Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Tiranë: Falet toka bujqësore në përdorim

    Familjet në fshat, por edhe në zonat periferike të qytetit që kanë marrë në përdorim trojet e ish-ndërmarrjeve bujqësore pas ‘92-shit, do të bëhen pronarë të ligjshëm të tyre, pa paguar asnjë tarifë.Komisioni i Ligjeve miratoi dje projektligjin e ardhur nga qeveria. Kushti i vetëm për këto familje që të sigurojnë tapinë është që toka të jetë shfrytëzuar nga përfituesit ose të jetë e banuar prej tyre pas marrjes në përdorim. Me gjithë ndryshimet në ligj, nuk përfitojnë prej tij të gjithë ata persona që përdorin një tokë që ka pronar ose që është në proces shqyrtimi nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ndryshimet ligjore që u miratuan në Komisionin e Ligjeve parashikojnë edhe kompensimin financiar për të gjithë ata që e kanë paguar një herë tarifën e marrjes në pronësi. “Projektligji ka për qëllim rregullimin e situatës juridike për familjet bujqësore apo individët, subjekte të përfitimit te tokës në pronësi që e përdorin atë faktikisht, por për shkaqe të ndryshme s’e kanë në pronësi. Projektligji përkufizon edhe përdoruesit edhe shfrytëzuesit e tokës bujqësore. Pra, konsideron si të tilla familjet bujqësore apo individët që janë banorë të komunës ose bashkisë dhe në asnjë rast s’kanë ndryshuar vendbanimin që nga 1.10.1992″, tha relatori i projektligjit, deputeti Enkelejd Alibeaj. Por, gjatë diskutimit, deputetët e PD-së hasën disa problematika dhe kërkuan që ato të kufizoheshin me ligj. Së pari, ata hoqën një pjesë të nenin që u lejon komunave dhe bashkive verifikimin nga ana e tyre, si kusht për të marrë tapinë dhe së dyti, kërkuan qartësinë e ndarjes së tapisë nga këshilli komunal ose bashkiak. Sipas relacionit, qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i situatës juridike për familjet apo individët, subjekte të përfitimit të tokës bujqësore në pronësi, të cilët e përdorin dhe e shfrytëzojnë atë faktikisht, por që, për shkaqe të ndryshme, nuk janë pajisur me tituj pronësie. Ndryshimet e propozuara janë një domosdoshmëri për shkak se fenomeni i mosplotësimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi zë një peshë të madhe në problematikën e krijuar, si rrjedhojë e paqartësisë së vetë legjislacionit të ndarjes së tokës bujqësore apo zbatimit jo korrekt të tij. Ligji aktual i dha të drejtën familjeve që e kishin marrë tokën bujqësore në përdorim, ta kalonin atë në pronësi pa shpërblim, por vetë ligji ka shumë paqartësi në formulimin e tij. Kështu, nëpërmjet nenit 5 të projektligjit amnistohen rastet ku, për shkak të moszbatimit të procedurave të kalimit të tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi, rrezikohej që subjekteve që në këto raste e kanë marrë pronësinë, t’u shfuqizohej ajo. Për të mos e zvarritur pafundësisht këtë proces, është propozuar që ai të përfundojë brenda një afati 1-vjeçar nga data e hyrjes në fuqi e akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji. Nisur nga sa më sipër, është hartuar propozimi nëpërmjet të cilit u jepet zgjidhje pjesës më të madhe të problemeve.

    Diskutimet në Komision

    Enkelejd Alibeaj: Përfitojnë ata që e kanë tokën bujqësore në përdorim dhe e shfrytëzojnë atë, por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit ose të pronësisë. Janë banorë të komunës apo bashkisë në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe në asnjë rast nga data 1.10.1992 nuk kanë ndryshuar vendbanimin e tyre, sipas regjistrit të gjendjes civile.
    Majlinda Bozgo: Administrata e komunës së bashku me kryeplakun apo kryesitë e fshatrave do të bëjë evidentimin e përfituesve dhe të sipërfaqeve, të cilat më vonë do të kontrollohen nga administrata e komunës dhe miratohen me vendimin e këshillit të komunës.
    Ilir Rusmali: A e kemi inventarin e plotë të subjekteve të sipërfaqeve dhe të koordinatave të tyre që do të preken nga ky ligj. E dispononi apo jo?
    Majlinda Bozgo: Komisioni qeveritar i tokës nuk e disponon një inventar të tillë.
    Viktor Gumi: Ndarja e tokës do të bëhet me vendim të këshillit bashkiak ose komunal. Por, nisur nga eksperienca e deritanishme me ndarjen e ndihmës sociale, mendoj se duhet parë, sepse anëtarët e këshillit kanë ardhur në mbledhje me listat e tyre.

    Panorama
    ERALD KAPRI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    trajtimi i tokes se shqiperise nga PD e Ps eshte kriminal..
    eshte nje shperdorim i tmerrshem me pasoja te renda per te ardhmen e brezave.. eshte nje parajse per plackitesit.. nje shperblim perallor per hajdutet ..

    toka eshte kjo qe eshte..e kjo do mbetet..

    kjo toke ju dha krimineleve..

    njerzit e ndershem e atdhetare mbeten me gisht ne goje..ose me bith ne tajare..pra ne hava..

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    Ti nuk arrin te kuptosh se edhe ky vendim, pavaresisht se nuk mund te jete nje zgjidhje e ndershme, eshte nje arritje e madhe ne vetvete. Arritja eshte, qe toka ne Shqiperi nuk do te jete me pa pronar, nuk do te jete me ne duart e shtetit, do te jete ne pronesine e privatit: shtetasve shqiptare. Dhe nese tere keto vite shteti shqiptar nuk ka mbledhur asnje takse nga kjo toke, pasi nuk kish pronar te ligjshem, duke filluar me perfundimin e ketij procesi, shteti do te filloje te mbledhi taksen nga pronari.

    Objektivi i qeverise nuk duhet te jete "zgjidhja e ndershme e ceshtjes se prones", pasi nje zgjidhje e tille nuk ekziston, por dhenia fund nje ore e me pare e procesit te privatizimeve dhe legalizimeve, ne menyre qe biznesi i vendit e i huaj, kur te vije puna tek investimet, te mund te bier ne ujdi me pronarin e tokes.

    Jane me dhjetra investimeve qe nuk jane bere ne Shqiperi per shkak se asnje investitor i huaj nuk do te investoje ne nje vend ku ende nuk dihet se cili eshte pronari i tokes.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    albo..

    mos u vetmashtro..

    ti ke 20 vjet ne usa..

    do rrish dhe 20 tjera duke punuar ndershmerisht.. bashk me miken tende te mire e duke ngrene me kursim e duke kursyer cdo kacidhe.. me endrren qe nje dite te kthenesh ne shqiperine qe ti e do shume..e me ato para te kursyera nga djersa jote.. te blec nje cop parcele e aty te bec nje kasolle e te gezoc moshen.. e moshuar..

    mirpo cdo shohc ti..

    se krejt paraJA E 40 VITEVE.. TE PUNES TENDE TE PALODHUR.. nuk do mjaftoje per te blere.. as gjysmen e parceles se enderruar..
    pra ti krijuesi i te famshmit albasoul.. mbetesh pa atdhe..
    sepse kulishi i kulishit te ketij plackitesit te sotem te tokes..do te te thote.. ik o pirdhu se un fshij bithen me ato parat e tua.. se ate parcele ja shes 1 meleon euro tac oillit.. apo kastrat-durako-petrolit..
    e ki kulishi.. e babai i kulishit e gjishi i kulishit.. e "bleu" ate parcele e nja 200 te tilla..pa asnji qindarke sot..

    amkupton..or cun..

    pra ki kulishi plackites i atyre plackitesve.. benet miljoner.. ne euro pa punuar asnji dite..
    kurse ti.. duhet te punoc e kursec dhe 20 vjet..pa te te mbushet qeseja me dallers per te blere nje cop.. gardhishte ne selishte..

    pra pd dhe ps.. po tallen me kryepasurine e kombit.. token tone..

  5. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Per fat te keq, esht pak a shum si thot Brari.

    Mendoj se trajtimi i "posaçem" qe po u behet ish-pronarve, s'do na lej me hec perpara siç duhet.....
    Sot e moren(dhe se l'shojn me) pronen e shtetit (te shqiptarve) horrat dhe kokmdhenjt.....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #6
    Nuk jane vetem kriminelo-hajdutet qe rrembyen nga nje cope toke ne Shqiperi, shumicen e morri populli i varfer dhe po ushqehet.
    Ne '94 une(prinderit) bleva nje toke(1.5 ha) diku ne jug perendim te Tiranes per 850. 000 drahmi nuk e di nga kush?!$. Tani vlera eshte ke $1 milion. Toka eshte ne prodhim. Mendoj te ngre dhe nje biblioteke atje. Une s'jam kriminel Braro. Si e gjykon rastin tim.
    Pershendetje. Ke shume te drejte ne shumicen e gjykimit.
    Paqe!

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    albo..

    mos u vetmashtro..

    ti ke 20 vjet ne usa..

    do rrish dhe 20 tjera duke punuar ndershmerisht.. bashk me miken tende te mire e duke ngrene me kursim e duke kursyer cdo kacidhe.. me endrren qe nje dite te kthenesh ne shqiperine qe ti e do shume..e me ato para te kursyera nga djersa jote.. te blec nje cop parcele e aty te bec nje kasolle e te gezoc moshen.. e moshuar..

    mirpo cdo shohc ti..

    se krejt paraJA E 40 VITEVE.. TE PUNES TENDE TE PALODHUR.. nuk do mjaftoje per te blere.. as gjysmen e parceles se enderruar..
    pra ti krijuesi i te famshmit albasoul.. mbetesh pa atdhe..
    sepse kulishi i kulishit te ketij plackitesit te sotem te tokes..do te te thote.. ik o pirdhu se un fshij bithen me ato parat e tua.. se ate parcele ja shes 1 meleon euro tac oillit.. apo kastrat-durako-petrolit..
    e ki kulishi.. e babai i kulishit e gjishi i kulishit.. e "bleu" ate parcele e nja 200 te tilla..pa asnji qindarke sot..

    amkupton..or cun..

    pra ki kulishi plackites i atyre plackitesve.. benet miljoner.. ne euro pa punuar asnji dite..
    kurse ti.. duhet te punoc e kursec dhe 20 vjet..pa te te mbushet qeseja me dallers per te blere nje cop.. gardhishte ne selishte..

    pra pd dhe ps.. po tallen me kryepasurine e kombit.. token tone..

    Brari, pasuri me e madhe ne trojet shqiptare, eshte "resursi njerezor", njerezit, popullsia e re ne moshe dhe me etje per te punuar, mesuar fituar. Tokat ne Shqiperi, me perjashtim te vijes bregdetare, jane te pavlera. Po te ishin me vlere, shqiptaret nuk emigronin ne gjithe kontinentet e globit ne kerkim te nje jete me te mire.

    Cmimet e larta te pallateve e shtepive ne Shqiperi, u rriten ne menyre artificiale nga mafia e ndertimit, qe pastronte parate e droges: tu shesim emigranteve pallate e apartamente lluksoze banimi, te ndertuara me parate e droges, dhe te paguara me parate e djerses se emigranteve shqiptare. Mirepo mafizoet e ndertimit, me rradhe kane perfunduar prapa hekurave te burgut. Zoti 10% ne krye te bashkise Tirane qe u jepte lejet e ndertimit, nuk eshte me ne krye te Bashkise, dhe ata pak qe kane mbetur verdalle, se shpejti do te dalin para drejtesise.

    Cmimet e shtepive e apartamenteve ne Tirane kane rene Brari, ne keto vitet e fundit. Dhe me kete ligj, do te bien akoma edhe me shume, pasi kur trojet kalojne ne duart e privatit, privati i shfrytezon: nderton ne to, mbjell e prodhon ne to, i shet. Kjo do te rrisi konkurencen ne tregun e shtepive, pasi nuk do te ndertojne vetem ato 4-5 firma me lidhja politike ne Tirane, do te ndertojne te gjithe pronaret, qe do marrin lejen e ndertimit ne pronat e tyre. Dhe jo vetem kaq, por edhe ata qe kane ndertuar shtepi pa leje, me kete ligj do t'i legalizojne, e do te mund ti shesin po te duan. Pra do te rrisi konkurrencen o brar, dhe kjo konkurrenca, ka per te shkaterruar monopolin e mafies se ndertimit.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-07-2011 më 16:58

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ky vendim perkthehet ne mendjen e Bathoristit e Kamzaliut: "Rrembe e zapto sa me shume toke para se te filloje regjistrimi, se behet e jotja pa paguar asnje kacidhe!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •