Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Dy vëllezër vrasin shqiptarin në Athinë e i plagosin gruan, shkak muzika

    Lajme shqip-Athinë, 7 korrik 2011 – Një 37 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në kryeqytetin grek pasi u qëllua dhunshëm me armë të ftohtë kurse gruaja e tij u plagos rëndë dhe u dërgua në spital.

    Autorë të krimit janë dy vëllezër shqiptarë përkatësisht 36 dhe 39 vjeç, të cilët janë identifikuar dhe u arrestuan nga policia, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ora 22.10 në lagjen “Virona” në Athinë. Viktimë ka mbetur një 37 vjeçar, emigrant shqiptar. I ndjeri u gjet i vdekur në banesën e tij pasi e shoqja e cila mbeti e plagosur, kërkoi ndihmën e policisë.

    Policia e mbërritur në vendngjarje kreu hetimet e para dhe zbardhi se krimi ishte kryer nga dy vëllezër shqiptarë, fqinjë me të ndjerin, në kryqëzimin e rrugëve “Hrisafi” dhe “Madhitu” (shihni foton e vendngjarjes).

    Hetimi nxori sot se vrasja erdhi pas një sherri të çastit mes viktimës dhe dy shqiptarëve të tjerë. Këta të fundit, ishin irrituar nga fakti se viktima i tyre kishte ngritur zërin e muzikës që po dëgjonte.

    Dy vëllezërit i kanë shkuar në shtëpi të riut dhe i kanë bërtitur pse e kishte ngritur zërin e magnetofonit. Por me vete kishin një thikë dhe në sherr e sipër e qëlluan duke i marrë jetën.

    Ata nuk u mjaftuan me vrasjen e 37 vjeçarit sepse qëlluan edhe të shoqen e tij me thikë duke e lënë të plagosur.

    Më tej u larguan nga banesa ku lanë komshiun të vrarë dhe të shoqen e plagosur. Por sot, herët në mëngjes u kapën nga policia greke.
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    E me mire sikur ckane bere......

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Bishat mbeten te tilla kudo qe shkojne.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    nje gja me ban pershtypje mu
    si asht e mujtun qe kan theb me vra shqiptarin po kur vjen puna qe nje rus serb apo ku di une se ca (flas per ne austri) rreh ndonje shqiptar keqas skane beth me vra apo me e pre me thike
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5

    Muzika me zë të lartë është torturë më vete

    Duhet të respektohet rregulli shtëpiak nëpër apartamente:
    - ditëve të punës ndalohet cdo lloj zhurme pas orës 21 ose 22
    - fundjavëve/vikendeve "00" ose "2",
    sepse:
    - njerëzit punojnë, duhet të ngrihen herët,
    - mbase dikush është edhe i sëmurë

    Muzika me zhurmë të madhe është torturë më vete!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin

    Dakord qe duhen respektuar, por edhe ti marresh jeten nje njeriu per dicka te tille eshte masaker! Ekzistojne rregulla per oraret e "zhurmes" e nese nuk merr vesh me fjale njeriu, behet denoncimi e merret ne tel policia... por jo te shkosh me thike me vete!

    Jane cmendur njerezit, vetem per krime po degjojme!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin

    mirë tash po flasim me paragjykime. Mbase ky mund të ketë shkuar dhe t'i jetë ankuar atij: "Aman fqinj nëse ka mundësi t'ia ulësh zërin pak se ne kemi për t'u zgjuar herët nesër dhe nuk po mund të flejmë", ose " kemi njeri të sëmurë në shtëpi " dhe ai tjetri mund të jetë paraqitur arrogant dhe t'i ketë thënë " Unë kam qejfin tim!" dhe kështu fjalë pas fjale, fyerje pas fyerjesh të ketë ardhur deri te konflikti dhe nuk ka pasur kohë për denoncim në polici.
    Prandaj, për mua nuk është e rëndësishem viktima, se është i rëndësishëm fajtori - dmth kush e nisi sherrin!
    Nuk do të thotë që gjithmonë viktima të ketë të drejtë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8

    Jo jo, spo them qe viktima kishte te drejte, pasi nuk shkruhej aspak se si rodhen ngjarjet... thjesht me terhoqi vemendje fakti qe keto dy paskan vajtur te shpia tija me thike!Duket si dicka e paramenduar... gjithsesi, vazhdoj te jem e mendimit qe ti marresh jeten nje njeriu eshte e pajustifikueshme. Edhe mua me ka ndodhur te kem komshinj rremujaxhinj

    La vita non si spiega, si VIVE!

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Jo jo, spo them qe viktima kishte te drejte, pasi nuk shkruhej aspak se si rodhen ngjarjet... thjesht me terhoqi vemendje fakti qe keto dy paskan vajtur te shpia tija me thike!Duket si dicka e paramenduar... gjithsesi, vazhdoj te jem e mendimit qe ti marresh jeten nje njeriu eshte e pajustifikueshme. Edhe mua me ka ndodhur te kem komshinj rremujaxhinj
    plotësisht të drejtë. edhe unë kështu them. vetëm Zoti është ai që merr jetë njerëzish. Njeriun nuk e arsyetoj për asnjë moment.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    rregulli shtepiak duhet rrespektu po nuk vritet krijesa per muzik...kta sigurisht jon asi shpellar qe hecin neper rrug me krah hapun, sikur dojn me thon shih kush jom un...e kan marr si sfide ket mosuljen e muzikes...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hanny : 09-07-2011 më 10:21
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •