
Postuar më parë nga
Gogi
Kryeministri Sali Berisha ka thyer më në fund heshtjen në lidhje me regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. “Regjistrimi i popullatës dhe i pasurisë së shqiptarëve përbën një akt madhor...”, theksoi kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë, pas miratimit nga Parlamenti të ligjit mbi regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare dhe jo vetëm.
Berisha u ndal gjatë tek regjistrimi i banesave dhe pasurive të qytetarëve shqiptarë, çka sipas tij, kësaj here ky regjistrim është ndryshe nga herët e tjera për shkak të zhvillimit të Shqipërisë.
“Ky regjistrim realisht ka një rëndësi të veçantë, ndofta më të madhe se shumë e shumë regjistrime të tjera të bëra më parë. Sefte, në historinë e këtij vendi qytetarët shqiptarët regjistrohen si qytetar të një Shqipërie tjetër, me të ardhura të mesme dhe të larta, të një Shqipërie që nuk është më streha e varfnorëve. Ky regjistrim bëhet në një realitet tërësisht të ri dhe pozitiv. Do të regjistrohet Shqipëria, e cila gjatë kësaj dekade ka shënuar arritje shumë të mëdha”, theksoi Berisha.
Më pas, ai hodhi akuza të ashpra ndaj të gjithë atyre që kundërshtojnë këtë vendim. “Ju garantoj se shtyrja e regjistrimit për në vjeshtë ju garantoj se nuk ka asnjë lidhje me klithmat mjerane të disa individëve, të cilët me interesat e tyre vetjake, vënë në dyshim identitetin e shqiptarëve. Lidhja e vetme është që shtyrja u bë për shkak të fushatës”, tha Berisha.
“Ata të cilët përpiqen kanë fatkeqësinë të kenë lindur pa identitet. Ky komb nuk ka vuajtur, dhe nuk do të vuaj për identitetin. Shqiptarët për këta mjeranë kanë qenë shqiptarë kur s’kanë pasur alfabet, kanë qenë shqiptarë kur kanë pasur pushimet më barbare që kanë synuar t’i shfarosin. Shqiptarët kanë mbetur të tillë duke jetuar nën perandori për mijëra vjet. Dy gjëra kanë pasur: Zotin dhe identitetin”, vijoi ai.
“Ç’janë këta që derdhin lot krokodili se po na cenohet identiteti? Janë njerëz me utilencë identitare. Këta janë mjeranë e ateist që kanë frikë Zotin. Sepse ata që besojnë Zotin, bashkohen me motrat dhe vëllezërit e tyre pavarësisht besimit fetar. Nuk mundet që ateistët që kanë tmerr Zotin të diktojnë, se cila qenka ana negative për të shkruar besimin e tij. Çdo shqiptar është krenar me fenë dhe identitetin e tyre. Ata përdhosin Kushtetutën dhe postin e tyre. Janë më të mjerë se çakejtë e tyre, sepse çakejtë të paktën lehin, kurse ata fshehin fytyrën”, vijoi Berisha. /start/
Krijoni Kontakt