Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 62 prej 62
  1. #61
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga The_Capital Lexo Postimin
    Hahhahahahah Po fillon mem pelqy debati me ty jo per najsen po jom tu lujt qoke me ty.
    Ty po fillon me t'pelqy debati me mua ndersa une e vertetova se debati me ty eshte humbje kohe dhe u bera pishman qe e fillova dhe qe arrita deri ne kete pike me ty.
    Nuk i kam as 2 minuta me shume ne dispozicion me i humb.

    Ne postimin e fundit po ta vertotoj per te disaten here se je ti ai qe ke genjy gjate gjithe kohes e jo une.

    Ja dhe lajmi per rrahjen e hoxhes, per te cilin genjeve se ishte problem familjar.

    Arrestohen 9 vehabistë që sulmuan Mulla Osmanin në xhaminë e Drenasit

    13.01.2009
    Policia ka arrestuar nëntë vehabistë pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Mulla Osman Musliut, kryetar i këshillit të bashkësisë islame të Drenasit. Rasti ka ndodhur kur Mulla Osmani ka shkuar të zgjedh imamin e xhamisë së Zabelit, i zgjedhur sipas rregullave të Bashkësisë Islame ndërsa ai është penguar dhe mbi të është ushtruar dhunë nga disa besimtarë mysliman të sektit vehabistë, të cilët konsiderohen si islam ekstremistë.
    Rasti i Mulla Osmani është rasti i dytë, vetëm brenda disa muajve, kur persona nga këto grupe sulmojnë anëtarët e Bashkësisë Islame. Mulla Osmani ndihet i shqetësuar meqë edhe me këtë rast nuk është sulmuar ai, por institucionet të cilat e kanë zgjedhë atë dhe gjithë besimtarët.
    Zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës po ashtu janë të indinjuar me rastin.
    Sulmi i kryer në xhami cilësohet sulm ne vendin e punës, thotë Mulla Osman Musliu dhe shpreson në drejtësi meqë tashmë sulmuesit janë të njohur për policinë.
    Dhuna e ushtruar në individ të zgjedhur të Bashkësisë Islame të Kosovës është dhunë në institucionet tona, andaj shpresojmë se njëherë përgjithmonë do t’u ndalet hovi akteve të tilla të dhunës, thonë zyrtarët e Bashkësisë islam të Kosovës.

    http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=13&id=3216

    ----------------------------------


    E per fund nuk po e le pa e qit ne shesh edhe njeren nga rrenat me te medha gjate ketij debati. Kur te pyeta per wehabizmin, u pergjigje se qe disa shekuj wahabizmi nuk praktikohet. Genjeshtar i pafytyre... dhe po kerkon me debatu me ty?!!!

    ...ja cka u tha ne konferencen qe u mbajt me 09.04.2011 ne Kajro

    Ulemaja e El Ez-herit: Vehabizmi është i rrezikshëm për islamin dhe për mbarë botën

    Ulemaja e El Ez-herit dhe dijetarët e specializuar në fushën e studimeve të grupeve dhe lëvizjeve islame kanë vërtetuar se Vehabizmi si ide dhe si lëvizje është armiku më i rrezikshëm për muslimanët dhe për botën mbar, dhe se Vehabizmi është i dëmshëm po aq sa është i dëmshëm masonizmi që ekziston sot, sepse është duke përhapur ide dhe sjellje të cilat janë duke dërguar në dhunë, terrorizëm dhe urrejtje, po ashtu duke bërë te lehtë akuzimin për mosbesim te të gjithë atyre që nuk pajtohen me mendimet e tyre, është duke manipuluar dhe shkatërruar me sjelljet e tyre të ndyta përpjekjet islame në Palestinë dhe në Irak, dhe se është obligim i domosdoshëm fetar sipas sheriatit që të luftohen dhe kundërshtohen këto ide dhe pasuesit e këtyre ideve me të gjitha mjetet dhe rrugët e mundshme, ky konstatim ka ardhur nga konferenca e gjerë e specialistëve të fushave islame, konferencë e cila është mbajtur të Shtunën ( 09.04.2011 ) në Kajro me titull : " Vehabizmi: Rrezik për Islamin dhe Botën " , në këtë konferencë morën pjesë me punimet e tyre dhe me konsulta shumë dijetar islam nga të cilët veçojmë : Shejh Dr. Abdurrahman Es sebekij dijetar nga Universiteti i El Ez-herit, mendimtari Dr. Ahmed Es sajih Prof. i Akides dhe Filozofisë Islame në Universitetin e El Ez-herit, këshilltari Ahmed Abduhu Mahir i cili është dijetar i specializuar për lëvizjet islame në Egjipt, Prof.Dr. Abdulfetah Asakir mendimtar i njohur islam, Dr. Abdullah Es sadawi mendimtar dhe kritik, Dr. Ahmed Shewki El Fenxheri mendimtar i njohur islam, Dr. Ali Abdulxhevad specialist në mësimet e lëvizjeve islame, po ashtu pjesëmarrës ishin edhe një numër i madh i dijetarëve dhe mendimtarëve islam të fushave të ndryshme.

    Kjo konferencë përfundoi me disa propozime dhe rezultate nga të cilat veçojmë:

    1. Ulematë dhe dijetarët islam vërtetuan në kërkimet dhe punimet e tyre shkencore ( 7 punime shkencore ) dhe gjatë konsultave se Vehabizmi si thirrje dhe si ide ngrihet mbi mohimin dhe mos pranimin e tjetrit ( palës së kundërt ) dhe akuzimin për mosbesim ndaj të tjerëve, kjo lëvizje ( Vehabizmi ) kërcënon sigurinë dhe paqën në të gjitha shtetet e botës islame ( kudo që ka musliman ) për shkak te përhapjes së ideve terroriste dhe kriminele të cilat janë shumë të rrezikshme, këto ide nxisin rinin islame që të akuzojnë për mosbesim dhe terrorizimin e shoqërisë dhe udhëheqësve për arsye të ulëta dhe të pa vlera, në kohën moderne nuk është vërejtur ndonjë organizatë ose thirrje më e keqe se Vehabizmi i cili u shndërrua në ( Alkaid ) ose në ndonjë organizatë tjetër islame, sikur të mos ishte pasuria ( paraja ) saudite nuk do të përhapej Vehabizmi dhe sikur të mos ishin ( mynafikët ) dyfytyrëshat e Amerikës do të bëhej i mundur luftimi dhe shuarja e kësaj të keqeje, por Amerika dhe Saudia përfiton nga këto ide të këqija dhe të ndyta të cilat janë duke ju veshur islamit padrejtësisht dhe duke u emëruar Vehabizëm e krejt kjo për terrorizimin e botës ndonjëherë, e ndonjëherë tjetër të kërcënohet dikush.

    2. Dijetarët dhe Ulematë pjesëmarrës në këtë konferencë konstatuan se Vehabizmi mban qëndrim negative ndaj gruas dhe ndaj diturisë, muzikës dhe ndaj të gjitha arteve, mban qëndrime negative dhe armiqësore ndaj të krishterëve dhe ndaj të gjitha medh-hebeve islame dhe ndaj të gjitha grupeve islame dhe pasuesve të tyre ( siç janë Shiat, Esh’arit dhe të tjerët ), thirrja vehabiste është thirrje për në padituri, shumica e bagazhit të Vehabizmit dhe pasurisë së Vehabizmit ngrihet mbi terrorizmin e ideve dhe terrorizmin fetar, armiqësinë e realitetit dhe mendjes e logjikes, për këtë arsye shumë nga pjesëmarrësit e konferencës dhe studiuesit specialist islam e kanë konsideruar fe në vete ( Fe tjetër ) nga feja islame, fe e cila thërret në terrorizëm dhe vrasje në emër të Zotit, e Zoti është larg dhe i pastër nga kjo, ajo çka po ndodh në Irak dhe Afganistan madje edhe në Saudi nga pasuesit dhe kultivuesit e këtyre ideve me vrasjet dhe terrorizmin sipas dëshirave dhe përfitimeve të tyre, kuptojmë se gjendemi para një thirrje për krime dhe vrasje e jo para një thirrje për në islamin tolerant dhe të drejt e mesatar.

    3. Ulematë dhe dijetarët pjesëmarrës në konferencë kërkuan që të përgatitet strategji islame dhe botërore kulturore, civilizuese dhe politike për kundërshtimin dhe luftimin e Vehabizmit, nevojitet që universiteti i El Ez-herit të ketë rol të madh në këtë sepse është institucion i islamit mesatar para se të pushtohet nga Vehabizmi dhe ata të cilët e quajnë vetveten thirrës reformues nga selefinjet ekstremist, universiteti i El Ez-herit si institucion i ndritshëm, mesatar dhe i drejt do të ketë mundësi që ti kundërvihet me forcë këtij teprimi dhe ekstremizmit Vehabi kokë fort i cili është kundër shpirtit islam të drejt dhe mesatar.

    http://www.lajme.adooj.com/2011/04/%...-osman-musliu/



    A po ekzistojka vahabizmi a?


    Ja pra me ke po e humbisja kohen une!
    Ja kush eshte genjeshtari i pafytyre ketu!

    p.s. diskutim te kendshem me ata qe kane kohe te merren me ty, se mjaft t'i ngrita kredencialet une!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 24-07-2011 më 08:19

  2. #62
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga The_Capital Lexo Postimin
    Kur thash nuk po e ngris asnje feste mbi tjetren e pata fjalen nuk po du me ngrite Bajrami mbi 28 Nentorin vetem pse bajramin e kena festu e 28-shin jo. Pra ky osht keqkuptimi yt, skom çka te bej kjo i jep kahje tjeter debatit.
    Jo ke çka te besh shume bile.. Deklarohu qarte se cila eshte festa numer 1 per ty(kete deri tash nuk e ke bere, une po), e mos u pshtill me thane "si musliman kjo e si shqiptar kjo", se nuk vlen. Cila eshte e para, para te tjerave, ne maje te majes se identitetit tend. Ne kete menyre na i largon te gjitha ato qe po i quan keqkuptime. Perndryshe konfirmon krejt çka kam thane pa asnje dyshim e pa mundesi mosmarrveshjeje.

    "..ne islam ai njeri i cili ja kthen pushken muslimanit del prej feje, ne kete rast X shteti "musliman" vjen e tenton me pushtu tokat e mia me vra shqiptar musliman une e kam driten e gjelbert per kah islami mi luftu.."
    Pajtohem. Ne baze te kesaj qe po thu turqit s'paskan qene asnjehere musliman, as ateher kur i pushtuan tokat e arberit(apo ndoshta ne ateher nuk ishim musliman dhe kjo lejohet, çfare shpjegimi ke ne kete rast, dhe nese kjo lejohet atehere eshte dashte te terhiqen sapo morem besimin e tyre e jo te na mbajne te pushtuar) e as sot qe po mban te pushtuar nje popull te tere siç jane kurdet. Madje turqit si perandori ateher paten pushtuar krejt tokat arabe, qe veq i perkisnin besimit islam, pra edhe duke u nisur nga kjo definitivisht del se kemi te bejme me nje shtet ose popull qe eshte dal prej islamit. Ne paskemi nje islam jo te pastert(na e la turku pa imam), nje joislam, ose islam johallall, te rreme. Me ndriqo ne kete aspekt gjithmone sipas prizmit islam, kuptohet.

    sepse kishe paragjykime.
    Prandaj po diskutojme, ti hjekim keto.

    Personalisht jam ne nje fe me Adem Jasharin dhe krenohem vazhdimisht çdo dite me kete gje Per derisa shum shqiptare te tjere ofendojn fene e tij.
    Fe e tij eshte SHQIPTARIZMI, kush e ofendon eshte shka pa diskutim. Ti ke tjeter fe momentalisht, mirepo nuk po e ofendon drejteperdrejt, vetem terthorazi.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •