Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 106
  1. #31
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    @chino

    Lexo ktu mer ****.


    Piçkat si puna jote i kam vene ne maj te "hajdarit" gjithmone. Si une i kane vene edhe ata qe ishin 10 apo 20 vjet me te medhenj si une, kur u derdhet rrugeve te Tiranes ne '91/'92 me kerra e me marka. E jo vetem ne Tirane, por edhe ne Evrope. Prandaj kujdes kur e hap halen bushter e vogel.

    Po e mbyll ktu piçke, pasi nuk dua t'i fus te gjithe kosovaret ne nje thes me zguça si ty, kam frike se ndihen te lenduar edhe ata pa e merituar ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2010
    Postime
    31
    Jakup Krasniqi nuk mbron kushtetuten duke mbrojt krimin.Nese do te ndertojme shtet nuk duhet te frikohemi nga drejtesia.Nese deshironi ta keni nje shtet mashtruesish e injorantesh te cilet kinse ne emer te kushtetutes mbrojne krimin eshte pikrisht kjo verberi qe Jalup Krasniqi e paraqet.Chino reflekto pak,behu me realist nuk mbrohen krimet duke pretenduar se po mbron kushtetuten. Atehere cfare kushtetute qenka kjo qe mbron krimin dhe lufton viktimat.Nese deshiron ti e Jakup Krasniqi ta keni nje kushtetute te qejfit do te duheshe ti dhe ai ta clironit Kosoven pa ndihmen e amerikaneve e te europianve.Lufta nuk behet me demagogji as paqja nuk ndertohet ne kendin individual te nje njeriu te deshperuar .Shteti ka rregulla dhe ai duhet te ndertohet ne parimet e drejtesise dhe ligjit.Duhet te percaktojme a dojme ta ndertojme Kosoven duke luftuar krimin apo do te ndertojme Kosoven duke luftuar kushtetuten dhe shtetin .Nuk mund te behemi zejtar te krimit edhe gardian te kushtetutes e shtetit ne te njejten kohe.Keto lojera te Jakup Krasniqit jane nje dem i madh per Kosoven.Nuk mund ta mbrosh Kosoven duke amnistuar e fshehur krimet qe i din bota.Jakupi nga injoranca e tij adoloshente shpesh ka rene ne konflikt padreteshit me institucione nderkoimbetare pa te cilat nuk mund te ekzistojme as nje ore.Jakupi i dosjeve 500 faqshe te Shikut nuk duhet te behet barre dhe barriere e drejtesise sepse keshtu po deshmon se eshte i ardhur ne krye te kuvendit me voten e fabrikuar per te mbrojtur krimin dhe jo shtetin e kushtetuten.Karriera politike e Jakup Krasniqit ka mbaruar dhe si i till mund t'i bashkohet forumit shqiptar e te bej pallen e sefase duke debatuar per Shkup e Shkoder.

  3. #33
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Chino

    Ne mund te bisedojme 24 ore pa nderprer dhe prap nuk pajtohemi.

    Une ju them se kur ka qene puna per dyshimet per krime lufte nuk ka pyet askush per imunitet te askujt. Shih vendet e rajonit, kur president dhe gjeneral te ndryshem sa hap e mbyll syte kane hypur te aeroplan dhe kane dal para gjykatesit nderkombetar.

    Ketu per momentin eshte ne pyetje mendimi i gjykates kushtetuese. Jakupi thot duhet ti drejtohet qeveria. Si te drejtohet qeveria kur eshte fjala per deputet te kuvendit? Ndersa jakupi eshte kryetar i kuvendit te repulbikes. Nejse..!

    Chino, nese je i akuzuar nga nje gjykate nderkombetare, nje gjykate qe eshte e perber nga gjyaktes qe vin nga shtetet qe na kan cliruar, eshte humbje kohente mundohesh te fshihesh.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  4. #34
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    @chino

    Lexo ktu mer ****.


    Piçkat si puna jote i kam vene ne maj te "hajdarit" gjithmone. Si une i kane vene edhe ata qe ishin 10 apo 20 vjet me te medhenj si une, kur u derdhet rrugeve te Tiranes ne '91/'92 me kerra e me marka. E jo vetem ne Tirane, por edhe ne Evrope. Prandaj kujdes kur e hap halen bushter e vogel.

    Po e mbyll ktu piçke, pasi nuk dua t'i fus te gjithe kosovaret ne nje thes me zguça si ty, kam frike se ndihen te lenduar edhe ata pa e merituar ...
    Ah mos flit enderra. E vetmja pune kur ke pasur te besh me kosovare ti sigurisht ka qene kur kane tentuar te te bindin te mos ia shitesh motren ndonje kinezi per leke. Budalle, feminina si puna jote kosovaret si une fryme nuk i lejne te ngopen. Nese te gjykoj sipas madhesise se trurit qe tregon, duhet te kesh shtatin vogelush si kinez, rrezohesh nga gravitacioni im e lere me gje tjeter. M kesh tere Kosova me rraf feminina si ti.

  5. #35
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Goditja Lexo Postimin
    Jakup Krasniqi nuk mbron kushtetuten duke mbrojt krimin.Nese do te ndertojme shtet nuk duhet te frikohemi nga drejtesia.Nese deshironi ta keni nje shtet mashtruesish e injorantesh te cilet kinse ne emer te kushtetutes mbrojne krimin eshte pikrisht kjo verberi qe Jalup Krasniqi e paraqet.Chino reflekto pak,behu me realist nuk mbrohen krimet duke pretenduar se po mbron kushtetuten. Atehere cfare kushtetute qenka kjo qe mbron krimin dhe lufton viktimat.Nese deshiron ti e Jakup Krasniqi ta keni nje kushtetute te qejfit do te duheshe ti dhe ai ta clironit Kosoven pa ndihmen e amerikaneve e te europianve.Lufta nuk behet me demagogji as paqja nuk ndertohet ne kendin individual te nje njeriu te deshperuar .Shteti ka rregulla dhe ai duhet te ndertohet ne parimet e drejtesise dhe ligjit.Duhet te percaktojme a dojme ta ndertojme Kosoven duke luftuar krimin apo do te ndertojme Kosoven duke luftuar kushtetuten dhe shtetin .Nuk mund te behemi zejtar te krimit edhe gardian te kushtetutes e shtetit ne te njejten kohe.Keto lojera te Jakup Krasniqit jane nje dem i madh per Kosoven.Nuk mund ta mbrosh Kosoven duke amnistuar e fshehur krimet qe i din bota.Jakupi nga injoranca e tij adoloshente shpesh ka rene ne konflikt padreteshit me institucione nderkoimbetare pa te cilat nuk mund te ekzistojme as nje ore.Jakupi i dosjeve 500 faqshe te Shikut nuk duhet te behet barre dhe barriere e drejtesise sepse keshtu po deshmon se eshte i ardhur ne krye te kuvendit me voten e fabrikuar per te mbrojtur krimin dhe jo shtetin e kushtetuten.Karriera politike e Jakup Krasniqit ka mbaruar dhe si i till mund t'i bashkohet forumit shqiptar e te bej pallen e sefase duke debatuar per Shkup e Shkoder.
    Reflektova une. Lexo ku i ke me lart 9 argumente, te cilet askush as nuk i preku deri tani.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    EULEX dhe DELL po bejn presion qe te shkelet ligji dhe kushtetuta,EULEX nese ka fakte kunder LIMAJT duhet te shkoin ne kuvend dhe te kerkoin nga kuvendi heqjen e imunitetit te deputetit LIMAJ.
    Cfar logjike ka kjo kerkes e eulexit,kuvendi miraton rezolute,qeveria e dergon ceshtjen ne gjykaten kushtetuese dhe cka pastai?perseri kuvendi duhet te votoi per heqjen e imunitetit,perveq nese EULEX ,DELL,SPARKS nuk e kan te shkruar interpretimin e gjykates kushtetuese sipas qefit te tyre!

  7. #37
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Chino

    Ne mund te bisedojme 24 ore pa nderprer dhe prap nuk pajtohemi.

    Une ju them se kur ka qene puna per dyshimet per krime lufte nuk ka pyet askush per imunitet te askujt. Shih vendet e rajonit, kur president dhe gjeneral te ndryshem sa hap e mbyll syte kane hypur te aeroplan dhe kane dal para gjykatesit nderkombetar.

    Ketu per momentin eshte ne pyetje mendimi i gjykates kushtetuese. Jakupi thot duhet ti drejtohet qeveria. Si te drejtohet qeveria kur eshte fjala per deputet te kuvendit? Ndersa jakupi eshte kryetar i kuvendit te repulbikes. Nejse..!

    Chino, nese je i akuzuar nga nje gjykate nderkombetare, nje gjykate qe eshte e perber nga gjyaktes qe vin nga shtetet qe na kan cliruar, eshte humbje kohente mundohesh te fshihesh.
    Duhet t'i tregoje EULEX-i deshmite qe ekzistojne. Jo keshtu me dhune. Nese tregohen deshmite, Kuvendi e ka me lehte te mari vendimin per heqje te imunitetit. Ndryshe, i bie ta thyej Kushtetuten dhe cdo parim demokratik.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    BlueBaron;

    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Chris Dell, nuk eshte ambasadori USA ne Kosove ?!? Dmth vete Zoti ne Kosove.


    Habitem me keto te Kosoves. Amerikanet i kthyen neper shpia, tani thone Dell eshte maskara. Rrini mor rehat se po merzitet Dell dhe ju nxorre serbet perseri nga shpiat ...
    jojo mes keni ju frig se delli nuk mund te vendos bash ashtu si ju pretendoni ky delli sesht krejt amerika edhe ne amerik ka maskaranje nuk han krejt engjuj ne nuk jemi kunder amrikes as qe diskutohet kjo

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
    "...
    Neni 75 [Imuniteti]
    1. Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive së tyre si deputetë të Kuvendit.

    2. Deputeti i Kuvendit nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e tij/saj si deputet i Kuvendit, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit.
    ..."

    EULEX-i kryen arrestime për raste të krimeve të luftës
    16 Mars 2011

    Sot Policia Ekzekutive e EULEX-it ka arrestuar tetë persona në kontekst të një hetimi për krime të luftës. Po ashtu janë kryer edhe disa bastisje. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bërë sigurinë e gjithëmbarshme të operacioneve.

    Një person tjetër është arrestuar në një shtet të huaj.

    Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës, bazuar në dyshimet e bazuara për vrasje, torturime dhe vepra tjera penale të bëra kundër civilëve shqiptarë dhe serb të Kosovës, si dhe ndaj të burgosurve të luftës në qendra të paraburgimit në Kosovë në vitin 1999.

    Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).


    EULEX statement on war crimes arrests

    17 March 2011

    EULEX can confirm that yesterday (16 March) nine people were arrested in an investigation relating to war crimes. The warrants for arrest were issued by a Pre-trial Judge at the District Court of Pristina. Following the arrests and the individuals’ appearances in court, five individuals were ordered to be detained for thirty days; two individuals were given house arrest and an eighth individual was ordered to appear at a police station three times a week. A ninth individual has been detained in Switzerland. The charges against these individuals relate to murder, torture and violations of body integrity and health of Kosovo Albanian and Serb civilians and prisoners of war in the area of Kleçkë/Klećka in 1999. The investigation is under the supervision of a EULEX Prosecutor from the Kosovo Special Prosecution Office (SPRK).

    EULEX can confirm that there is an arrest warrant for Fatmir Limaj. The warrant also relates to the so-called Kleçkë/Klećka case and serious allegations of war crimes. EULEX prosecutors have been in contact with Mr Limaj to discuss his situation as Mr Limaj is a Deputy in the Kosovo Assembly and therefore is entitled to immunity. The issue of immunity is currently being clarified.

    Everyone is innocent until proven guilty. Everyone is equal before the law. But it is the duty and obligation of independent prosecutors to initiate investigations when serious allegations are made.

    EULEX would like to make it clear that the judicial process should be absolutely free from political interference.

    The Government of Kosovo has consistently expressed its desire to improve the rule of law in Kosovo. Indeed, the Government has made this a priority. EULEX calls on the Government to continue to respect the basic principles.


    EULEX, rezolutë kundër imunitetit
    Jeton Llapashtica | 09-07-2011 09:28 CET

    Drejtuesit e EULEX-it kanë kërkuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, që institucioni të cilin ai e drejton-Kuvendi i Kosovës, ta miratojë një rezolutë, me anë të së cilës do t’u hiqej imuniteti deputetëve që janë nën hetime, dhe kështu do t’i hapej rruga arrestimit të mundshëm të tyre.

    Nëpërmjet një shkrese, të cilën e ka parë gazeta “Zëri”, drejtuesit e misionit të BE-së për forcimin e sundimit të ligjit kanë kërkuar që legjislativi i vendit përmes asaj rezolute ta autorizonte Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që kjo e fundit të kërkojë mendim nga Gjykata Kushtetuese nëse deputetët që janë nën hetime mund të arrestohen ose jo.

    Me këtë veprim, EULEX-i pretendon që t’ia lehtësojë punën Prokurorisë Speciale për t’i hetuar deputetët, ose edhe për t’i arrestuar në rast se ata janë të përfshirë në vepra të paligjshme.

    Kërkesën për fillimin e procedurave për heqjen e imunitetit të deputetëve “problematikë” e kanë konfirmuar zyrtarët e EULEX-it, të cilët pohojnë se Kuvendi i Kosovës është institucioni adekuat i cili duhet të merret me këtë çështje, meqenëse bëhet fjalë për imunitetin e ligjvënësve.

    “Letra kërkon nga kryetari ta ftojë Kuvendin që të nxjerrë një rezolutë në të cilën do t’i kërkohet qeverisë që të referojë çështjen e imunitetit në Gjykatën Kushtetuese për një vendim përfundimtar”, thotë zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

    Ai thekson se ky mision e “mbështet pikëpamjen e prokurorit të shtetit, Ismet Kabashi, i cili kohë më parë ka deklaruar se “deputetët gëzojnë imunitet nga ndjekja penale vetëm për veprimet e tyre të ndërmarra në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive të tyre si deputetë dhe nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprat e kryera para se të zgjidhen deputetë apo për vepra të kryera jashtë fushëveprimit dhe përgjegjësive të tyre si deputetë”.

    Këtë kërkesë, të premten, e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili thotë se është duke e analizuar dokumentin në fjalë dhe se deri në mes të javës së ardhshme do ta njoftojë EULEX-in për qëndrimin e tij.

    “Është një letër e cila kërkon që Kuvendi ta nxjerrë një rezolutë dhe pastaj rezoluta ta autorizojë qeverinë apo presidencën që t’i referohet Gjykatës Kushtetuese se cili është imuniteti i deputetëve të Kuvendit, pra gjykata ta japë mendimin e saj”, shprehet Krasniqi.

    Ai thotë se është duke e analizuar këtë shkresë se sa ka mbështetje ligjore e kushtetuese dhe sa mund të jetësohet duke u bazuar në Ligjin për të Drejtat e Deputetit dhe në Rregulloren e Punës së Kuvendit. Ndonëse ende nuk e ka marrë një qëndrimin përfundimtar në raport me shkresën, Krasniqi thotë se, “sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit, legjislativi i vendit nuk ka hapësirë ligjore për të nxjerrë një rezolutë të tillë”.

    Ndërkaq, zyrtarë të lartë shtetërorë, që nuk kanë dashur t’iu dalë emri në gazetë, i kanë thënë “Zërit” se kërkesa e EULEX-it është që legjislativi të ndërmarrë hapa që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjet në fuqi dhe si e tillë është kërkesë antiligjore që pak ka gjasa të përkrahet nga udhëheqësit dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    “Kjo s’mund të ndodhë sepse është veprim antikushtetues. Po shihet se kjo çështje është krejtësisht politike”, thotë ai. Përveç kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, shkresa e EULEX-it tashmë gjendet edhe në duart e nënkryetarëve të Kuvendit dhe shefave të grupeve parlamentare.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Adrian Gjini, e konfirmon se e ka marrë shkresën në fjalë. “Në letër kërkohet nga kryesia e Kuvendit që t’i gjejë mënyrat që të kërkojë nga qeveria, që pastaj kjo e fundit të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese që ta japë mendimin e saj për çështje të imunitetit të deputetëve. Kanë kërkuar kështu për shkak se vetëm katërdhjetë deputetë me nënshkrime, ose presidenca apo qeveria mund të kërkojnë opinion të shpejtë të Kushtetueses”, thotë Gjini.

    Qeveria mbështet EULEX-in

    Deputeti Ardian Gjini thotë se Qeveria e Kosovës është pajtuar që t’i zhveshë disa deputetë nga imuniteti, por ai thekson se këtë veprim ekzekutivi nuk po ka guxim ta ndërmarrë vetë, pa u shtyrë nga Kuvendi.

    “Letra thotë se Qeveria e Kosovës është pajtuar me EULEX-in që ta bëjë një gjë të tillë, pra që të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese opinion, mirëpo paraprakisht po kërkon që Kuvendi t’ia bëjë një kërkesë qeverisë për këtë punë, sepse qeveria nuk po dëshiron ta marrë krejt përgjegjësinë vetë”, thotë Gjini.

    I përgjigjet EULEX-it, imuniteti s’hiqet me rezolutë
    18:08 / 12.07.2011
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i është përgjigjur misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, në lidhje me fillimin e procedurave për heqjen e imunitetit të disa deputetëve, ndaj të cilëve po zhvillohen hetime.

    Krasniqi në një letër-draft të përgatitur për Kryesinë ka thënë se nuk është përgjegjësi e Kuvendit që të merret me çështjen e imunitetit. Andaj, ai i ka sugjeruar EULEX-it që, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, Qeveria vetë mund të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për imunitetin e deputetit.

    “Në rastin konkret, do të ishte normale që Qeveria, e cila ka shprehur interes për një rezolutë të tillë, ta paraqesë këtë iniciativë në Kuvend dhe Kryesia e Kuvendit do ta trajtojë atë sipas rregullores së Kuvendit”, ka thënë Krasniqi.

    Në këtë letër-draft, Krasniqi ka theksuar se nuk ka nevojë të miratohet një rezolutë në Kuvend, kur Qeveria me Kushtetutë i ka të përcaktuara të drejtat e saj në këtë drejtim.

    “Është shqetësuese të vërejmë që Qeveria kërkon një akt jodetyrues si rezoluta që të ushtrojë një funksion të saj kushtetues. Nëse do të ishte nevoja e një rezolute të Kuvendit për ta vënë në lëvizje Qeverinë, që kjo e fundit ta vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, Kushtetuta do ta kishte përcaktuar një gjë të tillë. Për mendimin tonë, një rezolutë e tillë do të ishte në vetvete një akt antikushtetues, sepse do të shkelte të drejtën e Qeverisë për ta përdorur paragrafin 10 të nenit 93 në lirinë dhe diskrecionin e saj të plotë”.

    Kjo letër-draft ka marrë mbështetjen e Kryesisë së Kuvendit, përveç lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka vlerësuar se nuk ka nevojë t’i njihet EULEX-it kjo e drejtë që e ka kërkuar. Ndërkohë, kryeministri, Hashim Thaçi nuk ka dashur ta komentojë kërkesën e EULEX-it lidhur me shqyrtimin e imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët janë nën hetime. Ai ka thënë se ende në zyrën e tij nuk ka shkuar ndonjë dokument zyrtar për këtë çështje, prandaj nuk dëshiron të komentojë. /Telegrafi/
    Shpreson në veprimet e duhura të Krasniqit për imunitetin
    15:20 / 15.07.2011
    Kryetari i Delegacionit të Evropës Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, përmes një komunikate për media shprehu shpresën se kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi do të ndërmarrë hapat e duhur për të siguruar mbështetje në Kuvend në rast se një kërkesë për heqjen e imunitetit vjen nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

    Sipas kryetarit të Delegacionit të Evropës Juglindore në Parlamentin Evropian, dështimi i Parlamentit për të lejuar hetimet e veprave të supozuara penale të deputetëve mund të jenë shkatërruese për imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

    “Parimi kyç i një demokracie funksionale është se askush nuk është mbi ligjin. Roli i imunitetit në një vend demokratik nuk është për të mbrojtur një ligjvënës individual, por për të mbrojtur institucionin legjislativ në emër të popullit” tha Kukan, përmes një komunikate për media

    Më tej thuhet se Kukan, në takimin e djeshëm me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi mbështeti plotësisht përpjekjet e EULEX-it për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

    Ai gjithashtu pranon sfidën e Krasniqit që është duke u përballur në ruajtjen e autonomisë së Kuvendit të Kosovës.

    “Unë jam i sigurt se institucionet e Kosovës do të mbështesin plotësisht përpjekjet e EULEX-it për hetimet në vazhdim në mënyrë që çështja do të trajtohet në mënyrë të përshtatshme”, shprehet Kukan. /Telegrafi/

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    INTERVISTA QË BËRI JEHONË: FATMIR LIMAJ NË RTK (Epoka e re)




    INTERVISTA QË BËRI JEHONË: Fatmir Limajt, në studion e televizionit publik, ka dhënë intervistën më të guximshme që ka mundur ta japë ndonjëherë ndonjë politikan shqiptar

    LIMAJ KTHEHET FUQISHËM, TRONDITI THEMELET E PERANDORISË SË KRIMIT TË ORGANIZUAR NË EKONOMI DHE POLITIKË

    • KA DIÇKA QË NUK SHITET NË KËTË VEND!

    -Unë iu premtoj sonte qytetarëve të Kosovës, se pavarësisht bindjeve politike që kanë, veprimtaria ime nuk do të jetë veprimtari politike partiake, por do të jetë veprimtari politike në kuadër të PDK-së e në shërbim të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj
    -E vërteta e ushtarit të UÇK-së është e vërtetë e Kosovës

    Fatmir Limaj, komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës dhe politikan i njohur pas luftës,

    Prishtinë, 17 shkurt 2006 - “Ata që më njohin mua, e dinë që dy gjëra janë që s’kanë mundur dhe s’mund të më infektojnë, karrigia dhe paraja... Koha sot është krejt ndryshe, mendoj se është koha e fundit që forcat politike kosovare, njerëzit, të mblidhen rreth koncepteve dhe vizioneve në shërbim të vendit. Kosovës sot i duhen njerëz me ide shtetformuese”, ka thënë në një intervistë ekskluzive për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Fatmir Limaj, komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës dhe politikan i njohur pas luftës, i akuzuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për krime lufte, dhe i shpallur plotësisht i pafajshëm pas një procesi të gjatë gjyqësor.

    ...

    INSTITUCIONET DUHET T’I MBROJNË ME LIGJ KATEGORITË E LUFTËS

    I keni vizituar disa familje të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së dhe i keni parë në kushte të mjerueshme. Çka duhet të bëjnë institucionet tona në drejtim të përmirësimit të pozitës së tyre?

    Limaj: Gjendjen e tyre e dimë të gjithë. Dilni shikoni. Televizioni juaj ka shkuar por kjo ka mbetur vetëm aty, te media. Dora e shtetit duhet të ndihet tek ata njerëz. Një ligj, që është miratuar, shpresoj se do t’i rregullojë problemet e tyre. Mos harroni, ushtari i UÇK-së nuk ka nevojë për lëmoshë, as rast social nuk është, as familja e dëshmorit, ata janë obligim i shoqërisë kosovare. Ata e kanë shtrirë dorën kur ka qenë koha e vendit të vet. Ne e kemi obligim. Shpresoj që me miratimin e këtij ligji, përfundimisht do të fillojë përkujdesja institucionale ndaj këtyre kategorive që janë në gjendje të rëndë. Dhe tash po del, po e shihni qartë, se çka duhet të jetë ushtari i UÇK-së, në çfarë kushtesh janë. Tash po shihen uzurpimet që janë bërë në 2000-2001, me dy apo tre ‘komandantë’ që e kanë shfrytëzuar emrin e luftës, por jo ushtarët. Janë me mijëra djem që askund nuk janë të punësuar, nuk kanë ku të jetojnë, prandaj në këtë drejtim institucionet tona duhet t’i afrojnë, për aq sa ka mundësi. Ne e dimë sa ka mundësi kjo qeveri për të ndihmuar, sepse buxheti i Kosovës është sa ka klubi i Barcelonës. Ato 600 milionë nuk kemi kah i shqyejmë, mirëpo nëse edhe ai buxhet keqpërdoret, atëherë nuk mbetet asgjë për ata njerëz. Atë që e kemi - ta administrojmë si duhet. Shpresoj që me këtë ligj do të ketë përkujdesje institucionale. Vetëm shikoni se çfarë përkujdesje kanë pasur ushtarët në Kroaci, në Bosnje, por në fund të fundit edhe në Serbi që e ka humbur luftën, shihni se çfarë përkujdesje kanë, ndërsa këta njerëz që nuk kanë kërkuar asgjë prej këtij vendi e meritojnë të paktën një respekt ndryshe. Unë e di se edhe në këtë rast qytetarët vijnë në shprehje. Ata njerëz janë duke i mbajtur qytetarët e Kosovës, me ndihma. Bashkatdhetarët tanë, që i kemi rrjepë me ndihma, vazhdojnë përsëri t’i ndihmojnë familjet e dëshmorëve, invalidët. Mirëpo, ata njerëz po kërkojnë përkrahje nga institucioni, sepse kanë luftuar për ta bërë shtetin. Dëshirojnë përkujdesje shtetërore, jo solidaritet. Shikoni kategorinë e pensionistëve. Kur isha në Kosovë, ka qenë kryetar Rasim Domi, ndjesë pastë. Isha në vizitë në Shoqatën e Pensionistëve dhe më treguan se rreth 30 mijë pensionistë për tri vjet kanë vdekur. Dhe, si kanë vdekur? Ata e meritojnë një pleqëri të dinjitetshme, sepse kanë paguar. Në fund të fundit, krejt çka kemi këtu është investim i tyre.

    ...

    Prishtinë, 17 shkurt 2006




    Prishtinë, 13 korrik 2011

    Ligji për vlerat e luftës procedohet javën e ardhshme

    Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 16:20

    (E plotësuar) Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se janë duke u finalizuar detajet e fundit të ligjit për vlerat e luftës dhe se shumë shpejt ai do të procedohet në Kuvend.

    Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hyrë në ditën e 52-të të grevës në tendat përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës me kërkesën për miratimin e Ligjit për vlerat e luftës.

    Shpresat se qëndrimi në tenda do të marrë fund së shpejti, veteranëve grevistë ua ka shtuar dje kryeministri Hashim Thaçi, i cili është takuar me ta dhe u ka premtuar se ligji do të procedohet në Kuvend më së largu të mërkurën e ardhshme.

    “Tani Qeveria është duke i finalizuar në detaje edhe teknike me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe ditëve të ardhshme do të ri-procedohet në Kuvendin e Kosovës. Unë kam zhvilluar një takim shumë produktiv, shumë korrekt, shumë të përgjegjshëm në diskutime me bashkëluftëtarët, veteranët e luftës, të cilët i mirëkuptoj dhe i falënderoj shumë për sjelljen tyre shumë korrekte, shumë të përgjegjshme dhe që nuk kanë lejuar interferim apo politizim të kësaj së drejtë të tyre në procesin e realizimit”, ka thënë Thaçi, të mërkurën pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

    Veteranët e UÇK-së besojnë në premtimin e kryeministrit Thaçi për procedimin e ligjit gjatë javës së ardhshme, por paralajmërojnë se nuk do të heqin dorë nga greva deri në miratimin e kërkesave. Ndërkohë që ata kanë hequr dorë nga protesta e paralajmëruar për të premten.

    Anulohet protesta e grevistëve

    Veteranët e luftës së UÇK-së, të cilët kanë hyrë në ditën e pesëdhjetë e dytë të grevës para objektit të Qeverisë së Kosovës, pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, kanë anuluar protestën e paralajmëruar për ditën e premte.

    Këtë e konfirmoi për Kosovapress kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, i cili tha se dje gjatë një takimi kanë marrë premtim nga kryeministri se shumë shpejt do të procedojnë ligjin për vlerat e luftës në Kuvend.

    “Kryeministri Thaçi na ka premtuar që do të mundohet që në ditën e premte ose më së largu në javën e ardhshme, konkretisht të mërkurën që këtë ligj ta procedojë në parlament dhe kjo është arsyeja jonë që mos ta mbajmë protestën”, ka thënë Qeriqi.

    Megjithatë, sipas Qeriqit, ish-luftëtarët e UÇK-së nuk do të heqin dorë nga greva deri në miratimin e kërkesave.

    “Greva do të vazhdojë, mirëpo protestë nuk do të mbajmë për arsye se ne do të jemi këtu në rast se nuk shkon ky ligj, atëherë ne do të mbajmë protestën, mirëpo nuk e pamë të arsyeshme që ta mbajmë këtë protestë edhe ne do të qëndrojmë këtu si grevist deri në procedimin e ligjit“, ka thënë Qeriqi.

    Sipas tij, gjatë takimit me kryeministrin Thaçi, ky i fundit ka thënë se janë duke i shqyrtuar edhe vërejtjet e FMN-së dhe ka premtuar se janë duke u angazhuar që edhe kjo çështje të zgjidhet.

    Kryesia e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së gjatë ditës ka pasur një takim me grupin parlamentar të LDK-së ku është diskutuar lidhur me procedimin dhe miratimin e ligjit për vlerat e luftës në një periudhë sa më të shpejtë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 15-07-2011 më 22:28

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •