Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669

    Berisha thyen heshtjen: Ateistët kundër regjistrimit

    Kryeministri Sali Berisha ka thyer më në fund heshtjen në lidhje me regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. “Regjistrimi i popullatës dhe i pasurisë së shqiptarëve përbën një akt madhor...”, theksoi kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë, pas miratimit nga Parlamenti të ligjit mbi regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare dhe jo vetëm.

    Berisha u ndal gjatë tek regjistrimi i banesave dhe pasurive të qytetarëve shqiptarë, çka sipas tij, kësaj here ky regjistrim është ndryshe nga herët e tjera për shkak të zhvillimit të Shqipërisë.

    “Ky regjistrim realisht ka një rëndësi të veçantë, ndofta më të madhe se shumë e shumë regjistrime të tjera të bëra më parë. Sefte, në historinë e këtij vendi qytetarët shqiptarët regjistrohen si qytetar të një Shqipërie tjetër, me të ardhura të mesme dhe të larta, të një Shqipërie që nuk është më streha e varfnorëve. Ky regjistrim bëhet në një realitet tërësisht të ri dhe pozitiv. Do të regjistrohet Shqipëria, e cila gjatë kësaj dekade ka shënuar arritje shumë të mëdha”, theksoi Berisha.

    Më pas, ai hodhi akuza të ashpra ndaj të gjithë atyre që kundërshtojnë këtë vendim. “Ju garantoj se shtyrja e regjistrimit për në vjeshtë ju garantoj se nuk ka asnjë lidhje me klithmat mjerane të disa individëve, të cilët me interesat e tyre vetjake, vënë në dyshim identitetin e shqiptarëve. Lidhja e vetme është që shtyrja u bë për shkak të fushatës”, tha Berisha.

    “Ata të cilët përpiqen kanë fatkeqësinë të kenë lindur pa identitet. Ky komb nuk ka vuajtur, dhe nuk do të vuaj për identitetin. Shqiptarët për këta mjeranë kanë qenë shqiptarë kur s’kanë pasur alfabet, kanë qenë shqiptarë kur kanë pasur pushimet më barbare që kanë synuar t’i shfarosin. Shqiptarët kanë mbetur të tillë duke jetuar nën perandori për mijëra vjet. Dy gjëra kanë pasur: Zotin dhe identitetin”, vijoi ai.

    “Ç’janë këta që derdhin lot krokodili se po na cenohet identiteti? Janë njerëz me utilencë identitare. Këta janë mjeranë e ateist që kanë frikë Zotin. Sepse ata që besojnë Zotin, bashkohen me motrat dhe vëllezërit e tyre pavarësisht besimit fetar. Nuk mundet që ateistët që kanë tmerr Zotin të diktojnë, se cila qenka ana negative për të shkruar besimin e tij. Çdo shqiptar është krenar me fenë dhe identitetin e tyre. Ata përdhosin Kushtetutën dhe postin e tyre. Janë më të mjerë se çakejtë e tyre, sepse çakejtë të paktën lehin, kurse ata fshehin fytyrën”, vijoi Berisha. /start/
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  2. #2
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    bravo zoti kryeminster duhesh ky fjalim te kuptojm disa e disa bravo
    Partizoni

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    komuniteti musliman shqiptar asht kundra rregjistrimit o birish jo ateistet

    u ka hy tmerri se 70% i famshem nuk ka me ekzistu ma
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #4
    Sa mire do e kishte bere te vazhdonte me heshtjen ky.... kot e theu! Fjali pa pike lidhje, duke e sjell muhabetin patjeter te fakti qe kemi patur nje zhvillim te madh si shtet - shtet jo varfenor - akt madhnor!!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Te me falin forumistat ,por Saliu duhet te argumentoje ndryshe kete regjistrim ,per ndryshe une do ti thoja ''ik p....u''kesaj deklarate ''zgjuar''
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga ajzberg Lexo Postimin
    Te me falin forumistat ,por Saliu duhet te argumentoje ndryshe kete regjistrim ,per ndryshe une do ti thoja ''ik p....u''kesaj deklarate ''zgjuar''
    Duhet, por nuk e di se sa i afte do jete! Nuk rri dot ai pa e sjelle muhabetin ne ato pikat kyçe qe e bejne te ndihet i rendesishem!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #7
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Nese dikush e perkrah kete regjistrim jane pikerishte ateistat dhe agnostiket sepse sdo kete me shifra marramendese te besimeve fetare ne Shqiperi.

  8. #8
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Nëse ka etalon të shejtan-budallait padyshim është Berisha.
    Se të flasësh budallëqe është e thjeshtë. Por të flasësh budallëqe që t'i sjellësh njerëzit vërdallë do talentin e vet.

    Tani do zihemi a janë ateistët, myslimanët apo të krishterët që janë pro/kundër regjistrimit.

    Regjistrimi fetar është BUDALLA por regjistrimi etnik është SHEJTAN.
    Sala i përzien bashkë dhe ja ku na doli kryevepra e shejtan-budallait.

    Regjistrimi fetar le të bëhet dhe sadrazem Magjari ta bëjë kaush dhe ta përdorë si supost.
    Regjistrimi etnik bëhet të na dalë vorio-epiroti në Fushë-Krujë.

    Këto të dyja nuk kanë pse ngatërrohen. I pari është i panevojshëm, shpenzim i kotë dhe i parrezikshëm.
    I dyti është të paguajmë me paratë tona sikarin (dorasin dmth) dhe shërbimet funerale për veten tonë.
    -

  9. #9
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    komuniteti musliman shqiptar asht kundra rregjistrimit o birish jo ateistet

    u ka hy tmerri se 70% i famshem nuk ka me ekzistu ma
    Sa vite ne forum duke debatuar fene dhe akoma gja nuk ke kuptuar nga feja !!!

    Sa per info ku ka fe ne Shqiperi ?!!! Ndoshta nje 5 % ose 10 % shum shum mund te jene fetar, ndersa te tjeret jane ATEISTA interesxhi qe per pune parash jo qe shesin fene e tyre, por shesin edhe nderin e tyre ( e kam fjalen jane ne gjendje te shesin nenat , grat motrat e tyre etj etj ) !!!
    Dhe sa per info kam studjuar ne shqiperi dhe nuk trilloj kur e them kete.

    Shiko mire se cfar njohurish fetare me tregojne keta te ashtuquajturit "krishtere " nga ana e shqiperise!!! Per vec dy a tre kokrave qe njohin fene e tyre , te tjeret jane TABULLARASA , jane krishter pasi sot "moda" ka ardh ashtu , per me qene europian , duhet me qene i krishter ( grek ) !!!

    E njejta vlen edhe per shqipater musliman nga ana e shqiperise, pervec disave , ne numer shum i vogel qe njohin fene e tyre te tjeret jane TABULLARASA.
    Shumica e shqiareve musliman qe mbrojne fene islame ketu shqiptare te trojeve te Maqedonise dhe Kosoves.

    Andaj sa i perket regjstrimit, Berisha fol te verteten kur thot se ateistat nuk duan te behet regjistrimi fetar, ngase VETE AI ESHTE NJE ATEIST!!
    Kabineti i tij eshte ateist, bile biles 90% i shqiperise eshte ateist!!!!


    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  10. #10
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Akt madhor thote Sala. Ateistat kane frike zotin. LOL, ky po qe eshte gallate.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •