SHI I TURBULLT
Gjithnjė e kam ditur
se ke qenė e lumtur,
Se pėrqafimet e mia
pėr ty ishin mjaft!
Ti po bie mbi mua
si njė shi i turbullt,
Dhe unė nuk mundem dot,
tė tė ndal!

Nuk i ndalkam dot litarėt e tij,
Qė po mė japin mua
dėnimin e madh!
Unė jam i mbyturi yt
qė gjer tani,
Jam munduar mė kot,
kėtė shi ta shmang!

Por ardhka njė ēast
kur njeriu u lodhka,
Nuk duron dot
ta torturojnė ashtu!
Ky shi i turbullt
i vjetėr sa bota,
Nuk ėshtė me gjerdanė,
po me litarėt e tu!

Gjithnjė kam kujtuar
se ke qenė e lumtur,
Se puthjet e mia
pėr ty ishin mjaft!
Tani e mėsova
qė qėnkam faji yt,
Por s’bėj dot,
mė tepėr se kaq!
10 qershor 2011
LAVDIA

Sa torturonjėse qė qenkėrke
ti lavdi!
Mė ikėn sapo afrohem tė tė kap!
Dhashė pėr ty
shpirt nga shpirti im,
E ēfarė tjetėr
mė ka mbetur tė jap!?



Sapo arrij qė tė kap njė qiell,
Nė qiell tjetėr unė kėmbėn e hedh!
Ti prapė mė ikėn
nėn njė tjetėr diell,
Pas tė cilit vazhdoj qė tė bredh!


Mos vallė kėshtu bėn me tė gjithė?!
Dhe tė tjerėve iu ikėn kėshtu!?
Sorkadhe me brirė kryengritės,
Pylli im ėshtė nė brirėt e tu!



Mė lerė tė tė prek veē njė herė!
Nuk pėrmbyset bota pėr kaq gjė!
Lavdi qė tė gjithė i ke gėnjyer
Dhe poetėt i ke mashtruar gjithnjė!


27 mars,2011
UNĖ TĖ PREK TY


Unė tė prek ty me duart e zgjimit,
Ti mė thua se qenkėrka ende herėt!
Vėshtrimin tėnd qė e ke si tė tigrit,
E ke pėr mua apo pėr tė tjerėt!?



Unė tė prek ty me duart e padurimit
Ato tė dyja janė rrethuar me ankthe!
Trupin tėnd qė ėshtė i tėri prej jasemini,
Mund ta bėj tė ēelė
brenda njė nate!



Unė tė prek ty me duart e zjarrit,
Ti ke frikė,ndaj dhe s’mė afrohesh!
Unė pa asnjė shkak mund tė djeg
edhe ajrin,
Por jo ty qė mė torturon
dhe torturohesh!
5 prill 2011