Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 58
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Thumbs down Basha nis shkarkimet

    Të paktën 40 inspektorë nga sektori i verifikimit në terren në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës janë pushuar nga puna mesditën e të premtes.
    Në shkresën që i komunikon ndërprerjen e marrëdhënies së punës firmosur nga drejtori Arben Kau motivi largimit nga puna është “paefektivitet me mosshfrytëzim të kohës së punës dhe pa realizim të ardhurash në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2010 dhe performancë e dobët”.

    Të sapolarguarit nga puna duke u prononcuar për Top-Channel thonë se largimi është i motivuar politikisht.

    “Në momentin që erdhi drejtori i ri me drejtoreshën operacionale, na është kërkuar realizimi i kontratave. Gjatë kësaj periudhe u realizuan të gjitha kontratat dhe i dorëzuam. Ndërkohë na thanë sot se ndërprisni marrëdhëniet. Nuk i dimë shkaqet e vërteta. Ato kontrata të cilat subjektet kanë vullnet për t’i lidhur që janë dakord edhe me tarifat e vendosura nga këshilli bashkiak të gjitha janë lidhur. Motivet e vërteta të kësaj ngjarjeje janë për motive politike dhe ne do të vazhdojmë proçedurat në prokurori”, është shprehur Ferdinand Banushi, përgjegjës i Zyrës së Parkimeve.

    “Largimi është bërë për arsye politike. Vetëm se kemi marrë pjesë politikisht, unë për vete kam qenë në KQZ, anëtar KZAZ-je, numërues, gjithçka është politike. Jo vetëm që po na heqin nga puna, por ne jemi të rrezikuar çdo ditë. Na fyejnë, kemi frikë të dalim”, thotë Aurel Veizaj, specialist.

    “Duket që shkarkimi im është komplet politik, kjo ndodh vetëm në Honolulu ose Somali, që nuk ka as shtet asgjë, mund të ndodh kjo gjë”, shprehet Florian Shima, shef i Zyrës së Kontrollit Tatimor.

    Të larguarit nga puna thonë se shkresa e njoftimit për t’i larguar nga kjo Drejtori e Bashkisë, bie ndesh me Kodin e Punës që thotë se për ndërprerje të marrëdhënies, bëhet njoftim për çdo punonjës 3 muaj para.

    Kontaktuar nga Top-Channel për këtë çështje zyra e shtypit pranë bashkisë thotë se:

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës vendosi sot lirimin nga detyra të 51 inspektorëve, nisur nga performanca e ulët dhe favorizimi i informalitetit.

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave ka analizuar punën 7-mujore të secilit prej inspektorëve dhe ka konstatuar se të liruarit nga detyra nuk kanë kryer detyrën, duke mos bërë kontrolle sipas ligjit, duke lejuar informalitet, deri në rritje të borxhit ndaj Bashkisë.



    http://top-channel.tv/artikull.php?id=217628&ref=lajme

  2. #12
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    51...............kaq pak
    Aty duhen hequr te gjithe se kane zene "rreze", dhe e kane kthyer ne biznes privat postin qe kane.

  3. #13
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    51...............kaq pak
    Aty duhen hequr te gjithe se kane zene "rreze", dhe e kane kthyer ne biznes privat postin qe kane.
    me mire te pushohen se te futen ne burg keta hajdute

    ps.kam pas nje mik qe punonte tek tatimet.

    nji ne xhep nji per shtetin.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    bravo

    keshtu ka lezet,,,vje ps heq te pd vje pd heq te ps,,,

    shqiperia e pordhes

  5. #15
    Shtet bajraktaresh, injorantesh dhe tribal. E hedhin tjetrin ne rruge pa gje te keqe, pa menduar se ka familje apo femije per te mbajtur. Shtet ordiner, mire tu behet shqiptareve.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Ne rradhe te pare eshte lajm shume, shume i mire qe ka filluar shkarkimi i HAJDUTEVE me patente te ish bashkiakeve te Edverit! Hapi tjeter te shoqerohen ne prokurori e pastaj Ina te veproje.
    Anila Cobani qe eshte nje nga ato inspektoret e shkarkuar eshte nje ordinere qe theu kutine e votimit ne KQZ prandaj nuk ka ndonje gje per tu habitur.

    Tani po ju them nje fakt:Afrim Qendro ish drejtori i policise ndertimore te bashkise ka nje firme ndertimi, i cili pasi mori nje shume te majme si financim nga bashkia per te riparuar shtesen e pallatit 228 ne rrugen e Durresit (..prapa gjimnazit Qemal Stafa..) ku banon vajza e halles se tij Mimoza Lela edhe kjo punonjese e bashkise se Edverit ndertoi gjysmen e shteses se pallatit dhe pjesen tjeter e futi ne xhep dhe ka lene banoret e tjere pa shtepi. Flitet per rreth 100 milion leke te vjetra. Tani nqs ndonjeri ka kuriozitet te shkoje e ta shikoje ate hata qe ka bere aty eshte ne mes te Tiranes.
    Ja kush jane bashkiaket e Rames se Enverit!

    Bashkia e Tiranes te hape nje hetim e do ta gjeje shume shpejt kete vjedhje!

    Mbeshtetje te pakufishme per Bashkine e re te Lul Bashes!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po keto qe do i zevendesojne kush do jene
    apo qelibaret e saliut
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Inspektoret e bashkise per ndertimet per nje shtese kati te nje apartamenti merrnin 5500 euro vetem sa per te mos raportuar ne bashki , kete e kam te treguar nga nje shok qe e ka paguar vete kete shume .
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  9. #19
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Shtet bajraktaresh, injorantesh dhe tribal. E hedhin tjetrin ne rruge pa gje te keqe, pa menduar se ka familje apo femije per te mbajtur. Shtet ordiner, mire tu behet shqiptareve.
    Një prej punonjësve të shkarkuar nga ana e Bashës, Anila Çobani, rrëfen shkarkimin nga Bashkia e Tiranës. Më poshtë është dëshmia e saj e plotë:





    Ditën e premte,fill pas mbarimit të orarit të punës, drejtori i tatim-taksave pranë Bashkisë së Tiranës, Arben Kau, vuri para derës së tij një body-guard i panjohur për korridoret e atij institucioni me një veshje të çuditshme dhe jashtë performancës administrative dhe institucionale.

    Pak më vonë, inspektorët njoftoheshin nga drejtoresha e burimeve njerëzore për të marrë fletët me largimin e tyre nga puna. Në disa media shkruhet që këta inspektorë janë larguar për një performancë dhe favorizim të informalitetit e konstatuar kjo nga analiza 7-mujore në këtë institucion. Një gënjeshtër e madhe, absurde dhe e pakonceptueshme.

    Inspektorët e këtij institucioni vetëm para pak ditësh iu është dhënë në dorë një cope letër me verejtje me paralajmërim për pushim nga puna me motivacionin: “Konstatuar nga kontrolli i investigimit, për mos “check-im” i kartave për muajin maj 2011”.

    Inspektorët sipas ligjit dhe rregullit në administratë si dhe në mbeshtetje të Kodit të Punës kërkuan venien në dispozicion të këtij materiali investigues dhe më pas kundërshtimin e masës së dhënë.

    Ky drejtor, Arben Kau, drejtues i tipit fashist, njeri i korruptuar dhe i ndëshkuar për korrupsion në administratë nuk zbatoi ligjin për t’iu vënë në dispozicion inspektorëve pikërisht këtë raport investigimi, por me një shkresë qesharake, abuzive, kthen një përgjigje nëpërmjet përgjegjëses së burimeve njerezore (aspak në kompetencë të saj) ku me papërgjegjshmërinë më të madhe përgjigjet nëpërmjet shkresës se sistemi informatik nuk ka ruajtur asnjë të dhënë,por ne jemi bazuar nga data 1 maj deri ne 10 maj për të matur performancën në punë nëpërmjet Checkin-it të kartave.Vënë në dispozicion të masës,pikërisht një urdhër të brendshëm të vitit 2010 që aspak nuk e ka lexuar,apo të paktën pas përgjigjes së shkresës të kish marrë mundimin ta lexonte,ku thotë shprehimisht: “Prezenca e inspektoreve të kontrollit tatimor dhe riskut bëhet nëpërmjet evidentimit të përgjegjësve të sektorit dhe jo Check-in të kartave”.Pas kërkesës së dytë, ky drejtor, tashmë i diskretituar dhe në ditët në vijim objekt i një kallëzimi penal për shpërdorim detyre, as denjoi t’iu përgjigjet me shkrese inspektorëve me performancë të lartë në Drejtorine e Tatim-Taksave, por iu jep një shkresë të dytë me pretekstin e largimit të inspektoreve nga puna pas analizës së punës së tyre 7-mujore.

    Nje zot e di se ku ky drejtues e ka kryer këtë analizë ndërkohë që ai në mënyrën më brutale ka bërë hyrjen e tij në Bashkinë e Tiranes duke shpërfillur administratën dhe duke shkelur rregullin numer një të etikes, prezantimin me punonjesit e kësaj administrate. Ky drejtues, që në vite ka bërë abuzime ne administratën tatimore dhe që i ka sjelle dëme buxhetit te shtetit pikërisht për atë që akuzon inspektorët e tij, gjatë ditëve të tëra ka qenë numërues në Qendren Zgjedhore nr.52 duke mos Check-uar në asnjë vend dhe duke u paguar nga buxheti i shtetit duke shkelur dhe ligjin mbi punonjesit në shërbimin e statusit për nëpunësit civile.

    Disinformimit që ai i jep në media,spastrimit politik në rradhët e inspektorëve të Bashkisë së Tiranës, do ti përgjigjet me veprimet ligjore në ditet në vazhdim.Fatkeqesia e këtij njeriu dashakeqes, keqpërdorues i ligjit dhe shpërdorues i detyrës është se inspektorët e Bashkisë së Tiranës janë njerëz të përkushtuar me integritet dhe nuk do ta lënë këtë njeri të keqperdorë moralin dhe personalitetin e punonjësve të administratës. Ne si inspektorë kemi fakte dhe do ti vëmë në dispozicion të drejtesisë në ditët në vazhdim edhe për shkeljet dhe korrupsionin që ka bërë ditët e fundit ky drejtor, përfaqësues i punës për qytetarin te faktuara me emra inspektoresh dhe dokumente zyrtare.

    Ky drejtor do të bëhet shembull njeherë e mirë që në administratën shtetërore nuk luhet si me votat e vjedhura nga regjimi i Lulëzim Bashës, por do të bëhen shembull njëherë e mirë i vrasjes së frikës nga punonjësit e administratës si dhe venies së dinjitetit dhe jetës së fëmijëve të këtyre inspektoreve në plan të parë.

    Ta harrojne këta shërbëtorë të regjimit, këta “gëlltit një lugë çorbë të prishur dhe pastaj ville gjithë jetën” se koha e frikës dhe shpërdorimi i postit zyrtar për të bërë spastrime politike ka mbaruar njeherë e mirë!

    Koha e qytetarëve dhe e fëmijeve të tyre nuk është tallja e rradhës e Lulzim Bashës dhe hajneve të tyre, por është koha e njerëzve me ndërgjegje qytetare dhe dinjitet profesional dhe njerëzor.





    A mund te punoje ne Bashki nje punonjes me urrejtje patologjike per Lulzim Bashen dhe qe nuk pranojne ate si Kryetar i Ri ? A mund te punoje nje punonjes ne Bashki kur ne ditet e punes dilte e protestonte kunder qeverise per interesat partiake ne kohen kur ne Bashki ishte Kryetari i Partise ?


    Ushtare te punesuar nga ish Kryetari skizofren , nuk meritojne te punojne ne Bashki ,pervec ne partine e tyre. Lulzim Basha do i zevendesoje me njerez te afte qe meritojne vendin e punes , me njerez qe punojne seriozisht per interesat e Tiranes dhe qytetareve te saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 27-08-2011 më 07:24
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  10. #20
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Jam kunder heqjes nga puna per motive politike sic jam kunder marrjes ne pune ne menyre politike duke formuar ushtri partiak.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •