-
Recetat e gjyshes
Mish pate me perime
Pėr 4 persona:
* 1 patė 1.5 kg gati pėr t'u gatuar;
* 1 zemėr lakre;
* 12 karrota tė vogla;
* 4 rrepa tė vogėl;
* 4 presh tė njomė;
* kripė kokėrrmadhe, piper.
Pėr erėzat: 1 degė selino, 10 kėrcej majdanozi, 1 gjethe dafine, 1 degėz trumzė, 1 degėz rozmarinė.
- Priteni zemrėn e lakrės nė ēerekshe. Shpėlajini dhe kullojini. Qėroni karotat dhe rrepat. Lani me kujdes preshtė dhe lidhini nė tufė.
- Pėrgatitni tufėn e erėzave: lidhni bashkė degėn e larė tė selinos, kėrcejtė e majdanozit, gjethen e dafinės dhe degėt e trumzės e tė rozmarinės.
- Vendosini tė gjitha perimet dhe tufėzėn e bimėve aromatike nė njė tenxhere tė madhe. Hidhni 2 litra ujė. Shtoni 1 lugė gjellė kripė. Jepini njė valė, hiqeni shkumėn derisa lėngu i zierjes tė jetė i kthjellėt. Hidhni piper, pakėsoni temperaturėn e dhomės (shporetit) dhe lėreni tė ziejė nė zjarr tė dobėt pėr 15 minuta. Hiqni perimet.
- Futni nė lėng mishin e patės dhe lėreni tė ziejė pėr 40 minuta.
- Rifutni perimet duke i bashkuar me mishin dhe i lini nė zjarr 5 minuta. Servojeni nė supierė tė ngrohur paraprakisht ose nė pjata supe tė ngrohta.
- Mbajini fasulėt pėr gjithė natėn nė ujė tė ftohtė, tė nesėrmen kullojini, vendosini nė njė tenxhere me gjethen e dafinės dhe trumzėn. Mbulojini me ujė dhe le tė ziejė nė zjarr tė ngadalshėm pėrreth 1 orė derisa tė zbuten.
- Pėrvėloni domatet, qėrojini dhe pritni nė copa. Shtojini fasulet, si dhe tabletėn e supės dhe thelpinjtė e hudhrės.
Jepuni valė tė gjithave.
- Shtoni grurin, pritni qė tė marrė valė pėrsėri pastaj lėrini tė ziejnė ngadalė dhe pėr 10 minuta. Shtoni vajin dhe gjalpin. Mbushni njė tenxhere me ujė deri nė 2 cm nga buzėt e saj. Shtoni 1 lugė gjelle uthull. Jepini njė valė, pastaj le tė ziejė ngadalė.
- Thyeni vezėt njė nga njė duke i hedhur nė ujė dhe duke mbledhur tė bardhėn rreth tė verdhės. Le tė ziejnė pėr 3 minuta. Hiqini nga uji me anėn e njė luge me vrimė dhe jepini formė tė rregullt tė bardhės me ndihmėn e njė thike.
Vendosini nė 4 pjata tė thella.
- Ndajini perimet bashkė me lėngun e tyre nėpėr pjata.
Hidhuni piper.
- Servojeni menjėherė.
-
-
Mish qengji me makarona
* Mish qengji, 1 kofshė
* Vaj pėr skuqje, 2 lugė gjelle dhe njė lugė pėr salcėn
* Qepė tė thata, 4 copė
* Karota, 3 copė
* Selino, 2 degėza
* Domate, 2 copė
* Sallam, 150 gram
* Gjalpė, 2 lugė gjelle
* Kėrpudha, 150 gramė
* Verė e kuqe , 500 mililitra
* Salcė domatesh, 400 gramė
* Kripė, majdanoz, sipas dėshirės
* Makarona
* koncentrat supe pėr 600 mililitra.
Pėrgatitja:
Skuqeni mishin nga tė gjitha anėt derisa tė marrė njė ngjyrė tė kėndshme ari. Qepėn, erėzat, domatet e sallamin grijini hollė dhe skuqini pėr 15 minuta, duke i trazuar vazhdimisht. Pastaj hidhni verėn, salcėn e domateve dhe gjithė perimet e kėrpudhat. Zieni pėr 10 minuta nė lėngun e perimeve. Hidhni atje 150 gramė makarona. Ziejini.
Mishin e skuqur mbulojeni me kapak dhe futeni nė furrė nė 170 gradė. Lėreni derisa tė pėrgatitet pėrfundimisht. Nė fund, priteni nė copa dhe servireni me makaronat dhe perimet e ziera sė bashku, duke e zbukuruar me majdanoz.
-
-
Kaneloni
Nevojiten:
* 500 gr miell
* 3 vezė
* 500 gr mish i grirė
* 3 filxhan qumėsht
* 100 gr kaēkavall
* 250 gr gjizė pa kripė
* 100 gr gjalpė, salcė domatesh
* 2 lugė miell
* 1 kokėrr limon
* kripė, piper.
1 - Zihen brumi me njė vezė dhe njė filxhan qumėsht. Ndahet nė pjesė dhe hapen petė me trashėsi 3-4 mm.
2 - Priten petėt nė copa me madhėsi 15x7 cm dhe hidhen tė ziejnė nė ujin qė valon. Kur dalin nė sipėrfaqe, nxirren me kujdes nga uji dhe lihen mėnjanė.
3 - Pėrgatitet mbushja: skuqet mishi nė 50 gr gjalpė, shtohet salca e domates e tretur nėn ujė, kripa e piperi. Pasi tė avullojė uji, hiqet nga zjarri dhe ftohet. Pėrzihet mishi me gjizėn dhe gjysmėn e kaēkavallit.
4 - Mbushja e pėrgatitur hidhet me lugė tė vogėl nė tė gjitha petat e ziera, tė cilat palosen 2 herė dhe vendosen nė tavė.
5 - Pėrgatitet beshameli: 2 filxhanė me qumėsht pėrzihen me 50 gr gjalpė dhe 2 lugė miell. Kjo masė vendoset nė zjarr dhe pėrzihet derisa tė marrė valė.
6 - Hiqet nga zjarri, ftohet pak dhe shtohet veza, lėngu i limonit dhe kripa. Pėrzihet mirė dhe hidhet sipėr kaneloneve. Nė fund hidhet pjesa tjetėr e kaēkavallit. Piqen derisa tė zėnė njė cipė tė artė.
-
-
Mish pule me vezė e limon
Pėr 6 veta
* 1,5 kg mish pule
* 3 qepė mesatare tė prera trashė
* 12 kėrpudha tė prera nė feta
* 1,2 kg kunguj tė freskėt tė prera nė copa
* lėngė tė gjysmė limoni
* 1 l lėng mishi
* kripė dhe piper
* Pėr vezėt dhe limonin: 2 vezė, lėng tė gjysmė limoni, 1,5 lugė tė korn-flaur.
* Vendosni tenxheren me pulėn nė zjarr mesatar. Shtoni qepėt dhe kėrpudhat, shtoni dhe kungujt e freskėt. Hidhni kripėn dhe piperin.
* Hidhni lėngun e limonit, 2 filxhanė ujė dhe kubikun e lėngut tė mishit dhe e zini gjellėn nė zjarr pėr 30-40 minuta.
* Rrihni vezėt. Shkrini nė lėngun e limonit korn-flaur dhe kėtė pėrzierje e hidhni tek vezėt me limon duke mos pushuari sė rrahuri.
* Hidhni tek vezėt me limon disa lugė nga lėngu i ngrohtė i pulės dhe kur pėrzierja tė ngrohet mjaft, e hidhni brenda nė tenxhere me pulėn. E lini pulėn nė zjarr pėr disa minuta dhe e servoni.
-
-
cfare eshte trumza?
kjo gjella dashka nje muaj per ta tretur... per receten e pare e kam fjalen.
-
-
Pulė e mbushur me oriz, me mish qengji dhe kanellė
Pėrgatitja: 10 min. Pjekja: 1 orė
Pėrbėrėsit pėr 4-6 persona:
• 1 pulė
• 150 gr. mish qengji i grirė
• 1 qepė e grirė
• kanellė pluhur
• 50 gr. oriz
• 50 gr. fistekė
• 20 dcl lėng pule
• vaj luledielli, kripe e piper.
Pėrgatitja:
Pastroni orizin dhe ziejeni nė lėngun e pulės. Ngrohni furrėn nė 210 grade celsius. Nė njė tigan, nxehni njė lugė vaj dhe skuqeni lehtė qepen e grirė. Shtoni mishin e qengjit tė grirė dhe lėreni tė skuqet pėr disa minuta. Pastaj hidheni nė njė enė. Nė tigan piqni fistekėt. Mė pas bashkojini nė enėn me qepėn dhe mishin e grirė. Shtoni kanellė, kripė, piper dhe pėrziejeni mirė. Hidhini pak piper pulės nga brenda pastaj mbusheni. Lidheni pulėn me fill. Vendoseni pulėn nė njė tavė, hidhini piper dhe lėreni tė piqet pėr 50 min. Spėrkateni rregullisht me lėngun e zier qė mishi tė rrije i butė. Servireni sa ta hiqni nga furra.
-
-
Kroket me bizele
Pėr njė person duhen:
* 150 gr mish i grirė
* ¼ e kokrrės sė vezės,
* pėr mishin – 1 kokėrr qepė
* 2 lugė gjelle me ujė
* kripė, piper, majdanoz
* njė domate
* pak miell pėr pudrosje
Pėr mbushje duhen:
* 2 lugė gjelle me bizele tė ziera
* gjysma e kokrrės sė vezės
* gjysmė luge gjelle me djathė tė thėrrmuar
* kripė, kopėr
Mishit tė grirė i hidhet kripė, piper, majdanoz, vezė, pak ujė dhe punohet. Merren bizelet e ziera, u hidhet kripė, kopėr, vezė tė ziera e tė prera nė kubikė, pak djathė i bardhė i thėrrmuar. Mishi i grirė hapet nė njė letėr formati tė pudrosur me miell, vihen bizelet dhe mblidhet nė formė rolete, shtypet pak qė tė marrė formė, lyhet, me miell dhe skuqet. Shėrbehet me patate tė skuqura ose me garnitura tė tjera me perime.
-
-
Byrek me spinaq (recetė greke)
* 1 kg spinaq
* 1/2 gotė ēaji majdanoz i grirė
* 1/2 gotė ēaji kopėr e grirė
* 1 1/2 lugė ēaji kripė
* 50-60 ml vaj ulliri
* 3 gota ēaji qepė tė grira
* 1/4 lugė ēaji piper i zi
* 190- 200 g margarinė
* 250 g djathė feta i thėrrmuar
* 12 ose 14 fije petė tė parapėrgatitura
1 - Lani mirė spinaqin. Hiqni bishtat e tij dhe lėreni tė kullojė. Grijini gjethet me thikė.
2 - Pėrzieni spinaqin, majdanozin, koprėn, qepėt e njoma dhe kripėn nė njė tas. Lėrini tė qėndrojnė pėr 15 minuta dhe mė pas shtrydheni gjithė masėn qė tė kullojė lėngu qė ka.
3 - Nxehni vajin e ullirit nė njė tigan dhe kaurdisni qepėt derisa tė zbuten e tė bėhen transparente. Shtoni masėn e spinaqit dhe vazhdoni kaurdisjen edhe pak minuta nė fund hidhni djathin feta dhe piperin e zi.
4 - Vendosni 6 ose 7 fije petė nė njė tavė, tė cilėn e keni lyer mė parė me margarinė. Shtoni masėn me spinaq nė formėn e njė shtrese dhe mbi tė vendosni petat e tjera. Lyejeni petėn e sipėrme me margarinė tė shkrirė dhe priteni nė copa pėrpara se ta vendosni nė furrė pėr pjekje nė 170°C pėr 30-40 minuta derisa tė marrė ngjyrė ari nė sipėrfaqe.
-
-
Karkaleca me salcė hudhrash
Karkalecat dhe kopra e freskėt, i bashkojmė dhe i pėrziejmė me verė tė bardhė, duke i hedhur dhe barėra aromatizuese. Mos harroni tė pėrzieni limonin nė fund tė recetės, ėshtė pėrzierja e orizit qė i bashkon verėn dhe ushqimin sė bashku.
Pėrbėrėsit:
* 1 lugė gjelle vaj ulliri
* 3,5 gota me kopėr tė prera nė copėza
* 1/4 lugė ēaji me kripė
* 1/8 luge ēaji me piper te zi
* 4 hudhra tė prera nė copėza tė vogla
* 1 fletė dafine
* 1/2 luge ēaji me piper tė kuq
* 3/4 kg karkaleca tė prerė
* 2 lugė gjelle lėng limoni i freskėt
Pėrgatitja:
Ngrohim vajin nė njė tigan tė gjerė nė mėnyrė tė pandėrprerė nė njė nxehtėsi mesatare. Shtoni koprėn e prerė, kripėn, piperin e zi, hudhrat dhe gjethen e dafinės; e lini 5 minuta sa kopra tė bėhet e brishtė duke e pėrzierė vazhdimisht. Shtoni piper tė kuq dhe karkalecat nė tigan; i lini 3 minuta ose derisa karkalecat tė bėhen, duke i pėrzierė vazhdimisht. Hidhini lėn¬gun e limonit ose mund ta shėrbeni me limon nė feta.
Shoqėrohet me verė tė bardhė.
-
-
Mish viēi i pjekur
Pėrbėrėsit pėr 2 persona:
• 300 gr. mish viēi i pjekur
• 200 gr. qepė
• 1 lugė gjalpė
• sos domatesh
• 2 lugė tė vogla vaj
• 2 lugė tė vogla sheqer pluhur
• 50 ml verė e kuqe
• 25 ml uthull
• kripė, piper
• bar kamfuri*
Pėrgatitja: 20 min
Pastroni qepėt. Lėrini me ujė tė zier pėr disa minuta. Pritini qepėt nė dysh ose nė katėrsh sipas madhėsisė. Nxehni gjalpin dhe vajin nė njė tenxhere dhe zverdhni qepėt. Pudrosini me sheqer dhe lėrini tė karamelizohen pėr disa minuta. Shtoni mishin e pjekur nė tenxhere dhe shuajeni me verė dhe uthull deh sos domatesh. Hidhini kripė, piper. Lėreni tė ziejė i mbuluar nė zjarr tė avashėm pėr 40-45 min. Lėngu duhet tė jetė i trashė. Priteni mishin e pjekur nė feta dhe vendoseni nė pjatė. Servireni me salcėn e qepėve pėrreth dhe bar kamfuri.
*Bar kamfuri (Artemisia abrotanum) ėshtė bimė nė familjen e Pelinit. Rritet buzė lumenjve dhe pėrrojeve dhe nėpėr djerrina, me lartėsi deri njė metėr. Kultivohet edhe nė kopsht. Ka lule tė verdha
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt