Fatosi të josh si arixheshkë, për pasuri e lezete dhe pastaj të flak, sikur s'të ka njohur
Nga Fahri Balliu
Dje, drejtori i përgjithshëm i Doganave Papadhima, dha dorëheqjen. Me Papadhimen kishte lidhje fisnore te drejtperdrejta Kastriot Islami dhe vete Fatos Nano. Lidhjet ishin aq te forta dhe nevoja per Papadhimen ishte aq e madhe, sa kryeministri e ministri i Financave moren persiper nje rrisk shume te madh. Ata u futen ne konflikt me grupin parlamentar te tyre, me opoziten dhe me organizmat nderkombetare, te cilat nuk ia pranonin figuren e Papadhimes, per arsye te penalizimit te dikurshem te tij. Fatos Nano dhe Kastriot Islami genjyen tre-kater here neper konferenca te ndryshme shtypi, madje perdoren dhe nje taktike, duke e fshehur emerimin e tij pas ministrit Duka. Natyrisht, ministri i Bujqesise nuk mund ta emeronte drejtorin e Doganave nga shef i kabinetit te tij, nga ia kishte sjelle vete Fatos Nano. Pasi shtypi u mashtrua nga loja per emerimin e Papadhimes, më në fund e kuptoi se ky ishte nje delfin, vetem i kryeministrit shqiptar.
Presioni i opozites dhe menyrat e sjelljes se Fatos Nanos, edhe me vete Papadhimen, pas dy muajsh e bene kete te fundit qe te arsyetonte me gjakftohtesi dhe te kuptonte se ishte gjetur si viktime, pavaresisht nga joshjet dhe se mund te perfundonte ca me keq. Ky eshte stili, tipi i Nanos, i cili i zgjedh bashkepunetoret me ndonje defekt dhe i ben pole te shtypit per te shpetuar vete. Ketyre ne fillim u duket heroike rezistenca, por pak nga pak shohin se si shefi i tyre, perveç te sharave qe nga nena e grate, i hedh kofomat e tyre ne duart e turmes. Keshtu Emin Barçi, pasi e gjen veten më të perkedhelurin, perfundon ne nje te papune qe flet me vete. Ne fakt, me vete duhet te flasë Fatosi e Kastrioti. Doreheqja u shkonte atyre. Papadhima nuk e zuri me zor vendin e tij. Pra,
çfare mashtrimi dhe genjeshtre mund te fusin Kastrioti dhe Fatosi tani? Normalisht, Papadhima duhej te ikte i fundit.
Që nga periudha e burgut, ku perfshihen edhe disa miq te Nanos, e deri me sot, ka shume flakje e braktisje te tilla. Bashkepunetoret e Nanos, nga joshjet per pasuri e udhetime, nga lezetet e darkave e drekave, veç kur shohin nje dite se perfundojne si mos me keq, ata qe dikur kane qene konfidente te kryeministrit. Ironik, cinik me ta, joshes si nje arixheshke, ai kthehet ne nje torturues, masakrues, pikerisht i bashkepunetoreve te vet me te afert.
Prisni dhe pak te shihni dhe nja dy te tjere qe po pergatiten per kete udhe!
Krijoni Kontakt