Tungjateta!
Desha te marr mendimin tuaj ne lidhje me dicka qe besoj shumica e atyre qe kane zgjedhur informatiken per te bere karriere e kane hasur kete problem ose shqetesim.
E ai eshte qe ja mbarove shkollen e larte per informatike dhe mundohesh te kerkosh pune andej kendej dhe per nje kohe te gjate nuk gjen pune. Ndihesh konfuz sepse sepse mendon se gjitha ato vite shkolle qe bera nuk vlejten fare kur shikon se sa te tjere me certifikata nga microsoft si mcse ose mcsdb ose nga cisco ccna ose ccnp dmth me ca muaj kurs kane alamet punesh dhe po bejne pare te papame. Nga ana tjeter kur shikon tregun e punes sapo lexon nje njoftim per pune lexon aty kerkohet inxhinjer qe ka ekperience ne linux ose unix si dhe windows 2003 server te jete programues i mire ne perl dhe te kete bazat e programimit ne oracle. Merr nje fush tjeter kerkojme dizajner per grafik qe te kete nja 3-4 vjet eksperience ne mac dhe ibm te jete perfekt ne illustrator, freehand, corel draw, photoshop , flash mx , macromedia freehand, dreamwaver, php dhe mysql. Thua me vete sa mbrapa qe qenkam dhe nuk di se nga tja nisesh qe te jesh edhe ti ne linje qe te zesh nje pune ...deshiron tja nisesh dhe perseri konfuz nje game e madhe informacioni qe nuk din ke te zgjedhesh dizajn apo programim apo teknik apo administrim..ke nje raft te madh me libra dhe me cd per te gjitha gjuhet e programimit ke plot libra per dizajn po ashtu edhe per teknik po tru i thone ati te shkretit nuk i nxe te gjitha dhe eshte puna se kur sben praktike nga njera ane e mbush dhe nga ana tjeter boshatiset dmth harron ato qe ka mesuar me pare...
Nga eksperienca juaj ju lutem me tregoni se cfare rruge keni ndjekur per tia dale mbane kesaj sfide kontemporane!!!
Krijoni Kontakt