Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 36
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    Shqiptarët ortodoksë të asimiluar dhe të harruar në Maqedoni

    Shqiptarët ortodoksë të asimiluar dhe të harruar në Maqedoni

    Shqiptarët ortodoks në Maqedoni janë një komunitet që nuk njihet zyrtarisht edhe pse ata janë realitet dhe realiteti rreth tyre është një çështje e heshtur. Janë në numër të vogël apo simbolik ata që deklarohen se janë shqiptarë, mirëpo me fe ortodokse.

    Branko Manolovski (në foto) është shqiptari ortodoks, një patriot dhe atdhetar që për agjencinë e lajmeve INA rrëfen historinë dhe të vërtetën e sotme për ortodoksët, rrënjët dhe shuarja e tyre.

    Fshatrat e Rekës së Gostivarit janë zonat e populluara dikur me shumicë shqiptare me fe ortodokse, por edhe vendbanime në pjesën juglindore të Maqedonisë. Manolovski bën të ditur se pas pushimit serb nga viti 1913 filloi edhe asimilimi dhe presioni ndaj shqiptarëve ortodoks të këtyre trevave për të ndryshuar mbiemrat e tyre.

    ”Familjes sonë iu imponua mbiemri Tanasheviq, kurse familjes se katër vëllezërve të Josif Bagerit, - Simonit, Todorit, Mihailit dhe Manailit, - që jetonin po në këto hapësira, iu imponua mbiemri Jovanoviq, meqë Babai i Josifit dhe i vëllezërve të tij quhej Jovan, i biri i Nikollës. Mbiemrin Tanasheviq u detyrua ta mbaj edhe djali i Dhimitrit, gjegjësisht Babai im, Manojli, i cili lindi në vitin 1903 dhe rrojti deri në vitin 1983”, thekson Manolovski.

    Sipas tij, janë akademikë, personalitete të mirënjohura të fushave të ndryshme të politikës, letërsisë, artit dhe fushave të tjera që janë shqiptarë ortodoks, mirëpo ata deklarohen publikisht se janë maqedonas.

    Ish Kryetari i Akademisë se Shkencave të Maqedonisë, Mateja Matevski është shqiptar. “Akademiku i shquari Matevski vazhdon të heshtë se prindërit e tij ishin shqiptarë. Do të bënte gjynah nëse do të thoshte se ata ishin tjetër soj. Kisha një shok timin të ngushtë në shkollën 8-vjeçare në Gostivar. Me te flija në të njëjtën dhomë në konvikt. Emrin e ka Gligor Jovanovski, i cili tani është anëtar i Akademisë se Shkencave të RM-së. I njihja prindërit e tij – që të dy shqiptarë. Dhe vetëm para 6 vitesh mësova se ky shoku im është stërnip i Josif Bagerit, pra, djali i Isaisë ishte djal i Manojlit, e ai ishte vëllai i Josifit”, nënvizon Manolovski.

    Historianët dhe gjeografët shqiptarë në Maqedoni nuk merren akoma me studimin e detajuar të origjinës dhe shpërndarjes së shqiptarëve ortodoks. Rënia e martesave midis familjeve ortodokse shqiptare, migrimi i brendshëm dhe zonat e izoluara kanë bërë shumë familje të shpërngulen në qendra të mëdha dhe të asimilohen brez pas brezi. Një pjesë e këtyre familjeve kanë qenë të detyruar që të ndryshojnë identitetin e tyre kombëtar nga presionet e regjimeve në të kaluarën.

    Një nga emrat e dalluar gjatë historisë nga shqiptarët ortodoks është Josif Bageri, i lindur në Nistrovë të Rekës, në vitin 1870, në një familje e shquar për atdhedashurinë e saj, por i njohur si një nga atdhetarët dhe intelektualët e dalluar shqiptarë të periudhës së Rilindjes Kombëtare. Për herë të parë në Shkup së shpejti pritet të ngrihet busti i tij në pjesën qendrore të kryeqendrës.
    http://www.albeu.com/maqedoni/shqipt...aqedoni/41270/

  2. #22
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Nje mendim me lindi kur e lexova titullin:
    Si mund te verifikosh, a eshte nje person shqiptar apo vec e pohon kete gje?

    Nuk vlen vec per ne shqiptaret kjo gje, edhe per tjere popuj. Per shembull ne Gjermani aktualisht ka qindra mijera njerez qe kane ardhur nga Rusia me pohimin se jane gjermane ose se kane origjine gjermane. Eshte e cuditshme, kur takon nje njeri ne univerzitet qe e ka emrin Artur, Eugen, Hans, por nuk di te flasi as dy tri fjale gjermanisht ose ka akzent tipik rus.

    Nuk dua te them kete gje per familjen, te ciles i dedikohet tema, por thjesht me erdhi si ide.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Nje mendim me lindi kur e lexova titullin:
    Si mund te verifikosh, a eshte nje person shqiptar apo vec e pohon kete gje?

    Nuk vlen vec per ne shqiptaret kjo gje, edhe per tjere popuj. Per shembull ne Gjermani aktualisht ka qindra mijera njerez qe kane ardhur nga Rusia me pohimin se jane gjermane ose se kane origjine gjermane. Eshte e cuditshme, kur takon nje njeri ne univerzitet qe e ka emrin Artur, Eugen, Hans, por nuk di te flasi as dy tri fjale gjermanisht ose ka akzent tipik rus.

    Nuk dua te them kete gje per familjen, te ciles i dedikohet tema, por thjesht me erdhi si ide.
    ata pohojne ket vet me siguri e dijne me se miri se kush jane dhe kush kan qene,une personalisht nuk dyshoj ,ska cka te dyshohet ketu nuk eshte puna si ne shqiperi kur shqiptari ortodox shpalle veten grek dhe mer pension nga greqia,ketu eshte rasti i kundert keta vetem mund te ken reprekusione dhe probleme ,asgje nuk fitojn por mund te humbin.
    Diku ka qene me heret nje publikim i shqiptarve ortodoks te asimiliar ne rrethin e kumanoves .

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Jane arsimu dhe jane harru!!!!!!!!Jo mer vella, thuj ma mire se paskan kane fluturu.Po keshtu do te ndodhe, kete e thote dhe Bibla , kush edukohet kush mesohet ne qielle shkon.Prandaj mos e hani ju ate tek, me shku ne shkolle , se sa me humbe, mamire me u bo zullum.Po ju hy flamuri mythe.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #25
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Afrimi70 Lexo Postimin
    JA NJE ARGUMENT SE KRISHTERIZMI ASLIMILON IDENTITETIN TONE SHQIPTAR
    Mos ndoshta eshte nje argument se islami ne Maqedoni ka bere qe shqiptaret ortodokse te asimilohen? Se ne Maqedoni ka me qindra mijera shqiptare te fese islame e ateiste. Cfare kane bere keta per te shpetuar vellezerit e tyre shqiptare, por te fese ortodokse? A mos valle ata i kane larguar, duke i shtyre drejt kraheve te maqedonasve? Pse nuk ka martesa mes shqiptareve ortodokse dhe atyre myslimane ne Maqedoni?

  6. #26
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin

    Sepse ska Shqiptare Orthodoxe sot ne Maqedoni , u shendruan ne Sllave ..
    Ose me sakte , i beri shteti Yugosllav ata te sllavizohen sepse u jipte kushte me te mira per jete nese regjitsrohen si Sllave kurse nga tjetra ane , sikur mos e kishim shtetin ame (Shqiptar) , thjeshte sikur nuk ekzistone fare , njejte ndodh edhe sot me KOASH , ju intereson qe te bej sa me shum JEVGJ ne trojet shqiptare dhe jo ti mbron Shqiptaret me perkatesi Orthodoxe si brenda ashtu edhe jashte atdheut .

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Mos ndoshta eshte nje argument se islami ne Maqedoni ka bere qe shqiptaret ortodokse te asimilohen? Se ne Maqedoni ka me qindra mijera shqiptare te fese islame e ateiste. Cfare kane bere keta per te shpetuar vellezerit e tyre shqiptare, por te fese ortodokse? A mos valle ata i kane larguar, duke i shtyre drejt kraheve te maqedonasve? Pse nuk ka martesa mes shqiptareve ortodokse dhe atyre myslimane ne Maqedoni?
    Joo se na prishet feja baba sulltanit pastaj ..martese me kaurr..jooo u bje namuzi shqiptareve...
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  8. #28
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Sepse ska Shqiptare Orthodoxe sot ne Maqedoni , u shendruan ne Sllave ..
    Ose me sakte , i beri shteti Yugosllav ata te sllavizohen sepse u jipte kushte me te mira per jete nese regjitsrohen si Sllave kurse nga tjetra ane , sikur mos e kishim shtetin ame (Shqiptar) , thjeshte sikur nuk ekzistone fare , njejte ndodh edhe sot me KOASH , ju intereson qe te bej sa me shum JEVGJ ne trojet shqiptare dhe jo ti mbron Shqiptaret me perkatesi Orthodoxe si brenda ashtu edhe jashte atdheut .
    KJo ishte pergjigjja e sakte--nuk ka shqiptare ortodokse ne Maqedoni...kur vete shqiptaret thone qe nuk ka shqiptare ortodokse ne Maqedoni, atehere ca pret qe te thone maqedonasit??? Ndoshta shqiptare ortodokse ne Maqedoni nuk do te kete kurre per sa kohe shqiptaret e tjere (qe kryesisht jane myslimane) ne Maqedoni nuk e pranojne ekzistencen e tyre.

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Nuk eshte e vertet kjo qe thua !
    Nuk kane te bejne ketu shqiptaret Musliman mbi asimilimin e tyre por ka te beje shteti Sllav , dhe kjo eshte per tu dhimbur ne shpirte .... dhe po shiqove shqiptaret e Maqedonise jashte ketij forumi , nuk jane ashtu se siq prezentohet ketu , ne kete forum .
    Ata jane ata qe kane leshuar zere ne KOASH edhe gjithandej per ti kthyer ne identitetin shqiptar .

  10. #30
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    KOASH vepron brënda juridiksionit territorial të shtetit shqiptar dhe si e tillë nuk mund të shtrijë aktivitetin e saj përtej kufijve shqiptarë. Edhe nëse mund ta bënte një gjë të tillë në një rast hipotetik, KOASH-it iu mohua ekzistenca gjatë periudhës së regjimit komunist dhe post viteve 90' ishte ca si vonë për të ''shpëtuar'' këta shqiptarë.
    relata refero

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •