Close
Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 130
  1. #51

    Question Pyetje nga informatika (degė e elektronikės)

    Pėrshėndetje tė gjithėve

    Se shpejti do te kem nje provim dhe me duhet me patjeter te di te bej veprimet e meposhtme. Do t'ju isha shume mirenjohes nese do te me shpegonit sa me qarte te jete e mundshme teknikat per te zgjidhur keto pyetje:

    1- Si tė konvertoj nga baza 3 ---> baze 9 dhe nga baza 9 ---> baze 3

    2- Si tė konvertoj nga baza 10 ---> Gray dhe nga Gray ---> baze 10

    3- Nje pyetje ne provimin e pare ishte:
    Konverto nga baza 10 ---> K2 (komplement 2) kėto numra: -80; +50; -35;

    4- Si tė konvertoj nga baza 10 ---> IEEE (psh. -126,125 = ? IEEE)
    dhe nga IEEE ----> baze 10

    5- Sa bit duhen pėr 3 286 000 miliard?

    6- Numri maximal qė mund tė paraqitet me 7 bit?
    Numri minimal i biteve pėr tė paraqitur 256?
    Numri mė i madh me dy shifra pėr bazėn 7?

    7- Algjebra e Boolit;
    F (b0, b1, b2) = G(m0, m7)
    Shkruaj tabelen e vertetesise, shprehjen logjike dhe skemen.
    (Kjo pyetje eshte shume e rendesishme)

    8- Konverto:
    10101101(2) = (BCD)

    9- Jepet x1, x2, x3, x4.
    Beni veprimet e meposhtme:
    a) me K2
    b) me Modul & Shenje

    -x2 + x1
    x3 + x4

    10- Konverto:
    67,24(8) = ? (2)
    ANYTHING IS POSSIBLE

  2. #52
    ?????
    Hajde pyetje hajde???
    Shpresoj te kthej njeri pergjigje!!
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nese je per elektronike keto jane pyetje qe duhet ti dish ne maje te gishtave, qofte edhe gjysmen e tyre.
    Konvertim nga baze 3 ne baze 9? Matematike elementare.

    Numrat qe perdorim ne ne jeten e perditshme jane me baze 10. ēfare do te thote kjo, qe 10 eshte nje cikel i plote i nje numerimi nga 0 tek 9, dhe per numrat perdorim 10 shifra gjithesej, 0-9.
    Marrim si shembull nje numer ēfaredo, "563435" me baze 10. Si mund te shkruhet ndryshe ky numri si shume i fuqive te numrit 10?
    563435=500000+60000+3000+400+30+5 = 5*10^5 + 6*10^4 + 3*10^3 + 4*10^2 + 3*10^1 + 5*10^0
    (ku * eshte shumezim dhe ^ ngritje ne fuqi)

    Ne te njejten menyre numrat me baze 3 kane gjithsej vetem 3 shifra (0,1,2) dhe shprehen ne baze te fuqise se numrit 3, ashtu si tek shembulli i numrave me baze 10 qe perdorim ne.

    Per te kthyer nje numer nga baza 3 ne baze 9 na leverdis ta kthejme ne fillim nga baza 3 ne baze 10 pastaj nga baza 10 ne baze 9. Mund te kete dhe menyre tjeter me direkte por une kete mbaj mend.
    marrim numrin me baze 3 "21102"
    e shprehim ne funksion te fuqive te numrit 3 dhe kryejme llogarite:
    2*3^4 + 1*3^3 + 1*3^2 + 0*3^1 + 2*3^0 = 162 + 27 + 9 + 2= 200 me baze 10.

    per te kthyer nga baza 10 ne baze 9 mjafton te bejme pjesetime te njepasnjeshme te numrit 200 me numrin 9 dhe ne fund te marrim mbetjet e pjesetimit. Keto mbetje do te krijojne numrin e ri me baze 9.

    200 / 9 = 22 mbetja 2
    22 / 9 = 2 mbetja 4
    2 eshte me i vogel se 9 keshtu qe mbetet si mbetja e fundit.
    pra kemi 242 me baze 9
    per te verifikuar se kemi bere mire llogarite provojme ta kthejme nga baze 9 ne baze 10 duke e shprehur si fuqi te numrit 9.
    2*9^2 + 4*9^1 + 2*9^0 = 2*81 + 4*9 + 2 = 162 + 36 + 2= 200
    verifikimi u be.

    Ne kete menyre mund te veprohet me ēdo lloj baze 2,4,5,6,7,8,etj etj.

    Nuk e di a e keni bere matematiken binare pra me baze 2 ne universitet, por besoj se po meqe eshte baza e elektronikes dhe informatikes, ashtu si kthen numrat me baze 2 ne 10 dhe nga 10 ne 2 ne te njejten menyre mund te veprosh me te gjithe llojet e tjera gte bazave.

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Pyetjet 2,3,4 i kam harruar se kam 2 vjet qe nuk i kam pare qe kur bera provim.

    Pyetja 5
    Sa bit duhen per 3 286 000 000 000 000 , pra kjo eshte nje pyetje indirekte e tipit, kthe kete numrin me baze 10 ne baze 2 dhe numero shifrat.
    Jane 52 bit.
    Por duke pare se per te llogaritur qe kjo eshte 52 bit duhet shume pune atehere llogaria duhet te kete te beje me numrat IEEE, dmth ta shprehesh si 3,286 * 10^15.
    mjafton te shprehesh kete ne IEEE besoj dhe te numerosh numrin e biteve qe duhen. Me shume se kaq nuk di te them, vetem te hap wikipedian ose librat por kjo te takon ty si student qe je.

    Pyetja 6
    a) numri maksimal qe mund te paraqitet me 7 bit, nese behet fjale per paraqitje te thjesht binare, me 7 bit numri maksimal qe mund te paraqitet eshte 2^7=128
    b) numri minimal i biteve per 256 eshte 8 bit. 2^8=256
    c) numri me i madh me 2 shifra per bazen 7 eshte 66. 66 + 1 = 100 m baze 7, ashtu si 99 + 1 = 100 me baze 10.

    Pyetjen 7 nuk e kuptova mire, ēfare eshte F(b0,b1,b2) = G(m0,m7) qartesoje.


    Pyetja 8
    kthe 10101101(2) ne (BCD).
    Kthejme ne fillim nga baza 2 ne baze 10.
    10101101(2)=AD(16)=10*16 + 13=173(10)
    per te kthyer nje numer be baze 10 ne nje numer BCD mjafton te shkruajme per ēdo shifer grupin BCD ne binar, ose korrispondentin ne binar te shifres dhjetore. Nese numri binar del me me pak se 4 shifra binare atehere vendet bosh te fillimit mbushen me 0
    pra
    1(10)=1(2)=0001(BCD)
    7(10)=111(2)=0111(BCD)
    3(10)=11(2)=0011(BCD)
    Perfundim: 10101101(2)=0001 0111 0011(BCD)


    Pyetjen 9 nuk e di.

    Pyetja 10
    67,24(8) = ? (2)
    dhe kjo eshte e thjeshte, nuk duhet te trembi ai numri pas presjes.
    Ketu te them nje stil qe te kurseje kohe kur te besh kthimin e numrave me baze qe eshte nje fuqi e numrit 2. Ne kete rast kemi nje numer me baze 8 qe eshte 2 ne fuqi 3.
    ajo qe duhet bere per kthimin e nje numri me baze 8 ne nje numer me baze 2 eshte marrja e ēdo shifre me baze 8 dhe kthimin e saj ne binar. Nese numri binar del me me pak se 3 shifra vendet e fillimit mbushen me 0
    pra me konkretisht.
    6 => 110
    7 => 111
    , => ,
    2 => 010
    4 => 100


    67,24(8) = 110111,010100(2)=110111,0101(2) {zerot e fundit mund ti heqim}

    Per te verifikuar se kthimi eshte i sakte mjafton te shprehim ne formen e fuqive te dy numrat.
    67,24=6*8+7+2*8^-1 + 4*8^-2=55 + 2/8 + 4/64=55,3125
    110111,0101 = 2^5+2^4+ 2^2+ 2^1 +2^0 + 2^-2 + 2^-4 = 55 + 1/4 + 2/32 =55,3125

    Tani ti biem pak me gjate do duhej te kthenim nga baze 8 ne baze 10 e me pas te kryenim pjesetimin e njepasnjeshem me 2 per te perftuar numrin binar.
    Kujdes, ne rastin e numrave pas presjes, num kryhet pjesetimi me 2 por shumezimi me 2, pra proēesi eshte i kundert, ja pse u desh te kthenim se prapthi numrat binar pas presjes.

    Kthimi nga baze 8 ne baze 10 u krye me siper.
    tani kemi 55,3125(10) dhe duam ta kthejme ne binar.
    ndajme pjesen e plote nga ate dhjetore. 55 + 0,3125
    dhe i llogarisim veē e veē.
    55 / 2 = 27 mbetja 1
    27 / 2 = 13 mbetja 1
    13 / 2 = 6 mbetja 1
    6 / 2 = 3 mbetja 0
    3 /2 = 1 mbetja 1
    1 / 2 = 0 mbatja 1
    marrim te gjitha shifrat nga me e fundit tek me e para, pra duke nisur nga mbetja me e fundit 110111(2) = 55(10)

    per numrat pas presjes behet e kunderta, nuk pjesetohet por shumezohet.
    0,3125 * 2 = 0,625
    0,625 * 2 = 1,25
    0,25 * 2 = 0,5
    0,5 * 2 = 1
    marrim pjesen e plote te perfundimeve 0101, dhe pjesa pas presjes del te jete 0.0101
    Perfundimi eshte bashkimi i pjeses se plote me pjesen pas presjes
    110111,0101(2).

  5. #55
    - Pershendetje xfiles
    Ne fillim doja te falenderoja per mundimin qe more per te me sqaruar. Shume e sjellshme nga ana jote.

    Eshte e vertete qe keto pyetje duhet t'i di shume mire por profesoret nuk e japin mire shpjegimin dhe ne seminare nuk kemi punuar shume dhe keshtu kam mangesi informacioni per te zhvilluar keto pyetje pasi edhe libra nuk kemi.

    Per konvertimin nga baze 3 ne baze 9:
    Ne fakt isha ne kerkim te menyres direkte: nga baze 3 direkt ne baze 9; pa kaluar ne baze 10 (sepse ate e di si behet). Menyra direkte te shkurton shume kohe ne provim dhe eshte e domosdoshme te mesohet. Megjithate, ty te falenderoj per shpjegimin e gjere.

    Pyetja 5
    Kam pershtypjen se zgjidhet me logaritme. Do te ishte ndihme nese dikush do te ma shpjegonte.

    Pyetja 7
    Kur i bera paste tekstit te shkruar mesa duket nuk e ka njohur simbolin e shumes.
    Kjo eshte edhe njehere pyetja 7:
    - Algjebra e Boolit;
    F (b0, b1, b2) = Σ(m0, m7)
    Shkruaj tabelen e vertetesise, shprehjen logjike dhe skemen.


    Te falenderoj per shpjegimin e pyetjes 6 , 8 dhe 10.
    ANYTHING IS POSSIBLE

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga agent_android Lexo Postimin
    Per konvertimin nga baze 3 ne baze 9:
    Ne fakt isha ne kerkim te menyres direkte: nga baze 3 direkt ne baze 9; pa kaluar ne baze 10 (sepse ate e di si behet). Menyra direkte te shkurton shume kohe ne provim dhe eshte e domosdoshme te mesohet.
    tani me erdhi ndermend, dhe bera nje prove dhe e konfirmova se kjo situata ketu me kthimin nga baze 3 ne 9 eshte e ngjashme me kthimin nga baze 2 ne baze 8.
    Pra kemi te bejme me kthimin midis bazave qe ku njera eshte nje fuqi e tjetres. Pra 8 = 2^3, 9=3^2 etj.
    Ne keto raste ashtu si per kthimin nga baze 8 ne baze 2 ku mjaftonte qe nje shifer ne baze 8 e shkruanim si nje grup prej 3 shifrash te bazes 2(grup me 3 shifra sepse 8=2^3).
    Ne kete rast pra per kthimin nga baze 3 ne baze 9 mjafton qe shifrat e numrit 3 ti grupojme ne grupe me nga 2 shifra dhe per c'do grup te bejme kthimin ne baze 10. Shifra e perftuar do jete nje shifer per numrin me baze 9.
    Kujdes, grupimi duhet te nisi nga shifra ne te djathte, dhe nese ngel nje shifer tek ne fund asaj i shtohet nje 0 perpara. Me konkretisht.
    21011(3) = ?(9)
    grupojme shifrat e bazes 3:
    02 10 11(3)
    ēdo grup e kthejme ne baze 10
    02=0*3+2=2
    10=1*3+0=3
    11=1*3+1=4

    perfundimi eshte 234(9).
    verfikoje qe 234(9)=21011(3)
    Mund te besh shume prova te tilla me numra te tjere per te verifikuar qe kjo vlen gjithmone.
    Ne te kundert kthimi nga baze 9 ne baze 3 ne menyre direkte behet duke kthyer ē'do shifer te numrit me baze 9 , e trajtojme si te ishte me baze 10(duke nis nga ai me ne te djathte) dhe e kthejme ne nje numer me dy shifra te bazes 3.
    Me konkretisht marrim shembullin me siper dhe bejme kthimin nga 9 ne 3.
    234(9)=?(3)
    2(10)=2(3)
    3(10)=10(3)
    4(10)=11(3)
    perfundimi 21011(3)

    gjithmone kalohet ne kthimin me baze 10 por kjo behet per grupe 2 shifrore dhe llogarite i ben me mendje, gjithashtu kthimi behet shpejt.
    Ne kete menyre dhe kthimi 21120210112011(3) ne baze 9 behet nje veprim i thjesht, ne te kundert me metoden e gjate.




    perfundimi

  7. #57
    RRoft Matematika!!!
    ??????????????????
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  8. #58
    Pasioni pėr shkencėn Maska e rm_renald
    Anėtarėsuar
    27-11-2006
    Postime
    170

    Question Nga ndryshon dega e Informatikės nga Inxhinieria Informatike?

    A mund te ma shpjegoje ndonjeri se nga ndryshon dega e Informatikes nga Inxhinieria Informatike?

    Cfare perfshin njera dhe cfare perfshin tjetra?

    Cfare mund te besh me njeren dhe cfare mund te besh me tjetren?

    Thnx,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga rm_renald : 09-11-2008 mė 21:52

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e che_guevara86
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    verdalle anej ktej
    Postime
    641
    Pyetje e bukur po ku jane pergjigjet .
    Une kam bere Ing ne Itali dhe mu duk bomb fare ishte shume e veshtire merresh me programim , kimi , fizik .
    Se njoh mire se pasaj nderrova dege po shpresoj te japi ndonjeri ndonje pergjigje me te sakte .
    Bėji nder qenit, qė ai tė kafshojė kėmbėn

  10. #60
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Nuk jam i sigurte, por ndoshta Informatika ka te beje me programim ndersa inxhnieria e informatikes me industri/prodhim te elementeve/pajisjeve 'informatike' (psh bi fjala inxhinier informatik ne nje fabrike qe prodhon cd/dvd.)
    Life's too short to remove USB safely.

Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •