Kur kryetari i Edesės, i quajtur Avgar, dėgjoi pėr famėn e Isuit dhe mrekullitė e bėra prej tij, dėshiroi qė tė shkonte nė Jerusalem pėr tė parė Zotin me sytė e tij. Por kjo ishte e pamundur pėr shkak tė sėmundjes sė rėndė qė e mundonte. Atėherė Avgari, nėpėrmjet njė burri tė quajtur Anania, i dėrgoi njė letėr Krishtit nė tė cilėn i lutej tė shkonte e ta shėronte, pasi kishte dėgjuar pėr mrekullitė e tij. Gjithashtu ai e porositi Ananinė qė t`i pėrshkruante lartėsinė e trupit, ngjyrėn e flokėve dhe fytyrėn e Tij tė shenjtė, sepse si piktor qė ishte donte tė bėnte me pėrpikmėrinė mė tė madhe njė ikonė tė Tij. Anania, pasi arriti nė Jerusalem, i dha Zotit letrėn e dėrguar nga Avgari dhe vėshtroi me kujdes fytyrėn e Tij, por mė pas hipi mbi njė gur tė lartė, sepse ishte e pamundur ta dallonte qartė pėr shkak tė turmės qė e rrethonte. Megjithatė ishte e pamundur tė pikturonte fytyrėn e Tij, pasi ajo ndryshonte pamje. Atėherė Krishti, i cili njeh tė fshehtat e secilit, duke parė qėllimin e pėrzemėrt tė Ananisė, kėrkoi ujė pėr tė larė fytyrėn dhe njė peshqir pėr t`u fshirė. Dhe pėr ēudi mbi peshqir mbeti ikona e fytyrės sė tij tė shenjtė. Duke ia dhėnė Ananisė i tha: “Jepja kėtė atij qė tė dėrgoi”. Gjithashtu i shkruajti njė letėr Avgarit nė tė cilėn thuhej: “ I lumtur je ti Avgar, sepse pa mė parė besove tek unė. Pėrsa i pėrket asaj qė mė kėrkove, qė tė vij tek ti, duhet tė dish se mė parė duhet tė mbaroj veprat pėr tė cilat mė dėrgoi nė botė Ati im dhe mė pas do tė ngjitem nė qiell tek Ai qė mė dėrgoi. Do tė dėrgoj tek ti njė nxėnėsin tim, Thadheun, i cili do tė shėrojė sėmundjen tėnde dhe do tė tė dhurojė paqen.” Pasi Anania i dėrgoi ikonėn e shenjtė Avgarit, ky i fundit ra nė gjunjė dhe u lut para saj me lot tė nxehtė. Mrekullia nuk vonoi tė bėhej. Avgari u shėrua nga sėmundja e tij e keqe e lebrozės, veēse nė ballė i mbeti njė shenjė e vogėl nga kjo sėmundje, por edhe kjo iu zhduk pas pagėzimit tė tij nga Thadheu, i cili shkoi nė Edesė sipas premtimit tė Zotit. Avgari e vendosi ikonėn e shenjtė tė Zotit mbi portėn e qytetit dhe urdhėroi qė kushdo qė hynte nė Edesė tė nderonte sė pari ikonėn e shenjtė.
Ky urdhėr mbeti nė fuqi deri nė fund tė jetės sė Avgarit dhe djalit tė tij. Por fatkeqėsisht nipi i tij u kthye nė fenė pagane dhe deshi qė nė vend tė ikonės tė vendosej njė statujė. Duke mėsuar kėtė nėpėrmjet zbulimit tė perėndishėm, episkopi i Edesės, tregoi kujdesin e duhur. Duke qenė se pjesa e sipėrme e portės ishte nė formė kubeje, episkopi ndezi njė kandil pėrpara ikonės dhe vendosi pėrpara saj njė tjegull. Mė pas lartėsoi murin nė mėnyrė kaq uniforme saqė asgjė nuk kuptohej. Kėshtu nuk mundi tė realizohej qėllimi i keq i nipit tė Avgarit. Qė atėherė kaloi aq shumė kohė sa askush nuk e mbante mend se ku ishte fshehur ikona. Rreth vitit 615, mbreti i persėve sulmoi qytetet e Azisė dhe arriti deri nė Edesė, duke shkaktuar tmerr dhe panik tek banorėt. Pas njė zbulimi tė perėndishėm, episkpo Evlavi gjeti ikonėn e cila ishte e paprishur, dhe kandilin qė ishte akoma i ndezur, por edhe mbi copėn e tjegullės, qė ishte vėnė pėrpara peshqirit tė shenjtė, ishte stampuar ikona e Krishtit, e njėjtė me atė tė peshqirit. Pasi mori ikonėn e shenjtė tė Zotit, episkopi shkoi nė atė pjesė tė qytetit ku ndodheshin persėt. Nė zjarrin e pėrgatitur nga luftėtarėt e Edesės, episkopi hodhi vaj nga kandili. U bė njė flakė kaq e madhe, saqė i zhduku tė gjithė persėt. Ishte dėshirė e Perėndisė qė peshqiri i Zotit Krisht tė vendosej nė Konstandinopojė. Mbreti i atėhershėm, Romanoi, bėri ē`ishte e mundur pėr ta realizuar kėtė. Vlen tė pėrmendet se shumė mrekulli u bėnė nėpėrmjet ikonės gjatė udhėtimit pėr nė Konstandinopojė.
KOASH
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-08-2012 mė 00:40
Krijoni Kontakt