Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1

Tema: Martesa

  1. #1
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    Martesa

    U be spunto nje teme qe ishte hapur ne forum nga Albo dhe fliste per familjen e Kastriotit.Po ashtu dhe pyetjet qe shume i drejtohen muslimaneve qofshin keto pyetje nga krishteret apo besimtaret pa fe.

    Ne kete teme do trajtojme Martesat ne kohe te ndryshme qe lidhen me Poligamine(Martesen me shume gra), Endogamine(Martesen brenda fisit) dhe trajtime te tjera ne lidhje me martesen.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=136981

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nga kjo martesė lindėn sipas kėtij dokumenti dy fėmijė. Gjoni i ri nė vitin 1456 dhe Vojsava e re, data e lindjes tė sė cilės nuk jepet. Arsyet nė kėtė rast duhen hetuar mė tej nga historianėt. Pra, sot jemi nė gjendje tė themi se Gjergj Kastrioti e ruajti traditėn jo vetėm tė fisnikėrisė feudale por edhe atė shqiptare tė ripėrtėritjes sė emrave, duke u vendosur fėmijėve tė tij emrat e prindėrve si: Gjon dhe Vojsava. Por nė kėtė pikė dokumenti na jep edhe njė tė dhėnė tjetėr, qė pėrket tashmė fushės sė sociologjisė, e cila flet pėr dukurinė e endogamisė tek shqiptarėt, siē ėshtė martesa brenda grupit, racės, fisit apo kategorisė shoqėrore.

    Nė traditėn shqiptare endogaminė e kemi ndeshur nė disa krahina dhe qytete, ku familjet me origjinė nga radhėt e fisnikėrisė feudale osmane dhe disa familje tė pasura, gjatė shekujve XVIII-XIX, pėr tė mos lejuar humbjen e pronave apo pėrpjesėtimin e tyre, bėnin lidhje martesore midis kushėrinjve tė rendit tė afėrt. Kėshtu gjenealogjia e Kastriotėve na tregon se dukuria nė fjalė ekzistonte ndėr shqiptarė qysh prej shekullit tė XV-tė dhe fakti qė e dėshmon kėtė gjė ėshtė martesa e Vojsavės sė re, vajzės sė Skėndėrbeut me Stefan Cėrnojeviēin (Stefano Balscia Czernojevic), princin e Malit tė Zi, i cili ishte edhe kushėriri i parė i saj.

    Sipas dokumentit, Stefan Cėrnojeviēi, ishte njėri nga tre djemtė qė motra e Skėndėrbeut, Mara, kishte nga martesa e saj me Jovan Cėrnojeviēin princin e Malit tė Zi (Stefani, Gjergji dhe Jovani).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 13-07-2011 mė 03:31
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •