LDK: Rexhepi, joserioz me deklarata
E hėne 11 korrik 2011 12:31
Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka bėrė moto tė mospunės sė tij ndryshimin e qėndrimeve. Kėshtu vlerėson Lidhja Demokratike e Kosovės, pėrmes njė komunikate, duke komentuar deklarimin e fundit tė ministrit Rexhepi rreth mos-konfiskimit tė dokumenteve tė Serbisė nė Kosovė.
LDK vlerėson se njėsoj si Qeveria, ministri Rexhepi ēdo ditė paraqitet me deklarime kontradiktore, me tė cilat krijon huti nė opinion, ndėrsa vetė ridėshmon se Qeveria nuk ka platformė pune, nuk ka vizion dhe as seriozitet.
Deklarimi i fundit i Ministrit Rexhepi se Policia e Kosovės do tė jetė tolerante dhe nuk do ti konfiskojė dokumentet e reja tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė, qė iu lėshon serbėve tė Kosovės deri nė zbatimin e marrėveshjeve tė arritura mes Prishtinės e Beogradit, dėshmon edhe njė herė se kjo Qeveri po rrezikon seriozisht elementet e shtetėsisė sė Kosovės, thuhet nė komunikatėn e LDK-sė.
Sipas LDK-sė, ministri Rexhepi si duket i ka harruar deklaratat e forta dhe vendimin e tij (sa ishte nė dorėheqje) pėr konfiskimin e targave tė Serbisė, tė lėshuara pėr rajonet e Kosovės.
LDK-ja i bėn thirrje Qeverisė sė PDK-sė qė tė mos dėmtojė interesat e vendit, tė institucioneve dhe tė qytetarėve tanė. LDK-ja konsideron se ēėshtjet e shtetit nuk guxojnė tė bėhen objekt deklarimesh joserioze dhe tė papėrgjegjshme. Kėto nuk janė ēėshtje private tė Rexhepit e as vetėm ēėshtje tė Qeverisė, por u takojnė tė gjitha institucioneve dhe qytetarėve tė Republikės sė Kosovės, thuhet nė komunikatėn e LDK-sė.
Origjinalin
kėtu
Krijoni Kontakt