Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 36
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2011
    Postime
    39
    ku dhemb dhembi shkon gjuha , populli do here ka te drejte kur sheh dema si punae ketyre ketu.

    ne mungese te argumenteve duke pare realitetin ja fusin ofendimeve,kjo ehste e vetmja guhe e juaja, andaj keni lejen time vazhdoni .......

  2. #12
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Artikulli eshte interesant, pavarsisht mesazhit qe mundohet te interpretoje zoteria nismetar. Une jam qe tema te Ri-Emrohet e definohet me sakte. Per mendimin tim, problemi eshte per tu trajtuar urgjent nga Komuniteti orthodhoks. URGJENT!

    KOASH duhet te zgjohet nga gjumi e te kerkoje kishat dhe manastiret e zones se Radikes e Mavroves qe i mbajti deri me vitin 1945.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Po cila kish o scion deri ne 45 ishte kisha e nolit sot asht kisha e janulles.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Afrimi70 Lexo Postimin
    ku dhemb dhembi shkon gjuha , populli do here ka te drejte kur sheh dema si punae ketyre ketu.

    ne mungese te argumenteve duke pare realitetin ja fusin ofendimeve,kjo ehste e vetmja guhe e juaja, andaj keni lejen time vazhdoni .......
    O afrim pse perdridhesh si rrospi e nuk I pergjigjesh pytes se pse nuk I mbrojti islami shqiptaret muslan te malit te zi dhe sanxhakut prej asimilimit?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Mos te ishine fete dhe pushtuesit, ishem nja 2 miliarde (ilir)shqiptare?

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.
    Kryepeshkop, Imzot Fan Noli, 1924. :p
    Theofan Noli nuk ka qene ndonjehere Kryepeshkop ne jeten e tij. Ne vitin 1924 qe ti citon, ai ishte deputet, ishte politikan, ishte revolucionar, u be edhe kryeminister i zgjedhur me short, por nuk ishte i impenjuar fare ne Kishen Orthodhokse.

    Dhe ate fjalim e ka mbajtur ne Kuvendin e Shqiperise, Noli, qe shqiptaret i njihte vetem nga librat pasi jetoi vetem 4 vjet mes tyre, dhe kish lindur ne nje koloni shqiptare ne Turqi. Por kjo nuk e pengonte qe te bente komente te tilla revolucionare bolshevike, retorike qe me vone e pershtati edhe rregjimi komunist per te persekutuar Kishen dhe fene ne Shqiperi.

    Albo

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Afrimi70 Lexo Postimin
    edhe ky teksti yte me ben pershtypje se nje dite edhe ti do ta besh emrin MAKO pasi qe e krahason identitetin shqiptar me ate maqedon.

    ata koka te akademise maqedonase sjane asgje tjeter vetem disa anti shqiptare dhe anti musliman sic je edhe ti, ne ate akademi kishte edhe shqiptar me perkatesi fetare islame te cilet ishin kunder asaj enciklopedie anti shqiptar ne te cilen na quanin ardhacak ,malok ,e hajdute, nese ti kete e quan aritje kulturore atehere mjere per ate kulture qe paska ky komunitet ortodoks

    ky shkrim nxjere nje te vertete qe dikush me vite e ka fshehur se krishterizmii asimiloj shqiptaret, dhe se islami ishte mbrojtje nga ky asimilim.
    Eshte e vertet qe koka e ministrave (disa ) jane shqiptare te asimiluar , sikurse qe eshte PASHKO KUZMAN .

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Po cila kish o scion deri ne 45 ishte kisha e nolit sot asht kisha e janulles.
    Eshte Kisha e Bigurit ne Diber , kemi dokumenta .

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187


    Shqiptarët ortodoks në Maqedoni

    Dikur në Maqedoni numri i shqiptarëve ortodoks ishte shumë i madh. Tani shumica nga ta janë asimiluar, mirëpo gjurmët që kanë lënë këta shqiptar mbeten udhë rrëfyese për njohjen e historisë tonë në Maqedoni.
    Sot numri i ortodoksëve shqiptarë është shumë i vogël. Por a do të thotë kjo se duhet të harohen veprat e të gjithë atyre shqiptarëve, që ende nuk dalin në drit? Historianët tanë nuk e kuptojn se pikërisht këtu gjinden argumentet më të forta historike për shqiptarët në Maqedoni. Të gjithë e dinë se cdo gjë ortodokse, sllavët dhe grekët gjithmon e paraqesin si të tyren, ndërsa ne, edhe pse argumentet janë në anën tonë gjithmon i anashkalojm këtë pjesë të historisë, duke e vlerësuar si histori e “kategorisë së dytë”.
    Pjesa më e madhe e ortodoksëve shqiptar jetonin në rajonin e Rekës. Ishin të njohur si gurë-gdhendësit më të mirë në gjithë Ballkanin. Jugosllavët duke shfrytëzuar fejën si preteks filluan të bëjn veprimet e para për ta zhdukur këtë komunitet, fillimisht duke i ndryshuar shkollat shqipe në maqedone, ndërsa me vonë u morën edhe masa më të ashpra ndaj atyre që vazhdonin ta quanin vetën shqiptarë.
    Numri i shqiptarëve ortodoks ishte diku reth 180 000 deri në 200 000. I përqëndruar kryesisht në rajonin e Rekës. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore përbërja demografike e fshatrave të Rekës ishtë përafërsisht kjo. (këtu i keni në përqindje vetëm shqiptarët ortodoks, pasi që të gjitha këto katunde ishin etnikisht të pastra ose me shumicë shqiptare)
    SENCA - 50%
    VULLKAVIA - 50%
    BELIçICA - 100%
    NISTROVA - 50%
    NIVISHTA - 20%
    RIMNICA - 10%
    ZHUZHNJA - 20%
    VAU - 70%
    BOGDI - 50%
    VERBENI - 70%
    KRAKARRNICA - 100%
    KIçINICA - 100%
    DUFI - 40%
    Sllavët e shfrytëzuan shumë mirë fejën dhe mos interesimin e Kishës Autoqefale Shqitpare, si rezultat këta njerëz të gjithë u asimiluan. Ky mos funksionim i kishës shqiptare na ka kushtuar shtrejt dhe do të vazhdoj të na kushtoj. I kushton shqiptarëve në Maqedoni dhe po i kushton Kosovës.
    Se cfarë ka ndodh në të vërtet? Si është tentu të asimilohen këta njerëz më së miri e ilustron Josif Bageri në poezitë e tija (libri “Reka, Vendi Im”). Prandaj shumë ngrohtësisht po e këshillojë këtë libër për të gjithë shqiptarët.

    Reka vendi imë
    Rekë, o zembra e Shqypnis!
    Ti je vendi i trimnis.
    Ndon se je kodra e vrima, -
    Besa ti ke rrit shum trima:
    Burra t’fort e të moshëm
    Dhe në korp shum të boshëm.
    Shum të pasun tregëtar,
    Po s’kan zon udhën e mbar!…
    Ti na ke njerëz të msuet,-
    Mjëkës dhe shum të mbaruet,
    Po prej ktynej s’kan guxue:
    Për Shqypnin doj send me shkrue!…
    Kurkush, ah, s’e rroki pendën,
    As’ që për gjuhën përmendën,
    Po më zgjodhe mua të ngratin,
    Që ta trembi dhe lugatin!…
    Me të imen mituni –
    Pa sos doj msim për habi.
    Kështu nisa besa-bes –
    Un të shkruej me t’madhe shpres;
    Për me cgjum ah; bijt e tu!…
    Libra shqyp ata me shkru.
    Kështy Rekë, ti t’a dish
    Dhe si ke kjon të mos rrish
    Po kqyr e na gjëj doj trim,
    Se ti je ah, vendi im.
    Ti nuk je i tjetër kujë!
    Endrra, pralla, mos më thujë;
    Përvec shqypen tjetër s’di,
    Se kërthinës je n’Shqypni
    Marrë nga përmbledhja “ Kopsht Malsori” Sofje 1910, Josif Bageri

    Reka e Dibrës dhe rronjësit e sajë
    Tetëmbëdhjet copë
    Katunde ka në Rekë,
    Po gjindja e ksajë-
    Jon gjyku për fjekë.
    Kta kështu po rrojn:
    Gjith në mundime
    Dhe n’ gurbet kta shkojn,
    Të kërkojn fitime.
    Kta po mundohen
    Gjith nja në gurbet,
    Po edhe s’kujtohen, -
    s’mendja i vret.
    Kta shkojn në Stamboll
    E në Bullgari. -
    Disa n’Anadoll
    Dhe në Rumani…
    Kështy kta verojn:
    Pes a gjasht vjet, -
    Mbastaj menxi shkojn,
    Në vendin e vet
    Ata c’mundin t’kthehen –
    Në shtëpi të vet:
    Në shtres këta ndehen!…
    Se kan kjon n’gurbet
    Kështu ven dhe vin
    Po vendin e vet-
    Kaq te pasunin…
    T’ngratët e lon shkret!
    Mbastaj gjthë kta arë,
    Kopshta e vënesht:
    S’i mbielln me farë…
    Për me korr në vjesht.
    Ashtu rrin kta shkret
    Dhe kan bi me firë!…
    Ama rri e shkret,
    Se shkon atë e birë.
    Ka disa shkake, -
    Që spunojn kta arë,
    Se jon mbyt në gjake!
    Dyke vra kusarë
    Kusarët s’kan lon
    Në Rek bagëti!…
    Kur u marrën gjon –
    U vin njer më shpi!…
    Rekasit e mjerë…
    S’mundin t’rrojn në Rek,
    Se kusar përherë
    U vin m’dark e drek!…
    Kta gjith nja ikin!
    N’vise t’huja shkojn, -
    Por si molla pikin.
    Se n’Rek s’mundin t’rrojnë.
    Shum Rekas jon ngrit-
    Me gjith gjën dhe fmi,
    Kan shku n’Rumani
    Dhe në Bullgari.
    E harruen Rekën
    Dhe emnin shqyptar!…
    Tani ma shum hekën,
    Po quhen bullgar…
    Metëvërtet dhe uni –
    Rroj në Bullgari
    Po gjith nja mendjen –
    E kom për shqypni!…
    Kujtoni o Rekas
    Për vendin e vet;
    Kujtoni për gjuhën
    Se kurkush s’u nget.
    Cgjumi ju pre gjumit
    Rond që u ka zon
    Dhe filloni gjuhën
    Amtare me nxon.
    Marrë nga përmbledhja “ Kopsht Malsori” , Josif Bageri
    Poezi shumë të bukura që pasqyrojn situatën në të cilën ndohdeshin Rekanasit gjatë periudhës të Rilindjes Kombëtare.

    Ku janë vallë ata? Pse kanë harruar që janë shqiptarë?

    Ndër këtë përshtypje të keqe, u habita kur u ndesha me punimet etnografike, folklorike të studiuesve shqiptare të ish-Jugosllavisë: Anton Berishës; Isak Kasumit, Shefqet Pllanës, Fadil Sulejmanit, Shpesa Tudës dhe në dekadën e fundit Edipe Selimi-Osmanit.

    Ata qysh në vitet e dhunës sllave, në 1955 e më pas në vitet 1976, 1978, 1982, 1988 e deri në 1997 tregojnë për ekzistencën e zakoneve, traditës, folklorit shqiptar në të gjithë fshatrat e Rekës së Epërme. Këto tradita e zakone janë të njëllojta jo me ato sllavomaqedone, por me ato shqiptare që aktualisht ndeshen në fshatrat shqiptare duke filluar nga Kosova myslimane e katolike, nëpër të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si në fshatrat katolike, po ashtu edhe në ato ortodokse, madje në shumë raste dhe në ato myslimane.

    Edipe Selimi –Osmani tregon se: “nata e Buzmit” që kremtohet nëpër tërë trevat aktuale shqiptare, në Rekën e Epërme, si një rit ritual popullor, kryhet në 6 janar dhe quhet “benik”. Sipas këtij riti një dru ahu i prerë posaçërisht në pyll digjet ceremonialisht duke i vënë sipër oxhakut një plor, për të “mënjanuar” dëmtimin e farës së grurit nga ngricat.

    Këto fshatra si edhe ato të Shqipërisë, myslimane apo të krishtere festojnë Shën Dhimitrin, në 24-26 tetor, madje ky i shenjtë na ishte shenjtori mbrojtës i fshatrave Nistrovë dhe Voklovia, ndërsa Shën Eremia, si edhe në Shqipëri, festohej në 14 maj, duke bekuar farët bishtajore dhe duke bërë zhurmë të madhe për të trembeshin dhe larguar urithet dhe gjarpërinjtë.

    Në këto fshatra, sipas E. Selimi-Osmanit, ashtu si edhe në fshatrat e Shqipërisë veriore dhe jugore, në 4 dhjetor, festohet Shën Barbara, ndërsa më 9 dhjetor, në Kiçnicë kremtohet Shën Gjergji i dimrit dhe më 23 prill Shën Gjergji i zakontë.

    Ajo autore nënvizon faktin se në fshatin Bibaj kremtohet dita e Shën Marisë së dimrit, ndërsa në fshatin Sencë, më 21 shtator festohet Shën Maria e vogël, të njëllojta me kremtimet që bëhen në Shqipëri në ditën e “paraqitjen e Virgjëreshës.

    Të tilla festa zakonore apo fetare që kremtohen në Rekën e Epërme ka dhe shumë të tjera , si p.sh. Shën Mëhillin e të tjerë, që kremtohen njëlloj, duke filluar nga Kalabria, Shqipëria dhe Kosova, ne viset ku banojnë shqiptarë.


    Siç shihet kjo krahinë i ka ruajtur me fanatizëm të gjitha ritet , traditën, folklorin e zakonet shqiptare. Ndaj është e pa shpjegueshme fakti që nga këta shqiptarë nuk shohim në radhët e partive politike shqiptare në Maqedoni.

    E kanë “ harruar” vallë që janë shqiptarë? Ndofta edhe nga neglizhenca e të dy palëve ose dhe më keq nga indiferentizmi reciprok. Natyrisht kjo dukuri është për të ardhur shumë keq

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Eshte Kisha e Bigurit ne Diber , kemi dokumenta .
    e kisha fjalen per KOASH-in
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •