Shuajb Muharrem Arnauti lindi nė qytetin e Damaskut nė vitin 1928. Nė familjen e tij, ku tradita shqiptare dhe kultura islame ishin gjithnjė tė pranishme. Rrėnjėt e tij kthehen nė Shkodrėn e Bushatllinjve. Familja e Shuajbit shpėrngulet nga Shkodra mė 1926 dhe vendoset nė Siri. 13.07.2011





Shuajbi mėsoi nga i ati dijet elementare tė islamit. Qysh i vogėl mėsoi pėrmendėsh shumė pjesė nga Kur’ani, ndėrsa dėshira pėr t’u thelluar edhe mė tepėr nė sekretet e librit hyjnor e bėri atė qė qysh nga mosha 17 vjeēare t’i pėrkushtohej mėsimit tė gjuhės arabe dhe gramatikės sė saj.

Mėsimet nė Damask

Kėshtu pėr mė se dhjetė vjet radhazi. Shuajb Efendiu vazhdoi tė ndjekė ligjėratat e gjuhės nėpėr xhamitė dhe medresetė e vjetra tė Damaskut, veēori e tė cilave ishin se nxėnėsi ishte i lirė tė zgjidhte dijet, qė i interesonin, dhe askush nuk kishte tė drejtė ta detyronte nxėnėsin qė tė mėsonte atė qė nuk I interesonte ose nuk i pėrshtatej. Gjatė kėsaj kohe Shuajb Efendiu mėsoi nga dijetarėt mė tė mirė tė gjuhės arabe qė kishte Damasku dhe lexoi librat mė tė njohur tė dijetarėve tė kohės Dhe pas kėtij udhėtimi tė gjatė nė thellėsinė e gjuhės arabe, nė tė cilėn arriti njė nivel mjaft tė lartė, Shuajb efendiu e pa tė nevojshme t’i kushtonte njė kohė edhe mėsimit tė shkencave juridike islame (Fikhut islamik ). Pėr kėtė qėllim lexoi librat mė tė njohur tė kėsaj fushe, sidomos nė Medhėhebin Hanefi. Duke mėsuar Usuli Fihkun, Tefsirin e Kur’anit, Mustalah El-Hadithin, leximin e librave tė moralit etj. Ėshtė kjo kohė, kur ai kishte kaluar tė tridhjetat.

Ajo qė i ra nė sy Shuajbit gjatė studimeve tė tij e qė pati ndikim tė rėndėsishėm nė formimin e tij shkencor si dijetar qe se te profesorėt e tij ndihej njė mungesė e theksuar nė njohjen e rangjeve tė hadithit. Ose thėnė ndryshe, hadithet e dobėta (Daif) dhe tė mbathurat (Mevdu) tė cilat pėrdoreshin mė tepėr nė shpjegimet, ligjėratat dhe literaturėn islame tė asaj kohe. Prandaj e pa tė nevojshme qė tė specializojė nė kėto dije, pėr tė mundur tė rishikonte dhe rivlerėsonte librat e hadithit dhe tė synetit tė Pejgamberit a.s. nė mėnyrė qė tė krijohej njė mbėshtetje pėr studiuesitdhe tė bėhej njė sqarim i domosdoshėm pėr lexuesit e literaturės islame nė pėrgjithėsi.

Kėshtu qė nė vitin 1955, kur nė Damask filloi tė punojė si mėsimdhėnės i gjuhės arabe dhe i edukatės slame, pa se kjo nuk i linte kohė tė mjaftueshme pėr studimin e traditės dhe tė librave tė hadithit. Prandaj qė nė vitin 1958 filloi njė punė tė re nė “Biblioteken islame tė Damaskut“, ku kryesoi grupin e seksionit qė merrej me kritikėn dhe korrigjimet e literaturės burimore islame. Nė bibliotekėn islame ndenji afro njėzet vjet plot dhe gjatė kėsaj kohe hulumtoi, identifikoi dhe korrigjoi mbi shtatėdhjetė vėllime librash tė ndryshėm me karakter historik, fetar islamik dhe letrar,

Largimi nė Aman

Mė parė Shuajb Efendiu e pa tė arsyeshme tė largohej qė andej, ngase rregullorja e atyshme si dhe jeta pėrgjithėsisht nė Siri nuk i krijonte mundėsi pune e hulumtimi. Kėshtu qė nė vitin 1982 ai shkoi nė kryeqytetin e Jordanisė, Aman, ku filloi tė punojė nė fondacionin “ Err-rrisale “ dhe u angazhua tė kryesonte seksionin e kulturės. Kontributi i Shuajb Efendisė nga koha kur erdhi nė Aman gjer mė sot ėshtė I pallogaritshėm pėr shkencat islame dhe kulturėn arabe nė pėrgjithėsi. Numri i librave qė ka punuar vetė e me bashkėautorė, ose ka qenė mbikėqyrės i tyre, arrin nė mbi njėqind e gjashtėdhjetė vėllime, nė tė cilat pėrfshihen libra nė shkencat e hadithit, fikhut, tefsirit, akides, libra tė pėrkthyer etj.

Shuajb Efendiu, ose si e quajnė nė Jordani Shejh Shuajbi, edhe pse i lindur jashtė atdheut e jetuar atje flet rrjedhshėm gjuhėn shqipe. Kur Shuajbi pėrmend Shqipėrinė thotė: “Gjaku mė lėviz ndryshe kur them se jam shqiptar, vet emri dhe llagapi im dėshmon se jam shqiptar”.