Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Rituale festive të traditës folklorike

    Çfarë është "festa e verës"?

    -----------------------------
    Një nga penat më të shquara të letrave shqipe, Faik Konica, përshkruan hollësisht ç'është Festa e Verës apo, ndryshe, Festa e Luleve. "Kjo është një festë ku stërgjyshërit tanë, kur Krishterimi s'kishte lindur ende, kremtonin me romakët dhe grekët e vjetër perëndinë e luleve dhe të shelgjeve", shprehet Konica në një nga veprat e tij. Më tej ai vazhdon: "Kjo ishte një festë ku të parët tanë rrethonin me verore degët e shelgjeve, të thanave e dëllinjave dhe mbushnin shtëpitë e tyre me lulet e dafinave dhe të gjithë shelgjeve të bekuar".

    Në ditët e sotme elbasanasit vazhdojnë traditën qindravjeçare të kremtimit të Festës së Verës apo të Luleve. Kjo është një festë pagane dhe është festuar vetëm në qytetin e Elbasanit. Në këtë ditë amvisat elbasanase përgatisin ëmbëlsira ku spikat ballokumja, një ëmbëlsirë që përgatitet vetëm në këtë qytet. Vitet e fundit Elbasanin e kanë vizituar shumë familjarë nga qytete të tjera, por edhe shqiptarë nga jashtë kufijve. Shumë shqiptarë të Maqedonisë dhe të Kosovës i janë bashkuar Festës së Luleve. Shelgjet dhe lulet janë një tjetër simbol i kësaj feste. Kohë më parë Elbasani quhej "qyteti i luleve", por ka vite që ky emërtim tingëllon i huaj për banorët e këtij qyteti. Ditën e 14 marsit të gjithë fëmijët mblidhen dhe thurin kurora me lule, i vënë ato në kokat e tyre dhe shpërndajnë ëmbëlsirën-simbol, ballokumen. Pak vite më parë kjo festë dukej se u harrua, por qytetarët e Elbasanit nuk e lejuan shuarjen e kësaj tradite.

    Një tjetër Traditë nga besimi dhe folklori jonë
    Përshëndetje
    Drini.

  2. #2
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Ja edhe nje gje me shume ne "trasten" time. Nuk eshte shume e rende jo, ka akoma vend per tu mbushur...

    Nje pyetje: si kaloi kjo feste nga kremtimi i perendise se luleve ne zjarre qe behen duke djegur shkarpa - kusherinjte e luleve? Apo mos po e ngaterroj me diten e veres une! Ka ndonje lidhje midis te dyjave apo po ja fut kot une?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #3

    Festa te tradites folklorike

    Shume festa sic eshte ajo e Dites se Veres jane pak te njohura ose nuk festohen me nga brezat e sotem. Disa prej tyre i njoh vetem si emra, te permendura nga gjysherit ose njerez te moshuar. Gjithmone kur i kam degjuar me kane nxitur nje fare kurioziteti per pikenisjen dhe zanfillen e tyre. Keto festa kane ritualet e tyre qe jane kaluar brez pas brezi, pjese e te cilave jane dhe kenge te ndryshme, qe kendohen ne kohe te caktuar te festes.

    ******

    Kenget e Motmotit lidhen kryesisht me punet e bujqesise dhe kohen e tyre. Ne to paraqitet aktiviteti ne punet blegtorale, bujqesore, ekonomike. Kenget e motmotit jane te lashta. Sot nuk mund t’i gjejme keto kenge te plota. Po, edhe ne variantet qe kane mbetur ne ditet e sotme ato perseri ruajne elemente te lashta. Kenget e muajve, kenget e festave te vitit, si Dita e Veres, kenget e ardhjes se dallendysheve etj nuk kane asnje element fetar te krishterimit ose myslimanizmit. Bile edhe ritet per keto festa jane te vjetra. Diten e Marsit ne dyert e shtepive njerezit vinin dege thane, ne Maj dilnin per te mbledhur lule. Perpara se te vijne dallendyshet te vegjelit e stolisin qafen me verore. Njerezit kur dilnin diten e Majit hanin hudher te njome etj. Ne juge naten e vitit te ri hedhin ne zjarr percje(dellinje - bime qe vene ne zjarr naten e vitit te ri) dhe e vinin re kur kerciste.
    Ne periudhen e perhapjes se krishterimit mjaft nga keto rite u bene fetare. Keshtu kolendrat jane larguar nga riti i vjeter i “buzmit” (trung qe vihet ne zjarr naten e festes se vitit te ri). Ne pragun e pranveres behen karnavalet, periudha e kreshmeve perpara pashkeve. Ne kete kohe behen “llazoret” qe lidhen edhe me kenget e Shen Lazarit. Me ardhjen e pranveres moti ngrohet dhe garperinjte e zahpinjte perteriten. Po pikerisht mbasi ne Mars bie Vangjelizmoi, kenga e vjeter kunder ketyre zvaranikeve te demshem u lidh me kete kremte me gjithe se ne te vertete akoma kenga ruan elementin ritual pagan te zileve dhe te kemboreve, qe perdoren kur kendohet kenga. Po keshtu ndodh edhe per Rusticat. Edhe brenda ritit te ketyre kengeve gjejme elementin pagan te te ngrenit tok – refeneja - qe mund te jete ndoshta nje element i komunitetit primitiv. Ne myslimanet e jugut, kjo eshte perzier me diten e Nevruzit. Keshtu edhe per diten e Shengjergjit, per kenget e Shen Gjinit etj
    Duhet vene re se ne kenget e motmotit aty ku nuk ka element fetar kristian ose mysliman, i kendohet kohes se punes, luleve, shpendeve dhe diteve te shenuara te vitit qe lidhen me te mbjellat, te korrat, me mbarimin e puneve te vjeshtes , me shiun. Ne keto kenge tregohet dashuria per punen, per natyren , per bollekurn. Ne kohe te vjetera njeriu duke mos qene i zoti per te shpjeguar shkencerisht fenomenet e natyres i ka lidhur keto me shume zakone pagane. Ne kohen e thatesires, nga mungesa e kanaleve ai kerkonte ndihmen e shume formulave magjike. Keshtu kemi shfaqjen e dordolecit dhe kengen “Dordolecit – bjerna shi” ose “Rona rona peperona – bjere shi ne arat tona”

  4. #4
    Kolendrat

    Me 23 dhjetor behen kolendrat. Me 24 eshte dita e kolendravet. Djemte, ne mbremje mblidhen ne nje vend ku kendojne e lozin deri ne mes te nates. Pastaj vene shpepi me shtepi dhe me nje comikle ose comange u bien dyerve e portave. Zonja e shtepise ngrihet dhe hap porten. Me gjithe qe eshte kohe gjumi nuk zemrohen qe u kane prishur qetesine kolendaret, tecilet kendojne kenget e rastit. Si mbajojne zonja e shtepise u jep nga nje kolender dhe nga pak geshtenja.
    *comange – shkop i bariut i trashe ne krye


    Dita e veres

    Dita e veres festohet ne 14 mars dhe zgjat dy dite. Kjo feste fillon qe pas dreke te dites se pare. Gjithe njerezit, po sidomos femijet dalin neper fusha ku kendojne, lozin valle, mbledhin lule; djemte mbledhin dhe dellinja. Lulet vajzat i vene neper vrimat e murit, neper dritaret e neper portat. Gjithe pasdrekja shkon duke shetitur neper fusha. Ne mbremje ndezin dellinja (bejne dumene) Dumene e ndezin rreth shtepise ose neper livadhet prane; femijet hidhen persiper zjarrit, tundin edhe zile. Kur ndezin dumene, ndodhen edhe gjithe njerezite shtepise. Me vone bejne "piligrine" e ne kete kohe thone"piligri moj piligri mos dil jashte, t'i mbush syte me hi"
    Ne Kosove te Permetit darken e Dites se Veres bejne gati kulecet. Ne mengjes pa gdhire nena vete ne krua, lag kulacin dhe kthehet me doren plot me uje kroi e me bare te njome. Me te hyre ne shtepi sperkat cdo qoshe qe te mos kete pleshta e cimka gjate veres. Pastaj u njom fytyren gjithe njerezve te shtepise qe te mos i zene ethet dhe uron per shume vjete Diten e Veres. U jep embelsira e veze femijve duke u thene "qofshi te embel si sheqeri e te bardhe si veza"
    Para se te gdhihet, nusja e re merr nje veze pak vere e buke, rri ne oborr dhe duke perseritur "qofsha e bardhe si veza dhe e kuqe si vera" ha nga pak buke pi pak vere dhe vezen e shkon rreth fytyres.
    Ne Opar femijet kur ngrihen ne mengjes prekin me dore nga nje cope hekur se e kane per mire. Diten e Veres ngrihen te gjithe shume shpejt dhe duke marre me vete kulece veze, sheqer, mjalte vene ne krua qe te lahen. Ne krua thone tri here "mire mengjes o krua, lashe te ligat e mora te mirat". Edhe kulacin e lagin tri here dhe secil e kafshon tri here; gjithashtu edhe vezen. Ne krua vete cdo djale me babane, nenen ose me ndonje te aferm te shtepise.
    Kulaci qe hane ne krua quhet "kulac i kroit". Kur kthehen nga kroi u thone njerezve te shtepise "mire mengjes" dhe keta u pergjigjen "mire se na arthte". Pastaj perseri ata qe ishin ne krua u thone "me shendet e bereqet" ne shtepi femijet marrin nga nje molle e nga nje luge sheqer. Buket ne kete dite i zene me qiqer.
    Femijet shetitin neper fshat, vene ne cdo shtepi ku marrin veze. Ata i urojne "paci kemben e mbare!"
    Per ate qe vete per heren e pare Diten e Vers ne nje shtepi, thone "na beri kembe". Me vezet qe mbledhin, femijet lozin duke i perpjekur dhe kujt i del veza me e forte ia merr tjetrit. Diten e Veres femijet lyhen me mjalte ne balle. Te gjithe vishen me rroba te reja e nuk punojne gjithe diten.

    *dumene- zjarr me kashte ne raste festash, sidomos darken e ShenGjinit.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    Me poshte jane disa kenge qe kendohen ne zona te ndryshme per Diten e Veres.

    Gjirokaster

    Moj zonj’ e uruar
    Fle apo je zgjuar?
    Hidhi lloze ders
    Se erdhi dit’ e vers
    Ngreu nuse hap qilare
    Te gostit keta beqare…
    *Kjo kenge kendohet nga te vegjelit, qe shkojne shtepi me shtepi per te uruar diten e veres


    Shkoder

    Tue dale e duel vera, joho del vere
    Ti na dalsh me t'mira shume
    Ti na dalsh me djem shume
    Ti na dalsh me nuse shume
    Ti na dalsh me shtjerra shume
    Ti na dalsh me dhen shume


    Lume

    Ore zog i ferres
    Hajde ditn’ e veres!
    Dit ‘e veres shkoi
    Shengjergji pergjoi
    ***
    Vera, vera, guduvera
    Nje pule qe pac e thera;
    Te gjithe mizat i meshtolla
    Karkalecin e harrova
    Karkalec, o derezi
    Ca ha ti e ca pi ti?
    Hengra mish prej gjarperi
    Piva uje prej Frasheri!


    Sevran-Skrapar

    Ozi e bozi
    Erdhi martallozi
    Pepe, peksime
    Pa na nxir dy **** ve
    Ashtu dalci mot me ne
    Mot me ne gezuare
    Djemte te martuare
    Sa lule ka qershia
    Aqe djem paste shtepija
    Sa lule ka ajo thane
    Aqe cobane e stopane
    Sa qepra ne cati
    Aqe nuse ne shtepi
    Sa qepra ne kashtore
    Aqe nuse punetore
    Dallendyshe faqekuqe
    Na kete kosen e kuqe
    Shpjere ne det
    Bjere me shendet
    *martalloz – njeri i armatosur, rojtar qe ruan malin e nje katundit te mos e prishin bagetit e katundeve te tjera
    *peksime – buke me miell te bardhe dhe pjekur dy here; peksimadh, galete
    *stopane – i pari i barinjve; celiku


    Shqiptaret e Molizes-Arbereshet e Sicilise

    Dagandrishe, dagandrisheze
    Mirsevjen nga do, e na vjen
    Sbora u jos mbi malet tane
    Sosi dimbri e jardhi vera
    Me gjith lulezit, me diegin
    Se ti u prore, o dagandrishe
    Bui folezen nene dritsores
    Nene dritsoren e shpin time
    Te me zgjosh menat njize
    Te te jap gjagje te hash
    Me gjith bijzat ce do kesh
    Dagandrishe, dagandrisheze
    Mirsevjen, nga do e na vjen

    Shpat-Elbasan

    Lumja ti moj lulevere
    Qi me ke nanen topsheqere
    Kur te con te ledhaton
    Tyj qafen moj te drejton
    Mjera ti moj manushaqe
    Qi me ke njerken si farmaqe
    Kur te con moj te dermon
    Tyj qafen moj te shtrembnon
    ***
    Ju moj lule gjithsa jinni
    Te pare cin kini?…
    E para lulkaceza
    E dyta manushaqeja
    E treta lulvereja
    E katerta trendelina
    E pesta trandafili
    ***
    Siper e ma siper-e
    Dalim mu ne maje te malit-e
    Mu ne shesh te lules-e
    Vin e na kepusin-e
    Tufa-tufa na ujdisin-e
    Po ne krye na vinin-e
    Po ne brez na shtinin-e
    Po me kambe na shkelnin-e
    Po me mshese na mshinin-e
    Me lopate na mbshillnin-e
    Ne govate, na shtinin-e
    Ne krye na ngrinin-e
    Ne plehnit na hidhnin-e
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    Llazoret

    Kur vjen pranvera, femije ne moshe te rritur, burra, etj dalin ne mbremje vone dhe shkojne dere me dere duke kerkuar veze; ne gjuhen popullore quhen “llazore”; kane dale llazoret dmth po vjen pranvera. Ja disa nga kenget qe kendohen ne kete feste

    Shengjergj

    Llazoret ke dera
    Dil se po vjen vera!
    Llaxore, llaxoriska
    Due vene qi t’ban lariska
    Po s’ma dhe
    Ka qori
    T’shkofte plori;
    Ka carani
    T’shkofte shegani!

    *lariske - pula pika-pika
    *carani - dy guret qe vihen si shenje per te dalluar vatren ne ode te zjarrit; midis ketyre vihen drute
    *shegan - emeri i kaut


    Pogradec

    Lele, lele, moj llazore
    Ngaj na hyre ngaj na dole
    Neper bace flytyrove
    Lele, lele, moj, llazore


    Juge

    O pellumth, o pellumth-o
    Mos me pe Lazuare?
    Ketu drejt me shkuane
    Nde dere te Zotit
    Ay zot, se qysh punon:
    Kill’e asper numuron
    Darovit Lazuare
    Ashtu dalc gezuare!
    Me djathe nde napez
    Me nuse per qafez
    Sa lule nde Tomor
    Aqe nuse nde oborr!
    Sa lule nde qershi,
    Aqe djem ndeper shtepi!

    *kille/a -mase bereqeti, 40-45 okesh
    *asper/a - para e motshme e argjende


    Cameria

    Erdhi Lazeri mbe dere
    Bjeri pulese te pjeve
    Jepni Lazerit nje ve
    Se u err e do te ve
    Do te veje nde More
    Jane turqit e te kreshte
    Hane gjalp’e monove
    Ng’atje para vjen andara
    Shenmeria tye klara
    Tye klara e tye thire
    Se i vrane monobire
    Mbelithni lule, lule malit
    Ta ja veme torre varrit.

    *andara - furtune
    *torre - kulle, grumbull; perqark, per reth
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #7
    Per te rrene shi ne vere: Kur bente thatesire e madhe ne vere, te rinjte benin “dordolec” duke e mbuluar nje shokun e tyre me fier dhe shkojne me te ne shtepi e kendojne. Ne kete kohe del nje njeri nga shtepia dhe i hedh dordolecit nje qyp me uje ne koke. Pastaj gostit djemte me veze.

    Kenge qe kendohen:

    Tirane

    Dordolec, bjerna shi
    Te na behet misri ri
    Misri ri sa trari
    Te na mbushet hambari


    Tirane

    Ma sa i dhemb gja caracit
    Nj’aqi me dhimt mu;
    O carac, e im vlla
    Vlla s’te kam e vlla do t’zaj
    Ethet e mia ty do t’i laj
    O mal i Dajtit
    Me marsh te ligat e shtatit!
    O mal i zi
    Me jep shendet e fuqi!
    O zogu fluturac marrc te ligat e fukarase!
    O zogu i zi
    Marrc te ligat e djalit te ri
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #8
    Rusicat eshte feste qe behej 25 dite pas Pashkeve. Kete feste e benin femijet e vegjel dhe grate. Ne kete dite, ne Polene te Korces grate formonin grupe dhe mblidheshin ne nje shtepi. Aty mbledhin nje sasi te hollash me te cilat blinin miellin gjalpe vaj sheqer dhe te tjera sende qe u duheshin. Me keto bejne lakror, revani, baklava, bukevale dhe te tjera embelsira qe mund t’u pelqenin. Perpara se t’i hanin do te hiqnin nga nje cope per ta cuar secila ne shtepine e saj, se ishte per te mire, qe te hanin edhe njerezit e tjere te shtepise nga lakrori i rusicave. Si i hanin keto, kendonin dhe loznin valle gjithe diten.

    Ne kete dite femijet e vegjel, me shume vajzat, ngriheshin qe ne mengjes me qeska e me shporta ne duar shkonin neper shtepi per te mbledhur miell, gjalpe e veze qe te benin dhe ato lakror per rusicat. Kur shkonin neper shtepite kendonin kengen e rusicave.

    Pastaj si mblidhnin keto, i conin ne nje familje. Aty gatuajne e pastaj hanin dreke, shoqeruar me kenge dhe valle. Pas dreke cdo grup vishte nga nje vajze te vogel si nuse dhe e shetisnin neper rruget e fshatit. Ndaj te perenduar te diellit dilnin jashte fshatit duke kenduar se do te shkonin te mbulonin nenen e diellit. Atje, si germonin me shat nje grope ne forme varri, benin fytyra njerezish prej balte dhe i mbulonin me dhe gropat e hapura; pastaj mblidheshin rreth gropes, duke vajtuar e duke thene: “neno moj neno ardhi delli e nuk te gjeti”. Pas kesaj ndanin misra te zier prane gropes per shpirtin e nenes se diellit.

    Si mbaronin ceremonine, mblidheshin se bashku grupet dhe shkonin duke kenduar ne fshat e shperndaheshin me pas neper shtepite e tyre.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    Shengjergji

    Ne rrethin e Korces, duke gdhire dita 23 Prill, diten e Shengjergjit, te vegjel e te medhenj ngrihen heret ne mengjes qe te mos i zere dielli ne gjume e dalin jashte fshatit, ku gjejne shelgje me gjethe; kepusin nga nje dege dhe e mbeshtjellin pas brezit, duke besuar se, kur te prashisnin misrat, nuk kane per te patur dhimbje mesi; sjellin dhe disa dege te tjera ne shtepi e duke i thurur kurore i vene rreth tundesit qe te jete i ftohte bulmeti, kur te mblidhet ne vere; u vene nga nje kurore te gjitha eneve te bulmetit dhe te ujit.
    Gjithe diten mblidhen grumbuj neper lagjet dhe peshohen.
    Ne Polene, diten e Shengjergjit, grate ngrihen qe ne mengjes shpejt, marrin enet dhe vene te mbushin uje. Kur kthehen, u vene eneve nga nje degez shelgu. Shume te tjere dalin e shetisin dhe ku gjejne ndonje shelg a plep, marrin degeza dhe i vene ne krye dhe ne mes.
    Ne Drenove vene e varen neper thana qe te jene te shendoshe e te kuq si ajo.
    Cdo shtepi do te there ndonje kafshe: kendes, shqere, ose tjeter.
    Kete dite marrin zile dhe dalin e shetitin shtepi me shtepi o kopesht me kopesht qe te trembin krimbat qe mos te hane pemet e lulet.

    Picall - Tirane

    O Shengjergj i bardhe
    Njishti motmet m’gjec me i djale
    O Shengjergj mushtullu
    Njishti motmot, m’gjec martu
    Sa ky li
    Te bahen flokt e mi
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Dita e Falënderimit

    Presidenti Rugova tha se Dita e Falënderimit është një festë tradicionale popullore dhe familjare e Kosovës




    Prishtinë, 23 tetor - Sot në mjediset e hotelit "Grand" në Prishtinë u organizua ceremonia e festës tradicionale kosovare, e Ditës së Falenderimti - Darka e Lamës, e cila është organizuar nën patronatin e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe kryeparlamentari Nexhat Daci, ZV.kryeadministratori Çarlls Brajshou, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të zyrave diplomatike në Prishtinë, deputetë dhe ministra si dhe mysafirë nga komunat e Kosovës.
    Presidenti Rugova, duke folur në këtë manifestim, tha se
    Festa e Ditës së Falënderimit - Darka e Lamës është një festë tradicionale popullore dhe familjare e Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare.
    Duke folur për traditën e festës së Darkës së Lamës, Presidenti tha se ajo është shumë e vjetër. Madje edhe autorët antikë e kanë shënuar që nga shekulli V para Krishtit si festë e vitit tek ilirët, të parët e shqiptarëve që është festuar rreth 23 tetorit. Autorëve antikë ia ka tërhequr vëmendjen kjo fesët e rëndësishme e kulturës shqiptare, tha ai.
    Presidenti Rugova tha se kjo festë nëpër shekuj është ruajtur deri në ditë tona. "Populli ynë ka shumë festa të vitit, që lidhen me solsticin, si shumë popuj të tjerë, që përmbyllen, me Darkën e Lamës, që është më e njohura në Kosovë", theksoi ai, duke shtuar se vitin e kaluar e ka shpallur festë tradicionale shtetërore të Kosovës, e cila do të festohet në çdo familje në Kosovë.
    "Në këtë ditë kemi menduar si të parët tanë, t'i bëjmë falenderim Zotit për të mirat që na i ka falur brenda një viti dhe t'i lutemi Atij që në vitin tjetër, në motin tjetër të na falë, të na dhurojë më shumë të mira" vlerësoi Presidenti Rugova deh shtoi se "kjo Ditë Falënderimi na obligon dhe na përkujton se duhet t'i shtojmë prodhimet tona të tokës". "Po ashtu na obligon që prodhimet e tokës së Kosovës t'i përpunojmë, t'i bëjmë më cilësore për të gjithë qytetarët tanë dhe për eksport për kombet e tjera. Dhe në këtë ditë ne i lutemi Zotit për këtë". Njëherit paralajmëroi se që nga viti i ardhshëm për ditën e kësaj feste nuk do të punohet dhe do të jetë ditë që i kushtohet falenderimit.
    "Shpresoj se kjo festë do të pasurohet me forma të ndryshme të manifestimit në të ardhmen", tha Presidenti Rugova, duke i ftuar të pranishmit që të kënaqen me tryezën e shtruar e me prodhime kosovare tradicionale.
    "Zoti e bekoftë e Kosovën dhe të mirat e saj", tha në fund të fjalës së tij Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, duke folur në këtë Ditë Falenderimi, në Darkën e Lamës.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tradita e Shenjtë: Rruga që të shpie në shtëpi
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-07-2005, 01:05
  2. Ritual i turpshëm kundër traditës
    Nga Veshtrusja në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 20:32
  3. Festivali Folklorik i Gjirokastrës 2004
    Nga dodoni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 06:47
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2003, 18:04
  5. Roli i Tradites ne Kishen e hershme
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 17:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •