Pirro10, nuk jane Grek por Turq me origjine.
Protestë në Shëngjergj: Jemi shqiptarë, pezullohet anketuesja
Publikuar më 2011-10-05 08:34:30
Census
Kryeplaku: Prindërit tanë janë me prejardhje turke. Greqia na dëboi, Shqipëria na strehoi
Revoltohen banorët e fshatit Shëngjergj të Korçës. Një ditë pas lajmit se janë vetëdeklaruar të gjithë grekë, ata u mblodhën dje në qendër të fshatit, duke protestuar dhe kërkuar publikisht njohjen e tyre si shqiptarë. Një indinjatë kjo, jo vetëm e banorëve që ndër breza janë pasardhës shqiptarë, por edhe e atyre me prindër të lindur në Greqi, kryesisht në fshatin kufitar Vinan. Allterie Mustafa është njëra prej tyre, por jo e vetmja. Gruaja, që i ka kaluar të shtatëdhjetat, jo vetëm që nuk pranon se i përket kombësisë greke, pavarësisht se prindërit i kanë lindur atje, por është e gatshme të betohet dhe të sjellë para nesh të gjithë anëtarët e fisit të saj, që pranojnë se janë shqiptarë, ashtu siç edhe kanë deklaruar në formularët e censusit. Dhe e mban betimin. Një nga një, ajo radhit dhjetëra trashëgimtarë, që si ajo janë të revoltuar me median për “greqizimin e fshatit” Përveç njërës, një vajze që mban ende mbiemrin Mustafa, por siç duket nuk ndihet më shqiptare, si i gjithë fisi i saj. “Po ç’punë keni vetëm me një? Hyqmetja (vajza e vetme Mustafa, e vetëdeklaruar greke) i shkon nga pas burrit tani. Është martuar me një grek dhe e ka marrë këtu. Jetojnë të dy dhe mbase ndikohet. Por, nëse vetëm një ndihet greke, mos na bëni të gjithë fshatin, se na turpëruat. Unë të solla 30 shqiptarë nga fisi im për 5 minuta, po deshe të lajmëroj edhe të tjerë”, thotë Allteria.
“Grekë myslimanë?”
Banoret e fshatit Shengjergj, duke protestuar pas lajmit se ata jane greke. Keta jane disa prej tyre...
Pa mbaruar mirë fjalën ajo, një varg i gjatë banorësh presin radhën. Duan të flasin të gjithë e për respekt femrat vijnë të parat. Është radha e Sanaver Sadikut, e cila duke dashur t’i shkojë edhe më thellë “provave” të mikes së saj Allterie, sjell të tjera argumente: “Unë mund të të radhis të gjithë mbiemrat e fshatit tonë dhe të gjithë janë myslimanë; Osmani, Ferhati, Mustafa, Sala, Ahmetlliu, Sulokoko, Shkëmbi, Hazo, Dule, Lukra, Meçolli, Meta, Veliu, Cerri Ke parë e dëgjuar ti gjë për grekë myslimanë, se unë nuk di gjë?! Ata janë të gjithë ortodoksë dhe në fshatin tonë nuk ka as edhe një të tillë”. E ndërsa ajo përpiqet që të gjejë të tjerë mbiemra, burrat e fshatit kërkojnë fjalën. “Duam ta sqarojmë njëherë e mirë këtë çështje, sepse jemi befasuar kur kemi dëgjuar nëpër media sikur fshati ynë është grek. Jemi 100 shtëpi, mbase më pak, mbase më shumë, nuk i kam numëruar saktë. Vetëm tani, këtu në qendër që po të themi se jemi shqiptarë, jemi më shumë se 300 burra. Pra, i bie 3 persona në çdo shtëpi vetëdeklarohemi publikisht se jemi shqiptarë. Kini parasysh, që ne përfaqësojmë edhe fëmijët, gratë dhe vajzat që kemi lënë në shtëpi”, ndërhyn Mazllëm Shkëmbi, duke theksuar se të gjithë banorët janë gati të plotësojnë formularët në prani të medias, ku të firmosin për shqiptarizmin e tyre. “Jemi jashtë mase të indinjuar që 3-4 persona, që nuk përfaqësojnë shumicën në fshat, që nuk përfaqësojnë dot me dinjitet as veten e tyre, kanë folur në emrin e të gjithëve, duke na bërë grek. Shëngjergji është fshat shqiptar, çdo deklarim tjetër ose është lojë e fqinjëve grekë, ose janë deklarata të distancuara të ndokujt për qëllime personale, ekonomike”, thotë ai.
Kryeplaku
Si një pjesë e madhe e banorëve të fshatit Shëngjergj, edhe prindërit e tij i kanë lindur në Vanin të Greqisë, por në asnjë moment nuk e pranon se është grek. Quhet Fatmir Ahmetlliu dhe është kryeplaku i fshatit. “Nuk gënjej dot për asnjë lloj interesi sikur jam grek, do të shkelja kujtimin e prindërve dhe gjyshërve të mi. Ata vërtet kanë lindur në Vanin, por ata nuk janë grekë, kanë prejardhje turke. Kjo gjë vihet re kollaj edhe për shkak të mbiemrave tanë myslimanë, për të cilët paraardhësit tanë u dëbuan me dhunë nga Greqia ortodokse. I kemi ende rrëfimet e freskëta e gjyshërve tanë, që na tregonin për masakrat greke mbi trupat e tyre, ndaj jo vetëm që nuk ka kuptim të deklarojmë që jemi grekë në një kohë që ata na përzunë, por kemi edhe arsye për të mos qenë dashamirës ndaj tyre. Pra, ne vërtet jemi të ardhur gati para një shekulli këtu, por ama, shqiptarët patën zemërgjerësinë të na pranojnë mes tyre, të na japin ushqim dhe tokë, ndaj ne sot jemi një me ta. Ndihemi shqiptarë dhe jemi të gjithë shqiptarë”, thotë kryeplaku Ahmetlliu. Sipas tij, nëse dikush pretendon për të kundërtën, atëherë le ta bëjë me dokumente, por jo me hamendësimë. “Më çudit fakti i grekërve këtu në fshatin tonë, pasi përveçse disa fjalëve të shkëputura si fqinjë që jemi, askush nuk di të komunikojë greqisht. As unë nuk di. Nëse do të ishte gjuha e nënës apo e babait, dikush duhet ta fliste atë më mirë se shqipen, apo jo?! Provoje e pyeti”, sugjeron ai. Një sugjerim që ia vlejti të provohet. Sidomos pas një kurthi të vogël gjuhësor. Pas pyetjeve të mia krejt të lehta në anglisht drejtuar njërit prej 3 personave gjithsej të fshatit që janë vetëdeklaruar grekë, ai përgjigjej vetëm “efkaristo poli” (Faleminderit shumë). Dhe, kur e kuptoi provokimin, po kaq shumë e falënderuam edhe ne për sqarimin e kombësisë së tij. Një sqarim, që na e refuzoi gjatë gjithë kohës, kur i kërkuam një certifikatë të trungut familjar për të argumentuar grekun brenda vetes
Zyrtarisht shqiptar, ndërron emrin në Gjykatë
Herë është quajtur Anesti, herë Jorgo, herë Dhimitri e ca “herë” të tjera nuk i kujton mirë. Sa herë i është dashur ndonjë emër grek, i riu nga fshati Shëngjergj e ka bërë pa problem. Edhe zyrtarisht, me dokumente. Por nga dita e djeshme, pas lajmit se Shëngjergji është grek, ka marrë vendimin që ai të jetë vetëm Agushi shqiptar e askush tjetër. Ky është emri i tij i vërtetë dhe tashmë e do sërish me vendim gjykate.
Provokime me 3 kryqe mbi varret me gjysmëhënë
Pas lajmit se “banorët e Shëngjergjit janë grekë”, një tjetër surprizë është vënë re nga fshati. Surprizë provokuese, këmbëngulin banorët, ndërsa i referohen një tabele të bardhë ku janë pikturuar 3 kryqe të zeza, tabelë e cila është vendosur si shenjë treguese për varrezat e fshatit. Varre tipike të myslimanëve, ku spikasin gjysmëhënat e mermerta sipër tyre. Duke i parë me vëmendje, nuk gjetëm asnjë emër ortodoks në ato varreza, të cilat ishin të vetmet për fshatin Shëngjergj.
Fshati Shëngjergj, dikur vetëm me dy “të huaj”
I krijuar si fshat rreth vitit 1920 dhe i shtuar më së shumti rreth vitit 1940, banorët e Shëngjergjit janë deklaruar shqiptarë edhe në regjistrimet e popullsisë të vitit 1945. Sipas dëshmive, vetëm dy familje kanë qenë të deklaruara si vllahe, të cilët me ardhjen e demokracisë janë transferuar në qytetin e Pogradecit. “Përveç atyre, nuk ka pasur asnjë familje tjetër që nuk ka qenë shqiptare”, rrëfejnë banorët e fshatit, duke konfirmuar njëri-tjetrin.
Pezullohet nga puna anketuesja e Shëngjergjit
http://lajme.shqiperia.com/lajme/art...het-anketuesja
Everyday is a gift, that's why they call it the present
Nese jeni bere shume, atehere ndahuni.Vëllezër Aleancistë Kuq e Zi - jemi bërë shumë
Himni i Aleances Kuq e Zi, si ju duket, mire e?
Everyday is a gift, that's why they call it the present
Dje ne KTV, ne Interaktiv i ftuar ishte Kreshnik Spahiu. Shume mire foli e. Sot eshte i ftuar me nje konference ne Kosove sa e kuptova une. mire mire o puna. poshte jevgjit greke![]()
Shqiperise ti rruajne kanatjeren ja kete ti bejne dhe kane per tja bere. Pra ti rruajne breket Shqiperise Anastasat,Jorgot, dhe pseudo '' Kaurret'
Kombi yne nuk pyet per keta cimka dhe shushunja sepse dihet fundi tyre.Kombi yne ka jetuar dhe do jetoje.Jemi aq shume shqiptare sa qe po furnizojme dhe kemi furnizuar me popullsi Maqdonine,Greqine,Malin e Zi etj.
Kuriozitet,shikoni ç'ndodh me fqinjet tane jugore tashi qe mbaroi regjistrimi i popullsise dhe pronave
Greqia heq pensionet për 3 500 pensionistë nga Shqipëria
Nga: ANILA JOLE
ATHINE- Enti i siguracioneve të Bujqësisë (OGA) u ka hequr pensionet 3 500 pensionistëve shqiptarë, sepse nuk depozituan brenda afatit ligjor dokumentacionin që iu kërkua. Këtë e bëri të ditur ministri i punës dhe sigurimeve shoqërore, Jorgos Kutrumanis.
Ministri bën me dije se në kuadër zbatimit të mënyrës së re të pagesës së pensioneve nëpërmjet llogarive bankare, u krye regjistrimi dhe verifikimi i gjithë pensionistëve që përfitojnë pension nga OGA (me vlerë 360 euro) dhe kanë lindur në Shqipëri.
"Në kuadër të verifikimit u kërkuan për këtë kategori pensionistësh dokumenta të reja, siç është letërnjoftimi i ri shqiptar dhe pasaporta biometrike, si dhe çertifikata lindjeje dhe e gjendjes familjare", thuhet në shkresën e ministrit.
"Deri më sot, sipas të dhënave që ka kompjuterizuar OGA, u depozituan dokumenta nga 17 130 persona, pensionistë homogjenë nga Shqipëria. Nga këta, në 3 500 raste (20%) u krye ndërprerja e dhënies së pensionit, pasi nuk dorëzuan dokumentet e kërkuara brenda afateve ligjore", thuhet më tej në shkresën, drejtuar deputetit të LAOS, Thanasis Plevris.
Deputeti i LAOS-it, në pyetjen e tij iu referohej, denoncimeve, sipas të cilave "emigrantë klandestinë përfitonin në mënyrë të parregullt pension nga OGA", madje kishte paraqitur dhe 15 emra shtetasish të huaj, që sipas tij, merrnin pension pa plotësuar kushtet.
Ministri i punës në përgjigjen e tij, garanton se asnjëri prej emrave të përmendur nga deputeti nuk përfiton në mënyrë të paligjshme pension nga OGA.
(m.a/BalkanWeb)
Kujdes nga shkjau
Kujdes nga greku
Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
AT GJERGJ FISHTA
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA s'eshte mire te qeshesh me fatkeqsine e tjetrit por vallaj eshte per te qeshur. Tradhetaret u tradhetuan!!! Ketu shteti Grek ka fituar respektin tim. I tregoi qarte shqiptarve tradhetar qe ju perdorem sa kishim nevoje per ju!
I hapet syte o popull?! Me qarte se ju treguan mesiper s'ka ku te vej me.
http://www.youtube.com/watch?feature...v=sfvXEDzHp4k#!
I pershendes vellezerit KUQ E ZI
http://kohavision.net/web/index.php?...ory=12&id=2941
Kreshnik Spahiu ne interaktiv... i forte.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Krijoni Kontakt