Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    Polemika, dialogu dhe debati: Rëndësia dhe qëllimi

    Polemika, dialogu dhe debati: Rëndësia dhe qëllimi


    Tematikat ne trajtim

    1-Kuptimet dhe përkufizimet
    2-Legjitimiteti i polemikës në përgjithësi dhe çka është e ndaluar
    prej saj
    3-Polemika në Kuran
    4-Ftesa për polemikë
    5-Pamje të dialogut në Kuran
    6-Pamje të debatit në Kuran
    7-Profetët e Zotit dhe polemikat
    8-Renditja e formave të polemikës
    9-Pamje polemikash nga Tradita Profetike
    10-Këshilla për debatuesin
    11-Përmbledhje


    Dihet mirë se feja islame nuk ngrihet me dhunë dhe as nuk përhapet nëpërmjet
    detyrimit. Allahu i Madhëruar thotë:

    “S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e
    shtrembëta!”El-Bekare:256.


    Në këtë fe thirret nëpërmjet prezantimit të qartë, paraqitjes së argumenteve dhe rrëzimit të së pavërtetës. Allahu i Lartësuar thotë:

    “Por Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila e shkatërron
    dhe e zhduk atë.”El-Enbija:18.




    Për këtë dhe Allahu e ka lejuar polemikën me të gjitha format e saj, ku futen edhe debati e dialogu. Këto janë nga rrugët më të rëndësishme në thirrjen për te Zoti.
    Këtu nuk kemi për qëllim të shtjellojmë me hollësi mënyrat dhe kriteret e këtyre mjeteve. Për to ka libra të veçantë dhe studime specifi ke, por do t’i kalojmë shkurtimisht.






    Kuptimet dhe përkufizimet


    Polemika(1) (xhidal), debati(2) (munadharah), dialogu)3) (hiuar) dhe lidhja
    kuptimore që këto fjalë kanë me njëra-tjetrën, janë të një rëndësie të veçantë.
    Ligjërimi i thirrësit islam duhet t’u përshtatet të gjitha situatave, për të përfshirëtë gjithë njerëzit. Siç e kemi thënë edhe më parë, njerëzit dallojnë nga të kuptuarit e tyre, kultura dhe mënyrat se si ft ohen në fe. Ndaj përdorimi i larmishëm i ligjërimit, duke u zhvendosur sa te dialogu, te debati dhe te polemika, është një nga armët më të forta të tij dhe një nga më të dobishmet për njerëzit.

    Disa gjuhëtarë janë të mendimit se fjalët: polemikë, dialog, debat, diskutim
    (munakasha)..., etj, janë sinonime dhe kanë kuptim të njëjtë ose të përafërt.(4)

    Ai që ndjek përdorimin e këtyre fjalëve në Kuran dhe në Traditën Profetike,
    do të shohë se kanë gjëra shumë të përbashkëta në kuptim, por gjithashtu kanë edhe dallime që tregojnë se çdonjëra prej tyre ka nga një kuptim të caktuar. Për shembull, Allahu e ka urdhëruar polemikën, por pa caktuar formën e jashtme të saj, ndërkohë që caktoi të ishte me mënyrën më të mirë të saj


    Ps:

    (1) Polemikë në shqip do të thotë: Diskutim i gjallë, me përgjigje e
    kundërpërgjigje, që zhvillohet ndërmjet dy a më shumë njerëzve, palëve,
    partive etj. Kur ndeshen pikëpamje të kundërta ose rrihen çështje politike,
    shkencore, letrare etj. (shih FGJSSH)
    (2) Debat në shqip do të thotë: Rrahje mendimesh ndërmjet dy a më
    shumë vetave rreth një çështjeje politike, shoqërore etj; diskutim i gjerë, i
    hapur për një çështje me rëndësi. (FGJSSH)
    (3) Dialog në shqip do të thotë: Bisedë që bëhet ndërmjet dy a me shumë
    vetave, bashkëbisedim; rrahja e një çështjeje nga dy a me shumë veta duke
    biseduar drejtpërdrejt. (FGJSSH)
    (4) Kitab “El-Xhedel” e Ibn Akilit fq 16, “El-Lisan, el-kafi je fi el-xhedel”
    fq.19.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #2
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri e këshillë të bukur dhe
    polemizo me ata në mënyrën më të mirë!”En-Nahl:125.



    Ne mund të ndeshim në historinë e Profetit tonë, por edhe të atyre që qenë para tij, raste ku kanë debatuar dhe dialoguar. Allahu, duke parë bisedën që u bë mes Profetit dhe Haules, vajzës së Thalebes, e cila po ankohej për burrin e saj, e përshkroi si polemikë dhe dialog në të njëjtën kohë.

    “Allahu i ka dëgjuar fjalët e asaj që polemizoi me ty për burrin e vet
    dhe iu ankua Atij. Allahu e dëgjon bashkëbisedimin (dialogun) tuaj,
    sepse Ai dëgjon dhe sheh gjithçka.”El-Muxhadele:1


    Allahu jobesimtarët kryeneçë i përshkruan si polemizues me të pavërtetën. Ai
    thotë:

    “Por ata që mohojnë (besimin) dhe polemizojnë me të kotën për të
    rrënuar me të të Vërtetën...”El-Kehf:56.


    Allahu disa prezantime të fesë që Profetët bënin para popujve të tyre, i quan si polemika:

    “Ata thanë: “O Nuh, ti polemizove me ne, madje e teprove polemikën
    me ne...”Hud:32


    Allahu polemikën e quan edhe ngrënie me fjalë, – rragatë në shqip, – (arabisht: mira’un), si në fjalën e Tij:

    “Dhe mos u ha me fjalë (polemizo) rreth tyre, përveç se në mënyrë të
    përciptë...”El-Kehf:22.


    Ibrahimi (salallahu alejhi ue selem) i solli prova (haxhe) mbretit dhe dijetarët
    këtë e kanë quajtur debat. (Dhe kjo në suren El-Bekare ajeti 258.)

    I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) polemikën me diçka të pavërtetë
    e ka quajtur mira’(të hahesh me fjalë)*Në shqip kjo mund të zëvendësohet me fjalën rragatem vetv. Hahem me fjalë me një tjetër. Rragaten me njëri-tjetrin. (FGJSSH)). Ai thotë: “Unë bëhem garant për një shtëpi në rrethinat e Xhenetit, për atë që nuk hahet me fjalë (rragatet) edhe nëse ka të drejtë.”Ebu Daudi 4800

    Duke u nisur nga sa thamë, në pamje të parë këto fjalë muxhadale (polemikë),
    muhaurete (bashkëbisedim), munadharah (debat) dhe mira (ngrënie me fjalë,
    rragatet), që përmenden në këto tekste, ose janë sinonime me ndonjë dallim të vogël në kuptim ose muhaurete, munadharah dhe mira, janë forma të xhidal-it (polemikës). Kjo është fjala e tyre përmbledhëse, ndërsa të tjerat janë degë të saj.

    Kjo e fundit ka të ngjarë të jetë edhe më e saktë.
    Ndërsa Ibën Ethiri thotë: el-muxhadale: është debat (munadharah) dhe grindje (muhasame).“En-Nihaje fi garibi El-Hadith
    Për këto fjalë ka edhe përkufi zime fi lozofi ke e logjike, por nuk do t’i përmend
    gjatë, sepse këtu po trajtojmë çështje që kanë të bëjnë me thirrjen islame dhe jo me shkollën e teologjisë. Do të mundohem t’i thjeshtoj përkufi zimet e këtyre fjalëve dhe t’i bëj sa më të kuptueshme për thirrësit dhe njerëzit. Sa të mundem...
    Allahu më ardhtë në ndihmë.

    Xhidal nga ana gjuhësore do të thotë: ashpërsimi i grindjes, i kundërshtimit, dhe ai bëhet me fjalë.El-Lisan 11/103.

    Ibën Ethiri thotë: xhidal: do të thotë përplasja e argumentit me argument.(“En-Nihaje fi garibi El-Hadith)

    Xhidali, në përgjithësi, përkufi zohet si: prezantim i së vërtetës që mbart folësi
    dhe paraqitja e idesë së tjetrit si e gabuar, si dhe përgjigje ndaj paqartësive që ngre kundërshtari. Hiuari (dialogu) në gjuhë do të thotë: përgjigje dhe diskutim.“Mu’xhem El-Uesit.”

    Dialogu përkufi zohet si shkëmbim mendimesh ndërmjet palëve të ndryshme,
    duke dashur që secili të vërtetojë mendimin e tij, por pa pasur si qëllim thyerjen apo lëndimin e kundërshtarit. Në këtë rast çdo palë paraqet idenë që ka, me fjalë të përmbledhura apo me një leksion të shkurtër, ku secili prezanton të vërtetën e tij, mundohet të zhdukë dyshimet dhe paqartësitë rreth saj, si dhe sqaron se ku qëndron gabimi i kundërshtarit dhe paqartësitë që ka. E gjitha kjo zhvillohet në një atmosferë qetësie, heshtjeje dhe vëmendjeje.

    Qëllimi i dialogut është të pasqyrohet e vërteta dhe pala tjetër të bindet mirëkuptimit, këshillës dhe sqarimit.
    Gjykimi për të është gjykimi që ka edhe për vetë thirrjen islame, pra është detyrë për atë që ka mundësi.

    Në Kuran do të gjejmë forma të këtij dialogu, si për shembull në suren El-Kehf:
    “Shoku i tij i tha, duke biseduar me të: “A e mohon ti Atë, i Cili të ka
    krijuar nga dheu...”Ajeti 38.


    El-Munadharah (debati) në gjuhë do të thotë: ndeshje me argumente.(“Mu’xhem el-uesit.”)
    Debati përkufi zohet si prezantimi i së vërtetës ose i së drejtës së njërës palë dhe zhvlerësimi i mendimit të palës tjetër. E gjitha kjo kryhet në formë pyetjesh dhe përgjigjesh, për ta detyruar, mundur dhe vënë në vështirësi kundërshtarin.
    Kjo është forma më delikate e më e vështirë e polemikës dhe ka nevojë për një art të veçantë, shumë më tepër sesa dija dhe të kuptuarit. Për këtë arsye dhe nuk lejohet që çdo nxënës dijeje të zhvillojë debate, sepse është një armë e mprehtë me dy presa.(Kjo sepse mbrojtësi i së vërtetës mund të jetë i ditur dhe ka memorie të fortë, por ai nuk është i aftë të debatojë... nëse ai futet në debat dhe dështon kjo do të jap efekte negative ndaj së vërtetës që ai mbart, ndaj duhet pasur kujdes ndaj me këtë gjë.)

    El-Mira’ (rragatë, të hahesh me fj alë) në gjuhë do të thotë: polemikë.(“Muxhem El-Uesit.”)
    Rragata përkufi zohet si polemikë e kotë. Allahu i Lartësuar thotë:
    “Pa dyshim, ata që kundërshtojnë (rragaten) për Ditën e Kiametit,
    kanë shkuar në humbje të largët.”Esh-Shura:18


    Ndonjëherë kjo fjalë vjen në kuptimin gjuhësor “Dhe mos polemizo (rragatë)
    rreth tyre, përveç se në mënyrë të përciptë.”El-Kehf:22


    Polemika me të mirë do të thotë që të zhvillohet me një mënyrë sa më të mirë, me një prezantim të pranueshëm, pa sharë, fyer dhe tallur.
    Polemika me të keq është ajo që zhvillohet me një mënyrë të keqe, pa etikë, me ndërprerje dhe të bërtitura, me fj alë të këqija dhe dalje nga diskutimi akademik në një diskutim personal...etj.


    Legjitimiteti i polemikës në përgjithësi dhe çka është e ndaluar
    prej saj
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #3
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Legjitimiteti i polemikës në përgjithësi dhe çka është e ndaluar
    prej saj


    Duke u nisur nga sa thamë, polemika ka forma të ndryshme, prej tyre ka të
    lejuara, ashtu siç ka edhe të ndaluara.

    Allahu i Lartësuar thotë:

    “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri e këshillë të bukur dhe
    polemizo me ta në mënyrën më të mirë!”En-Nahl:125


    “Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë...”El-Ankebut:46.

    Siç shihet edhe në këto ajete, polemika dhe diskutimi lejohen, madje urdhërohen,
    por me dy kushte:
    E para, të mbrohet e vërteta me të vërtetën.
    E dyta, të jetë me të mirë.

    Polemika është e padëshirueshme dhe e ndaluar në situatat e mëposhtme:
    E para, kur mbrohet e gabuara apo e pavërteta. Allahu i Lartësuar thotë:

    “Dhe mos polemizo për ata që mashtrojnë vetveten!”En-Nisa:107

    Pra, mos i mbro ata që mashtrojnë vetveten me padrejtësi dhe mashtrim.

    “Por mohuesit (e besimit) polemizojnë me argumente të rreme...”El-Kehf:56

    E dyta, kur bëhet pa dije. Allahu i Madhëruar thotë:

    “Ka disa njerëz që diskutojnë për Allahun pa kurrfarë dijenie dhe
    ndjekin rrugën e çdo djalli të ndërkryer.”El-Haxh:3

    E treta, kur nuk bëhet në mënyrën më të mirë dhe argumentet për këtë i
    përmendëm më parë.

    E katërta, kur bëhet për gjëra të paqarta, për të ndezur fitne apo për gjëra që nuk kanë vlerë. Allahu thotë:

    “Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet.”Ali-Imran:7


    Pra rregulli bazë që një polemikë të jetë e lejuar, është: Çdo polemikë që bëhet me
    dije, me të mirë, duke dashur njohjen e së vërtetës dhe ndjekjen e udhëzimit, është
    e pëlqyeshme, por nëse shkelet një nga këto kushte, atëherë është e qortueshme.
    Për sa u përket teksteve që fl asin se brezat e parë të muslimanëve e ndalonin
    polemikën, ka të bëjë me të shëmtuarën dhe të ndaluarën. S’ka si të jetë ndryshe,
    pasi po kështu kemi të tjerë dijetarë të brezave të parë që e lavdërojnë polemikën,
    pa përsëritur këtu që kjo gjë urdhërohet në Kuran dhe Sunet, siç e kanë përdorur
    edhe vetë Profetët e dijetarët.797
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  4. #4
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Polemika në Kuran

    Kurani famëmadh në rrjedhën e tij të mrekullueshme ka përmendur të gjitha
    format e polemikës: dialogun, debatin dhe i ka ft uar kundërshtarët në të, brenda
    kushteve që përmendëm më parë.

    Ftesa për polemikë

    Zoti thotë:
    “Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët
    mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i
    shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se njëri-tjetrin nuk do ta
    mbajmë për zot në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë
    thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!”Ali-Imran:64.

    “dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë!”En-Nahl:125

    Kjo është një ftesë e qartë për dialog dhe mirëkuptim


    Pamje të dialogut në Kuran

    Kurani polemizon me njerëzit duke dialoguar dhe kjo shfaqet qartë në shumë
    ajete, si për shembull:

    “Thuaj: “Çfarë mendoni për ushqimin që jua ka zbritur Allahu, një
    pjesë të të cilit e bëni të ndaluar e një pjesë tjetër të lejuar?” Thuaj: “A
    ju ka lejuar Allahu për këtë apo po thoni gënjeshtra për Të?”Junus:59

    “Thuaj: “Si mendoni, nëse ju vjen dënimi i Tij natën apo ditën, çfarë
    pjese të tij do të përshpejtojnë keqbërësit?”Junus:50

    “Thuaju: “A i shihni ata që i adhuroni në vend të Allahut? Më tregoni,
    çfarë pjese të Tokës kanë krijuar ata?! Mos vallë kanë ndonjë pjesë në
    krijimin e qiejve?! Më sillni një libër të shpallur para këtij (Kuranit)
    ose ndonjë gjurmë tjetër të dijes hyjnore, nëse flisni të vërtetën”!El-Ahkaf:4


    Pamje të debatit në Kuran

    Shenjat e debatit në Kuran duken në shumë ajete, ku kundërshtari vihet në
    vështirësi, madje shushatet dhe nuk është në gjendje të përgjigjet. Tematika
    që trajtohet, është e gjerë që nga krijimi i njerëzimit, Dita e Kiametit e deri te
    dorëzimi dhe besimi.
    “A mos vallë ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të
    vetvetes?!”Et-Tur:35

    “A jeni ju që e krijoni atë apo Ne jemi krijuesit? El-Uakia:59


    “O xhinde dhe njerëz, nëse keni fuqi të përshkoni kufi jtë e qiejve dhe
    të Tokës, atëherë përshkojini ato! Por nuk do të mund ta bëni këtë,
    përveç se me një fuqi të madhe (nga Allahu)!”Err-Rrahman:33

    Të kërkosh përgjigje dhe të sfidosh kundërshtarin, është një nga format e debatit,
    të cilën e gjejmë shpesh në Kuran
    “A jeni ju që e krijoni atë apo Ne jemi krijuesit?”804
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  5. #5
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Profetët e Zotit dhe polemikat

    Profetët dhe të Dërguarit e Zotit, po ashtu edhe ndjekësit e tyre, gjithmonë kanë
    polemizuar, dialoguar e debatuar në forma të ndryshme. Një nga dialogët më
    interesantë, konstruktivë e të qetë është tregimi që bën Allahu në mënyrë të
    përmbledhur, të zhvilluar mes të Dërguarve të Tij dhe popujve të tyre.

    “A nuk ju ka ardhur lajmi për ata që kanë qenë para jush: për popullin
    e Nuhut, fiset Ad e Themud dhe për ata pas tyre? Vetëm Allahu i di
    ata! Të dërguarit e tyre u sollën shenja të qarta, por ata vinin duart
    në gojë (me tallje) dhe thoshin:
    “Ne nuk besojmë në mesazhin tuaj. Ne kemi dyshim të madh ndaj
    asaj që na thërrisni ju”!
    Të dërguarit e tyre u thanë: “Vallë, a mund të dyshohet në Allah,
    Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?! Ai ju thërret për t’ju falur disa
    gjynahe tuajat dhe që t’ju lërë deri në afatin e caktuar”. Ata thanë:
    “Ju jeni vetëm njerëz si ne. Ju dëshironi të na shmangni nga ajo që
    kanë adhuruar të parët tanë. Andaj, na sillni prova të dukshme!”
    Të dërguarit e tyre u thanë: “Ne jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu
    ia dhuron hirin e Tij kujt të dojë prej robërve të Vet, ne nuk mund
    t’ju sjellim prova pa urdhrin e Allahut. Besimtarët le të mbështeten
    vetëm tek Allahu. E përse të mos mbështetemi tek Allahu, kur Ai
    tashmë na ka treguar rrugën e drejtë, në të cilën po ecim? Ne do t’i
    durojmë përndjekjet tuaja, e ata që besojnë, le të shpresojnë vetëm
    tek Allahu!”
    Mohuesit u thanë të dërguarve të tyre: “Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë ose do të ktheheni në fenë tonë!” Atëherë, Zoti u shpalli (të dërguarve të Vet): “Ne do t’i zhdukim keqbërësit Ibrahim:9-13.

    Në suren Jasin, Allahu na shfaq pamje të dialogut ndërmjet të Dërguarve dhe
    popullit të tyre. Ai thotë:
    “... e ata thanë: “Ne, me të vërtetë, jemi dërguar te ju!”
    Banorët u thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne, e i Gjithëmëshirshmi nuk
    ju ka shpallur asgjë; ju vetëm gënjeni”.
    Ata u përgjigjën: “Zoti ynë e di që ne jemi vërtet të dërguar te ju dhe
    kemi detyrë vetëm që të shpallim qartë”.
    Banorët thanë: “Ne parandiejmë fatkeqësi nga ju. Nëse nuk tërhiqeni,
    do t’ju gurëzojmë dhe me siguri do t’ju godasë një dënim i dhembshëm
    prej nesh”.
    Ata u përgjigjën: “Fatkeqësia që ndollët, mund të vijë vetëm nga
    vetja juaj. Vallë, për shkak se po ju këshillojmë, na kërcënoni?! Ju jeni
    popull që kaloni çdo lloj kufi ri.”Jasin:14-19.


    Allahu na tregon një dialog interesant ndërmjet një besimtari dhe një jobesimtari,
    një pjesë e të cilit zhvillohet në këtë botë dhe një pjesë në botën tjetër.

    “Dhe njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok, i cili më
    thoshte: “Vallë, edhe ti je nga ata që besojnë se, kur të vdesim e të
    bëhemi eshtra e pluhur, do të japim llogari vërtet?!”
    - A doni ta shikoni (atë që më qortonte për shkak të besimit tim)?
    Dhe ai e pa atë në mes të Zjarrit fl akërues dhe i tha: “Për Allahun! Për
    pak më shkatërrove edhe mua. Po të mos ishte dhuntia e Zotit tim,
    edhe unë do të isha në Zjarr (bashkë me ty).”
    (Banorët e Xhenetit do të thonë “A nuk do të vdesim më përveç
    vdekjes së parë? Dhe as nuk do të dënohemi?” Vërtet, kjo është fi torja
    më e madhe!”Es-Safat:51-60.

    Po ashtu mund të shohësh edhe dialogun e sures El-Kehf që zhvillohet mes një
    besimtari dhe një mohuesi.


    “Ai pati prodhim të bollshëm dhe i tha shokut të vet, duke biseduar:
    “Unë kam më shumë pasuri se ti dhe kam rreth më të fortë!”
    Pastaj hyri në kopshtin e vet dhe, duke qenë i padrejtë me veten,
    tha: “Unë nuk mendoj se kjo do të shkatërrohet ndonjëherë dhe nuk
    mendoj se do të arrijë ndonjëherë Ora (e Kiametit). Por, edhe nëse do
    të më kthejnë te Zoti im, sigurisht që do të gjej një vend më të mirë se
    ky (kopsht)”!
    Shoku i tij i tha: “A e mohon ti Atë, i Cili të ka krijuar nga dheu, pastaj
    nga pika e farës dhe të bëri më në fund njeri të plotë?! Sa për mua,
    unë besoj se Allahu është Zoti im dhe Zotit tim unë nuk i shoqëroj
    askënd (në adhurim). Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë,
    kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi
    përveç se nëpërmjet Allahut.” Nëse ti sheh se unë kam më pak pasuri
    dhe pasardhës, dije se Zoti im mund të më japë diçka më të mirë se
    kopshti yt, ndërsa në kopshtin tënd mund të dërgojë një shkatërrim
    nga qielli e të gdhijë rrafsh pa asgjë, ose të bëjë që uji i tij (kopshtit) të
    humbasë në thellësi e të mos e gjesh kurrë më”.
    Dhe pasuria e tij (e mohuesit) u shkatërrua, kurse ai i rrihte duart për
    gjithçka që kishte shpenzuar në të (pronën e vet). E tashmë që ishte
    shkretuar nga rrënjët, thërriste: “Ah! Sikur të mos i kisha shoqëruar
    Zotit tim askënd!”El-Kehf:42-46


    Allahu na ka treguar disa herë në Librin e Tij dialogun që Ibrahimi ka zhvilluar
    me të atin dhe popullin. Por një nga debatet më interesante të Ibrahimit ka qenë ajo me mbretin e vendit të tij. Allahu i Madhëruar thotë:

    “A nuk ke dëgjuar ti (Muhamed) për atë që bëri fjalë me Ibrahimin
    për Zotin e tij, sepse Allahu i kishte dhënë pushtet?
    Kur Ibrahimi i tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe shkakton
    vdekje.”
    - Ai u përgjigj: “Edhe unë mund të jap jetë e të shkaktoj vdekje”.
    - Ibrahimi pastaj i tha: “Allahu e sjell Diellin nga lindja. Sille ti nga
    perëndimi”!
    Atëherë ai (mohuesi) mbeti me gojën hapur. Allahu nuk i udhëzon ata që janë keqbërës El-Bekare:258.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ~Geri~ : 14-07-2011 më 09:00
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •