I Dërguari i Allahut ishte shembull i mirë për sjelljen dhe përgjigjet e mençura.
Të gjitha veprimet e tij ishin për t’u marrë shembull dhe të gjitha përgjigjet kishin mençuri.
Ja disa prej tyre:
- Një beduin e pyeti të Dërguarin e Allahut: Kur do të bëhet Kiameti, o i Dërguari i Allahut?
- Çfarë ke përgatitur ti për të? – i thotë ai.
- Nuk kam përgatitur shumë falje, agjërime dhe lëmoshë, por e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij.
- Ti do të jesh me atë që do, - i tha Profeti. 292
Shiko se si me këtë përgjigje të urtë, Profeti (salallahu alejhi ue selem) e zhvendosi shqetësimin e pyetësit nga diçka që nuk ka dobi, në diçka që i bën dobi, pa e ndjerë edhe vetë pyetësi. Por nëse Profeti (salallahu alejhi ue selem), për shembull, do t’i kishte thënë: “Nuk e di se kur do të bëhet Kiameti!” Ndoshta për këtë beduin kjo përgjigje do të kishte lënë ndonjë përshtypje jo të mirë, për shkak se ishte një musliman i ri dhe i paditur. Ndaj urtësia e desh që Profeti t’i largohej një përgjigjeje që nuk kishte asnjë dobi për të, në një tjetër që kish dobi për besimin e tij dhe i vlente për botën tjetër, i vlente edhe gjithë umetit pas tij.
I Dërguari i Allahut tha: “Çfarë ke përgatitur ti për të?” dhe kështu beduini u largua nga pyetja e tij dhe mori atë çka i vlente. I bekuar nga Allahu qoft ë ky mësues i madh!
- Kur një beduin urinoi në xhami, shokët e Profetit iu vërsulën, por ai i ndaloi dhe beduini tha: O Zot, më mëshiro mua e Muhamedin dhe asnjë tjetër! Dhe Profeti (salallahu alejhi ue selem) i tha: “E kufi zove shumë (mëshirën)!”293 Në vend që ai të thoshte, p.sh: “Th e diçka pa vlerë!”, tha atë që duhej të thoshte. Ç’edukator i madh!
- Kur një njeri i kërkoi t’i lante borxhin dhe u soll ashpër me të, shokët e Profetit (salallahu alejhi ue selem) u bënë gati ta sulmonin, por ky u tha:
“Lëreni! Sepse ai është në të drejtë e i takon të flasë.” Më pas tha: “Jepini një deve si deveja e tij!
- O i Dërguari i Allahut, nuk kemi gjetur veçse deve më të mirë se ajo e tij!
“Jepjani! Më i miri prej jush është ai që shlyen borxhin me diçka më të mirë.”294
Në fjalët e Profetit (salallahu alejhi ue selem), “Lëreni! Sepse ai është në të drejtë e i takon të flasë”, ka një qetësim të shpirtit të revoltuar, të atij që kërkon të marrë hakun e tij, sepse me këto fjalë ai e kuptoi që i Dërguari i Allahut ia njohu të drejtën. Më pas kur dëgjoi se borxhi i tij u shlye me një deve më të mirë sesa e tija, zjarri i revoltës së tij u shua plotësisht. Ç’sjellje e shembullore e Profetit (salallahu alejhi ue selem)!
Nëse do të donim t’u shkonim pas sjelljeve të Profetit (salallahu alejhi ue selem) dhe përgjigjeve të tij, do të ishim zgjatur së tepërmi dhe do të ishim larguar nga qëllimi i këtij libri.
Një nga historitë më interesante që tregohet për përgjigjet e mençura nga njerëz të urtë, është edhe kjo:Një mbret pa në ëndërr sikur të gjitha dhëmbët dhe dhëmballët i ranë përtokë! Ai pyeti një komentues, i cili i tha: O prijës! E gjithë familja jote dhe të afërmit e tu do të vdesin para teje. Mbreti u dëshpërua shumë dhe pyeti një komentues tjetër ëndrrash. Komentuesi tjetër i tha: O prijës! Mos u shqetëso, sepse ëndrra jote do të thotë se ti do të jesh më jetëgjati në familjen tënde. Dhe kështu mbreti u qetësua.
Nëse i shikon me vëmendje, do të vësh re se të dyja përgjigjet kanë të njëjtin
kuptim, me ndryshimin e vetëm se përgjigjja e parë nuk u artikulua me urtësi,
ndonëse ishte e saktë. Përgjigjja e dytë kishte edhe urtësi, edhe vërtetësi brenda, dhe shiko se çfarë efekti pati!
Nga këtu bëhet e qartë se qëllimi i kësaj teme qëndron te rëndësia e përgjigjeve të mençura dhe ëmbëlsia e ligjërimit, dhe jo te thënia e gjërave të pavërteta dhe servilizmi ndaj së keqes. Është e lejuar që thirrësi të përdorë zgjuarsinë, urtësinë dhe të marrë parasysh pasojat e çështjeve të ndryshme, ndaj mund ta thotë të vërtetën në një pamje më të pranueshme dhe me një artikulim më të zbutur.
Krijoni Kontakt