin të interesuar për zhvillimet politike në Shqipëri, saqë nuk linin pa komentuar edhe detajet më të vogla. Në këtë kontekst, Enver Dondollaku, duke biseduar me Aldo Baren është shprehur se: "Edi Rama rrezikon të humbë mandatin, sepse po ndihmon ata të Hakmarrjes".






    Opozita në krye për shtimin e pasurisë


    Më pak se dy vite në opozitë, kanë rezultuar të begatë për një numër të konsiderueshëm të deputetëve të opozitës, të cilët në më të paktën e rasteve kanë dyfishuar pasuritë e tyre apo në raste të veçanta edhe e kanë shumëfishuar atë. Sipas deklaratave të pasurive të depozituara pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton se Ilir Meta, Fatos Nano, Pandeli Majko, Pëllumb Xhufi, Sadri Abazi e Diana Çuli, rezultojnë ndër deputetët që kanë pasur luhatjen më të madhe të pasurisë krahasuar me një vit më parë. Përkatësisht Pandeli Majko, Fatos Nano e Pëllumb Xhufi, kanë pasur rritje të pasurisë nga shitja e pasurive të luajtëshme apo të paluajtëshme, të cilat nuk janë deklaruar më parë në deklaratën e pasurisë të vitit 2005. Ndërkohë, ndër 10 deputetët, të cilët kanë pasur luhatje të mëdha në pasuri janë edhe Tom Doshi, Nikollë Lesi, Leonard Solis e Nikollaq Neranxi. Nuk është e qartë, se cili është burimi i rritjes së këtyre të ardhurave, por mungesa e deklarimit të tyre në të shkuarën hedh hije të forta dyshimi mbi origjinën e tyre. Ndryshimet e papritura të pasurisë së këtyre deputetëve në shuma të mëdha, nuk mund të shpjegohen ndryshe përveç interesave të tyre të padeklaruara, të cilat ose krijojnë konflikt interesi me pozicionin publik që ata mbajnë, ose janë të paligjshme. Akuzat e vazhdueshme për korrupsion ndaj qeverisjes socialiste tashmë janë shndërruar në fakte konkrete. Fatos Nano, Pëllumb Xhufi e Pandeli Majko, kanë vendosur të deklarojnë edhe një pjesë të pasurisë së tyre të fshehur gjatë kohës kur ata ishin në poste të rëndësishme në qeverisjen e vendit. Deputetët e pakicës kanë zgjedhur momentin e të qenit në pakicë për të nxjerrë dhe deklaruar pasuritë e mbajtura të fshehura në deklarimet e mëparshme gjatë kohës kur ata drejtonin vendin. Brenda një viti, Sadri Abazi, ka pasur një rritje pasurie me rreth 9 milion lekë të reja, i pasuar nga Tom Doshi me 8.7 milion, Nikollë Lesi 5.4 milion, Fatos Nano 2.2 milion Diana Çuli 1.8 milion, Leonard Solis 1.7 milion, Nikollaq Neranxi 1.6 milion, Ilir Meta 1.6 milion, Pëllumb Xhufi 1.2 milion dhe Pandeli Majko 1.2 milion. Shifra të tilla rritjeje duken të pajustifikueshme në një kohë kur këta deputetë nuk kanë deklaruar aktivitete të reja fitimprurëse për vitin 2006, të cilat mund të çonin në rrumbullakosjen e këtyre shifrave. Madje është i çuditshëm fakti që një pjesë e këtyre deputetëve kanë shitur pasuri, të cilat nuk i kanë pasur, ose thënë më drejt i kanë fshehur në deklaratat e mëparshme të pasurisë.


    Ylber Drazhi
    rd

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Fullani, zyrtari me i pasur ne Shqiperi-20000 USD ne muaj

    Guvernatori Fullani, zyrtari më i pasur në Shqipëri me rrogë mujore 20000 USD në muaj



    Wednesday, 30 January 2008-gazeta sot
    Nga Kastriot Myftaraj


    Abuzimet e «miut» Wolfovietz të Bankës Botërore dhe të «ariut» Fullani të Bankës së Shqipërisë

    Nëse do të krahasojmë në terma figurative Bankën Botërore dhe Bankën e Shqipërisë, atëherë mund të themi se e para është «ariu» dhe e dyta është «miu».Vitin e kaluar, Paul Wolfovietz dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Bankës Botërore për shkak se ai kishte abuzuar me postin e vet duke i akorduar një rritje page dhe shpërblimi të dashurës së tij, Shaha Riza, që ishte punonjëse e kësaj banke. Por nëse do të krahasojmë këtë abuzim që solli dorëheqjen e Wolfovietz, me ato të Ardian Fullanit, guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, atëherë Wolfovietz del «miu», ndërsa Ardian Fullani del «ariu». Ardian Fullani për vitin 2008 i ka rritur 60% shpenzimet për personelin, në krahasim me vitin 2005, duke rritur brenda këtij zëri me 70% shpenzimet për pagat. Gjithashtu janë rritur 400% shpenzimet për ushqim dhe veprimtari sportive të punonjësve të Bankës së Shqipërisë, a thua se ata nuk i bëjnë dot këto gjëra me pagat e larta që marrin. Shpenzimet për udhëtime turistike të punonjësve të Bankës së Shqipërisë janë rritur 800% krahasuar me vitin 2005. Për të kaluar nga shifrat në përqindje, në shifra më domethënëse, për personelin e Bankës së Shqipërisë do të shpenzohen në vitin 2008 11 milion dollarë, nga të cilat vetëm festa, udhëtime turistike, sporti, do të shpenzohen 550 mijë dollarë. Dhe përfituesit më të mëdhenj nga të gjitha këto këtu kanë qenë njerëzit e kamariljes së Fullanit, ata që ai solli në poste kur erdhi në Bankën e Shqipërisë, klani i tij nga Banka Italo-Shqiptare, të afërmit e tij, të dashurat e shokëve dhe shokët e të dashurave.
    Mesatarja e përfitimeve që kanë punonjësit e Bankës së Shqipërisë në formë page, shpërblimesh dhe beneficesh të tjera, paraqitet kështu: -Shpenzimet gjithsej për çdo punonjës të Bankës së Shqipërisë: 170 mijë lekë të reja në muaj, ose 2.14 milion lekë të reja në vit;
    Paga mesatare: 120 mijë lekë të reja në muaj, ose 1.5 milion lekë të reja në vit;
    -Benefice për sport dhe ushqim: 5 mijë lekë të reja në muaj, ose 60 mijë lekë të reja në vit;
    -Shpërblime: 30 mijë lekë të reja në muaj, ose 360 mijë lekë të reja në vit.
    Nëse do të bëhet një krahasim me pagat që merren në sektorët e tjerë shtetërorë, del se mesatarisht çdo punonjës i Bankës së Shqipërisë, nga portieri tek guvernatori, paguhet më shumë se një deputet, për mos të folur për punonjësit e thjeshtë të sektorëve të tjerë të shtetit. Pra të punësuarit e Bankës së Shqipërisë kanë gjetur «Ishullin e thesarit» të piratëve, që janë paratë e shqiptarëve, dhe të cilat ua ndan me bujari Fullani. Por, mesatarja e mësipërme nuk është një tregues dhe aq i saktë se përfitimet më të mëdha i ka kamarilja e Fullanit, duke filluar nga vetë Fullani. Në Shqipëri flitet shumë për pagat e larta dhe përfitimet e tjera financiare të deputetëve, ministrave etj., për dietat e tyre në udhëtimet jashtë vendit, shpërblimet. Publiku e di se sa paguhen deputetët, ministrat, kryeministri, presidenti, por nuk di asgjë se sa i kushton guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Paga e tij zyrtare është më e lartë se ajo e Kryeministrit, Presidentit të Republikës, dhe e kryetarit të opozitës, si kryetar i bashkisë së kryeqytetit, të marra së bashku. Shifrat për vitin 2007 flasin vetë:
    -Paga e guvernatorit Fullani: 6 mijë dollarë në muaj, ose 72 mijë dollarë në vit;
    -Shpërblime: 2 mijë dollarë në muaj, ose 24 mijë dollarë në vit.
    -Shpërblim për pjesmarrjen e tij në mbledhjet e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë si anëtar ex officio i këtij këshilli: 3500 dollarë në muaj, ose 42 mijë dollarë në vit.
    -Dieta për udhëtime: 2500 dollarë në muaj, ose 42 mijë dollarë në vit.
    -Bileta avioni: 3 mijë dollarë në muaj, ose 36 mijë dollarë në vit.
    Hospitalitet (pritje e përcjellje): 500 dollarë në muaj, ose 6 mijë dollarë në vit.
    -Pagesë pensioni suplementar për guvernatorin nga Banka e Shqipërisë, që ai ta ketë pensionin shumë të lartë, përveç pensionit VIP që i takon: 900 dollarë në muaj, ose 10800 dollarë në vit.
    -Pagesë për celular, karburant (edhe për familjen) etj: 1 mijë dollarë në muaj, ose 12 mijë dollarë në vit.
    Kështu në total, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani, u kushton taksapaguesve shqiptarë, 20 mijë dollarë në muaj, ose 240 mijë dollarë në vit. Dhe këto janë vetëm të ardhurat zyrtare të tij, se të ardhurat e tjera abuzive, që mund të zbulohen duke përmbysur shprehjen «Unë them ja ku është ujku, ti kërkon gjurmët» në «Unë them ja ku janë gjurmët, ti thua nuk ka ujk», duke parë veprimet e guvernatorit në Bankën e Shqipërisë. Ndoshta do të ishte e justifikueshme që taksapaguesit shqiptarë ta përballonin këtë kosto për guvernatorin Fullani, sikur ai të ishte një kokë e madhe e financës shqiptare. Nëse do të shikoni jetëshkrimin zyrtar të Ardian Fullanit, të përpiluar prej tij në vetën e tretë, dhe të paraqitur në faqen on-line të Bankës së Shqipërisë, do të shikoni se ai nuk ka asnjë kualifikim shkencor. Ai nuk ka kryer asnjë master dhe nuk është doktor i shkencave, nuk ka qenë për asnjë ditë pedagog universitar. Fullani është kryetar i Këshillit Mbikqyrës prej tetë vetësh të Bankës së Shqipërisë dhe CV e tij, sa i përket kualifikimeve shkencore është me e varfra, praktikisht inekzistente, në krahasim me ato të anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës?! Një guvernator banke qendrore pa asnjë kualifikim shkencor, praktikisht është i barabartë me krerët e firmave piramidale, Suden dhe Rrapush Xhaferrin.
    Atëherë del se me Fullanin taksapaguesit shqiptarë i lejojnë vetes luksin irracional të paguajnë shtrenjtë një mediokër, që ka sinqeritetin cinik ta pranojë vetë mediokritetin e vet. Pse hesht opozita për këtë gjë? Pse kryetari i opozitës që flet ditë e natë lart e poshtë për atë që PD në pushtet po largon nga administrata njerëz me kualifikime shkencore dhe po emëron mediokër, hesht për Fullanin që drejton një institucion shumë të rëndësishëm, siç është Banka e Shqipërisë? Apo se Fullani u emërua në postin që mban në vitin 2004, me votat e mazhorancës së majtë. Sa kohë që Fullani mban postin e tij, gjithë shqetësimi i opozitës për largimet e njerëzve me kualifikim shkencor nga administrata dhe emërimin e mediokërve militantë, është i pabesueshëm. Në rast se kryetari i opozitës Rama pretendon se Fullani është një produkt i politikës së vjetër të Nanos, atëherë Rama do të bëhet i besueshëm se vërtet kërkon ta ndryshojë këtë politikë, duke marrë me grupin e tij parlamentar nismën për shkarkimin e Fullanit.
    Paul Wolfovietz u vu nën hetim dhe u detyrua të japë dorëheqjen, pasi për të dolën të dhëna nga një investigim i bërë nga media të mëdha dhe serioze, që nga televizioni Fox News, tek gazetat “Financial Times”, “New York Times” etj. Gazetarët nuk u ndalën as para asaj që në Shqipëri është tabu, jeta private e Wolfovietz. Në rast se ata do të ishin ndalur para kësaj tabuje, Wolfovietz do të ishte edhe sot në krye të Bankës Botërore. Të gjitha mediat shqiptare e dhanë lajmin për shkarkimin e Wolfovietz, por asnjë prej tyre nuk u nxit nga kjo ndodhi për të hetuar homologun shqiptar të Wolfovietz. Në rast se gazetarët e mediave të mëdha shqiptare, televizione dhe gazeta, do të ndiqnin shembullin e gazetarëve që investiguan Wolfovietz, dhe do të investigonin në raportin e jetës private të Fullanit me detyrën e tij si guvernator, do të konstatonin se ai ka shumë “lidhje të shkurtra” të llojit të të afërmve dhe miqve të tij të emëruar në poste me rëndësi në Bankë ku marrin paga dhe shpërblime të larta, dhe do të shikonin se rasti Shaha Riza nuk ka ndryshim me rastin “Ina” të Bankës së Shqipërisë, madje ky është edhe më i rëndë.

    Ja si i shpërdoron Guvernatori Fullani, paratë e shqiptarëve

    Guvernatori i bankës së Shqipërisë, ardian Fullani, i cili nuk ka asnjë kualifikim shkencor, gjë që duket dhe në jetëshkrimin që ka paraqitur vetë në faqen on-line të Bankës së Shqipërisë, mund të marrë fare mirë kualifikime shkencore, master dhe doktoraturë, në abuzime, nëse do të kishte të tillë tituj shkencorë. Kur shikon shpenzimet administrative për vitin 2007, të duket sikur në vitin 2006 të gjitha ndërtesat e Bankës së Shqipërisë janë grabitur dhe djegur dhe duhen riparuar dhe pajisur nga e para. Edhe më të çuditshme duken shpenzimet administrative të Fullanit, kur mendon se Banka e Shqipërisë ka bërë vazhdimisht shpenzime të këtij lloji, në një masë ose në një tjetër, se asaj nuk i kanë munguar kurrë paratë. Por Fullani duket se ka vendosur të tejkalojë shumëfish shpenzimet e këtij lloji të gjithë guvernatorëve paraardhës të marrë së bashku. Shpenzimet administrative të Bankës së Shqipërisë janë një «minierë ari» për Fullanin, që nxjerr prej tyre të ardhura abuzive, me anë të shpenzimeve fiktive, të bëra në bashkëpunim me miqtë e tij. «Galeritë» e kësaj «miniere ari» janë zërat e ndryshme të shpenzimeve administrative, si «ndërtim-montime», «instalime teknike», «pajisje informatike», «makineri-pajisje pune», makineri-pajisje zyre, «mjete transporti» etj.
    Për vitin 2007, për «ndërtim-montime» u shpenzuan 962.000.7008 lekë të reja. u shpenzuan 139.400.000 lekë të reja për rikonstruksionin e ndërtesës së Bankës së Shqipërisë. Për rikonstruksionin e ndërtesës së Bankës së Shqipërisë në Berat, në 2008 u shpenzuan 45.000.000 lekë të reja. Për ndërtesën e degës së Bankës së Shqipërisë në Gjirokastër u shpenzuan 148.000.0000 lekë të reja. Edhe pse Banka e Shqipërisë ka pasur një dhomë serveri që do ta kishin zili homologet e saj në shumë vende të botës, megjithatë në vitin 2007 u shpenzuan 16.608.000 lekë të reja për atë që u quajt: përshtatje e dhomës së re të serverit. Fullani duket se e kalon një pjesë të madhe të kohës duke vënë në punë fantazinë për të shpikur punë për të cilat shpenzon para dhe nxjerr fitime abuzive. Për atë që Fullani e quan «blerje ambientesh të lira për zyra» në Tiranë janë shpenzuar 235.000.000 lekë të reja. Shikoni se si njerëzit e Fullanit nuk dijnë të shprehen në gjuhë formale në një tekst zyrtar! Me «blerje ambientesh të lira për zyra» kuptohet blerje ndërtese, ose apartamentesh në një ndërtesë. Gjithashtu janë shpenzuar dhe 75.000.000 për blerjen e një trualli të lirë, për të cilin, për shkak të mungesës absolute të transparencës, nuk mund të verifikohet momentalisht nëse është blerë me çmimin e tregut, ose me çmim më të lartë. Një tjetër shpenzim i dyshimtë është ai prej 300.000.000 lekë të reja në atë që quhet objekti X-88, dhe që duket se është një objekt sekret i bankës së Shqipërisë në Lushnjë, që është bërë «vrimë e zezë» që thith fonde.
    «Galeria» e «minierës së arit», që quhet «instalime teknike» është nga më të dashurat për Fullanin, dhe për të në vitin 2007 janë shpenzuar 96.656.000 lekë të reja. Një nga mënyrat e parapëlqyera të Fullanit për të abuzuar është rinovimi i shpeshtë i pajisjeve të ndryshme, nga të cilat nxjerr të ardhura abuzive, duke i blerë nga miqtë e tij me çmime më të larta se të tregut, dhe duke futur në xhep diferencën. Kështu, në vitin 2007 janë shpenzuar 6500.000 lekë të reja për pajisje të sistemit të sigurisë dhe të mbrojtjes, 1.000.000 lekë të reja për centralin me kombinator telefonik, 9.000.000 lekë të reja për sistemin e aksesit dhe kontrollit për selinë qendrore të Bankës së Shqipërisë, 1.781.000 lekë të reja për lidhje me DVD recorder ose kompjuter, 7.000.000 lekë të reja për sistem të ri mbrojtjeje elektronike në dhomën e kompjuterave, 4.000.000 lekë të reja për dërgimin dhe marrjen e sinjalit të alarmeve dhe pamjeve, 7.000.000 lekë të reja për sistem mbrojtjeje elektronike, dhe një shumë shtesë prej 2.500.000 lekë të reja për sistemin e mbrojtjes elektronike të selisë qendrore. Gjithashtu janë shpenzuar 1.800.000 lekë të reja-thuhet për përmirësimin e komunikimit me radio, që duket se ka përmirësuar xhepat e dikujt. Edhe pse Banka e Shqipërisë ka shpenzuar vazhdimisht për mbrojtjen nga zjarri, dhe ka sistemin e mbrojtjes nga zjarri më të mirë në vend, në krahasim me institucionet e tjera, megjithatë për vitin 2007 janë shpenzuar 17.3000.000 lekë të reja. Punonjësit e Bankës së Shqipërisë, duke filluar nga vetë Fullani, janë qytetarët e një vendi ku fëmijët mësojnë në shkolla pa ngrohje, prandaj Fullani mund të ishte treguar më i kursyer në shpenzimet për rinovimin e pajisjeve të ngrohjes, ajrimit dhe klimatizimit, aq më tepër kur Banka e Shqipërisë ka bërë shpenzime të tilla dhe në të shkuarën. Megjithatë në vitin 2007 janë shpenzuar 2500.000 lekë të reja për pajisje që bëjnë ngrohje-ventilim-klimatizim në degën e Shkodrës 3000.000 në degën e Elbasanit.
    Çdo njeri ka sensin e vet të humorit. Sensi i humorit i Fullanit shprehet si më poshtë, me kosto të lartë për shqiptarët, në zërin «pajisje informatike», ku janë shpenzuar 60.610.000 lekë të reja. Edhe pse Banka e Shqipërisë ka investuar shumë në sistemin kompjuterik, Fullani megjithatë në vitin 2007 ka shpenzuar 8.754.000 lekë të reja, me justifikimin lakonik: për sistemin kompjuterik. Por veç kësaj Fullani ka shpenzuar dhe 18.150.000 lekë për-siç thotë vetë-Kompjuter PC, Ëork station dhe kompjuter portativ. 23.000.000 lekë të reja janë shpenzuar në 2007 me justifikimin lakonik: servera! Në vitin 2007 janë shpenzuar për printera 2007 5.600.000 lekë të reja. Ndërsa shpenzimi i 3.300.000 lekëve të reja të tjera justifikohet me shprehjen okulte: pajisje të tjera informatike.
    Zëri «makineri e pajisje zyre» është një «galeri» jo pak fitimprurëse e «minierës së arit» të Fullanit, në të cilin zë në vitin 2007 janë shpenzuar 26.494.000 lekë të reja. Kështu për «mobilim zyrash të aparatit qendror në Tiranë» në 2007 janë harxhuar 22.000.000 lekë të reja, a thua se Banka e Shqipërisë nuk është një nga vendet më mirë të mobiluara ndër selitë e institucioneve shqiptare. 2.000.000 lekë të reja janë shpenzuar për «vepra arti për interiere». Në fakt, plani i investimeve për qëllime administrative i bankës së Shqipërisë, i firmuar nga Fullani, mund të quhet vepër arti në llojin e vet!
    Për zërin «makineri e pajisje pune» Fullani ka shpenzuar në vitin 2007, 22.003.000 lekë të reja. Ndërsa për «mjete transporti» në vitin 2007 janë shpenzuar 55.500.000 lekë të reja, edhe pse Banka e Shqipërisë ka një park automjetesh të blinduara dhe autovetura për personelin, për t’ u pasur zili nga shumë banka të botës. Fullani shpenzoi 12.000.000 lekë të reja për të blerë një fuoristradë, sikur nuk i mjaftonte, Mercedes-Benzi që ka. Një tjetër «galeri» mjaft fitimprurëse e «minierës së arit» të Fullanit është zëri «projekte», për të cilin fondi total i investimeve për vitin 2007 ishte 143.945.000 lekë të reja. Nga këto për programin e arshivës janë ndarë 28.000.000 lekë të reja dhe për ICB 80.480.000 lekë të reja. Deri në vitin 2011, kur Fullani do të jetë në krye të Bankës së Shqipërisë, kushedi se çfarë investimesh për qëllime administrative do të shpikë fantazia e tij, për të nxjerrë përfitime abuzive.

    Buxheti i Bankës së Shqipërisë 2008, vjedhje legale e parave të shqiptarëve

    Nëse do ta përcaktojmë në mënyrën më të saktë buxhetin e Bankës së Shqipërisë, që ajo miraton çdo vit me anë të Këshillit Mbikqyrës, për shpenzimet e saj, ai do të përcaktohej më mirë me atë historinë nga përrallat e Një mijë e një netëve, kur shefi i hajdutëve, Ali Babai, thoshte frazën «Sezam hapu!» dhe para syve të habitur të hajdutëve hapej faqja e malit dhe dilte thesari nga i cili ata merrnin sa të donin dhe përsëri nuk mbarohej. Veç se në rastin e Bankës së Shqipërisë nuk është fjala për një përrallë, por për një histori të vërtetë që ndodh larg syve të shqiptarëve, për shkak të mungesës së transparencës së Fullanit, dhe tolerimit që i bëjnë atij qeveria dhe opozita. Nëse do të shikoni në buxhetin e Bankës së Shqipërisë zërin «shpenzime personeli», nuk mund të mos u krijohet përshtypja se Fullani ka ecur me parimin «Sezam hapu!» kur me marionetat e tij të Këshillit Mbikqyrës, ku është kryetar, ka caktuar si fond për pagat e personelit për vitin 2008, shumën prej 516.000.000 lekë të reja, që së bashku me fondin rezervë prej 36.000.000 lekë të reja shkon në 552.000.000 lekë të reja. Ky është fondi për pagën neto dhe këtu nuk përfshihet derdhja e shumës për sigurime shoqërore, që është e parashikuar më vete, në masën 72.000.000 lekë të reja. Banka e Shqipërisë ka një personel të përgjithshëm prej rreth 500 vetësh. Kuptohet që me këtë shumë që është ndarë për pagat e tyre, ata do të paguhen në mënyrë përrallore për standardet e Shqipërisë.
    Por, si të mos mjaftonte kjo, Ali Baba Fullani ka thënë edhe një herë «Sezam hapu!» për të kënaqur klanin e tij të hajdutëve dhe në buxhetin e vitit 2008 është parashikuar për shpërblimet e personelit një fond prej 163.000.000 lekë të reja, që së bashku me fondin rezervë prej 7.050.000 lekë të reja, shkon në 170.050,000 lekë të reja. Dhe si të mos mjaftonte kjo është parashikuar dhe një fond tjetër për shpërblime suplementare në masën 9.600.000 lekë të reja. Pra, gjithsej fondi i shpërblimeve për vitin 2008 shkon në 179.650.000 lekë të reja. Ky fond shpërblimesh u ndahet rreth 500 punonjësve të Bankës së Shqipërisë, duke marrë sigurisht «pjesën e luanit» Fullani dhe klani i tij i «40 hajdutëve». Aq i madh sa ç’ është fondi i shpërblimeve, ai fare mirë mund të ishte fondi i pagave për punonjësit e bankës së Shqipërisë, dhe ata të merrnin paga të mira për standardet shqiptare. Sikur nga fondi i pagave të Bankës së Shqipërisë, të nxirrej dhe fondi i shpërblimeve, atëherë fondi prej 179.650.000 lekë të reja i parashikuar për shpërblime mund të përdorej për të ngrohur të gjitha shkollat e Shqipërisë ku në dimër fëmijët mësojnë duke u dridhur nga të ftohtit. Fullani dhe të vetët e dijnë rëndësinë e ngrohjes derisa kanë parashikuar 18.600.000 lekë të reja, shpenzime për ngrohje dhe ndriçim, duke e bërë ngrohjen sigurisht me kondicionerë.
    Por si të mos mjaftonin këto, Ali baba Fullani, ka thënë edhe një herë tjetër «Sezam hapu!», që në gjuhën burokratike në të cilën është shkruar buxheti i Bankës së Shqipërisë, përkthehet në frazën «kompensime dhe ndihma financiare». Nuk është ironi e vogël që, pasi për punonjësit e Bankës së Shqipërisë është caktuar një fond kaq i madh pagash dhe shpërblimesh, të ketë nevojë dhe për kompensime dhe ndihma financiare. Por ja që kështu është. Në buxhetin e vitit 2008 janë parashikuar dhe 8.800.000 lekë të reja për ekskursione! Sikur nuk i paguajnë dot vetë paratë për ekskursione punonjësit e bankës me pagat dhe shpërblimet e mëdha që marrin! Por, sikur mos të mjaftonte kjo në buxhet janë parashikuar dhe 6.500.000 lekë të reja që justifikohen si «shpenzime të tjera të njëjta, festa». Pra, 15.300.000 lekë të reja janë parashikuar për ekskursione, festa, dhe gjëra të tjera të ngjashme. Me kaq para mund të ndërtohej një pallat ku të strehoheshin familjet e policëve të vrarë në përballjet me kriminelët dhe i kanë lënë familjet pa shtëpi. Do t’ ia vlente që skota e Fullanit të mos bënte një vit orgji me paratë e shqiptarëve dhe të bëhej një gjë e tillë, që do të rriste dhe moralin e policëve që përballen me krimin, të cilët do të binden se shteti kujdeset për ta.
    Pothuajse të gjithë punonjësit shtetërorë në Shqipëri, përballojnë shpenzimet familjare për lindje, dasma, e vdekje, me paga e shpërblime shumë më të vogla se ato të kolegëve të tyre të Bankës së Shqipërisë. E megjithatë Ali baba Fullani ka thënë edhe për këtë çështje «Sezam hapu» dhe në buxhetin e vitit 2008, janë parashikuar 8.500.000 lekë të reja për «lindje-martesa-vdekje». Uroj që punonjësit e Bankës së Shqipërisë të kenë gëzime në familje, si lindje (edhe pse ka fjalë se me ardhjen e e Fullanit dhe të klanit të tij, një pjesë e këtyre lindjeve e kanë zanafillën në zyrat e bankës), uroj të martohen ata që janë pa martuar, dhe të kenë sa më pak vdekje në familje, por me pagat dhe shpërblimet që marrin, duket e tepërt që të kenë dhe shpërblime të tilla shtesë.
    Por kjo nuk është e gjitha. Fullani nuk pushon së thëni «Sezam hapu», duke parashikuar në buxhet dhe 14.000.000 lekë të reja që justifikohen si «kompensim ushqimi». Për ç’ kompensim ushqimi bëhet fjalë, me pagat dhe shpërblimet që marrin punonjësit e Bankës së Shqipërisë? Kësaj i thonë vjedhje e legalizuar. Fullani ka thënë edhe një herë «Sezam hapu!» dhe ka parashikuar në buxhetin e vitit 2008 shumën prej 12.458.000 lekë të reja për «shpenzime sporti». Se punonjësit e Bankës së Shqipërisë, pasi kanë marrë paga dhe shpërblime të mëdha, si dhe janë ushqyer nga buxheti i bankës, duhet dhe të merren me sport me shpenzimet e bankës. Njeriu kur shikon se këta njerëz bëjnë ekskursione me shpenzimet e bankës, festa me shpenzimet e bankës, sport me shpenzimet e bankës, nuk mundet që mos të pyesë se kur dreqin e gjejnë kohën këta njerëz për të punuar? Para disa ditësh, kryetari i PS Edi Rama pas një turi jashtë Tiranës, solli mes të tjerash problemin e një fshati në Martanesh që ka dy vjet pa energji elektrike. Problemi i këtij fshati do të ishte rregulluar me një pjesë të parave që Banka e Shqipërisë do të harxhojë për shpenzime sporti në vitin 2008. Këtë e them se Edi Rama e ka ndërtesën e Bankës së Shqipërisë përballë selisë së partisë, e megjithatë nuk është kujtuar kurrë për abuzimet e Fullanit.
    Ali baba Fullani ka thënë «Hapu sezam» edhe për zërin «bordi/shpenzime/mbledhje/honorare», për të cilin në vitin 2008 janë parashikuar 21.294.000 lekë të reja. Këtu futen shpërblimet dhe honoraret që marrin anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, që miratojnë buxhetin e bankës, duke filluar nga vetë Fullani, që është ex officio kryetar i Këshillit Mbikqyrës. Kështu ata do të miratojnë të bindur gjithçka që u propozon Fullani. Për vitin 2008, në buxhetin e Bankës së Shqipërisë janë parashikuar 40.000.000 lekë të reja për «shpenzime udhëtimi biznesi jashtë vendit». Kjo shumë duket e ekzagjeruar aq më tepër kur dihet se Fullani dhe klani i tij që drejtojnë bankën janë njerëz mediokër pa kualifikime shkencore, dhe që nuk kanë ç’ bëjnë jashtë vendit, veç turizëm të paguar nga taksapaguesit shqiptarë, që ua mundëson Fullani duke thënë dhe këtu «Hapu Sezam». Në buxhetin e vitit 2008 janë parashikuar 10.000.000 lekë të reja për «shpenzime udhëtimi biznesi brenda vendit». Nuk merret vesh se për çfarë bëhen gjithë këto shpenzime për udhëtime brenda vendit, kur ata që shkojnë me shërbim i kanë makinat e bankës, kanë dhe kompensimin e ushqimit, të parashikuar më lart, dhe përgjithësisht kthehen brenda ditës nga këto lloj udhëtimesh. Këto janë rastet kur Fullani thotë «Sezam hapu!» në mënyrë legale, për të kënaqur klanin e vet në bankë, por edhe punonjësit, që ta ngrenë në qiell atë, si guvernatorin më të mirë që ka pasur banka, edhe pse është pa asnjë kualifikim shkencor.
    Por në buxhet gjenden dhe truket burokratike me të cilat Ali baba Fullani justifikon abuzimet që bën duke thënë «Sezam hapu!» për vete dhe klanin e vet, në mënyrë ilegale. Ali Babai i përrallës thoshte thjesht «Sezam hapu» dhe i hapej thesari me të cilin mund të bënte ç’ të donte. Ali baba Fullani ka vetëm një ndryshim me të, se duhet të lodhë pak mendjen për të gjetur truke burokratike me të cilat të justifikojë paratë që ka marrë nga banka, me anë të abuzimeve, duke thënë «Sezam hapu!» për klanin e vet. Në buxhetin e bankës ky mekanizëm abuzimet është ngritur në zërat si «lëndë djegëse e karburant» për të cilat parashikohet të shpenzohen në vitin 2008 23.488.000 lekë të reja, në zërin «mirëmbajtje dhe riparime ndërtesa» për të cilin në 2008 do të shpenzohen 20.303.000 lekë të reja, mirëmbajtje dhe riparime makineri pajisje, për të cilat në 2008 do të shpenzohen 41.070.000 lekë të reja, mirëmbajtje dhe riparime mjete transporti, për të cilat do të shpenzohen në 2008, 10.413.000 lekë të reja, apo mirëmbajtje dhe dhe riparime të tjera (sisteme informatike) për të cilat në 2008 do të shpenzohen 41.617.000 lekë të reja. Të gjitha këto shpenzime që janë rritur shumëfish, që nga koha kur erdhi Fullani (këtë do ta provoj në një shkrim tjetër) Ali baba Fullani i bën me anë të miqve të vet, të cilët i sjellin fatura të fryra, si dhe shpërblimin nën dorë.
    Një mënyrë e Ali baba Fullanit për të marrë para në mënyrë abuzive nga banka që drejton, sipas parimit «Sezam hapu!» është duke parashikuar shpenzime të fryra në zërin «shpenzime për shërbimet e kryera nga të tretët». Këtu hyjnë 18.160.000 lekë të reja të parashikuara në buxhetin e vitit 2008 për shpenzime qeraje. Ky shpenzim është bërë i nevojshmë se janë marrë me qera ndërtesa për zyra, gjë që është bërë e nevojshme, se Fullani ka shtuar në mënyrë abuzive personelin dhe departamentet e Bankës së Shqipërisë, për të kënaqur miqtë e vet, sipas parimit «Hapu Sezam». Në zërin «shpenzime për shërbimet e kryera nga të tretët» janë parashikuar dhe shpenzime që përcaktohen si «shpenzime të tjera të njëjta (paga të tjera)», në shumën 12.273.000 lekë të reja, gjë që duket një shumë mjaft e fryrë, për këtë përcaktim evaziv. Në zërin «shpenzime publikimi dhe anëtarësime» janë parashikuar të shpenzohen në 2008 41.408.000 lekë të reja «shpenzime për botime». Me aq botime sa bën Banka e Shqipërisë kjo shumë duket mjaft e fryrë. Për «gazeta e revista» në 2008 janë parashikuar të shpenzohen 6.309.000 lekë të reja. Sigurisht që këtu futen dhe gazetat e revistat e huaja të specializuara, por kjo shumë duket megjithatë e fryrë, aq më tepër që guvernatori Fullani, me gjithë këtë literaturë shkencore, nuk arrin do të marrë një kualifikim shkencor. Duket se më shumë lexojnë policët në sportelet rreth bankës, se guvernatori.
    Të tjera shpenzime të parashikuara duket qartë se janë kamuflim i abuzimeve, si 1.200.000 lekë të reja të parashikuara për «shpenzime të vogla, dhurata», ose 6.985.000 lekë të reja, të parashikuara për pritje, dhe 1.965.000 lekë të reja të parashikuara për t’ u shpenzuar për «filmime e fotografime»?! Dhe si të mos mjaftojnë këto, në zërin «Të tjera shpenzime administrative», pas shpenzimeve të parashikuara për honorare, udhëtime, dhurata, pritje, filmime e fotografime, shtohen dhe 16.266.000 lekë të reja, me justifikimin: shpenzime të tjera të njëjta (të ndryshme). Me të vërtetë njeri me humor administrativ ky Ali baba Fullani!
    Për vitin 2008 në buxhet janë parashikuar të shpenzohen 10.968.000 lekë të reja për «pajisje zyre me vlera të vogla». Por shuma delk tepër e madhe, aq më tepër për gjëra të tilla janë shpenzuar shuëm dhe vitet e kaluara! Një tjetër mënyrë e Ali baba Fullani për të vënë në lëvizje mekanizmin ilegal «Sezam hapu!» është duke parashikuar në buxhet shpenzime të fryra në zërin «shpenzime amortizimi», që arrijnë për vitin 2008 në 366.725.000 lekë të reja. Nga këto, 42.067.000 lekë të reja janë parashikuar për ndërtesat, 72.405.000 lekë të reja për instalimet teknike/ makineri e pajisje pune, 11.718.000 lekë të reja për pajisjet e zyrave, 17.579.000 lekë të reja për mjetet e transportit. Nëse do të bëhej një kontroll për mënyrën se si janë shpenzuar këto para, do të dilte se pjes më e madhe e punës është bërë vetëm në letër. Është e qartë se buxheti i bankës së Shqipërisë për vitin 2008 është vjedhje legale dhe ilegale e parave të shqiptarëve. Por Fullani hesht për këto fakte, se atë nuk e ngacmon as qeveria dhe as opozita, dhe se strategjistja e tij e marrëdhënieve publike, i këshillon të veprojë sipas parimit: hesht, hesht se gjithçka do të kalojë!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Une dhe tani habitem qe ky person ka nje post te tille ,une e mbaj mend qe dhe ne gjimnaz nuk ka qene ndonje nxenes mesatar te pakten,por si duket te vjedhesh kete popull duen tipa Ali Babe Fullani qe te vjedhin FULL
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  6. #16
    20 mij ne muaj? cerek milion dollar ne vit tjetri

    merrka rroge si me qen ndonji CEO ktej nga Amerika

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Vetem me nje diplome te thjeshte ekonomikut te Tiranes dhe me mesatare 5.6 kaq te ardhura (te deklaruara) ky, imagjino te kishte bere ndonje shkolle tjeter.... s'do gjente dot vend pune !

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Vetem me nje diplome te thjeshte ekonomikut te Tiranes dhe me mesatare 5.6 kaq te ardhura (te deklaruara) ky, imagjino te kishte bere ndonje shkolle tjeter.... s'do gjente dot vend pune !

    I dine keto gjera valle, ata te IMF-s?

    di gje ti dixhije?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Te jete kungull valle, lol

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    my point,

    lepe, peqe,

    perndryshe bo teneqe.

    copyright,

    archybishop of c...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 08-02-2008 më 16:51
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •