I NDERUAR.....KUSH TE ZBATOJE RREGULLAT E QARKULLIMIT E KODIN RRUGOR...MARIKA?????
PO BASHKIA DO TE KERTYLEJ NE LLOCA E DO TE KISHTE ARKEN NE PELCITJE PREJ GJOBAVE TE VENA NDAJ SHKELJEVE DHE DREJTIMIT ME "CUBLLIK" TE MJETEVE MOTORRIKE.....SA HERE QE SHKOJ ME ZE SIKLETI KUR SHOH SE SI I JAPIN E SI TRAJTOHET RRUGA BRENDA QYTETIT APO EDHE ATO TE SHPEJTESISE SE LARTE........VETEM KETE VERE NGA AKSIDENTET QE KAM PARE MENDOJ QE LULI I BASHKISE DHE TE GJITH KRITARET DUHET TE BEJNE NJE RISHQYRTIM DHE REGULLIM TE KODIT RRUGOR DHE EDUKIMIT TE DREJTUESIT........KJO PER MENDIMIN TIM DO TE QERONTE DISA ELEMENTE TEPER NEGATIVE SI EKOLOGJIK PO EDHE SOCIAL......
ME QINDRA NJEREZ HUMBIN JETEN CDO VIT SIKUR TE ISHIM NE LUFTE
each second is eternity as eternity is now,
and now, now is forever
mos flisni para kohe te shikojm se cdo bej deri ne fund ishalla i del per hajer
sa per keta qe shkarkon ose do shkarkohen mire ben pasi ata nuk jan me te edhe i pirishin pun edhe mos u merzisni shqiperia e ka kete gje erdhipd/ps hiqen ata qe humbin![]()
Partizoni
Çfarë po ndryshon në Tiranë?
Albert AVDYLI
Tirana po ndryshon… Para së gjithash po rikthehet besimi te qytetarët se institucioni i Bashkisë është produkt i votës së tyre dhe që detyrimisht konvertohet në shërbim të të gjithëve. Me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës, duket se, kryeqyteti është çliruar nga nofka "i nëmur". Ishte një ndjenjë abstrakte, por që në vitet 2008-2011 kishte përfshirë secilin banor. Kaq mjafton për të menduar makthin me të cilin niste përditshmëria në qytetin tonë.
Në këto javë të para të ndërrimit të stafit të lartë të administratës, dallohet lehtë se mentaliteti drejtues ka ndryshuar. E vërteta është se zoti Basha u fut në zyra ku kishte mbetur vetëm hija e dezertorëve. Ata s'patën kurajon të ballafaqoheshin me paqeverisjen e tyre dhe rendën të kapërcenin sheshin e kafshuar "Skënderbej", për t'u bashkuar në vendstrehimin rozë.
Koraca që hermetizonte godinën misterioze të Bashkisë ra dhe dyert u hapën. Ato mure, për disa vite, perceptoheshin si zyra të mbyllura dhe plot mistere. Ndoshta i vetmi pushtet që rridhte prej andej ishte pikërisht padija e asaj që ndodhte në atë bunker. Së bashku me këtë parzmore të hekurt u rrëzua edhe miti i dragonjve që zotëronte lejen e qarkullimit, lejen e ndërtimit, lejen e ajrimit, licencën e kaosit dhe të mosqenies.
Në 60 ditë, po ringrihet integriteti i pushtetit të parë të qytetarëve. Një pushtet imagjinar po shndërrohet në veprim real. Bashkia ditë mbas dite po merr përmasa konstruktive në të qenit pranë banorëve.
Një praktikë e harruar është rikthyer në pushtetin vendor, bashkëqeverisja me komunitetin dhe grupet e interesit. Komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët si një filozofi afatgjatë dhe besimi reciprok. Po konturohet pra, një pushtet përtej kodeve të ngurta të autoritetit vetëm urdhërues.
Basha, si kryetar i ri i Bashkisë së kryeqytetit, mendoj se sfidën dhe premtimin e parë e përmbushi. Ai arriti që Bashkinë t'ua rikthejë zotërve të vërtetë, qytetarëve. Me realizimin e kësaj, në fakt ka kryer atë që e pati slogan kryesor të fushatës së tij: Ju jeni të parët. Kështu iu drejtua bashkëqytetarëve në zgjedhjet vendore dhe besimin e tyre po e bën të prekshëm. Tirana paska nevojë të ngutshme që Bashkinë e saj ta përfytyrojë si një realitet që çliron energji.
Drejtuesit e rinj të Bashkisë Tiranë, jo vetëm që kanë rikthyer komunikimin me qytetarët, por e konceptojnë këtë si një mënyrë e të përfshirit në qeverisje. Vjelja e opinionit të sa më shumë qytetarëve teksa qajnë një hall apo shtrojnë një kërkesë nuk është një kumt në boshllëk. Konsiderohet e vyer çdo ide që vjen nga një lagje, bllok banesash apo njësi administrative. Si kurrë ndonjëherë, interesat e komunitetit dhe masat shtrënguese të pushtetit kanë krijuar një marrëdhënie që zhvillohet dhe ecën në të njëjtën transe. Simbiozë e kësaj natyre lë përshtypje paradoksale në pikëpamje të kontradiktave që krijohen vazhdimisht midis palëve. Vullneti i mirë bën që simetria të ruhet edhe kur të ketë moskuptime.
"Në qeverisje, sekreti është integriteti", shkruan Konfuci. Ky është ndryshimi kryesor që vërejnë qytetarët e Tiranës tek i zgjedhuri i tyre. Shqetësimi nuk kornizohet vetëm tek përmirësimi i infrastrukturës për nevoja të çastit. Jo, në Bashki po punohet për të ravijëzuar vizionin e qytetit të së ardhmes.
Parim bazë, për administratorët e Bashkisë, mbetet vetëmonitorimi për çfarë realizojnë çdo ditë. Ata janë të bindur se auditimin nuk e bëjnë një apo dy ekipe. Publiku është ai që jep vlerësimin më të lartë dhe ndëshkimin më të plotë. Sipas Habermas, "Demokracia është procedura politike përmes së cilës pushteti kontrollohet dhe kufizohet". Duket se edhe më i thjeshti qytetar, pavarësisht nëse ka lexuar apo jo nga filozofi i cituar, në mënyrë instiktive, këtë po bën. Po kontrollon pushtetin e tij. Konstatim të tillë nuk e sjell për hir të disa radhëve që duhen shkruajtur. Jo. Shoh përditë njerëz para godinës së Bashkisë. Ata presin, takojnë zyrtarë të lartë. Kanë votuar për kryetarin e Bashkisë dhe kanë bindje që është në zyrën e tij. Tek e fundit, e dinë që tashmë aty punohet. Ndaj vijnë, ndaj shpresojnë.
Na kishin munguar njerëzit para Bashkisë së qytetit tonë. Sa më shumë shtoheshin problemet e tyre, aq më larg rrinin ata nga ato zyra. E për kë të vinin? Kryetari nuk gjendej kurrë. Ai s'iu përkiste atyre. Ky është ndryshimi i parë në Tiranë.
rd
.
Cdo kryetar bashkie, pasi merr votebesimin e qytetareve, gezon te drejten qe te shkarkoje gjithe stafin e vjeter, e te krijoje stafin e tij. Eshte pergjegjesia dhe e drejta e kryetarit te ri, qe te krijoje nje staf te ri tek i cili ai ka besim te plote. Tek e fundit, ne fund te mandatit 4 vjecar, qytetaret e Tiranes nuk do te votojne per personat qe Basha ka zgjedhur ne stafin e tij, por per efikasitetin e punes se tyre. Dhe kjo eshte pergjegjesia e Bashes, qe te zgjedhi e krijoje nje staf sa me profesional e te azhornuar ne problemet e qytetareve, e jo nje staf servilesh qe brohorasin rrugeve dhe protestojne para KQZ-se, si langoj te kryetarit te tyre. Ky ishte modeli te cilin ne pame ne dekaden qe Rama ishte ne krye te Bashkise, dhe ky eshte mentaliteti anadollak, ku pushteti shihet si nje ofiq e ciflig te trasheguar, ku te gjithe punojne per kryetarin, e jo kryetari per qytetaret e atij vendi.
Qendrimet e deritanishme te Bashes, ju duhet ti vini veth ne vesh e duhet te mesoni prej tyre. Nderi me i madh qe ai po i ben Tiranes, eshte duke mos e kthyer Bashkine Tirane ne nje top futbolli politik, per te avancuar agjenden e tij politike. Ai eshte shprehur publikisht, qe a) do te qendroje komplet pasiv ndaj problemeve politike PD-PS ne nivelin kombetar b) nuk do te kerkoje asnje post apo pergjegjesi ne krye te PD-se, por do te jete 100% i perkushtuar ne detyren e tij si kryetar i bashkise Tirane.
Albo
Keto artikuj tingellojne sikur te ishin shkruar nga korrespondenti i gazetes PUNA derguar ne fshatrat e Kukesit.
Pse o njerez te mire te gjithe punonjesit e bashkesis ishin hajduta?
Kujtoni sa pune kolosale eshte bere pergjate lumit Lanes dhe pastrimi i Qendres qe sali katrahura e kishte katandisur me keq se ne Kandahar?
duhet me u dhene ate qe u takon...pasti kta drejtoret e rinje akoma skane nis punen e po i ngrini ne qiell se na tregojne qe pordhat bejne ndotje akustike .... apo jo brari :P
mir e ke o vagubondi..por keta drejtoret iken vete.. se ashtu u a dha porosine edvinua..
ai i vuri ai i hoqi..
--
Kryetarë e tregtarë, lironani trotuarë!
Opinione Mërkurë, Tetor 12th, 2011
SAZAN GURI
Për herë të parë ndodhi që një Bashki si Tirana, në këtë fillim muaji, të urdhërojë për lirimin e trotuareve dhe jo për shkelje të njërit sy e bashkë me të edhe shkelje trotuari, siç ka qenë deri sot. Pas 20 vjetësh tranzicion pa mbarim po na duket si ëndërr se një ditë edhe ne, si gjithë dynjaja, do të kemi trotuare të liruara dhe jo trotuare të zaptuara, trotuare publike dhe jo të përdorura dhunshëm si hapësirë private. Në njërin kuptim, më mirë nuk ka. Ia vlen dhe komplimenti i të përshëndeturit, bashkë me të edhe urimi për këtë ogur të mirë. Por, kur shikon se ca trotuare u liruakan dhe ca të tjera u vazhduakan, atëherë ndalu beg. Pa le kur dëgjon se këtij syreshi ia hoqën se ha ca si majtas e këtij ia lanë se është yni, i djathtë, atëherë ndalu dhe turru problemit pastaj. E mo, se thashetheme janë, ia prita njërit në një diskutim gjatë një vakiati. Mirëpo, kur me të vërtetë vëren se atyre të njerkës iu morën edhe vazot e luleve dhe atyre tanëve iu lulëzojnë lulet, një tis dëshpërimi të ngelet në mendje dhe të duket sikur jemi një shtet i përveçëm. Edhe jashtë ndodh që të ketë tavolina në rrugë, por ato janë në zona të caktuara, atje ku i shërbehet bashkimit të komuniteteve, ku vetë ato shërbejnë si qendra të unifikimit të qytetarëve. Ndaj dhe ato projektohen si qendra urbane, pranë qendrave të qyteteve, ku dhe kur ti me kafen pranë rri e sodit një vepër arkitekturore përkundruall, si kishën “Stefan”, fjala vjen, në Vjenë, apo teatrin ku ka lozur i madhi Aleksandër Moisiu në Berlin, ose Duom-ot në qendrat e qyteteve Milano, Bolonja etj., thjesht dhe për çështje shëndeti, ku si në radhë kinemaje me kafen përbri, me fytyrë nga qielli, çifte-çifte ulen për të marrë rrezet e munguara të diellit si në vendet e ulëta. Dhe te ne mund të kemi ulje të tilla. Ku? Pikërisht atje, në qendër, ku mund të soditësh Heroin Legjendar, apo minaren e fildishtë të Xhamisë, apo kubenë e artë të Kishës, apo sahatin e Et’hem Beut, si më të vjetrin në Europë, edhe se Big Beni i Londrës, por jo në çdo cep rruge, ku Bashkia, si ajo e djeshmja, dhe kjo me gjysmë zëri apo me zë të diferencuar, e sotmja, u jep mundësinë tregtarëve, bashkë me ta njerëzve të zhgërryhen e të zaptojnë vendkalimet publike. Meqë ra fjala e zhgërryerjes, vendi ynë, për fat të keq, ndoshta është i vetmi në botë ku kafeja llufitet në rrugë, avash-avash, qejf o qejf, njësoj si ditët e fundit të javës, ashtu dhe ditët e mesit të saj. Ke parë ti, edhe dita e parë e javës, madje orët e para të saj, në vend se të gjendesh në zyrë apo në punë e të vrasësh mendjen se çfarë do programosh, apo se ç’motiv do të gjesh që të lëvizësh apo të kryesh punën e radhës, ti me çakërrqejf gjendesh para tavolinës së kafesë buzë trotuarit. Shqiptarët, të përveçëm dhe si askush tjetër edhe në qëndrimin ndaj kafesë?! Ende pinë kafe turke, ku vetë turqit ia kanë harruar emrin. Pinë kafe në hapësirë publike, ku jashtë shtetit nuk guxon mbret e kryeministër t’i zërë ato. Pinë kafe ulur e avash, kur në vendet e tjera kafeja gjithë javën pihet eksi e në këmbë, pranë banakut, nxitimthi, sa që shumë syresh, për shkak të ritit javor, edhe kur janë pushim gjatë së dielës, u ndodh që të sillen me kafen e shpejtësinë e hapave si gjatë javës. Ndërkohë që në shumë shtete amerikane, në filxhanët e kafesë shkruhet “American run” – vrapo amerikan.
Një Bashki që u jep mundësinë qytetarëve të vet, ashtu në pozicion ulur gjysmë përdhe, se si të shikojnë nga poshtë kalimtaret vajza, që të detyruara u kalojnë pranë në rrugicat e mesotavolinave të mbërthyera në shqetësim. Ajo që të vjen plasje, si ka mundësi që për 100 vjet qysh nga koha e Eqrem bej Vlorës, kur një fisniku si ky me këpucë shushain i binte të kalonte mes tezgave mejhanesh, piperkash, qepësh apo gegëve me qofte e bozë e llallë, mes pluhurit e baltës dikur, e sot, mes pluhurit e marmitave të naftës. Atëherë na i kish fajin turk vëllai që pas liste na la. Po sot? Si ka mundësi që të tregtohet djathi, ulliri, gjiza, frutat, zarzavatet, pa lëre peshku, mishi, në rrugë e rrugica, madje më keq se 100 vjet më parë? Pra, kur do të vijë dita që ushqimet të mos shiten si njëqind vjet më parë, apo si në kohën e Mit’hat bej Frashërit, në m’b’udhë, ku atëherë s’kishte as makina, as pluhur, as kaq kamkum milet dhe as këtë ushqim me marifet. Me logjikën se ai shitësi në m’b’udhë do të ushqehet nuk mund të ecet më. Mos vallë kambistët, dikur në rrugë e pa rregulla, po ngelen pa u ushqyer sot me pika shitje këmbimi e me rregulla? Ndaj qytetari sot kërkon se si ju, kryetarë e tregtarë t’iu ktheni trotuaret e zëna keqas me tavolina plot me djem, që dembeltazi zhgërryhen me kafe e pije, duke mos lënë vajza pa parë në ije. Ndaj qytetari sot kërkon se si ju, kryetarë e tregtarë t’i inkurajoni ecjen më këmbë në trotuaret e ndriçuara, dhe jo me tavolina që të stërkëmbin qytetarët si të tmerruar. Ndaj qytetari sot kërkon se si ku, kryetarë e tregtarë, të lironi trotuare nga ato ndërtime buzë tyre, ku pa të drejtë trotuari rrethohet me gardh e kthehet në magazinë gomash për vite të tëra, (35-katëshi pranë Albtelekomit ose…..), nga bill bordet të vëna kuturu, nga sinjalistika të vëna aty-këtu, nga koshat e plehrave gjithë erë, nga pusetat me aromë veze të prishur. Prandaj, gjithë së toku thërrasim: Kryetarë e tregtarë, lironani trotuarë.
panorama
.
Krijoni Kontakt