Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 130
  1. #21
    :::::****::::::
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Postime
    194

    Pyetje ne lidhje me karrieren ne fushen e kompjuterit

    Tungjateta!

    Desha te marr mendimin tuaj ne lidhje me dicka qe besoj shumica e atyre qe kane zgjedhur informatiken per te bere karriere e kane hasur kete problem ose shqetesim.
    E ai eshte qe ja mbarove shkollen e larte per informatike dhe mundohesh te kerkosh pune andej kendej dhe per nje kohe te gjate nuk gjen pune. Ndihesh konfuz sepse sepse mendon se gjitha ato vite shkolle qe bera nuk vlejten fare kur shikon se sa te tjere me certifikata nga microsoft si mcse ose mcsdb ose nga cisco ccna ose ccnp dmth me ca muaj kurs kane alamet punesh dhe po bejne pare te papame. Nga ana tjeter kur shikon tregun e punes sapo lexon nje njoftim per pune lexon aty kerkohet inxhinjer qe ka ekperience ne linux ose unix si dhe windows 2003 server te jete programues i mire ne perl dhe te kete bazat e programimit ne oracle. Merr nje fush tjeter kerkojme dizajner per grafik qe te kete nja 3-4 vjet eksperience ne mac dhe ibm te jete perfekt ne illustrator, freehand, corel draw, photoshop , flash mx , macromedia freehand, dreamwaver, php dhe mysql. Thua me vete sa mbrapa qe qenkam dhe nuk di se nga tja nisesh qe te jesh edhe ti ne linje qe te zesh nje pune ...deshiron tja nisesh dhe perseri konfuz nje game e madhe informacioni qe nuk din ke te zgjedhesh dizajn apo programim apo teknik apo administrim..ke nje raft te madh me libra dhe me cd per te gjitha gjuhet e programimit ke plot libra per dizajn po ashtu edhe per teknik po tru i thone ati te shkretit nuk i nxe te gjitha dhe eshte puna se kur sben praktike nga njera ane e mbush dhe nga ana tjeter boshatiset dmth harron ato qe ka mesuar me pare...
    Nga eksperienca juaj ju lutem me tregoni se cfare rruge keni ndjekur per tia dale mbane kesaj sfide kontemporane!!!

  2. #22
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    12-06-2007
    Postime
    131
    krijo softwere dhe shit

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    FlashMx,

    Gjithcka qe pyet e konsideroj teper normale. Meqenese pergjigjet jane po aq subjektive, te ndryshme, te bazuara mbi profilin e secilit, po ndaj dicka 'te fresket' rreth fillimit te 'karrieres' sime ne Informatike. Sa kam shkruar me poshte buron nga eksperienca ime e vogel, dhe po supozoj se jeton ne Shqiperi (specifikisht, ne Tirane).

    Profili im ka qene qe ne fillim i drejtuar nga programimi dhe analiza e sistemeve. Personalisht, e konsideroj si drejtimin me te larte te Shkencave Kompjuterike. Gjate studimeve dhe udhetimeve (vizitave) te ndryshme neper universitete perendimore, kam hasur profile te Informatikes se Zbatuar, te cilat me terhoqen tej mase. Megjithate, te tilla drejtime, si Informatika Njehsimore apo Algoritmika, 'pine pak uje' ne Shqiperi, sepse nuk jane injektuar as ne rangjet akademike, as ne kulturen (dhe ne tregun) e punes. Pra, nuk vleresohen, pavaresisht se mund te njihen. Sidoqofte, une u mundova te marr sa me shume njohuri nga keto profile te Informatikes, te cilat kane programimin apo zhvillimin e sistemeve per baze perfundimtare, si dhe i kam aplikuar ne dy-tre grupe shkencore gjate vitit te fundit ne universitet. Nen kete kendveshtrim, krijova bindjen qe Zhvillimi dhe Projektimi i Sistemeve eshte profili me i larte dhe me i pelqyer i te diplomuareve ne Shkenca Kompjuterike ne Tirane. (Sot, mund ta them kete gje me siguri te larte.)

    Me tej, pas diplomimit, aplikova ne institucione 'kryesore' shteterore si dhe ne kompani 'te medha' private, pasi keto jane te vetmet ku mund te perparosh. Aktualisht, punoj ne nje nga te lartpermendurat dhe jam i kenaqur relativisht. E mira e ketij drejtimi pune eshte se te le shpeshhere hapesire te merresh me pune te tjera. Prandaj, nisur nga profili im, punoj edhe si 'Business Analyst' per nje kompani private. Gjithcka, pra, varet nga profili i studimeve, si dhe njohurite e marra nga kembengulja dhe vullneti yt. Shkollimi formal eshte nje perqindje e vogel e krahasuar me shkollimin qe vjen nga vullneti dhe deshira per te germuar thelle.

    Gjithashtu, nje baze e forte ne Shkencat Kompjuterike te jep mundesine te punosh neper grupe te ndryshme shkencore. E kam fjalen per grupe qe ngrihen per cdo lloj qellimi, ritmi i punes i se cileve mund te varet shume nga automatizimi i procedurave te punes per sa i perket shpejtesise per te nxjerre rezultate. Ne Tirane, po te kerkosh, ekzistojne disa grupe te tilla qofte neper universitete, qofte neper kompani apo institucione shteterore. Minimalisht, kjo kerkon nje nxitje personale nisur edhe nga njohurite.


    Nga ana tjeter kur shikon tregun e punes sapo lexon nje njoftim per pune lexon aty kerkohet inxhinjer qe ka ekperience ne linux ose unix si dhe windows 2003 server te jete programues i mire ne perl dhe te kete bazat e programimit ne oracle.
    -

    Ketu fillojne gallatat. Nese zoteron nje profil analitik, as mos e merr mundimin te harxosh kohen duke lexuar idiotsira te tipit te mesiperm, te cilet edhe ata qe i shkruajne nuk e kuptojne se c'kerkojne. Sic te thashe me lart, kerko vete, mos prit nga gazetat.


    dhe eshte puna se kur sben praktike nga njera ane e mbush dhe nga ana tjeter boshatiset dmth harron ato qe ka mesuar me pare...
    Apliko per nje pozicion te pershtatshem me aftesite e tua, pavaresisht sa 'mban mend' ne kohen kur aplikon. Mos thuaj kurre 'nuk di te programoj mire ne C++' ose 'kam harruar ca teknika qe njihja mire ne VB6', sepse asnje nuk di mire dhe te gjithe harrojne. Gjithcka mesohet rruges . Per me teper, mos u fut ne programim kur te pelqen dhe je me mire ne administrimin e rrjetit. Gjithcka, pra, varet nga objektivat e tua. Nese ke ndonje objektive afatgjate, atehere zgjidh nje rruge qe te con drejt saj. Nese ke objektiva afatshkurtra, zgjidh nje pozicion interim per te konsumuar kohen.

    Personalisht, renditja qe propozoj nga niveli me pak i preferuar ne ate me te larte (fill pasi ke mbaruar universitetin) eshte: Programues (Zhvillues Sistemesh) - Analist Sistemesh - Analist Biznesi - Anetar i nje grupi pune per projekte te ndryshme Informatike. Sigurisht, ka edhe pozicione te tjera ne baze preferencash: asistent ne ndonje universitet, por te siguroj se rroga eshte qesharake .

    Gjithesesi, suksese!
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e izenku
    Anėtarėsuar
    13-03-2005
    Vendndodhja
    Chicago, USA
    Postime
    45
    FlashMX,

    Une ne resume akoma e kam te shkruar qe dij Pascal, po te te them te drejten nuk e kam perdorur qe diku para 15 vjetesh. Poashtu shkruaj qe dij dBase IV, e kete as qe nuk e mbaj mend se kur e kam perdorur per here te fundit. Mirepo, kjo eshte vetem per koleksionin e eksperiences qe kam. Asnje punedhenes nuk do ta bazoje vendimin per te me mare ne pune vetem ne baze te 'koleksionit'. Duhet te perqendrohesh ne ato kualietete ku e shikon qe je me i mire dhe te investosh vazhdimisht duke e thelluar dhe zgjeruar diturine. Me thelluar, e kam fjalen te behesh ekspert e zgjeruar do te ishte te shtosh edhe nje produkt te ngjajshem (nese e di Oracle, shto edhe SQL Server, DB2...).

    Mos humb shume kohe/energji me nje gje se jeta e ekspertit eshte e veshtire. (COBOL ekspertet...). Mundohu me shume te 'zgjerohesh' se sa te 'thellohesh'. Perpara cdo fillimi, tento ta masesh veten sa nuk di - kjo informate ka vlere te madhe per te ecur perpara. E pasi ke vendosur te keshe kariere ne informatike, duhet ta pranosh si realitet qe gjithmone do te duhet te mesosh dicka te re. Nese e pranon kete fakt dhe arrin te gjesh ndonje kenaqesi shpirterore, suksesi ne kariere vjen vete...

    Rruge te mbare e suksese!
    IZ

  5. #25
    :::::****::::::
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Postime
    194
    Tungjateta perseri !

    Te falenderoj shume borix qe e ndave me ne eksperiencen tende duke me dhene pika kyce se si mund te kesh nje fillim te mire ne karriren e informatikes.

    izenku edhe ju paraqitet shume gjera te rendesishme se si mund te kapercesh keto ngerce qe i has gjate karrieres ne kete fushe..

    MASTER_94 edhe ideja jote eshte shume e mire eshte.. kam pare ne Tirane sidomos ne rrugen e Durresit nje reklamim te nje grupi programuesish apo programuesi te vetem dhe e rendesishme eshte qe kishte gjetur nje menyre se si te hynte ne treg duke ngjitur ne mur ne gjithe rrugen e Durresit labels duke sygjeruar te paguani gjysmen e cmimit te programit mesa mbaj mend dhe nese nuk ju pelqen programi mund ta ktheni nese ju pelqen mund te paguani pjesen e mbetur..kjo ide qe the Master_94 eshte ide e mire dhe kerkon te njohesh dhe te dalesh te punosh marketing dhe programues ne te njejten kohe..

    edhe njehere faleminderit per keshillat e juaja.

    ju uroj edhe juve suksese dhe lart e me lart ju pafshim

  6. #26
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    12-06-2007
    Postime
    131
    A jipen diploma nga Microsoft ne tirane ?

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    A jipen diploma nga Microsoft ne tirane ?
    Jepen certifikata, te pakten nepermjet qendres Lincoln.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e izenku
    Anėtarėsuar
    13-03-2005
    Vendndodhja
    Chicago, USA
    Postime
    45
    FlashMX,

    A ke provuar te punosh ne projekte qe ofrohen me telecommuting nga US? Hap nje llogari falas ne hotgigs.com dhe shfleto cfare kerkesash ka. E dij qe ka edhe faqe te tjera qe funksionojne ne menyre te ngjajshme. Kete mund ta shohesh si nje faze te ardhshme per te cilen do te duhet te investosh kohe/energji te krijosh nje portfol projektesh te cilat punedhenesi do te mund t'i shfletonte brenda profilit...


    IZ

  9. #29
    Edhe un jam ne dileme te madhe persa i perket karrieres ne fushen e kompjuterit.
    Cdo gje qe ka te beje me kompjuterin e kam qef , por nuk di ca fushe ti perkushtohem.
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  10. #30
    Dj Visi Maska e shqiptari02
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    192

    Pyetje per shkollimin nė degėn e informatikės

    Doja tju beja nje pyetje expertave te kompjuterava.

    Dua te studioj ne degen e informatikes por nuk jam i vendosur nese dua te bej

    Associate Degree ne"Computer Information System"
    apo
    Certifikate 1 vjecare ne "Computer Service Technician"

    ndryshimi nga e para ne te dyten eshte se me te paren duhet te bej nje thes me shkolle kurse e dyta eshte vetem nje vit. Arsyeja qe pyes eshte sepse sipas statistikave qe kam lexuar ne internet, nje "service Technician" e ka pagen me te larte se dikush qe ka mbaruar Informacionin Kompjuterik, a eshte kjo e vertete, dhe cfare me rekomandojne expertet si profesion qe ka dhe do te kete me shume kerkesa, gjithashtu me pelqen webdesigner nese kjo eshte me me vlere nga keto te dyja me lart,
    Pres pergjigjen tuaj dhe ju falenderoj.

    Visi.
    Opinion is like ass.. Everybody has one!

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •