Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dorëhiqen drejtorët e Bashkisë së Tiranës: Basha s’ka legjitimitet

    Hajdutet po ikin..

    ja cthot gazeta..

    BalkanWeb

    Dorëhiqen drejtorët e Bashkisë së Tiranës: Basha s’ka legjitimitet

    TIRANË- ‘Drejtuesi i ri nuk ka legjitimitet’,. Kështu nis deklarata e dorëheqjes së 10 drejtorëve të bashkisë më të madhe të vendit si dhe administratorit të përgjithshëm, krye inspektorit të policisë bashkiake, si dhe kryeinspektorit ndërtimor.

    Duke njoftuar dorëheqjen e tyre të parevokueshme, në deklaratën e tyre funksionarët e bashkisë argumentojnë se nuk mund të jenë punonjës të një lidershipi, të cilët ata e cilësojnë të pa legjitimuar.

    “Me krenari për shërbimin e kryer deri këtu, ndaj qytetit tonë, me nderim për çdo qytetar, të cilit kemi pasur privilegjin t'i shërbejmë dhe me keqardhje, për pamundësinë që të vazhdojmë punën, nën një lidership pa legjitimitet moral, pavarësisht mbrojtjes që na ofron ligji, për të qëndruar në pozicionet tona, si nëpunës të shërbimit civil dhe shtetit, ne i deklarojmë opinionit publik, dorëheqjen tonë të parevokueshme nga detyra”,- thuhet në deklaratën e dorëheqjes së funksionarëve të Bashkisë së kryeqytetit.

    Në deklaratën e tyre funskionarët shprehen se tashmë vlerat mbi të cilat ishte ngritur puna e tyre në bashki nuk ekzistojnë më.

    “Fatkeqësisht, nuk ekziston më, as themeli moral, mbi të cilin ngrihet çdo institucion i pushtetit vendor, si shprehje e zgjedhjes së lirë e të ndershme të qytetarëve, të cilëve u shërben. Bashkia e Tiranës nuk përfaqëson më qytetin dhe qytetarët, por pushtetin politik, të tjetërsimit të vullnetit të tyre”,- vijon deklarata.

    Mësohet se më parë kanë dhënë dorëheqjen dy nënkryetarët e bashkisë së Tiranës Albana Dhimitri dhe Vali Bizhga, Drejtoresha e Kabinetit Belinda Balluku, si dhe të gjithë anëtarët e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë, Edi Rama.

    LISTA E PLOTË E FUNKSIONARËVE TË DORËHEQUR:
    Dritan Agolli Administrator i Përgjithshëm
    Majlinda Dhuka Drejtor i Përgjithshëm
    Sonila Qato Drejtor i Përgjithshëm
    Albana Kociu Drejtor i Përgjithshëm
    Viola Haxhiademi Drejtor i Përgjithshëm
    Irfan Dashi Drejtor i Përgjithshëm
    Arben Seferaj Drejtor i Përgjithshëm
    Androkli Kokthi Drejtor i Përgjithshëm
    Pal Doçi Drejtor i Përgjithshëm
    Joana Bushi Drejtor Drejtorie
    Flutura Pulaci Drejtor Drejtorie
    Enton Punavija Drejtor Drejtorie
    Afrim Qëndro Drejtor Drejtorie
    Kujtim Spahiu Drejtor Drejtorie
    Anila Shehu Drejtor Drejtorie
    Hantin Bonati Drejtor Drejtorie
    Ogerta Manastirliu Drejtor Drejtorie
    Migena Vishko Drejtor Drejtorie
    Julian Zanaj Drejtor Drejtorie
    Zyhdi Dajti Kryeinspektor i Policisë Bashkiake
    Ardit Kaja Kryeinspektor i Inspektoriatit Ndërtimor

    (e.m/BalkanWeb)

    Kthehu Dërgo Printo Home
    Komento

    Dërguar nga elena, durres Albania më 19-07-2011 në 09:30

    Nga gjithe drejtoret qe kishte ,asnjeri nuk ishte verior...gjithe nga jugu i kishte raccisti i dreqit . Urime Z.basha

    Dërguar nga 12 korrik 2012, Tirane më 19-07-2011 në 08:40

    Vura perseri daten ne vend te emrit, se me te vertete ka nisur numerimi mbrapsht per Presidentin e Republikes. Si sot nje vit nuk do ta kemi me ne krye te shtetit kete person.Çudi e madhe me Bashkine e Tiranes, po paska qene shtet e kaluar shtetit.Une di qe jane edhe nja dy dyzina te tjera me drejtore, rreth 50 drejtore, o tempora o mores.Perfundimisht ky E.Rama, eshte individ krejtesisht i papergjegjshem.Ne gjith kete varferi, te mbash dhjetra drejtore parazite!!?? Turp te kesh

    Dërguar nga edi më 19-07-2011 në 08:18

    Nje gje nuk po e kuptoj keta ketu drejtor te kujt drejtorie jane????

    Joana Bushi Drejtor Drejtorie
    Flutura Pulaci Drejtor Drejtorie
    Enton Punavija Drejtor Drejtorie
    Afrim Qëndro Drejtor Drejtorie
    Kujtim Spahiu Drejtor Drejtorie
    Anila Shehu Drejtor Drejtorie
    Hantin Bonati Drejtor Drejtorie
    Ogerta Manastirliu Drejtor Drejtorie
    Migena Vishko Drejtor Drejtorie
    Julian Zanaj Drejtor Drejtorie

    Dërguar nga anisa, Tirane më 19-07-2011 në 07:54

    Sa shume Drejtore paska pasur bashkia ..... u liruan shume vende pune //// keq e ka tjetri nuk i zevendeson dot ..Se jane te pazevendesueshem ,,,????

    Dërguar nga Demokracia shqiptare, Tirane më 19-07-2011 në 07:54

    Drejtoret e drejtorive ne demokracite perendimore jane vende politike dhe nuk gezojne te drejten e nenpunesit civil apo te specialisteve, e drejte kjo qe fitohet me gare publike. Ne postet e drejtoreve emerohen militantet e partise politike qe fiton zgjedhjet nga vete kryetari i ri. Basha me siguri qe do ti zevendesonte te gjithe drejtoret e vjeter.

    Dërguar nga edi më 19-07-2011 në 07:25

    e lezecme kjo ....te ikim sa nuk na kane hequr.beni mire te merrni ca pushime afatgjate se jeni lodhur duke marre rrogen kot.

    Dërguar nga Gurgac, Usa më 19-07-2011 në 06:16

    HAHAHAHAH

    Dërguar nga MN, Canada më 19-07-2011 në 04:50

    Ne menyren qe dhane doreheqjen funksionaret me te larte te Bashkise treguan se ata ishin te vendosur ne ato poste nga Edi Rama dhe sherbenin si vegla te tije per te rrjepur popullin.
    Ja bene jeten me te lehte kryetarit te ri.

    Dërguar nga Re-al-Politika më 19-07-2011 në 04:22

    Pra ju qenkeni kamikazët e Rames? Mendje te lena ne erresirre!!! Nuk po ju them punoni per Bashen, por sinqerisht jeni per tu meshiruar!!!

    Dërguar nga Qazo Shkurti, Kabul më 19-07-2011 në 04:16

    E dishin qe do ti hiqte Luli pranaj fluturun kto patriotat e mdhej

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Dorëhiqet stafi i Ramës
    18/07/2011 15:35

    Kur kane mbetur pak ditë që në karrigen e kryetarit të bashkisë të ulet Lulzim Basha, sipas vendimit të fundit të Kolegjit Zgjedhor, një pjesë e mirë e drejtuesve të bashkisë së Tiranës dhe që kanë statusin e nëpunësit civil dhe mund të mos bien pre e fsheses së shkarkimeve që pritet të mësyjë në këtë institucion, kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme.
    Në listë radhiten 21 emra drejtuesish të sektorëve kryesorë në bashki si Dritan Agolli, Majlinda Dhuka, Sonila Qato, Albana Kociu,Irfan Dashi, Enton Punavija, Afrim Qendro, Ogerta Manastirliu, Migena Vishko, dy kryeinspektoret Zyhdi Dajti dhe Ardit Kraja e te tjere. Pak me pare kishin dhene doreheqjen edhe nenkryetaret e bashkise Albana Dhimitri dhe Vali Bizhga, si dhe Drejtoresha e Kabinetit, Belinda Balluku dhe te gjithe anetaret e kabinetit te kryetarit te bashkisë.

    Ne kete liste te gjate te personave qe kerkojne doreheqje theksohet thjesht mungesa e deshires per te vijuar punen me kryetarin e ri. Ne kerkesat e tyre shkruhet "se me krenari per sherbimin e kryer deri ketu,ndaj qytetit tone,me nderim ndaj cdo qytetari, te cilit kemi pasur privilegjin t'i sherbejme dhe me keqardhje per pamundesine qe te vazhdojme punen, nen nje lidership pa legjitimitet moral, pavaresisht mbrojtjes qe na ofron ligji per te qendruar ne pozicionet tona si nepunes te sherbimit civil dhe shtetit ne i deklarojme opinionit publik doreheqjen tone te parevokueshme".

    Nderkohe ne zyrat e bashkise vijon stresi i punonjesve te tjere, te cilet jane te ndergjegjshem se do te debohen,por nuk duan te humbin vendin e punes. Neper korridore ata diskutojne se kryetari i ri per t'u kthyer borxhin e mbeshtetjes militanteve te tij,te Partise Demokratike dhe nje pjese te mire te kerkesave te aleateve do te perzeje punonjesit aktuale.Te pakten keshtu ka ndodhur me punonjesit e administrates sa here nderrohen drejtuesit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 19-07-2011 më 04:29

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin

    Keto frazat e fundit te shenuar me vize nuk kane kuptim fare sepse keshtu nuk ka ndodhur te pakten disa vjet ne kete kryebashki..........pastaj frika vjen vetem nqs nuk e ke merituar ate vend pune.................
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Citim Postuar më parë nga ajzberg Lexo Postimin
    Keto frazat e fundit te shenuar me vize nuk kane kuptim fare sepse keshtu nuk ka ndodhur te pakten disa vjet ne kete kryebashki..........pastaj frika vjen vetem nqs nuk e ke merituar ate vend pune.................
    keshtu ndodh praktik ne te gjitha institucionet ne shqiperi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    nje band po iken nje band tjeter po vjen. eh te shkretet shqipetar thuaj kur do na mbarojn keto bandat dhe te bejme nje shtet tamam.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dim se po iken nje bandë o kaNINA..
    PO QE PO VJEN NJE BANDE TJATER NUK E DIME..

    APO CI KI TEMEN EJA TE SHPIFIM ME QE JEMI LEBER E NUKU kemi zanat tjater..

    puna do e tregoj se cdo jene bashkpuntoret e lul bashes..

    un besoj shum se luli si kudo ku punoj do shkelqej dhe ketu ne bashki..

    suksese lul bashes..

    ..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    dim se po iken nje bandë o kaNINA..
    PO QE PO VJEN NJE BANDE TJATER NUK E DIME..

    APO CI KI TEMEN EJA TE SHPIFIM ME QE JEMI LEBER E NUKU kemi zanat tjater..

    puna do e tregoj se cdo jene bashkpuntoret e lul bashes..

    un besoj shum se luli si kudo ku punoj do shkelqej dhe ketu ne bashki..

    suksese lul bashes..

    ..
    e paske kapur keq me leberit i brar. po na paragjykon shume me duket.
    nuk ke nevoj te presesh se cfare do na dali kjo banda tjeter sepse i ke ne qeveri prej vitesh dhe ka shume gjera per ti kritikuar dhe ka shume gjera per te then se nuk mund te presim ndonje gje te re pozitive. kane bere shume premtime keta por na dolen bllof dhe tani nuk i besoj me. familja ime ka qene ajo qe i ka votuar per 20 vjet o brar nuk je ti me PD-ist se mua por puna eshte se kur mashtrojn mashtrojn dhe nuk kemi pse tu vemi mbas si te verber. kjo sdo te thote se kam ndryshuar mendim per ate banden qe po iken sepse edhe ata i kemi pare e provuar njelloj dhe nuk eshte se jane me te mire. puna eshte se duhet te kuptojme te gjithe se sot per sote nuk ka politik dhe politikan ne shqiperi qe mendojn per intreresat e vendit dhe te shqiptareve por ne radhe te pare mendojn per pushtet e pasuri te tjereat vijne mbas. kur shqiptaret ta kuptojn kete do te kete nje ndryshim te vertet ne politiken shqiptare dhe ne shqiperi. kuptoje dhe ti o brar sa sje teper vone.

  8. #8
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Eh Kanina ajo shprese se ndonje dite do tu vijne mendt Shqiptareve ka ikur me kohe. Ndoshta per nja 100- 200 vjet arrijme dhe ne te kuptojme se politika duhet ti sherbeje popullit e jo anasjelltas.

    Per sa kohe qe Shqiptare si Brari vdesin per nje cik diktature ( qofte kjo Enveriste, Berishiane apo Ramiane ) dhe i ndjekin politikanet si me qene Mesia, nuk ka per tu bere ndonjehere ai vend.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Lulzim Basha duhet te jete gezuar nga ky lajm, pasi doreheqja e ketyre e ben te panevojshme shkarkimin e tyre nga Basha. Keta jane bashkepuntoret e Rames ne gjithe aferat korruptive te ndodhura ne ate bashki ne 12 vjet.

    Mbajini mend emrat e tyre me lart, se keta do te jene te paret qe do te hetohen nga prokuroria per aferat korruptive, dhe do te shohim se sa besnike do te tregohen ndaj Rames, kur ta gjejne veten me shpatullat pas muri.

    Albo

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Lulzim Basha duhet te jete gezuar nga ky lajm, pasi doreheqja e ketyre e ben te panevojshme shkarkimin e tyre nga Basha. Keta jane bashkepuntoret e Rames ne gjithe aferat korruptive te ndodhura ne ate bashki ne 12 vjet.

    Mbajini mend emrat e tyre me lart, se keta do te jene te paret qe do te hetohen nga prokuroria per aferat korruptive, dhe do te shohim se sa besnike do te tregohen ndaj Rames, kur ta gjejne veten me shpatullat pas muri.

    Albo
    nuk futet njeri ne burg o albo. nuk do te hetohet njeri dhe po u be ndonje gje thejsht do te jete per zhurem se ne fund ska per te ndodhur gje. keta e mbajne njeri tjetrin panvaresisht se duket sikur jane gati te vrasin njeri tjetrin. kjo pasi panvaresisht luftes per pushtet qe kane nuk ja nxjerin te palarat njeri tjetrit sepse i bie qe tjetri ti bej te njejeten gje dhe keshtu ata humbsin te gjithe bashke. kujto se shteti qeveria po te kish dashur te fuste edi ramen e personelin e tij ne burg per afera korruptive do ta kishte bere pasi qeveria neprmjet institucionit te larte te shtetit ben kontrolle periodike mbi te gjitha bashkit e vendit por deri sote asnje kryetar bashkie nuk eshte akuzuar(!!!!!!!) thua se qenkan te gjithe kaq te paster??!!!! po keshtu dhe me edi ramen dhe personelin e tij. kuptoje dhe mere vesh se vjedhin te gjithe pozit opozit kryetaret e bashkis te PD bejne te njejeten gje deputet te PD bejne te njejeten gje etj etj te gjithe keshtu nese ndodh qe keta hajduta te PD vendosin para drejtesis hajdutat e PS do te thote qe edhe keta te PS do te vendosin para drejtesis hajdutat e PD mos sote nje dite tjeter kur tu vi radha per te mare pushtetin.
    tani shikoji ti ata emra qe jane ne ate listen aty dhe mbaji mend. mbaji mend se ske per ti degjuar me. nese te ndosh se i degjon ateher nuk do jete sepse jane para ndonje gjykate apo drejtesise por per ceshtje te tjera.
    kujto ketu vitin 97. te gjtha cfare ndodhen sa te denuar jane??!!!pervec zan caushit dhe ndonej kapo band tjeter kush eshte denuar ga politika?? asnje nuk eshte denuar. kur te gjithe e dime se gjithe ajo lufte u be dhe u orkestrua nga larte nga politika. erdhi PS mbas 97 ne pushtet nuk u gjykua asnje politikan asnje lidhje e tyre me gjithe kete trazir. edhe pse publikisht akuzonin PD per te gjitha. PD nga ana e vete akuzonte publikisht PS gjate gjithe kohes. ne fund fare erdhi dhe PD ne pushtet ne 2005. pak vone por drejtesia mund te ishte bere po te donin. por asnje gje beren sikur po e mernin seriozisht ceshtjen fillimisht me disa raste te 97 por ne fund asgje vetem zhurem.
    kjoalbo ishte per te treguar te shkuaren te mesosh nga e shkuara dhe te arrish te parashikosh sadopak te ardhmen. kur su vendos para drejtesis asnje politikan per nje ceshtje aq madhore dhe tragjike si ajo e 97 si mendon ti se do te vendosen tani per korrupsion??!!!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •