Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    Jezusi a.s dhe Muhamedi a.s ishin vellezer te nje besimi.




    Jezusi a.s dhe Muhamedi a.s ishin vellezer te nje besimi.



    http://profetiislam.com/islam/index....yshme&Itemid=5


    Ato besonin te njejtin Zot dhe kishin te njejtin besim pse kishin ardhur ne popuj te ndryshem dhe kishin situata te ndryshme.Ata e permenden njeri tjetrin duke ia perkujtuar pasardhesve te tyre.Keshtu Jezusi thote per Muhamedin se kur te vije Ai do ta binde boten per mekat, ndersa Muhamedi a.s thote se Kur te vije Jezusi do te zhduket mekati ne toke sepse njerzit do behen te devotshem.


    ė krishterėve shpeshherė ju pėlqen ta ballafaqojnė profetin Jezus (p.q.m.t.) me profetin Muhamed (p.q.m.t.) duke thėnė se Jezusi (p.q.m.t.) ishte pėr paqe e dashuri, ndėrsa Muhamedi pėr luftė e ligje tė ashpra. Por ne duhet tė kuptojmė se kariera e Jezusit (p.q.m.t.) qe shumė e shkurtėr pėr shkak tė largimit tė tij tė shpejtė. Po tė kishte vazhduar mė tej gjatė ardhjes tė parė pėr plotėsimin e misionit tė tij, nuk mund tė vihet nė dyshim pėrdorimi i ndonjė lloj force gjatė karierės sė tij. Ashtu siē e kemi parė, nė Dhjatėn e Re, thuhet se me ardhjen e tij tė dytė kur misioni i tij do tė plotėsohet, ai do tė pėrdorė forcėn. Madje ka dhe dėshmi se dhe gjatė ardhjes sė tij tė parė, ai nuk ishte krejtėsisht kundėr pėrdorimit tė forcės.

    Nė disa transmetime tė Ungjillit thuhet se dishepujt e tij mbanin armė, tė cilat madje njėri prej tyre i pėrdori. (Marku 14:47) dhe ai vetė qe nismėtari i kėsaj armėpajisje tė dishepujve (Luka 22:35-38), megjithėse studiuesit e ungjillit nė shumė forma kontradiktore pėrpiqen tė minimizojnė futjen e kėtyre transmetimeve. Thuhet se ai ka thėnė qė nuk erdhi me paqe por me shpatė. (Mateu 10:34-39; Luka 12:51-53, 14:2627). Ai pėrmbysi sofrat e tregtarėve nė tempullin e Jeruzalemit (Marku 11:15-19; Mateu 21:12-17; Luka 19:45-48; Gjoni 2:13-22), qė dėshmon ushtrimin e njė force fizike. Madje disa dijatarė kanė thėnė se dishepujt e tij ishin tė mirėarmatosur dhe ata erdhėn nė Jeruzalem pėr tė ēliruar Palestinėn nga romakėt, por nuk mund tė flitet me siguri pėr vėrtetėsinė e saj.

    Nėse misioni i Jezusit (p.q.m.t.) do tė ishte pėrmbushur gjatė detyrės sė tij nė tokė, do t’i ngjante shumė profetit Muhamed (p.q.m.t.). Ndėrsa nė anėn tjetėr, nėse profeti Muhamed (p.q.m.t.) do tė ishte vrarė gjatė migrimit nga Meka, do dukej shumė si profeti Jezus (p.q.m.t.). Profetėt dhe tė dėrguarit e Zotit (p.q.m.t.), nė thelb apo nė esencė kanė tė njėjtin shpirt. Ndonjė ndryshim qė mund tė haset mes tyre vjen si rezultat i qėllimit tė punės dhe rrethanave nė tė cilat vepronin.

    Forca ushtrohet zakonisht brenda njė sistemi ligjesh tė vėna nga autoritete pėrkatėse. Nė tė shumtėn e rasteve, luftėrat dhe dhuna janė rezultat i mungesės sė kėtij sistemi ligjesh dhe autoriteteve tė duhura pėr ushtrimin e tyre. Kėshtu ishte dhe rasti nė gadishullit arab ku fise tė ndryshme jetonin pa ndonjė system tė mirėpėrcaktuar ligjesh dhe nė mungesė tė autoriteteve tė duhura pėr ta ushtruar atė. Nė tė vėrtetė, bota nė tėrėsi ka qenė nė po tė njėjtat rrethana gjer mė tash. Shpeshherė, luftėrat ndodhin sepse nuk ka njė sistem tė mirėthemeluar ligji dhe autoritete pėr ushtrimin e tij. Njė system i tillė filloi tė gjallėrojė ngadalė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Por njė proces i tillė nuk mund tė vazhdojė pa parimet e besimit nė Zot dhe nė Botėn Tjetėr dhe pa ndjenjat e vėllazėrisė. Pjesė e misionit islam ėshtė dhe themelimi i kėtyre parimeve nė kėtė botė dhe vendosja e paqes dhe stabilitetit nė tė. Pra, nėpėrmjet asaj qė arriti profeti (p.q.m.t.) nė Arabi duke bashkuar zemrat e shumė fiseve arabe, Islami kėrkon tė arrijė nė mbarė botėn bashkimin e kombeve dhe grupeve tė ndryshme dhe t’i bashkojė ata nėn petkun e vėllazėrisė nė adhurim tė tė Vetmit Zot tė Vėrtetė.

    Ashtu siē dihet mjaft mirė, profeti Muhamed (p.q.m.t.) u pėrfshi nė luftė, nė tė shumtėn e rasteve pėr arsye vetmbrojtjeje. Ushtrimi i forcės lind nga dashuria. Para ardhjes sė profetit (p.q.m.t.), Arabia ishte e populluar nga fise qė nuk drejtoheshin nga i njėjti system ligjor i ushtruar nga ndonjė autoritet i njohur ligjėrisht. Nuk ekzistonte ndonjė mekanizėm pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve tė cilat shpeshherė ēonin nė gjakmarrje qė vazhdonin pėr breza me radhė. Profeti Muhamed (i bashkoi kėto fise nėn njė vėllazėri tė vetme) nė mėnyrė qė dhuna tė zhdukej. Pėr kėtė vėllazėri, Kurani na drejtohet si vijon: “Pėrkujtoni nimetin e Allahut ndaj jush kur ju ishit tė armiqėsuar e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinė e Tij aguat vėllezėr. Madje ishit nė buzė tė greminės sė xhehennemit, e Ai ju shpėtoi prej tij. Po kėshtu Allahu jua sqaron juve argumentet e veta qė tė gjeni tė vėrtetėn e lumtur.” (Kuran 3:103)

    Gjatė gjithė betejave qė zhvilloi profeti (p.q.m.t.) u vranė vetėm disa qindra veta. Dhe pas fitores tė gjithė ata qė pėr vite me radhė kishin luftuar profetin (p.q.m.t.) u falėn. Kėtu nuk flitet pėr njė trajtim tė kundershtuesve ashtu siē e shohim nė Bibėl. Kur u pushtua Meka, Kurani nuk e urdhėroi profetin (p.q.m.t.) tė vriste ēdo gjė qė nxirte frymė, por pėrkundrazi ju drejtua me kėto fjalė: “Kur erdhin ndihma e Allahut dhe ēlirimi. Dhe ti i pe njerėzit qė po hynin turma- turma nė fenė e Allahut. Ti, pra, lartėsoje emrin e Zotit tėnd duke falenderuar dhe kėrko tek Ai falje. Ai vėrtet pranon shumė pendimin, ėshtė mėshirues i madh.” (Kuran 103:1-3)

    Lufta kėrkon njė farė konsolidimi tė trupave dhe Kurani (60:1-6) i sjell pasuesit e tij nė njė marshim luftarak. Por nė mes tė pėrgatitjeve tė muslimanėve pėr luftė, ofrohet mundėsia pėr dashuri dhe mirėkuptim me palėn armike. “Pritet qė Allahu tė vėri miqėsi ndėrmjet jush dhe atyre qė kishit armiqėsi. Allahu ėshtė i fuqishėm, Ai fal mėkatet, ėshtė mėshirues.” ( Kuran: 60:7) Nuk ka dyshim se nxitja e dhunės nuk buron aspak prej hyjnores, por kjo nuk do tė thotė se ndonjė apo ēdo vepėr ku ushtrohet dhunė ėshtė e gabuar. Ka raste ku dhuna ushtrohet pa asnjė lloj motivi, pa pikėn e arsyes dhe kjo nuk ėshtė aspak e drejtė por ka dhe raste kur ushtrimi i dhunės ėshtė i pashmangshėm dhe i justifikueshėm. Islami ėshtė kundėr sė parės dhe lejon tė dytėn nė pėrmasa dhe kufij tė caktuar. Profeti Muhamed na tregoi mjaft qartė se sa mjeshtėrisht arriti t’i kombinojė kėto tė dya, dashurinė dhe forcėn
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #2
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Ebu Hurejrah ka thene se i Derguari i Allahut Muhamedi a.s ka thene,

    “Ne (Muslimanet) jemi te fundit (qe do te vijme), por (do jemi) me te shumtit ne Diten e Gjykimit, dhe te paret qe do te hyjme ne Parajse…” deri ne fund te ketij Hadithi.

    Mateu thote se Jezusi ka thene

    Por shumė tė parė do tė jenė tė fundit, dhe shumė tė fundit do tė jenė tė parėt".(Mateu 19/30)
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-09-2010
    Postime
    75
    Muhameti ka jetuar pas Jezusit dhe nuk i qendroi Fjales se Jezusit.po ta kishte bere kete do te ishte nje dishepull i Jezusit.por ai e hodhi poshte kete duke trasformuar ate qe Jezusi thoshte du ke formuar nje sekt te ri per interesat e tij nacionale arabe.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Postime
    110
    Pajtohem plotesisht me konstatimin Jezusi a.s dhe Muhamedi a.s ishin vellezer te nje besimi.

    Menyra e shpalljes se fese ishte ndryshe per shkak te rrethanave dhe momentit ku ndodhej njerezimi.
    Menyra e propagimit te fese eshte zgjedhe nga Allahu e jo nga profetet.

  5. #5
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Citim Postuar mė parė nga Agim Shkodra Lexo Postimin
    Muhameti ka jetuar pas Jezusit dhe nuk i qendroi Fjales se Jezusit.po ta kishte bere kete do te ishte nje dishepull i Jezusit.por ai e hodhi poshte kete duke trasformuar ate qe Jezusi thoshte du ke formuar nje sekt te ri per interesat e tij nacionale arabe.
    Ti ngatarron Muhamedin a.s profetin e Zotit me Palin i cili per interesat e sektit te tij farise shpiku ringjalljen ndryshe nga saducenjte qe nuk e besonin ate.Per shkak se ishte kryetari i sektit te Nazaretasve shpiky 66 pjese te bibles dhe nga nje vrases apostujsh na u be nje i shenjte duke vendosur letrat e tij si liber te Zotit.

    Jezusi deklaron se Zoti i apostujve ishte Zoti i Tij.

    Gjonit 20/ 17: "…por shko tek vėllezėrit e mi dhe thuaj atyre se unė po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, tek Perėndia im dhe Perėndia juaj."


    Ne kuran Jezusi deklaron

    El-Maide/ 117: "Unė nuk u kam thėnė tjetėr atyre vec asaj qė ti mė urdhėrove: Tė adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj…"

    Renia me fytyre ne toke e Jezusit dhe Muhamedit a.s

    48:29.
    Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut, e ata qė janė me tė (sahabėt) janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve, janė tė mėshirshėm ndėrmjet vete, ti i sheh kah pėrulen (nė rukuė), duke rėnė me fytyrė nė tokė (nė sexhde), e kėrkojnė prej All-llahut qė tė ketė mėshir dhe kėnaqėsinė e Tij ndaj tyre. Nė fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmės sė sexhdes. Pėrshkrimi i cilėsive tė tyre ėshtė nė Tevrat dhe po ky pėrshkrim ėshtė edhe nė Inxhil. Ata janė si njė farė e mbjellė ku mbin filizi i vet, e ai trashet, pėrforcohet dhe qėndron nė trungun e vet, ajo e mahnit mbjellėsin. (All-llahu i shumoi). Pėr t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarėve. All-llahu atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira u premtoi falje tė mėkateve dhe shpėrblim tė madh.


    Dhe si shkoi pak perpara (Jezusi) ra me fytyre ne toke dhe u lut (mateu 26-39)

    Jezusi dhe Muhamedi a.s besonin vetem Nje Zot dhe jo ne trini.

    Kurani madheshtor per Monotezimin

    112. Ihlas
    1. Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė!
    2. All-llahu ėshtė Ai qė ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė.
    3. As s'ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.
    4. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė.

    4:36.
    Adhurone All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė gje ne adhurim, sillnu mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve, ndaj jetimėve, ndaj tė varfėrve, ndaj fqiut tė afėrt, ndaj fqiut tė largėt, ndaj shokut pranė vetes, ndaj udhėtarit tė largėt dhe ndaj robėrve. All-llahu nuk e do atė qė ėshtė kryelartė dhe atė qė lavdėrohet.

    Jezusi per Monoteizmin

    Markut 12/ 28-34: "28. atėherė njė nga skribėt qė e kishte dėgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se si iu ishte pėrgjigjur mirė iu afrua dhe e pyeti: Cili ėshtė I pari I tė gjitė urdhėrimeve? 29. Dhe Jezusi iu pėrgjigj: -Urdhėrimi I parė I tė gjithėve ėshtė: Dėgjo, o Izrael! Zoti, Perėndia ynė ėshtė I vetmi Zot. 30. Dhe, duaje Zotin, Perėndinė tėnd me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd, me tė gjithė mėndien tėnde e me tė gjithė forcėn tėnde! Ky ėshtė I pari urdhėrim. 31. Dhe I dyti I ngjan kėtij: Duaje tė afėrmin tėndi porsi vetveten. Nuk ka urdhėrim tjetėr mė tė madh se kėta. 32. Atėherė skribi I tha: Mirė mėsues, the sipas tė vėrtetės se ka vetėm njė Perėndi dhe s'ka asnjė pėrvec Tij, 33. dhe ta duash me gjithė zemėr, me tė gjithė mėndien, me gjithė shpirti e me gjithė forcė dhe ta duash tė afėrmin porsi vetvetja vlen mė tepėr se sa tė gjithė olokaustet dh fllijimet. 34. Dhe Jezusi duke e parė se ai ishte pėrgjigjur me mend, I tha: Ti je nuk larg nga mbretėria e Perėndisė. Dhe mė askush nuk guxoi mė ta pyesė."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 16-06-2011 mė 05:12
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Postime
    553
    qe te dy kane qene vlezer te nje besimi , qe te dy kane qene musliman.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar mė parė nga Agim Shkodra Lexo Postimin
    Muhameti ka jetuar pas Jezusit dhe nuk i qendroi Fjales se Jezusit.po ta kishte bere kete do te ishte nje dishepull i Jezusit.por ai e
    hodhi poshte kete duke trasformuar ate qe Jezusi thoshte du ke formuar nje sekt te ri per interesat e tij nacionale arabe.
    Ne edim se Muhamedi as,ka jetua pas tederguarit isait as,por nuk esht e vertet se ai nuk i qendroj fjales se isait as,po ashtu ne i dim se ne kohen e ises as nuk ka pas ndonje fe dominante sepse fe nuk ka pas ,por i derguar isa as ,ka prediku meshiren e Zotit dhe besimin ne krijusin e gjdogjeje ne toke e ne qiell,duke ia ber me dije njerzeve te deshpruar se egziston krijusi qe do te kujdeset per krijesat e tije shkurt .

    Muhameti as ,azgje nuk ka hedhur poshte nga isai as ,por disa njerz ket e kan shfrytezue per interesat e tyre personale ,me arrdhjen e Muhametit as ,Allahu ka pregadite perfundimish trijufin ndaj njerzeve qe kan qen mohus ndaj krijusit e meshirusit,vullnetin Allahu xh sh e ka arrit me ndihmen e Muhameti dhe isait as ,prandaj Ai ka zbrit Kuranin e Madhurum me nje pasterti hyjnor dhe ka shpalur fen e njerzimit fen Islame per te gjith njerzimin ne toke ...ket edin edhe ti apo ?...shkur shqip.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-09-2010
    Postime
    75
    Citim Postuar mė parė nga dijetari Lexo Postimin
    Ne edim se Muhamedi as,ka jetua pas tederguarit isait as,por nuk esht e vertet se ai nuk i qendroj fjales se isait as,po ashtu ne i dim se ne kohen e ises as nuk ka pas ndonje fe dominante sepse fe nuk ka pas ,por i derguar isa as ,ka prediku meshiren e Zotit dhe besimin ne krijusin e gjdogjeje ne toke e ne qiell,duke ia ber me dije njerzeve te deshpruar se egziston krijusi qe do te kujdeset per krijesat e tije shkurt .

    Muhameti as ,azgje nuk ka hedhur poshte nga isai as ,por disa njerz ket e kan shfrytezue per interesat e tyre personale ,me arrdhjen e Muhametit as ,Allahu ka pregadite perfundimish trijufin ndaj njerzeve qe kan qen mohus ndaj krijusit e meshirusit,vullnetin Allahu xh sh e ka arrit me ndihmen e Muhameti dhe isait as ,prandaj Ai ka zbrit Kuranin e Madhurum me nje pasterti hyjnor dhe ka shpalur fen e njerzimit fen Islame per te gjith njerzimin ne toke ...ket edin edhe ti apo ?...shkur shqip.
    Dijetar!
    Athere nese Muhameti eshte ne drejtesine e Zoti,perse nuk thote te verteten per Jezusin,por thote qe Ai eshte nje profet,dhe une Muhameti jam profeti i fundit?
    Ne ungjillin e Mateut shkruhet ,kapitulli 16,rrjeshti 13-17 :
    13 Pastaj Jezusi,mbasi arriti ne krahinen e Cesares se Filipit,i pyeti dishepujt e vet:"Kush thone njerezit se jam une,i Biri i njeriut?"
    14 Dhe ata thane:"Disa Gjon Pagezori,te tjere Elia,te tjere Jeremia,ose nje nga
    profetet."
    15 Ai u tha atyre: "Po ju,kush thoni se jam une?.
    16 Dhe Simon Pjetri,duke u pergjigjur tha:" Ti je Krishti,Biri i Perendise se gjalle."
    17 Dhe Jezusi duke u pergjigjur u tha:" I lumtur je ti o Simon,biri i Jonas,sepse
    kete nuk ta zbuloi as mishi as gjaku,por Ati im qe eshte ne qiej.................."
    Kjo gje eshte e deshmuar edhe nga ungjijte e tjere dhe nga gjithe Bibla.
    Keshtu qe Muhameti tregon gjysmat e te vertetave ne lidhje me Jezusin,ose nuk i ka kuptuar si gjithe bota e athershme,perfshire dhe ebrejte,ose nuk deshiron te thote te verteten per interesat e tij nacionale arabe.
    Duke qene se populli arab vjen nga Ismaeli ,biri i Abrahamit dhe ebrejte vijne nga Isaku ,biri i premtuar Abrahamit nga Zoti,te dy keta popuj ne kohen e kaluar,kohen e Jezusit,nuk e pranuan te verteten e tij dhe per kete e kryqezuan,por gjithēka ishte sipas planit te Perendise,sepse s'kishte rruge tjeter per te pajtuar mekataret me Perendine: Ungjilli i Gjonit 3:16 thote:
    16 Sepse Perendia e deshi aq boten,sa dha Birin e tij te vetemlindurin qe,kushdo qe beson ne te te mos humbas,por te kete jete te perjetshme.

    Kjo eshte e verteta Dijetar,kush beson ne kete te vertete eshte i shpetuar nga gjykimi i ardhshme i Perendise: Sepse beson ne Birin e Perendise ,Jezus Krishtin.
    Pershendetje.

  9. #9
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Citim Postuar mė parė nga Agim Shkodra
    Atehere nese Muhameti eshte ne drejtesine e Zoti,perse nuk thote te verteten per Jezusin,por thote qe Ai eshte nje profet,dhe une Muhameti jam profeti i fundit?
    E verteta pa dyshim qe thuhet ne Kuran.Shikoje ajetin

    Ne Kuran Jezusi quhet Mesih=Mesia ose si e keni perkthyer ne gjuhen greke Krisht

    4:171.
    O ithtarėt e librit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė pėr All-llahun, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė. Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetėm i dėrguar i All-llahut. Ishte fjalė e Tij (bėhu) qė ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymė (shpirt) nga Ai. Besonie pra All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij e mos thoni: "Tre" (trini). Pushoni (sė thėni), se ėshtė mė mirė pėr ju. All-llahu ėshtė vetėm njė All-llah; larg qoftė asaj qė Ai tė ketė fėmijė. Ē'ka nė qiej dhe ēka nė tokė ėshtė vetėm e Tij. Mjafton qė All-llahu ėshtė planifikues i pavarur.


    9:30.
    ..., e tė krishterėt thanė: Mesihu ėshtė djalė i All-llahut. Ato ishim thėnie tė tyre me gojėt e tyre (fraza tė thata), qė imitojnė thėniet e jobesimtarėve tė mėhershėm(greke-romake). All-llahu i vraftė, si largohen (nga e vėrteta)!



    Citim Postuar mė parė nga Agim Shkodra
    Ne ungjillin e Mateut shkruhet ,kapitulli 16,rrjeshti 13-17 :
    13 Pastaj Jezusi,mbasi arriti ne krahinen e Cesares se Filipit,i pyeti dishepujt e vet:"Kush thone njerezit se jam une,i Biri i njeriut?"
    14 Dhe ata thane:"Disa Gjon Pagezori,te tjere Elia,te tjere Jeremia,ose nje nga
    profetet."
    15 Ai u tha atyre: "Po ju,kush thoni se jam une?.
    16 Dhe Simon Pjetri,duke u pergjigjur tha:" Ti je Krishti,Biri i Perendise se gjalle."
    17 Dhe Jezusi duke u pergjigjur u tha:" I lumtur je ti o Simon,biri i Jonas,sepse
    kete nuk ta zbuloi as mishi as gjaku,por Ati im qe eshte ne qiej................

    Kjo gje eshte e deshmuar edhe nga ungjijte e tjere dhe nga gjithe Bibla.
    Agim ne ungjijte e tjere biblike nuk thuhet "Bir i Perendise" por vetem "Krishti".

    Keshtu tek versioni biblik i Lukes, Pjetri pergjigjet "Ti Je Krishti i Perendise" dhe Luka se perdor fare fjalen "Bir i Perendise".

    20 Dhe ai u tha atyre: "Po ju, kush thoni se jam unė?". Atėherė Pjetri duke u pergjigjur tha: "Krishti i Perėndisė".
    21 Atėherė ai i porositi rreptė dhe i urdhėroi tė mos i tregojnė kurrkujt,
    22 duke thėnė: "Birit tė njeriut i duhet tė vuajė shumė gjėra, ta pėrbuzin pleqtė, krerėt e priftėrinjve dhe skribėt, ta vrasin dhe tė tretėn ditė tė ringjallet".,(Luka 9 )

    Te njejten gje edhe tek Marku

    27 Pastaj Jezusi shkoi bashkė me dishepujt e vet ndėr fshatrat e Cesaresė sė Filipit; dhe gjatė rrugės i pyeti dishepujt e vet duke u thėnė atyre: "Kush thonė njerėzit se jam unė?".
    28 Ata u pėrgjigjėn: "Disa Gjon Pagėzori, tė tjerė Elia, dhe tė tjerė njė nga profetėt".
    29 Dhe ai u tha atyre: "Po ju, kush thoni se jam?". Dhe Pjetri, duke iu pėrgjigjur i tha: "Ti je Krishti".
    30 Atėherė ai i urdhėroi rreptėsisht qė tė mos i tregojnė askujt pėr tė.(Marku 8)


    Pra fjala tek Mateu "ti je Bir i Perendise" eshte nje shtese biblike te cilen Luka dhe Marku nuk e thojne.Pra kemi dy qe nuk e thojne por deshmojne se jezusi eshte Mesia-Krishti dhe kemi ndryshimin tek Mateu qe fut fjalen Bir i Perendise.

    Nese e veren pyetjen e Jezusit do te kuptosh qarte tekstin biblik


    Kush thone njerezit se jam une,i Biri i njeriut?"

    Pra Jezusi e quan veten Bir i Njeriut, ndersa Mateu e ka shtuar pjesen Bir i Zotit e cila nuk permendet nga Marku dhe Luka.


    Po keshtu ne bible tregohet se Jezusi i ndaloi rreptesisht njerzit ti thonin atij Bir i Zotit por ta quanin ate vetem Mesia.

    "Shuma veta i liroi nga shpirtarat e keqinj; dhe keta bertiten: "Ti je Biri i Perendise". Por Jezusi i urdheroi rreptesisht tė mos flitnin sepse e dinin qe ai ishte Mesia". (Luken 4/41)

    Pra ketu nuk genjen Muhamedi a.s profeti I Zotit per te cilin Jezusi deshmoi por ketu genjen bibla dhe Pali i cili shpiku teorine e bir te Zotit.

    Pastaj shkoi menjehere ne sinagoga dhe predikoi pėr Jezusin si Birin e Perendise".(Veprat e Apostujve 9/20)

    Nuk ka asnje reference Biblike qe Jezusi ta quaj veten e tij bir te Zotit, perkundrazi ai cdo here ka thene Bir I Njeriut duke folur per veten e Tij.

    32 Dhe kushdo qė flet kundėr Birit tė njeriut do tė falet (Mateu 12)

    Po keshtu jezusi e Ndaloi dhe Hyjnizimin nga Bir njeriu ne Zot.Ai e quajti veten te derguar te Zotit(profet)


    "Kur ta keni lartėsuar Birin e njeriut, atėherė do tė njihni se unė jam, dhe se nuk bėj asgjė prej vetvetes, por i them kėto gjėra ashtu si Zoti mė ka mėsuar.Dhe ai qė mė ka dėrguar ėshtė me mua; Zoti s'mė ka lėnė vetėm, sepse bėj vazhdimisht gjėrat qė i pėlqejnė".(Gjoni 8/27-29)


    Pra Jezusi ishte profet sikurse erdhi kjo fjale prej Engjellit te Zotit dhe ai eshte bir njeriu sikurse thote vete Jezusi dhe jo bir i Zotit sic predikoi Pali apo e ndryshoi Mateu.



    34 Dhe Maria i tha engjėllit: "Si do tė ndodhė kjo, pėrderisa unė nuk njoh burrė?".
    35 Dhe engjėlli duke u pėrgjigjur, i tha: "Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ty dhe pushteti i Shumė tė Lartit do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj i shenjti qė do tė lindė prej teje do tė quhet profet i Perėndisė. (Luka 1/26-38)

    Prandaj Kurani thote qe fjala Bir i zotit eshte shpifje dhe trillim nga njerzit\


    9:30.
    ..., e tė krishterėt thanė: Mesihu ėshtė djalė i All-llahut. Ato ishim thėnie tė tyre me gojėt e tyre (fraza tė thata), qė imitojnė thėniet e jobesimtarėve tė mėhershėm(greke-romake). All-llahu i vraftė, si largohen (nga e vėrteta)!
    .

    88. Ata( krishteret) thanė: "I Gjithėfuqishmi(Zoti) ka fėmijė".
    89. Ju (jobesimtarė) vėrtet sollėt njė fjalė shumė tė shėmtuar.
    90. Aq tė shėmtuar sa gati u copėtuan qiejt, gati pėlciti toka dhe gati u shembėn kodra nga ajo (fjalė).
    91. Pėr atė se tė Gjithėmėshirshmit i pėrshkruan fėmijė.
    92. E tė Gjithėmėshirshmit nuk i takon tė ketė fėmijė.
    93. Nuk ka tjetėr, vetėm se githė ēka ėshtė nė qiej e nė tokė ka pėr t'iu paraqitur Zotit si rob.(Merjem)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 17-06-2011 mė 02:30
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  10. #10
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Jezusi dhe Muhamedi a.s nuk e dinin se ku do te ndodhe ekzaktesisht dita e Kijametit por ato vetem kane lajmeruar per shenjat e tij.Oren e tij e di Vetem Zoti.


    Jezusi thote
    31 Qielli dhe toka do tė kalojnė, por fjalėt e mia nuk do tė kalojnė``.
    "Por askush nuk e di diten as oren kur do te ndodh kjo askush, as engjell ne qiell, as biri, vetem Zoti e di." (Marku 13/32)


    7:187.
    Ata tė pyesin ty (Muhamed) rreth Orės (sė Kiametit). Thuaju: “Atė e di vetėm Zoti im. Kohėn kur do tė ndodhė ajo, do ta tregojė vetėm Ai. Do tė jetė e rėndė pėr qiejt dhe Tokėn, do t’u vijė krejtėsisht papritmas”. Ata tė pyesin, a thua se ti di diēka pėr tė. Thuaj: “Kėtė e di vetėm Allahu, ndėrsa shumica e njerėzve nuk e dinė (pse kjo gjė ėshtė e fshehtė).”


    Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjithashtu transmetohet se ka thėnė:

    "Njė ditė ishim duke ndejur te i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur u duk njė njeri me rroba shumė tė bardha dhe flokė shumė tė zeza. Nė tė nuk hetohej shenja e udhėtimit dhe askush prej nesh nuk e njohėm. U ulė pranė tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke i mbėshtetur gjunjėt e vet nė gjunjėt e tij, i vendosi duart e veta nė kofshėn e tij dhe tha:

    'O Muhammed, mė trego ē'ėshtė Islami?' I Dėrguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: 'Islami ėshtė tė dėshmosh qė nuk ka zot tjetėr, pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i Zotit, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjėrosh ramazanin, ta vizitosh Ka'ben nėse ke mundėsi ta bėsh kėtė!' Ai tha: 'Tė vėrtetėn e the!' Ne u ēuditėm: po e pyet dhe po ia vėrteton. Ai tha: 'Mė trego, ē'ėshtė imani?' (Pejgamberi) tha: 'Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, tė Dėrguarit e Tij, Ditėn e fundit dhe tė besosh nė tė caktuarit e Tij tė tė mirės dhe tė keqes.' Tha: 'Tė vėrtetėn e the.' Tha: 'Mė trego ē'ėshtė ihsani?' (Pejgamberi) tha: 'Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Atė, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atė, Ai vėrtet tė sheh ty.' Tha: 'Mė trego ē'ėshtė ēasti (i fundit, dita e shkatėrrimit)?' (Pejgamberi) tha: 'Pėr kėtė i pyeturi nuk di mė shumė nga ai i cili pyet.''Mė trego mbi shenjat e tij?' Tha: 'Kur robėresha t'i lind vetes zonjushė, kur tė shihen barinjtė kėmbėzbathur, tė zhveshur e tė mjerė se si garojnė nė ndėrtimin e godinave tė mėdha.' Pastaj shkoi, kurse unė mbeta i habitur. Pastaj (i Dėrguari) tha: 'O Umer, a e njeh atė qė mė pyeti?' Thashė: 'All-llahu dhe i Dėrguari i Tij mė sė miri e di.' Tha: 'Vėrtet ky qe Xhibrili(Engjelli Gabrieli), erdhi t'ua mėsojė fenė tuaj'."

    (Muslimi)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 17-06-2011 mė 03:01
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •