Behet fjale per kopjimin e nje hard drajvi te vjeter me windows brenda,dhe futjen e komplet kapacitetit mbajtes te hard drajvit te vjeter ne nje hard drajv te ri,te sapo blere ne dyqan me kapacitet te madh,ne kete rast 1.5TB(1500GB)
Si fillim studiohet hapesira ne hard drajvin e vjeter,sa hapesire eshte e zene me data,sa hapesire eshte e lire. Figura poshte.
Ky tutorial ka vlere shume ne rastet kur ke blere nje hard drajv te ri ne dyqan dhe do te transferosh komplet windowsin dhe materiale te tjera nga
hard drajvi i vjeter ne ate te ri.
Arsyet e transferimit.
1.Hard drajvi i vjeter ben zhurme dhe eshte drejt ngordhjes.
2.harddrajvi i vjeter ka kapacitet shume te vogel psh 40 GB
3.Ne hard drajvin e vjeter ka ngelur shume pak hapesire e lire.
4.Ne kompjuter jane 3 hard drajva me kapacitet mesatar dhe don
qe materialin e tyre ta kalosh ne nje hard drajv te ri,pra te eleminosh tre hard drajva dhe
mbash vetem nje me kapacitet te madh.Me mbajtjen vetem te nje hard drajvi ne vend
te 3 hard drajverave ul shume edhe nxehtesine ne kompjuter, ka me shume hapesire e lire ne
brendesi te kompjuterit,qarkullim me i mire i ajrit nga ventilatoret dhe rregjim me i mire temperature,
Madherbordi dhe pjese te tjera brenda ne kompjuter jetojne me gjate si pasoje e temperaturave jo te larta.
Krijoni Kontakt