Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5

Tema: Yllka Mujo

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,144
    Faleminderit
    81
    794 falenderime nė 648 postime

    Yllka Mujo

    INTERVISTA/ Flet ish kėngėtarja, aktorja e talentuar Yllka Mujo


    Nė vend tė njė protreti

    Ja mardhėniet e mia me Rajmonda Bulkun

    Albert ZHOLI

    Shpesherė ndodh ajo qė mes aktorėve apo gazetarėve xhelozia profesionale mes njėri tjetrit tė jetė e madhe. Por kjo nuk ėshtė nė cilėsinė e Yllka Mujos. Duke pasur parasysh rolin e femrės shqiptare nė jetėn e sotme politiko shoqėrore biseda erdhi rreth figurės sė aktores dhe deputetes Rajmonda Bulku. Dhe Yllka fliste pėr tė, mė mirė se ē’mund tė fliste Monda pėr vete. Dhe nė ēiltėrisė e tė folurit shikoje seriozitet, realizėm. Ja si i komenton ajo ditėt dhe vitet e kalura me Mondėn:

    Njohja tek “Zonja nga Qyteti”


    Mondėn e kam njohur nė moshėn 24 vjeēe. Nė atė kohė do tė fillone xhirimi i filmit “Zonja nga Qyteti”. Nė teatėr kisha luajtur Shpresėn , rol tė cilin e kisha bėrė edhe nė film me regjizorin Piro Milkani.Pėr herė tė patė takimi me Mondėn ka ndodhur pikėrisht nė kėtė kohė. Ajo deputonte nė rolin e Melit qė siē e kam thėnė edhe nė njė intervistė tjetėr bėri njė rol mjaft tė spikatur dhe ky ka qenė roli i dytė i saj nė kinema. Pėr vetė moshėn, kohėn nė tė cilėn e luajti atė rol mund tė them se nė atė moshė rrallė artistė mund tė arrinin atė sukses. Kur e shikoja se si luante vetiu mbėrthehesha nė lojėn e saj. Pastaj Monda pati njė varg tė gjatė me role jashtėzakonisht tė arrira ku ajo I ka vėnė vulėn vehtes nė kinema pėr ato role dhe figura qė ka luajtur.

    Miqėsia


    Njė film, njė rol dhe pastaj miqėsia. Pikėrisht miqsinė dua tė dalloj me Mondėn pas kėtij momenti. Miqėsia ėshtė investimi mė i mirė nė jetė. Miqėsia jonė mbas kėtijė filmi ka vazhduar nė mėnyrė tė shkėlqyer. Mė kujtohen shumė mbasdreke kur unė shkoja nė shtėpi tek gjyshja e saj ku bisedonim pėr gjėra tė ndryshme sepse ishim vajza tė reja tė dyja. Mes nesh ėshtė lidhur njė miqėsi me rrėnjė shumė tė forta . Miqėsi e cila nuk ka patur nuk do tė ketė asnjėherė motive pėr tu cėnuar.Nė vitet e mėvonėshme kur ajo mbaroi Institutin e Lartė tė Arteve pėr aktrim miqėsia jonė ėshtė konsiliduar akoma mė tepėr.

    Bashkpunimet artistike

    Kemi patur shumė bashkėpunime me njėra tjetrėn ku mund tė veēoj pjesėt si “Shoqja nga Fshati” qė kemi luajtur bashkė , qoftė tek “Tiranozauri” i Kasėm Trebeshinės dhe shumė role tė tjera. Kemi shkuar shumė turne bashkė dhe kemi kaluar ditė tė bukura. Monda pėr mua mbetet njė nga mikeshat e mia e cila me kalimin e viteve arriti ta konsilidojė fuqishėm figurėn e vet si njė aktore me pėrvojė dhe njė nga aktoret mė tė mira tė teatrit dhe tė filmit shqiptar.Si njė njeri e cila nė karakterin e saj ajo asnjėherė nuk krijon negativitet dhe pėrkundrazi ėshtė njė grua me pozitivitet tė rrallė, njė familjare e mirė dhe njė njeri i matur.


    Turneu nė Verona tė Italisė

    Ishte njė turrne i veēantė. Gjatė rrugės ndenjėm gjithė kohėn bashkė duke mos u ndarė pėr asnjė moment. Rruga s’na u duk fare sikur tė udhėtonim Tiranė-Durrės, Kishim se ēfarė tė kujtonim. Ishte njė turne tre javor me shfaqjen e “Tiranozauri” i Kasėm Trebeshinės. Ishte vėrtetė njė turne i mrekullueshėm. Ėshtė njė nga turnetė kua mua mė ka mbetur nė kujtesėn time Shfaqja atje u prit shumė mirė. Kemi dhėnė dy shfaqje nė atė kohė dhe mund tė them se regjizori Gėzim Kame bėri njė tė lavdėrueshme. Vlerėsimet pėr Mondėn ishin maksimale.


    Rolet e spikatur tė Rajmondės


    Do desha tė theksoj se Monda ka luajtur shumė role nė kinema (pa diskutuar nė teatėr) duke filluar qė nga “Dimri i Fundit” dhe duke vazhduar mė tej. Tė gjitha filmat qė ka bėrė i ka vėnė njė vulė profesionale. Filmi “Vdekja e Kalit” ku ajo deputonte pėrkrah aktorit Timo Flloko, mbetet unik. Njė film emocional, plot antkth, mesazh, me njė lojė virtuoze. Monda pėr mendimin tim realizoi njė rol tė vėshtirė qė pak aktore mund ta realizojnė. Njė rol tjetėr i mrekullueshėm ishte tek filmi i Fatmir Koēit qė me tė vėrtetė pėrbėn njė rol jashtė serisė sė roleve tė zakonėshme.Nė kėtė film ajo ka punuar pėrkrah Enver Petrovcit.


    Njė detaj nga “Zonja nga qyteti”

    Herėn e parė kur jemi takuar nuk mė kujtohet, por di se kemi ndenjur nė Pogradec sepse filmi “Zonja nga qyteti” ėshtė xhiruar nė Tushemisht nė njė periudhe vere. Ishte njė fshat piktoresk. Monda ishte njė vajzė modeste dhe njė vajzė e pėrmbajtur dhe me njė sens pozitiv. Kjo ėshtė njė karakteristikė e saj edhe sot.


    Mbaj mend kur xhironim dhe po lanim fytyrat tek burimi i kulluar i Tushemishtit, aty na ka kapur njė gaz qė o zot. Dihet, shkaktare ishte aktorja e madhe Violeta Manushi me mėnyrėn e ecjes sė saj. Kur ajo vinte me ato biokutinat, duke u tundur, duart lart, qė nė mėngjes krijonte njė situatė gazmore. Ne qeshėm me lot dhe pse po xhironim. Pėr disa minuta i lamė xhirimet. Nė kėtė film kaq tė bukur mbas dreke mblidheshim nė njė dhomė ku tregonim historira dhe Violeta me mėnyrėn se si i tregonte ngjarjet ishte aq komike sa nuk e mbaje dot tė qeshurėn. Me tė vėrtetė nė atė film ajo ka qenė filmi i tė qeshurės nė mbresat e mia. Por po kaq gazmore ka qenė dhe Monda.


    Sot

    Ne kemi qenė bashkė edhe nė teatėr dhe kemi qenė kolege shumė tė mira shumė tė dashura me njėra tjetrėn si edhe nga ana profesionae. Kjo ėshtė marėdhėnia reale qė kam unė me Mondėn.Ajo tashmė nuk punon mė nė teatėr por kjo nuk do tė thotė se ne tė dyja nuk takohemi, por pėrkundrazi sa herė qė na jepet rasti, nė tė gjitha festat e gėzimet qė realizon ajo unė kam qenė e prannishme.



    Kur ndjen ngrohtėsinė. Nė ditėn e vdekjes sė nėnės sime


    Njeriu i mirė njihet nė ditė tė keqe. Dhe unė Mondėn nė ditė tė tillė e kam njohur mė mirė. Nė tė gjitha hidhėrimet qė kam pasur ajo mė ka ndenjur pranė. Rasti i fundit ka qenė kur mė ėshtė larguar nėna nga jeta, dhe ajo ka qėndruar pranė meje nė shtėpinė time disa ditė jetė dhe unė i jam mirėnjohėse. Nuk e di a do tė jem nė gjendje t’ia shpėrblej. Ajo ma lehtėsoi dhimbjen duke mė qėndruar pranė mė shumė se motėr. Nė raste tė tilla figura e njeriut lartėsohet nė pėrmasa mbi njerėzore.


    Politika


    Politika pėr mua ėshtė arti mė i vėshtirė. Vet se bėj dot. Eshtė njė art qė do pėrgatitje, do kėmbngulje, zgjuarsi, guxim. Se di se kush shkrimtar e ka thėnė qė intelektuali i vėrtetė duhet tė guxojė. Njė prej tyre ėshtė dhe Monda. Ka qenė femra e parė shqiptare qė ka pėrqafuar dhe ka dhėnė ndihmėn e saj nė ardhjen e demokraisė dhe sot ėshtė femra mė aktive nė parlament. Jam shumė e gėzuar qė njė femėr e tillė ka dalė nga radhėt e artistėve. Tek ajo jan tė mėishėruara nė njė tė vetme cilėsitė mė tė mira tė femrės shqiptare. Sot ka pak femra nė politkė sepse dihet ajo qė kėrkon politika e sotme shqiptare ėshtė kėmbngulja, devotshmėria ndaj dhe pak femra merren me poltikikė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    760
    Faleminderit
    4
    9 falenderime nė 9 postime
    kom pa filmin Zonja e qytetit dhe me ka bo pershtypje qe fshataret e vadisnin token me lopate (merrnin uje me lopate dhe e hidhnin ne parcele)

    nuk e di ndoshta asht ironi e regjizures!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,052
    Faleminderit
    0
    13 falenderime nė 12 postime
    Luan Yllka tek filmi

    Der Albaner?
    spo e gjej dot e spo e gjej kete film
    me ka pelyer shume sidomos tek Zonja nga Qyteti
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,144
    Faleminderit
    81
    794 falenderime nė 648 postime
    INTERVISTA/ Ish- kėngėtarja dhe aktorja e talentuar Yllka Mujo rrėfen si u zgjodh nė kinoprovėn e filmit tė parė tė saj “I teti nė bronz”

    Ju rrėfej prapaskenat nė kinostudio, ja si i fitonim rolet


    Albert ZHOLI

    Gjithmonė e sheh tė qeshur, por kjo s’do tė thotė se gjithmonė ka luajtur role komike. Pėrkundrazi nė teatėr rolet e saj mė tė bukur mė tė arrirė, kanė qenė ata dramatikė. Rrėfimi i saj ėshtė i sinqertė, ku vė re se nė fjalėt e saj ka pėrpikmėri, rrjedhshmėri, logjikė. Flet dhe thith cigaren duke pėrhapur pak mjegull nė tavolinė, por jo nė memorien e saj. Ka njė memorie perfekte qė do t’ja kishte zili ēdo historian apo matematicien. Kur pėrmend detaje tė moshės fėminore qesh pasi tashmė i duken sa tė pafajshme disa gabime, por edhe tė bukura pėr moshėn. Ajo qė mė befasoi nė bisedėn me tė ishte se pėr herė tė parė mėsova se karrierėn e saj artistike Yllka nuk e ka nisur si aktore, por si kėngėtare. Dhe kėngėtare jo dosido, por njė kėngėtare qė nė fėmijėri nė Festivalin e Pallatit tė Pionierėve tė Tiranės ka zėnė vendin e parė plot gjashtė herė. Ndoshta njė rekord qė ėshtė lėnė pa dashje nė harresė, por qė duhet tė theksohet nė Festivale tė tillė. Dhe Yllka nuk ishte njė kėngėtare dosido, por njė kėngėtare qė nė moshėn e fėmijėrisė kėndonte kėngė tė Vaēe Zelės, ku gjithmonė merrte duartrokitje. Dhe pse nga shtati vajza po ja kalon, vetė Yllka ka po atė energji, freski, ku mė sė shumti e shpreh nė skenėn e Teatrit Kombėtar, ku ajo pėr mėse 3 dekada ka lidhur jetėn, por dhe ėndrrat e saj

    Ku e ka nisur rrugėn e bukur tė artit Yllka Mujo?

    Aty ku mosha e fėmijėrisė mė thurte ėndrrat mė tė bukura. Ku ēdo fėmijė merr gėzimin e parė tė jetės, pra tek kėnga. Dėgjoja shpesh Vaēe Zelėn nė radio dhe mė magjepste. Mė dukej hyjnore. Mė dukej e paarritshme. Nė shtėpi mundohesha ta imitoja dhe kėndoja kėngėt e saj. Kėnga ėshtė qetėsia e shpirtit ėshtė ajri i pastėr, ėshtė fjala e ngjizur nė tingujt e muzikės. Pra me kėngėn e nisa unė rrugėn e bukur por tė vėshtirė tė artit.

    Dhe ku e filluat kėtė rrugėtim kaq tė bukur?

    E fillova tek Pallati i Pionierėve tė Tiranės. Ishin vite tė bukura ato. Nuk dua tė komentoj regjimin totalitar pasi fėmijė ne nuk merreshim me politikė, por unė shija kėngėn, ėndrrėn time nė kėtė Pallat.

    Cila ka qenė kėnga e parė qė ke kėnduar nė festivalet e fėmijėve?

    Ka qenė njė rast unik nė kėtė paraqitje. Me debutimin e parė kam marrė ēmim tė parė. Ishte Festivali i parė i kėngės pėr fėmijė i Pallatit tė Pionierėve Tiranė. Ishte viti 1964. Isha vetėm 11 vjeē, e imėt, e gjallė, e shkathėt me njė zė qė ma pėlqenin tė gjithė. Kėndova kėngėn “Atdheu”

    Ku ishte e veēanta e debutimit?

    Pėr kėtė kėngė ishte pėrgatitur Ermira Ēiēo pėr ta kėnduar. Ndėrsa unė fshehurazi ma kishte pėrgatitur profesor Tonin Harapi qė ta kėndoja unė. Ai mė thotė nė mėnyrė tė fshehtė se ditėn e Festivalit do tė dalėsh ti ta kėndosh dhe mos i thuaj gjė Ermirės. Unė i them se nuk jam e pėrgatitur mirė. Nuk ka gjė thotė ai. Kur doli spikeri dhe mamaja e Ermirės qė ishte nė rreshtin e parė dhe pret Ermirėn tė dalė..kur ja ...del spikeri dhe thotė se kėngėn Atdheu im do ta kėndojė Yllka Muja. Nėna e Ermirės shtangu. Ishte Festivali i parė dhe pėr mua pjesėmarrja e parė. Fitova ēmim tė parė.

    Ēfarė mban mend tjetėr nga ky Festival?

    Mbaj mend nga festivali i parė dhe vėllain qė e tėrhiqja pėr dore se i vinte turp qė tė vinte dhe kemi kėnduar njė kėngė pėr nėnėn, Pra po nė kėtė Festival kėndova me vėllain tim njė kėngė tjetėr.. Vėllai im kishte njė zė shumė tė bukur dhe i dhanė tė kėndonte njė romancė tė Tonin Harapit.

    Si e vazhduat rrugėn si kėngėtare?

    Me shumė sukses. Gjashtė vjet kam marrė vetėm ēmime tė para si kėngėtare nė Festivalet pėr fėmijė. Mė pas kam marrė pjesė nė tė gjithė festivalet, nė dekadat e majit.

    Kjo do tė thotė qė vazhduat shkollėn pėr muzikė?

    U futa pėr kanto pastaj nė lice. Vazhdoja shkollėn pėr muzikė. Mė pėlqente shumė kėnga e nuk mendoja ndonjėherė se mund tė bėhesha aktore. Isha lidhur shumė me kėngėn.

    Kur dhe si filloi karrierėn e aktrimit Yllka?

    Rastėsisht. Fare rastėsisht. Atėherė kur s’e prisja…

    Konkretisht?

    Isha nė njė festival fėmijėsh nė TOB. Kur dola nga opera qė isha spektatore i fola nuses sė Ilia Tėrpinit. Kur mė pa Ilia, mė tha se a ke dėshirė tė lozėsh nė film? Po i them. Ai mė tha se do tė vinte nesėr nė Lice qė tė mė kėrkonte. Tė nesėrmen kur unė isha nė korr nė orėt e fundit kur vjen Ilia dhe nxjerr Teuta Martin, Zana Turkun dhe mė thotė hajde dhe ti Yllka. Na merr me vete dhe na ēon nė Kinostudio. Aty takuam Ibrahim Muēėn, i cili na jep njė tekst pėr tė lexuar. E lexuam tekstin unė dhe Teuta. Pėr Teutėn thanė qė bėjini njė fotografi dhe kėtė tjetrėn ēojeni nė grim. Fjalėn grim nuk e kisha dėgjuar ndonjėherė. Mė dukej si nja fjalė e huaj, si fjalė e pakuptueshme pėr moshėn. Shkova dhe ulem nė karrige. Ma bėnė grimin, mė futėn nė njė studio dhe bėmė disa foto dhe dolėm jashtė. Mė kėrkuan adresėn e shtėpisė dhe mė thanė se do tė lajmėrojmė nė qoftė se do na duhesh.

    Ikėt me pesimizėm?

    Kur po dilja aty ishte njė person me emrin Agim dhe mė thotė se a ke dėshirė qė ti shikosh fotot qė janė bėrė pas grimit? Po i them. Mė futi nė dhomė dhe mė tregoi 150 fotografi femrash qė ishin provuar dhe mė tha mua se tani mė e pėrzgjedhura ėshtė njė nga Lushnja qė studionte pėr mjekėsi. Bėhej fjalė pėr filmin “I teti nė Bronz”. Ajo ishte shumė e bukur dhe unė i humba shpresat. Kaluan ditė… Njė ditė kur po kthehesha pėr nė shtėpi tek ura e vogėl Kinema Agimit takoj njė punėtor tė Kinostudios, i cili kishte qenė atė ditė kur unė po grimohesha. Ai mė tregoi se unė e kisha fituar rolin. U gėzova dhe bėrtita nė mes tė rrugės.

    Kur filloi xhirimi?

    Filloi xhirimi nė simestrin e dytė tė Liceut. Ato muaj ikėn shumė shpejt. Ishte filmi i parė. Ishte njė rrugė e pashkelur. Ėndrra tė reja po mė shfaqeshin nė horizont. Sa s’fluturoja nga gėzimi.

    Ku xhiruat?

    Kemi xhiruar nė Korēė dhe njė vend i bukur me ajėr tė pastėr. Atėherė vetėm nė Korēė shiteshin rrobat qė vinin nga doganat dhe shumė herė i shiste shteti. Atėherė mbaj mend se kam blerė dy kėmisha nate njė pėr vete dhe njė pėr motrėn time ngjyrė rozė.

    Ke pasur ndonjė moment kur ke ngecur nė realizimin e filmit?

    Njė herė mė ka bėrtitur njė regjisor dhe u preka shumė. Aty kam njohur, por dhe kam luajtur me aktorėt e mėdhenj Sandėr Prosin dhe Mevlan Shanajn. Ishin ditė tė veēanta. Me Mevlanin u bėmė partnerė edhe tek filmi “Rrugicat qė kėrkonin diell” etj..

    Kur e patė veten nė film ēfarė keni ndjerė?

    Shfaqjen e filmit e kam parė tek kinema “Agimi” dhe kam shkuar me prindėrit. Ka qenė njė emocion i madh, pasi dihej se njerėzit mė njihnin si kėngėtare. Kur mė panė nė film ka pasur njė elektricitet nė sallė. Por kėnaqėsia mė e madhe ishte e prindėrve. Kur mbaroi filmi, duke pasur parasysh se nė sallė kishte shumė nga lagjja, filluan tė mė duartrokisnin dhe tė mė uronin. Ishte ditė e veēantė nė jetėn time. Njė ditė tejet e bukur dhe me emocione.

    Dhe pastaj filmi i dytė…?

    Filmi i dytė ka qenė “Malet me blerim mbuluar”. Mė bėnė njė kinoprovė. Kinoprovėn e bėra me Timo Fllokon. Pastaj mė thanė se nuk do jetė Timo partneri yt, por do tė jetė njė tjetėr. Pas pak mė dhanė tė shikoja fotografinė e Viktor Zhustit. Viktori nė foto m’u duk shumė i egėr. Por dhe roli i dytė doli me sukses.

    Pra nga kėngėtare tashmė nė aktore...

    Unė isha soprano me njė zė brilant. Meqė nė Pallatin e Pionierėve kisha kėnduar vetėm nė zėrin e dytė dhe nė lice kisha njė kėrcitje tė vogėl nė grykė qė mė kalonte nga zėri i grykės kalonte tek zėri i kokės. Kjo gjė ndjehej qartė. Ishte pra njė defeēit qė mė lindi. Ishte kjo arsyeja qė mė ka bėrė qė unė mos ta vazhdoja mė kanton. Kisha frikė nga ky defekt se nuk do realizoja atė ēka kisha nė dėshirat e mia. Pra nuk isha e pėrsosur. Po ta kaloja kėtė gjė do isha njė kėngėtare e mrekullueshme. Ėshtė karrierė qė mbeti nė mes.

    Jeni penduar qė nuk u bėtė kėngėtare, por aktore?

    Mė vjen keq se ėshtė njė karrierė qė ka ngelur e papėrfunduar. E nisa njė karrierė dhe e ndėrpreva shumė shpejt. Mė vonė vazhdova pėr dramė pėr aktore.

    -E ndjen se do tė ishe mė mirė kėngėtare se sa aktore?

    Jo. Kam marrė kėnaqėsi edhe nė kėtė drejtim. Unė kam ndjek teatrin, por dikur mė ka pėlqyer shumė filmi. Unė hyra nė kėtė botė sepse mė joshi si fillim filmi. Kisha disa vjet qė kėndoja, por bota e filmit, dhe e teatrit ėshtė shumė e bukur.

    Po si kėngėtare kush tė zbuloi?

    Siē thashė kam kėnduar nė shtėpi kėngėt e Vaēes. Kėndoja me zė tė lartė. Kam pasur komshi Antigoni Hoxhėn qė ishte mėsuese muzike. Ajo mė dėgjon njė ditė dhe mė thotė mua se ti je njė bilbil i vėrtetė. Dhe shkon nė Pallatin e Pionierėve. Ajo mė thotė se do tė shkosh dhe tė takosh Tonin Harapin. Shkoj te Pallati i Pionierėve dhe takoj njė burrė qė i bie fizarmonikės dhe i lutem qė tė mė ndihmojė. Dua Tonin Harapin, - I thashė . Unė jam,- mė thotė. Jam ajo goca qė tė ka folur zysh Antigoni qė tė kėndoj. U futėm brenda dhe unė kėndova kėngėn “Violina Cigano”. Kur mė dėgjoi Tonini mua ngeli njė moment dhe mė tha se a mund tė mėsosh njė kėngė tani. Kjo ishte kėnga e Zana Turkut. Kėnga “Dy letrat”. E mėsova kėngėn dhe e kėndova. Buēiti pallati. Zana ishte moshatare me mua, por kishte ardhur nė pallat pėrpara meje. Ai ngeli i befasuar.

    Po me Ema Qazimin nė ē’kohė je njohur?

    Jam njohur qė nė Pallatin e Pionierėve. Ema erdhi nga Kamza pasi kėndonte nė Kamėz. Erdhi mė takoi dhe mė thotė qė ta ndihmoja tė kėndonte nė Pallatin tonė tė Pionierit. E ndihmova. Kur ishim nė Lice ajo ishte njė vit poshtė meje. Pastaj shkuam nė Institutin e Arteve po bashkė. Ajo vazhdoi pėr aktore dhe pėrsėri njė vit poshtė meje. Ema pas shkollės ndenji nė teatėr dy vjet dhe luajti disa role. Kemi qenė edhe dublante nė njė rol. Pastaj ajo shkoi nė Estradė sepse ajo donte tė kėndonte.

    Kush kanė qenė rolet mė tė vėshtira nė film dhe nė teatėr?

    Mė i vėshtiri ka qenė roli nė filmin “Lule tė kuqe, lule tė zeza” sepse ka qenė rol me shumė dimensione. Nė teatėr ka shumė role qė kanė qenė shumė tė vėshtira. Unė kam filluar qė nė fillim me role shumė tė vėshtira. Qė 25 vjeē kur kam bėrė “Liza Milerin”. Nė moshėn 24 vjeē kam bėrė rolin “Vizita i inspektorit”. Kėnaqėsia ime ka qenė nė punė. Unė kam bėrė komedi, dramė pra tė gjitha zhanerat dhe tani vazhdoj e punoj.

    Jeta nė profesion dhe familja…

    Unė nuk i ndaj dot familjen dhe teatrin. Gjithė kohėn, energjinė ma ka marrė skena. Unė kur jam nė skenė nuk mė impresionon publiku. Kur futem nė skenė unė them se ėshtė njė mrekulli. Kam njė marrėdhėnie shumė tė mirė me publikun.

    Arti sot?

    Ekonomia e tregut ka shkatėrruar shumė gjėra. Financohet shumė pak pėr artin. Nuk pėrqafohet sa duhet. Arti ėshtė pasqyra dhe fytyra e kombit. Kur shikon njė komedi apo opera aty shikon se ēfarė mentaliteti ka ky komb.

    Sa role keni luajtur?

    Nė teatėr nuk i numėroj dot. Role kryesore mund tė jenė 80 role. Por role tė dyta janė edhe mė shumė.

    “Nata e 12”

    Ja si kėndoja bashkė me Loēon nė skenė

    Po a ka kėnduar ndonjėherė nė skenė si aktore? Kėsaj pyetje aktorja e mirėnjohur Yllka Mujo i pėrgjigjet: “Kam kėnduar tek “Nata e 12” e Shekspirit. Ishte roli qė kėndoja. U mundova qė ta shfrytėzoj nė teatėr kėtė gjė. Ėndėrr kam pasur qė tė bėja njė mbrėmje muzikore dhe tė kėndoj kėngė operistike dhe tė muzikės sė lehtė dhe kėngė franceze nė njė ambient tė vogėl. Kėtė e kam ėndėrr. Edhe sot mund tė kėndoj, kėtė e dua pėr kėnaqėsi e jo pėr bujė”.


    “Muajt e mjaltit”

    Ja filmi i fundit, ku kam luajtur

    Po a i mungon filmi sot? Aktorja e njohur Yllka Mujo pėrgjigjet: “Nuk mund tė them se mė mungon. Filmin e fundit e kam pasur me regjisor tė njohur nė Europė qė ka qenė President i Venecias nė festivale. Ky ėshtė serb. Nė kohėt e Millosheviēit nuk i ka pranuar politikat qė ka ndjekur Millosheviēi ndaj Kosovės. Ai ka ikur dhe jeton nė Paris. Tani qė ajo kohė ka ikur ai ka dy rezidenca njė nė Paris dhe njė nė Serbi. Ky ishte njė film me dy histori paralele. Filmi quhet i pėrkthyer “Muajt e mjaltit”, tregon pėr dy ēifte dhe dy dasma. Ėshtė njė film i mirė dhe ka marrė disa ēmime. Tre ēmime i mori vetėm nė Spanjė. Ky film ėshtė kritikuar nga mediat serbe. Atė natė qė kam qenė unė nė premierė filmi ėshtė pritur shumė mirė dhe ka qenė njė sallė 3000 vendėshe nė Serbi. Pas shfaqjes na kanė marrė intervista dhe na kanė pritur shumė mirė dhe kemi mbresa shumė tė mira. Arti pėrfaqėson dhe pėrhap paqe”.Festivali pėr fėmijė


    Gjashtė herė nė vendin e parė

    “Kam zėnė plot gjashtė herė vendin e parė nė Festivalin e kėngėve pėr Fėmijė. Festivali i parė ėshtė bėrė nė vitin 1962. Nė vitin 1964 unė kam qenė nė Shkodėr me Zanėn. Ēmimin e parė e ka marrė kori, tė dytin unė dhe tė tretin e ka marrė Zana. Tonin Arapi ka qenė me fizarmonikė dhe kėndohej kėnga “Atdheu im”. Ndėrsa i dyti ka qenė nė maj tė vitit 1966”.


    “Zonja nga Qyteti”

    Rajmonda Bulkun, regjisori e gjeti nė Cėrrik

    Nė filmin “Zonja nga Qyteti” ajo ka pasur njė rol shumė tė spikatur. Ja ē’thotė Yllka Mukjo: “Atė rol e kisha luajtur edhe nė teatėr dhe Piro Milkani pėrveē aty mė tha dhe pėr film. Nė kėtė kinokomedi doli pėr herė tė parė si aktore Rajmonda Bulku qė regjisori e gjeti nė Cėrrik (njė gjimnaziste) dhe i pėlqeu nga luku. Ai film ka qenė shumė i bukur. Shkova verėn e kaluar nė atė vend pėr tė kujtuar atė kohė dhe m’u duk njė fshat tjetėr, pėrveē ujit qė kalonte. Atėherė ka qenė njė mrekulli. Sot…!!!”


    Aktorėt e mėdhenj

    Lidhja ime me Marie Logorecin e Sandėr Prosin

    Por me cilėt ka pasur mė lidhje nga aktorėt e mėdhenj shqiptar? Kėsaj pyetje Yllka Mujo i pėrgjigjet: Mė shumė me tė vjetrit. Me Marie Logorecin kam pasur mė shumė lidhje dhe me Emėn shkonim ēdo ditė nė shtėpinė e Marijes. Unė kam qenė natyrė kurioze dhe doja tė rrija mė shumė me ata qė dinin dhe tė ofronin ndihmė... Me Sandėr Prosin rrija shumė, sepse edhe nė disa role kam qenė partnere e tij. Por jo pak jam shoqėruar me Drita Pelingun dhe me shumė tė tjerė. Kam mėsuar dhe kam luajtur dhe me tė madhin Kadri Roshi. Ai para se tė ndėrronte jetė i shkova nė shtėpi pėr vizitė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    9,212
    Faleminderit
    267
    365 falenderime nė 341 postime

    Pėr: Yllka Mujo



    Pėrballė - Yllka Mujo

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •