Tani më falni se jeni bërë si "tabelë qitjeje" (qoftë për sulm qoftë për informacion), dhe nuk doja t'i shtoja edhe unë ujë pilafit.
Juve personalisht nuk ju njoh dhe AKZ e njoh vetëm nga TV (çështje skepticizmi), megjithëse ka nja dy figura për të cilët kam konsideratë, por më lejoni t'ju bëj një vërejtje të vogël?
Kur bëni mbledhjet apo mitingjet (që personalisht i përkrah) vini edhe një djalë aty që rri i mbështjellë me flamur.
Pa ma marrë për fyerje, por ngjan keq për mendimin tim modest. Emrin e aleancës e keni të qartë, simbolet të qarta, deklaratat shumë të qarta....s'ka nevojë për manifestime patriotizmi pa shije.
Të më falni nqs kalova caqet por për mirë u nisa.
Përshëndetje dhe sinqerisht shpresoj t'i keni veprat ashtu si fjalët.
Ju uroj suksese në ndërmarrjen tuaj.
Krijoni Kontakt