-
Rukie Rama,
Rukie Rama: Beqir Balluku mė mėsoi komunikimin pėrmes murit nė burg
Argument, Speciale e Hėnė, Korrik 11th, 2011
RUKIE RAMA DUKE RRĖFYER PER PANORAMA (MAJTAS) BEQIR BALLUKU
Kthimi nė tė shkuarėn ėshtė i pashmangshėm, edhe pse tanimė ajo ka mėsuar tė jetojė me tė. Pėrpiqet tė mos e dėmtojė veten duke e ngarkuar shpirtin me urrejtje. Ai stan atė bylmet kishte, thotė Rukie Rama.
Atė ēka ajo nuk arrin dot ta pėrtypė ėshtė fakti qė ca nga ata qė e burgosėn, torturuan apo bėn dėshmi tė rreme pėr tė, sot kapardisen, madje kanė edhe poste. Ky ėshtė dėnimi ynė i dytė, thotė ajo. Ashtu si pėrherė, ajo erdhi nė Shqipėri pėr tė takuar njerėzit e saj tė afėrt e pėr tė vėnė njė tufė lule nė varrin e prindėrve. Por, veē kėsaj, e kishte njė dilemė prej vitesh. A duhet tė shkonte e ta shihte edhe njė herė atė qeli sa njė bojė njeriu, ku ishte e pamundur tė shtriheshe horizontalisht, aq e ngushtė qe
? Atė qeli ku qau aq shumė sa i dukej se do tė mbytej nė lotėt e vet. Njė dilemė shumėvjeēare, sė cilės i dha zgjidhje kėsaj here. Ndihmuar nga shefi i Edukimit dhe punonjėsi social i institucionit tė Paraburgimit, Dritan Dollapi, ajo shkoi e fotografoi qelinė Nr. 7 nė Bajram Curr. Nė kėto kushte, e pamundur tė mos kthehej nė tė shkuarėn. Atėherė kur 43 dėshmitarė i dolėn kundėr duke sajuar gjithfarė situatash tė rrejshme qė e akuzonin atė pėr agjenturė. Historia do tė kishte qenė e njėjtė me shumė tė tjera tė ndodhura nė kohėn e diktaturės, nėse njė operativ Sigurimi, qė nuk e kishte marrė parasysh se vajza mund tė qe edhe kokėshkretė, pretendoi se ajo kishte qenė e dashura e tij. Rukia, asokohe 25 vjeēe, kėrkoi ti bėnin ekspertizėn mjeko-ligjore. Ka qenė pa dyshim njė nga periudhat mė tė tmerrshme tė saj. Ekspertiza e vlerėso tė virgjėr. Por ajo nuk mundi ti shpėtonte dot 7 viteve burg. E Rukia na tregon pėr arrestimin e ēuditshėm, pėr bashkėbisedimin me njė tjetėr tė arrestuar nė Burgun e Tiranės. As mė shumė e as mė pak, por Beqir Balluku, i cili i mėsoi komunikimin me anė tė goditjeve nė mur. Ajo na tregon pėr shoqet e burgut, me ato qė kishte miqėsi. Pėr gratė ruse e episode qė nuk mund ti fshijė dot nga mendja.
Zonja Rukie, arrestimi juaj ishte po aq i jashtėzakonshėm sa e gjithė historia, na tregoni, si ndodhi?
Rukie Rama, duke vizituar qelinė ku ka vuajtur dėnimin, nė Burgun e Bajram Currit, pas 36 vitesh
Unė nuk jam arrestuar sikur gjithė bota, por jam vjedhur. U nisa gjoja me shėrbim nė Tiranė. Gjithēka ishte e kurdisur. Tė gjithė kėtė organizim e kishin planifikuar operativėt e Sigurimit nė bashkėpunim me Feēorr Shehun. Operativi i zonės, Seiti, kishte shumė miqėsi me Feēorr Shehun, i cili aso kohe ishte ministėr. U nisa nė Tiranė gjithė qejf dhe, kur mbėrrita kėtu, pėrfundova nė burg, por jo me arrest direkt, por mė futėn nga njė hyrje tjetėr. Vajtja ime atje u shoqėrua me shumė kuriozitet. Ishte arrestuar njė vajzė nga Tropoja, njė agjente
vetėm pas 10 ditėsh mė thanė se isha arrestuar. Ndėrkohė, u munduan tė mė bindnin tė bėhesha agjente e tyre.
Atė vit nė Tiranė kishin ndodhur disa arrestime tė bujshme, hasėt ndonjė figurė tė njohur nė korridoret e burgut?
Mė futėn nė qelėn 27, nė katin e dytė dhe mė nxorėn pėr ajrim pas 3 ditėsh. Dhomat me ajrosje nė Tiranė ishin tė vendosura diagonalisht. Kur dal nė ajrosjen e fundit, shoh njė burrė tė shtrirė, tė rrėzuar. Mė kujtohet i veshur me ato pizhamet me vija blu. E njoha figurėn e tij. Ishte kudo nėpėr stenda
E pashė edhe njėherė dhe u binda se ishte Beqir Balluku. Vuri dorėn te buza, duke bėrė shenjė qė tė mos flisja. Kur u futa nė qeli dėgjova qė diēka pėshpėritej nė mur. Ai po pėrpiqej tė mė thoshte diēka. Prej tij mėsova tė komunikoj me anė tė murit.
Ēkomunikuat me tė?
E vetmja gjė qė mė kujtohet tė mė ketė thėnė ėshtė: Ki kujdes veten! Me sa duket e hoqėn prej aty dhe nuk mėsova mė asgjė se ēfarė u bė me tė.
Thatė se u pėrpoqėn tju bėnin bashkėpunėtore
Me ish-nxeneset
U pėrpoqėn tė mė pėrfshinin. Duket se edhe ata e vlerėsonin zgjuarsinė, faktin qė kisha memorie shumė tė mirė. Isha mėsuese Matematike dhe mbaja mend gjithė ato formula.. Ndoshta donin tė shfrytėzonin edhe pamjen time. Mbaj mend se sollėn njė hetues, qė e quanin Belul Zoto, dhe mė tha: Pėrse tė mos shoqėrohemi ne tė dy bashkė, bėhemi njė ēift i mrekullueshėm dhe shėtisim botėn! Kur mė tha direkt qė tė bashkėpunoja, unė kundėrshtova nė maksimum, aq sa nga frika se mos bėja ndonjė akt kundėr vetvetes, mė vunė nė kokė njė skafandėr dhe mė kontrollonin vazhdimisht pėrmes sportelit. Nė mėnyrė absolute nuk pranova qė tė bėja njė marrėveshje me ta. Mė kthyen nė Bajram Curr, ku nisėn akuzat e tjera pėr agjenturė etj.
Nė Bajram Curr ju futėn nė qelinė mė tė keqe, kaq e rrezikshme ishit ju?
Rukie Rama nė moshė tė re
Me thėnė tė drejtėn u zmadhua pak si shumė ēėshtja ime. Unė kam qenė njė vajzė me karakter paksa tė ēuditshėm. Nė jetėn time smė ka bėrė pėrshtypje: Ēfarė the ti, po kush jam unė... vija nga njė familje e respektuar, qė jetonim me djersėn e ballit e ku nė ēdo cep tė shtėpisė kishim njė libėr. Im atė vėrtetė ishte i vjetėr, i ditėlindjes 1880 dhe ēlirimi e gjeti 64 vjeē, por megjithatė na shkolloi, nė luftė tė vazhdueshme me pushtetarėt. Ka qenė nacionalist dhe shtėpia jonė ka qenė bazė e Kryezinjve tė Kosovės. Tėrė jetėn ka luftuar me ta. Vdiq 93 vjeē me krenari tė madhe dhe me njė personalitet tė fortė. Ishte i respektuar nga e gjithė Malėsia e Gjakovės. E ndoshta unė kisha pak karakterin e tim ati. Kam qenė drejtoreshė e shkollės nė Zogaj qė ėshtė nė kufi me Kosovėn, qė do tė thotė Shqipėri-Shqipėri. Unė nuk kisha frikė tė pėrshėndetesha me vėllezėrit tanė tė Kosovės, ndonėse pėr hir tė sė vėrtetės nuk na lejohej tė flisnim me ta. Nuk dua tė ngre aludime, por njė vajzė e bukur, e shkolluar, me karakter tė fortė, qė nuk i nėnshtrohej kujt, lė edhe dyshime, me kė ėshtė e lidhur, ēfarė, bėn etj. Kjo ndoshta nxiti edhe njė operativ tė zonės, qė ishte nga Vlora, Seit Zeqiri, e qė ndoshta sot mund tė ketė ndonjė post tė ngritur. Ai e futi nė qorrsokak gjithė sistemin, duke shpifur se unė isha nė shėrbim tė njėrit e tė tjetrit, qė isha agjente, qė spėrfillja kėnd etj. Unė nuk kisha pse tė frikėsohesha, i kisha gjithė fshatarėt me vete. Jetova 5 vjet nė Zogaj, njė popull i mrekullueshėm, me tradita, shumė punėtor dhe i ndershėm. Nuk mė thoshin drejtoreshė, po drejtor dhe ēdo derė e sofėr e tyre ishte e hapur pėr mua.
Ju doli ndonjė prej bashkėfshatarėve dėshmitar nė gjyq?
Nė qoftė se 43 dėshmitarėt u bėnė kundėr meje, plus njė kontingjent i fshehtė nga krahina Zogaj, Kepenek, nuk doli asnjė person kundėr meje. Ēfarė pretendonin dėshmitarėt e rremė? Ata ishin tė gjithė tė pėrpunuar. Edhe dėshmitė i kishin tė mėsuara. Ata ngrinin gjithfarė pretendimesh, pėrmendnin emra fshatrash, vendesh, situatash, por askush nuk dinte ti argumentonte. Dikush mė akuzonte se i kisha dhėnė ndonjė libėr tė ndaluar.. Ata vazhdonin me tė tyret, ndėrsa nuk e dinin se nė Tiranė kishte dalė ekspertiza. Gjyqi vazhdoi 4 ditė.
I njihnit?
Tė gjithėve u kisha dhėnė bukė.
Kush ishte gjyqtare e ēėshtjes?
Askush nuk guxonte ta merrte pėrsipėr ēėshtjen time. E vetmja qė pranoi ishte Tamara Mala. Pranoi nė kėmbim tė njė tesere partie. Ajo ishte kandidate pėr anėtare partie dhe i vunė kusht qė ose tė pranonte ēėshtjen, ose ta harronte anėtarėsimin. Gjithsesi, nuk dua ta gjykoj.
Thatė se kur ishit nė burgun e Kuēovės ju fusnin nė dhomė edhe provokatore, po miqėsi a kishit me ndokėnd?
Nė burg gjeta Mynever Zaimin, e cila kishte qenė drejtoreshė e Bibliotekės sė Elbasanit, me dy djem tė mrekullueshėm, njėri nga ata kishte mbaruar Matematikė dhe mė futi nė burg pėrmes sė ėmės, Tė gjeturit e sipėrfaqes sė 17-kėndėshit. Ishte ende e diskutueshme atėherė tė pėrdorej a tė mos pėrdorej apotema. Nga ajo mėsova disa gjėra qė i pata parasysh gjatė gjithė kohės sė burgut. Ajo e dinte historinė time dhe mė kėshillonte me kė tė shoqėrohesha, tė mos i besoja gjithė njerėzve. Myneveri pėr mua ishte mėsuesja qė gjeta nė burg. Me shumė dhimbje kujtoj njė vajzė nga Berati, Thėllėza Lundra, e cila ishte shoqėruar me tė birin e Teme Sejkos. Ishte shumė e re dhe trajtohej shumė keq nga gardianet e Kuēovės apo Qytetit Stalin, siē quhej atėherė. Mė kujtohet njė skenė kur i ktheu fjalėn njė gardianeje dhe ajo e lidhi me zinxhirė dhe e godiste me ēelėsa. E rrahėn nė mėnyrė ēnjerėzore dhe ajo vazhdonte tė kundėrshtonte e tė shante gardianen.
Ju kujtohet ndonjė episod i veēantė?
Nė burg na sollėn njė bashkėfshatare timen, qė ishte e shtatzėnė. Sė gjorės i kishte shkuar mendja pėr njė qepė, e gardianėt nuk ia sollėn. Njė kuzhiniere nga Korēa, edhe ajo e dėnuar, tinėz e vodhi njė nga kuzhina e ia solli. E ēuan pėr tė lindur, por ai fėmijė edhe sot nuk ėshtė i zhvilluar fizikisht, ndoshta pėr shkak se kushtet e lindjes ishin shumė tė vėshtira. Fėmijėn ia hoqėn pas njė jave dhe e ēuan nė Befotrof. Tia heqėsh nėnės foshnjėn nga gjoksi, ėshtė shumė e dhimbshme.
Nė tė njėjtin burg vuanin dėnimin edhe gratė ruse, si ishin ato, ēkomunikim kishit?
Ruse kishte shumė. Ishin mbi 13. Ishin tė gjitha tė shkolluara me nga dy fakultete, inxhiniere, gra me personalitet. Shumica ishin nėna. Ne ishim nė tė njėjtin kapanon, por dhoma e ruseve ishte nė njė kėnd nė formė L-je. Ato rrinin bashkė, punonin si tė gjitha ne tė tjerat nė kanale dhe nė punė nga mė tė ndryshmet e me kulturėn e tyre, ato na mėsonin edhe ne. Ka qenė Taisa Pisha, njė shkencėtare e vėrtetė, Ina Shahu, modeli i njė gruaje tė mrekullueshme, Vigel Minaveshi. Ato ishin shumė tė heshtura, nuk na jepnin shumė muhabet. Mjaftoheshim vetėm me njė pėrshėndetje, apo njė interesim pėr shėndetin. Kaq ishte komunikimi ynė me to. Ato nuk prononcoheshin asnjėherė pėr asnjė gjė politike e ideologjike. Ishin tė burgosura me njė disiplinė tė jashtėzakonshme, ishin shumė korrekte nė komunikim me njėra-tjetrėn dhe me ne. Shumicės u vinin fėmijėt, njė pjesė ishin divorcuar nga burrat.
Keni mbajtur kontakte pas daljes nga burgu me ndonjėrėn prej ish- tė burgosurave?
Nuk kam mbajtur kontakte me to, edhe pse jam munduar tė lidhem me ndonjėrėn prej tyre. Veē ruseve atje kishim edhe rumune, jugosllave e greke, kurse shqiptare ishim mė pak. Sot po i nxjerrin shumė tė burgosurat politike, por jo, jo, nuk kemi qenė shumė nė numėr. Secila kishte jetėn e vet dhe nuk pėrziheshim me njėra-tjetrėn. Njė komunikim tė mirė kam pasur me Bardha Markagjonin, sė cilės i thoshim Princesh Bardha. Ishte 60 vjeēe e na ka mėsuar shumė gjėra. Mė vonė, kur dola nga burgu, kam shkuar dhe e kam takuar nė Shkodėr. Ishte njė grua me kulturė, shumė e rregullt.. Ne tė politikės nuk kishim shumė fjalė dhe asnjėherė nuk kemi pasur ndonjė zėnkė me njėra-tjetrėn, siē ndodhte te tė dėnuarat e krimeve ordinere.
Pas Kuēovės, do tė vinte njė transferim tjetėr, u pėrmirėsuan ndopak kushtet pėr ju?
Nė Kuēovė shkova nė vitin 1975, pastaj mė ēuan nė Kosovė tė Elbasanit. Nė Kosovė hapėn njė shkollė pėr vajzat dhe unė u caktova nga komanda si mėsuese e Matematikės. Atje kishte vajza nga 13 deri 16 vjeēe, tė dėnuara pėr krime nga mė tė ndryshmet. Pas shumė vitesh, ndodh qė nėndrejtori i Burgut punon me time mbesė nė Durrės dhe nė bisedė e sipėr kujtuan edhe historinė time. Piva kafe me tė. Ruaj respekt tė madh pėr atė njeri, sepse njė 7 Mars, edhe pse kontrolloheshin nga gardianėt e Burgut, mė kishin prurė njė kartolinė.
ALMA MILE
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori
18 Komente per Rukie Rama: Beqir Balluku mė mėsoi komunikimin pėrmes murit nė burgola
11 Korrik, 2011 - 12:08
Z. Rukie kam pare nje emision lidhur me historine tuaj. Me vjen vertet sh. keq per ato qe ju kane ndodhur, eshte nje tragjedi, nuk gjen fjale, vetem shpirti juaj e di
..Jeni per tu admiruar per forcen dhe kurajon qe keni ne vetvete. Ju uroj gjithe te mirat.
Pėrgjigjjuni KL
11 Korrik, 2011 - 12:14
Ajo kohe mos u kthefte me kurre ,Persona qe atehere kane qene ne krye eshte turp ti shohim perseri ne poste jo ata por 7 brezat me pas te tyre ata ishin gjakepires vrases e me cfare ti krahasosh ata njerez perbindesh qe e perdoren ate sistem per te vrare burgosur dhe shtypur popullin kush ka vuajtur di ta vleresoi lirine e sotme ,por jo per ta perdorur ate liri per te vrare te tjeret ja pse kemi shume vellavrasje vetem nga trashgimenia e atij sistemi te keq qe me se shumti perkrahet nga socialistet.
Pėrgjigjjuni X
11 Korrik, 2011 - 13:20
Une jam nga Berati, dhe me kujtohet fare mire Ina Shahu injxhinjere ne SMT e Beratit, grua zonje edhe i shoqi ne mos gaboj quhej Engjell,kishte dy vajza si yje ishin kaq te bukura sa Kucova dhe Berati kthenin syte kur keto dy vajza dilnin ne rruge.
Me sa di une jane Rusi tani,oh zonje po me hap plaget, sepse edhe prinderit e mij paten kete fat si puna juaj.
Te pershendes nga Parisi dhe te uroj gjithe te mirat.
Pėrgjigjjuni arian
11 Korrik, 2011 - 13:52
shume gjynah
Pėrgjigjjuni alketa
11 Korrik, 2011 - 15:27
E kam degjuar nga afer kete histori para 20 e ca vjetesh dhe na rreqethej mishi nga mostrat e asaj epoke.Ne ato vite zonja Rukie kishte fituar pafajesine. Respekte zonjes Rukie!
Pėrgjigjjuni tafa
11 Korrik, 2011 - 15:50
Zonja Rukie i lexoj shum kėta artikuj pėr tė mėsuar pėr vuajtjet e popullit shqiptar nga katilat dhe klyshėt e rusėve dhe kam pasur rastin kur isha nė Shqipėri tė dėgjoj nga goja vuajtjet e njerzėve sikur ju jeni herojt e parė tė demokracis aj rexhim shkoft e kurr mos i ktheft e duhet punur qė ata tė cilėt janė sot nė disa poste tė deklasohen dhe tė izolohen dhe demaskohen ju uroj gjith tė mirat shėndet e jetė tė lumtur pėr tė gjith tė burgosurit e rangut tė juaj.
Pėrgjigjjuni Sali Mostra
11 Korrik, 2011 - 17:11
Znj Rukie:
Me sinqeritetin me te madhe ndieje shume keqeardhje per ju dhe shume njerez si ju qe kane vuajtur burgim nga shpifje apo sajesa te temerreshmem, eshte cnjerezore, kuptohet qe me shpifje nga ndokush qe kishte pushtet ne kohen e komunizmit te bente gropen.
Kam nje pyetje ndaj jush, mos i keni patur gje shoke ata qe te kane groposur juve? mos jane gje ne pushtet ata qe kane shpifur juve? a eshte Sali Berisha ndoshta ai qe ju ka groposur juve pasi ai njihet si nje personazh qe ka groposur shume Shqiptare per nje karrike? neser po mos e mbro dil para gjykates se ai eshte llumi i kobitShqiptare.
Une jame demokrate i flaket por kurr me saliun qe ju ka shpifur.
Pėrgjigjjuni Sigurim Kalemi
11 Korrik, 2011 - 18:16
Nuk eshte hera e pare qe njihem me kete histori.Te them te drejten me ka rrenqethur qysh heren e pare qe jam njohur.Historia Jote Rukie eshte vertet e vecante ne mes te denuarve te tjere politike.Shume histori te dhimshme i mesova pas renjes se diktatures,megjithse vete kam punuar ne organet e diktatures.Une vete kam qene nje oficer i sigurimit te shtetit,dhe sic thashe,per cudi historite rrenqethese i kam mesuar vetem ne vitet e demokracise.Vite te shkuara se bashku me bashkeshorten,bije ish komunisti,ndiqnim nje emision per historine e te internuarve ne nje kamp pune diku ne Tepelene,ku vuanin denimin edhe femijet e grate.Mbaj mend se kur nje prej protagonisteve tregoi nje detaj se edhe kur na vdiste ndonje prej te afermve,ne nuk e denonconim ne komande,vetem qe te konsumonim rracionin ushqimor te tij,se bashku me bashkeshorten,kemi shperthyer ne lote.Brenda nesh u thye dickadhe i thame njeri tjetrit
a kush na paska qene sistemi komunist.Per hir te se vertetes,ne ato vite ne i perkisnim shtreses me te indokrinuar.Historia jote Rukie,e Avzi Neles si dhe e poeteve te rinj Blloshmi e Leka te pushkatuar kane patur nje ndikim aq te dobishem per ne.Eshte e vertete se historine tuaj e nderuara Rukie Rama eshte trajtuar ne nje drame te shkruar nga Ismail Kadare,por per specifiken qe ka mund te realizohet edhe nje film.Zonja Rama,te falenderoj nga zemra per emocionin qe me krijove nepermjet intervistes tuaj dhe te uroj jete te gjate dhe te lumtur.Nderim dhe respekt figures tuaj.
Pėrgjigjjuni Edvin Mostra
11 Korrik, 2011 - 19:05
Zoti Kalemi ju falenderoj per sinqeritetin tuaj ne kete koment. Natyrisht, edhe midis komunisteve dhe sigurimsave ka patur edhe njerez te ndershem qe i besuan dhe i sherbyen atij sistemi pa u inkriminuar
Por, thuaj diēka zoterise, te vetquajturit ketu Sali Mostra
qe edhe ne ska qene sigurims i llojit te Seit Zeqirit, i merr ne mbrojtje keta bisha duke vene ne dyshim , me njefar tallje, historine e njohur dhe te bujshme qe ne kohen e diktatures te kesaj heroine te madhe
se une i thashe diēka, ndoshta njeēikez ashper,
Pėrgjigjjuni Prroka
11 Korrik, 2011 - 20:22
Ne emer te komunizmit ne SHqiperi u bene krimet me te renda qe njef historia jone Kombtare,internimet,burgosjet,pushkatimet,te gjitha keto krime u bene me qellim qe te mund te sundojne me lehte dhe te shpallin armiq pjesen me inteligjente te Kombit,eshte per te ardhur keq kur sot pas nje periudhe prej 60 vjetesh prape ne pozita gjenden femijet e atyre politikajve qe i kane duart e perlyera me gjak.
Sa per njoftim edhe ne Kosove ka qene e njejta gje,komunistat SHqiptare si Xhavit Nimani e Ali SHukriu qe burgosen eliten SHqiptare dhe tradhtuan gjakun tone duke bashkepunuar me shkije.
Pėrgjigjjuni anton
12 Korrik, 2011 - 03:49
perse nuk ben nje liste kjo grua dhe shume te denuar te tjere me kriminelet dhe ta botoje ne gazete qe te njohim personat se drejtojne akoma sot vendit po te njejtet kriminele
Pėrgjigjjuni afroviti PANO
13 Korrik, 2011 - 22:56
Faleminderit Zonja Rukie per kete interviste dhe per detajet qe tregon. Komunizmi dhe mizorite e tij ndonjehere kishin per shtytje nje kapricio te ndonje operativi ne zone i cili ishte i plotfuqishem te shpikte cfaredo qe ti thoshte mendja e tij e semure. Enveri nderseu shqiptaret kundra njeri tjetrit, i ndau ne klasa dhe mbolli urrejtjen. Zelli i disa njerezve te liq i kaperceu kufijte e kompetencave qe u jepej dhe mendonin se duke qene me mizore dhe kriminele i sherbenin me mire sherbetorit te tyre. Kohe e ashper dhe e shemtuar, qe duhet harruar sa me shpejt, por edhe nuk duhet harruar, per ti treguar njerezimit se ca gjera nuk duhen perseritur kurre. Te uroj shendet dhe gjithe te mirat. Faleminderit
Pėrgjigjjuni vitore Biba
14 Korrik, 2011 - 04:14
Zonja Rukije ju drejtohem me peruljen me te madhe per vuajtjet qe keni kaluar, per menyren se si ju jeni perballur dhe e keni sfiduar ate rregjim monstruoz.Kam respekt te vecante sidomos per guzimin tuaj qe pa dyshim do tu a kishin zili edhe burrat me ne ze.Gjithashtu cmoj zgjuarsine tuaj , por ne menyre te vecante faktin qe ju nuk kerkoni hakmarrje, me sa kuptoj une ju vetem kerkoni qe historia te mos harrohet, nje histori qe harrohet , perseritet.
ne mundemi me shkrujt me dite te tana per historine tane e prape nuk kemi thane asgja , ma do mendja se as Kadareja nuk do te ishte ne gjendje te na e jepte te plote figuren tane.Se fundi do te lutesha nese ti deshiron, adresen time te email-it e ke ne redaksi dhe do te ishte nje kenaqesi per mua qe te mund te komunikoja me nje grua si ti. Me shume respekt Vitoria USA
Pėrgjigjjuni gaqo boci
14 Korrik, 2011 - 22:02
ZONJA RUKIJE me pikellon shume kjo ngjarje e cila nuk eshte e vecante per ato kohera por me ben cudi nje gje pse nuk del dikush nga ata mijera te vuajtur qe te vere gishtin duke thene emrat e xhelateve qe e bene me zell te madh zbulimin e nje agjenteje pse asnje nuk akuzon me emer dhe mbiemer ata qe i moren jetn nderin dhe frymen PSE? mos valle akoma kane frike? une them qe po se per deri sa nexhmijen e denoj saliu per kafe dhe sot nezhmia jep intervista dhe flet per jeten e mrekullushme qe ka kaluar me lark qoftin dhe ne i degjojme blejme gazeta dhe revista per te mesuar se sa shume ajo dhe ai mendonin (per ti prere koken simbas radhes) per popullin e tyre prandaj ka ardhur koha qe populli shqiptar ti dije ata me emra dhe te sillet me ta ashtu si e meritojne dhe joti lere ata te bejne akoma ligjin dhe te tallen akoma me ne ashtu si ben edhe z. liljana hozha kur si punonjese ne A.T.SH nuk e DINTE QE POPULLI MBANTE RADHE PER TE MARE NJE KILE QUMESHT PO TE ISHTE ME FAT TE ARINTE TA MERTE prandj armata e madhe e te vuajturve jo e (hajduteve qe sot hiqen te persekutuar dhe jane ne krye te biznesit dhe te politikes sone) por e atyre qe ju vu damka e armikut te popullit duhet ti vere para pergjegjesise dhe me emra ti akuzoje per bemat e tyre po ju jap nje shembull te vogel se si u per balla une me demokracine.u ketheva ne shqiperi ne vitin 1992 (se vajta ne greqi per nje jete me te mire )dhe beja pune per grekun ne burel montoja nje fure buke kur mberia atje u intersova per nje shokun tim Namikun me te cilin kishim punuar bashke ne hidrocentrale ai ishte ingjinjer elektrik dhe punonte ne piken me nevralgjike ne stacionin e pompave sa here qe kishte prurje te medha stacioni rezikohesh dhe namiku si pergjegjes rinte atje dit dhe nete dhe merte rogen si ingjiner ndersa une si puntor merja dy fishin por ai kishte mekatin qe e kishin bere komunist pa bere lutje per shembell si nje ingjiner ijoni Vladimir Biba qe u hodh ne liqen qe te shtuposte porten devijimit qe u mbyll me urdher te nexhmije hoxhes (qe ajo vetem per ate dem qe i solli vendit po te akuzohesh ishte mjaft) vetem e vetem qe te behesh komunist por qe perfundimisht nuk e bene dhe me vone ne vitet 90 ai doli biznesmeni i pare qe u be pronar i uzines mekanike te elbasanit dhe me vone u zhduk nga shqiperia do me thene i shkreti namik (komunisti) me tha qe me kane pushuar nga puna se isha komunist dhe punova me ndergjegje per ate pune pra bura kjo nuk eshte as demokraci as e drejte si ka mundesi qe saliu qe ishte sekretar partije dhe ne rethin e familes hoxhapushon nga puna komuniste qe i kane bere te tille per te treguar qe jemi shume dhe te cilet nuk kane abuzuar as nje here ne emer te partise. Prandaj miqte e mij denonconi ato farera te keqija tani sa nuk eshte vone sa pa dale edhe ndonje tjeter gramos pashko qe te na sjelle ndonje cek tjeter te bardhe por kete radhe nga arabija saudite me qender ne MEKE !
Pėrgjigjjuni asita
15 Korrik, 2011 - 18:24
Rrno per me tregue
jane shume domethense,sic ka shkruar franceskani martir ZEF PELLUMBI.Akoma habitemi me cdegjojme.Nuk ka si te dilnim ndryshe ne 90-ten,te rrenuar gjithandej.Keto rrefenja te jetuara,duhet ti degjojne me mire politikberesit.Te gjejne fjalen,te kapercejne tranzicionin
te behemi si Europa
Pėrgjigjjuni SHQIPONJA
15 Korrik, 2011 - 19:30
Une do te drejtohem thjesht me mesuese Rukija,se keshtu te kam njohur qe ne fillim.
Nuk dua te te shpreh ketu keqardhjen time,sepse as ti vete nuk do ta kishe shume per zemer shprehjen: sa gjynah
por dua te shpreh mirenjohjen time,per ate mosperuljen tende edhe pse nen tortura,ate kokefortesine tende (ne kuptimin e mire) prej malesore,ate krenarine tende qe na jep kurajo te gjitheve ne,qe kurre mos te dorezohemi nga veshtiresite qe na sjell jeta.Ajo ka qene nje periudhe e hidhur e jetes tende,por ti dite si te ecje prap perpara,ti nuk ndenje duke lenguar pertoke por gjete forca e u ngrite prape.Une te uroj vetem SHENDET ne jeten tende.
Te Perqafoj!
Pėrgjigjjuni Kreshnik Arberi-dr,New Jersey
16 Korrik, 2011 - 19:12
Rukia esht nje simbol i rezistences te atj regjimi.
Ne tropoj shume vajzave te mira u ngjtshin bishta kur nuk arrinin te benin dashuri apo sex.
baterit kudra tyre fillonin nga sekretsri pare shef pas shefi deri tek operativet.
Per provokim i ngrenin ne detyre sigurisht qe ishein te zgjuara e dia me shkool e shume pa shklooll.
Kur i provokonin dhe e kupronin se jan me karajkter te forte fillont crregjistrimi,degradimi hiqeshin nga funksinet partiake e shterore dhe liheshin ne pune dosido.kuptohet te gjith keto ishin nje presion
nje goditje psikologjike morale jo vtem personale por ne opinin cfare ka bere?
kushedi cfar kane zbuluar??
Nga ato femra q kishin frik se do flisni me marifet i largonin nge rrethi.
ku pas nje trysnie e vuajtje shirtore shkonin ne boten tjeter
Aji femer qe guzonte ti denanconte ose ti kritikonte vihej bden vretje.
Rukia
ne poste sillni femra qe u shkonin per shtat per poitil te pa afta pa arsim perkates vetem pse thonin urdhro per cdo gje.
Cuditeshim gjith ajo armet specialistesh dhe te afte rrinin ne pune te thjeshta dhe ne pozita ata pa arsim ose pa arsim perkates per sektorin qe dretonte sic ishte rasti i fecoor sehut vinte ne rrethie,dhe ju a nderpriste fjalen gjeologve inginjerve s due me dite justifikimi ka apo ska minerale dua plani te realizohet
Ing A>B i tha epo une mineral nuk behem dote>
Deshmitaret i denoj ashper 43 veta jane shume.
rukien e kam takuar para e pas burgut.
ka qen vajze e shkath tip intelektualje e pa perkulshme ,masovike gzonte respekt dhe autoritet.
Por kur e arrestusn u cuditem.por ato pune i dinte partia e sigurimi e nuk mund te diskutonim.sepse ata thonin ka dikumenta
rukia dicka kishte ne biografi qe ndofta e traton qe babaj ka qen me gani begun
me gani begub dalin sikur kane qene nje brogade.
pse sepse ne deekdemokraci vetem gani begu paska bere lufte.
I thsh njerit pas demokracise .
po ti ke aen me Clirimtaren??
Cne me gani begun qe ju ka pri 30000 forcave mercenare per ti derguar ne shkoder si kladestin ne luft kunder Malit zi nga sghkodra.
por qe nikaj merturi e shal e shoshi i shkatrruen ne pprijet e qafet e atyre zonave se per nje periush te gjat nuk mund te kalonte kush ne ato vende nga era e kufomave,
nje grau esht gjall forcat e gani begun na muaren miellin ne magje-Katua tuj gatue be buken kaq keq esht sjell gani begu
Per gani begun duhet shifen dokumentat e itaklise esht nje dosje me shume faqe.
Malsoret shkonin tek gani begu sepse gani begu kishte buk gruni me kv e malsoret ase buk misri.Ai luftetari ka patur pozita ne pushtet deri shef seksioni e antar komiteti ilidhur me udheheaqjen e rrethit.por ne demokraci i pelqej pensjoni i gani begut dhe beri dokumenta fallso e mori pensine.
R i nje antar i G.b ne fillim thote ne hanim e pinim dhe kur vinte puna per aksione na dergonin ne zona jasht luftes.
forcat tone gjith jeten ngelen CETE jo kompani ase batalin.Ne fakt thote regjistroheshin shume nga ata qe merrnin veshmbathje armatim buke ushim e tj.por nuk ishin efekti.vinte Z>H .por ai ishte baza e levizjes gani kishta hall ta terhite.
Z.merrte armatim vazhdimisht ushim rroba dhe ju a jepte partizanve.
Edh babaj i rikise mund te jet nje nga keta.
Nuk kan ditur tropojasit cfare esht NACINALISTI dhe nuk e
dine ase sot por e thone nacinalist ne ven qe me thene patrior,
atdhetar kombetar
Ne nacinalist i hemi Titose,rankovicit Milloshevicit ata jane nacinalist te therksuar ose ndryshe Shoviniste
bars me nje njeri qe done me mbajt ose me pushtue nje vend tjeter.Pra qellimi i keq.
e kjo thuhet per atipod gjija te Komunizmit
Pse nuk thone antikomuniste.
Sepse internacjanalja komuniste qe bere shtet ne europe e azi
dia thone kam qen antikumunistr anti fashsite antinazjiste.
nuk luftohet ne tre dretime.
edhe amerika franca kina jan perqafuar me rusin stalinin gjat luftes pas luftes ne jalt i nadne zonat e iinfluences e filloj lufta e ftofte
a ma gjat luftes kan qene ALET dhe jane qujatur mbledhejte tyre
Mbledhja e TRE TE MDHEJVE
po e vejm Curcil RUSvent-Stalin
Por ne rezulucin thuhet kishim vendo mos te ngrim ne kem kur te vine Stalini
kur te k dera ka hy stalin Cercilli e fuill pas revelti kane levize nga vendi.
Bile thuhet qe Rumania ander pressur stalin,NDEN PRESIONIN E STALINIT JU LA LINDJES,
rEFEROJUN NETYRAVE DESHMITAR E VEPRIMTAR KAPITEN E GJENRALVE ANGLEZ PRESENT NE SHQIPERI CFARE THONE PER bALLIN KOMBETAR E LEGALITETIN.
NUK JAM E NUK KAM QEN KOMUNIST ASE DEMIKATRT.ME PERQEN LIRIA IME.
pAS LUFTES JO ATEHER POR ME VONE KAM PATUR DYSHIME E LKUBDJE PER QENDRIMETE VEPRIMET NE POLITIK EKONOMI POR KUR I KAM SHPREHUR NE FORMA TEKNIKE JAM SHPERFTYRUAR E CRREGJSTRUAR NGA UDHEEQJ PER MENDIMIN NDRYSHE..
RUKIA MERITON TE HYJNE NE HISTRIT SI NJE femer e hekur NJA MALSORE SI zane
aSAJ U RA BARRA TE PERFAQSOJ GJITH ATO FEMRA TE INJORUARA NGA AI SISTEM.
kRAHINA E pACI KAN BASHKPUNUAR ME AFER ME GANI BEGUN SEPSE G,B JETOJ NE ATE ZONE DHE GJEOGRAFIA E PRANON AFERSIN E QENDRAVE..mE GJITH ATERUKIA ESHT DEMTUAR ME FORTE PER KRENARIN,ZOTSIN PAVARSIN AUTORITETIN E PRESTOGJIT FAL AFTSIVE PERSONALE.
pOR A U FUTEN NE BERGU KOT SE KOTI SHE NJA iNG GJEOLOGJIE QE U BE I PA QENE E NJE AGRONOME E VETEM NE ATE KOHE NE TROPOJE.
pO THONI ATA TE mINISTRISE CFARE BERI??
aSGJE
ASE ATA ASE TROPJA NUK FLISTE kOMITETEI HESHTIN
DEGA E BREDSHME LUANTE SI MACA ME MIUT ME NJERZIT
jo
jo
jO
GJUMI I NATES NA PRISHSHE KUR BININ NJERZIT NE BURH
SEPSE KISHIM PI NJE KAFE OSE KISHIM UDHTUAR OERS BERE BISED,DHE NUK DINIM CFATE DO TE THOTE fJALET E TIJ ISHIN LIGJ PER NE SKISHT ARSYTIM ASE GJUKIN E PRokurorim qe ngrihej me sigurimin
ai i bente gjemien e sekretarit e kryetarit.Edhe ai kishte frik cdi thonim ne per ate.
por sigurimi kishte arnamaten e vet dhe i thirrte dhe intruktonte.
Nje i brugosur politik intelektuar i klasit larte thote me erdhen shume deshminbtar
nder ta nje djale qe kurr se kisha pare ase degjuar e mrin.e pyete nga je e kujtna je.
une ju thash per her te pare po e shoif.????
Pra esht bere nje mish mash i jashtzakonshem.Rendesi ka shoqria te hec perpara.te merremi me te arhmen ka rrezik qe ngelim ne dosje e dokumnet e fillon nje lufte e re klassh.
me gjithse egziston lufta e klasave dhe shume e ashper..edhe korrupsioni po i thone nje fjale ky stan kete bylmet kasic e thkesion me lart znj.Rukie.
po sa pa dretsi jane bere athere sa behen sote.vec sote behen me forcen e monedhese shumica
Pėrgjigjjuni Zherka
17 Korrik, 2011 - 17:46
Mu duket nje Tragjedi shume e rende
3 here kam lexuar tre intervista te ndryshme
tre here mu kan mbushur syte me lote
mendoj mendoj
mendoj po cfare ka ndodhur
po sa tragjedi
trdhti jane mbyllur e kane humbur
gjurmet
Nuk mundemi me te degjojm
edhe kjo esht nje vuajtje
presione
tension
shkurtum jete
ndrydhje
pa besi.demokracia ketej e ne Kosove nuk bene asgje
ti dekorojn keta njerze
ti vlesojn ata qe dhene jeten
Nuk shpresojm as tek demokratet ase te socialiste
gjith veprojn me
NEPOTIZEM
vetem tarafin
farefisin.
Pėrgjigjjuni
--
panorama
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt