-
Tiranë: Kryeministri bën publike dy ministrat e rinj të qeverisë
POLITIKË
Eduard Halimi emërohet ministër i Drejtësisë dhe Aldo Bumçi ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
20-07-2011 /
Gazeta 55
Kryeministri Berisha emëron ministrat e rinj, votëbesimi brenda këtij sesioni parlamentar
Shefi i ekzekutivit Sali Berisha ka miratuar dje ndryshimet qeveritare në 2 dikastere vakante. Sipas propozimit të kryeministrit, juristi dhe njëherazi deputet i Partisë Demokratike, Eduard Halimi emërohet ministër i Drejtësisë, duke zëvendësuar aty Bujar Nishani, i cili 3 muaj më parë u emërua ministër i Brendshëm, ndërsa deputeti Aldo Bumçi, emërohet ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Eduard Halimi shkon te një dikaster që e njeh mirë, pasi më parë ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë. Disa nga momentet kryesore të jetëshkrimit të Halimit e shfaqin atë si një jurist që u ngrit në karrierën tij pasi mbaroi fakultetin Juridik dhe shkollën e Magjistraturës, duke punuar fillimisht si avokat e pedagog dhe më pas si ekspert ligjor në komisionet parlamentare dhe Avokat i Shtetit. Nga ky post në qeverinë e mandatit të parë të demokrateve Halimi u emërua zwvendwsministër Drejtësie. Në vitin 2009, ai u përfshi në grupin parlamentar demokrat si deputeti i qarkut të Durrësit. Në këtë mandat të dytë, Halimi ka qenë tejet aktiv si sekretar i Komisionit të Ligjeve, por edhe në kryesinë e Grupit Parlamentar Demokrat. Deputeti Halimi kryesoi dhe komisionin hetimor për veprimtarinë e institucioneve para, pas dhe gjatë ngjarjeve të 21 janarit. Ndërsa Aldo Bumçi që merr postin që la Ferdinand Xhaferri pasi garoi për kryetar të Bashkisë së Durrësit, është i arsimuar dhe specializuar për të drejtën ndërkombëtare. Bumçi u përfshi më herët në Partinë Demokratike, kur pasi u bë anëtar i KOP në 2005, u zgjodh menjëherë në kryesinë e PD-së dhe në zgjedhjet e atij viti u zgjodh deputet i Shëngjinit dhe ministër Drejtësie. Aktualisht, Bumçi është kryetar i degës së demokratëve të Tiranës dhe deputet i këtij qarku. Në Parlament punoi si anëtar i komisionit të Ligjeve dhe të Integrimit Europian. Këto lëvizje te reja qeverinë Berisha u bënë pikërisht për shkak të dorëheqjeve të ministrave para zgjedhjeve vendore të 8 majit. Lulzim Basha, tashmë kryetar i Bashkisë së Tiranës, dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm, por ky post, u zëvendësua para zgjedhjeve, kur kryeministri vendosi ta çonte Bujar Nishanin te ministria që kishte drejtuar suksesshëm dhe më parë në periudhë zgjedhjesh. Posti i ministrisë së Drejtësisë dhe i asaj të kulturës për ku u emëruan Halimi dhe Bumçi, kishin mbetur deri tani vakant. Tashmë pritet dekretimi i tyre nga Presidenti i Republikës dhe votëbesimi në Parlament, seanca e fundit e të cilit për këtë sesion parlamentar, është ditën e enjten
55
.
--
suksese ketyre dy djemve simpatike..
jan vertet demokrat te merituar dhe te paster..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt