-
Flet shkrimtari, mėsuesi dhe dramaturgu Odise Plaku
INTERVISTA/ Flet shkrimtari, mėsuesi dhe dramaturgu Odise
Plaku
Flakėt e shpirtit njė dramė nga realiteti i sotėm shqiptar
Flakėt e shpirtit, drama e pėrballjes sė individit me kohėn dhe sfidat e saj
BOTIME
Qullaci
novelė-pėrrallė pėr fėmijė, 1999
Kur qeshen ėndėrrbukurat- novelė pėr fėmijė, 2009
Lotin
nuk e fal- vėllim me tregime pėr tė rritur, 1995
dhe gjethet bien
- vėllim me poezi pėr tė rritur, 2005
Kthimi i Samantės- vėllim me tregime e novela 2005
Dyluftim nėn hėnėn mashtruese, Ēmimi i parė nė konkursin e tregimit organizuar nga Revista Obelisk, 23 janar 2010
VEPRA SKENIKE:
Klithma e njė nėne tė marrė- monodramė, vėnė nė skenė nė teatrin Bylis, Fier, me aktoren Hajrie Rondo. 2006
Ylli i mėngjesit- dramė vėnė nė skenėn e teatrit Migjeni, Shkodėr, 2008
Velloja e bardhė monodramė, teatri Andon Zako Ēajupi, Korēė, me aktoren Zamira Kita, 2008
Tė rendėsh i lirė, dramė pėr fėmijė. 2009
Moonlight-film me metrazh tė shkurtėr, skenarist, 2007
Flakėt e shpirtit, dramė, teatri Aleksandėr Mojsiu Durrės 20010
Albert Zholi
Para disa ditėsh drama Flakėt e shpirtit e autorit Odise Plaku ka mbledhur artdashėsin durrsak nė sallėn e teatrit Aleksandėr Moisunė premierėn e saj. Nėn regjinė e Luljeta Hoxhės dhe pse nė njė mot tė nxehtė (ku nuk ka munguar pjesėmarrja e spektatorit) ka ardhur me tone shumė emocionuese loja e Hysen Bashhysės, Marvin Tafajt, Klodian Hoxhės dhe Xheni Hallullit. Kjo dramė sjell nė skenė njė pjesė tė realitet shqiptar ku me pak fjalė mund tė cilėsohet si drama e pėrballjes sė individit me kohėn dhe sfidat e saj.
Z. Odise mund tė na pėrcillni me pak fjalė se ēfarė ka nė thelb kjo dramė qė u mirėprit nga spektatori durrsak?
Drama ėshtė marrė realiteti jetėsor shqiptar. Nė qendėr ėshtė njė djalė i dalė nga burgu pas dhjetė vjetėsh, i cili gjen njė shtėpi e cila ėshtė nė rrėnim e sipėr, njė vėlla tė paralizuar si pasojė e hakmarrjes sė konflikteve qė Landi(vėllai qė del nga burgu) ka lėnė pas, njė vajzė si nuse shtėpie(Lejda, interpretuar nga Xheni Hallulli) tė cilėn dikur e ka pėlqyer dhe ka qenė pjesė e shoqėrisė mes dy vėllezėrve. Nėse dalja nga burgu ka bėrė qė porta tė mbyllet me shlyerjen e dėnimit, e kundėrta e pret nė realitet. Dyert e konflikteve janė ende tė hapura dhe presioni vazhdon tė jetė aq i fortė sa nuk e lejon tė shkėputet dhe tė dalė nga rruga e nisur dhjetė vjet mė parė. Nėn kėtė atmosferė trysnuese tė jashme fillojnė reflektimet brenda familjes.
Njė dramė paksa tronditėse. Cili ėshtė mendimi juaj pėr lojėn e aktorėve?
Pėrderisa spektatori e duartrokiti, unė jam me duartrokitjet e tyre. Vėnja nė skenė kėrkon pėrkushtim, punė, angazhim, studim, vėmendje, cilėsi kėto qė aktorėt i patėn. Me kėtė rast dua tė falėnderoj drejtuesin e kėtij teatri Melsi Labi dhe gjithė stafin e tij pėr mbėshtetjen e dhėnė, por njė falėndrim tė veēantė pėr tė gjithė ata qė mundėsuan realizmin e kėsaj drame regjisoren Luljeta Hoxha, aktorėt Hysen Bashhysa, Marvin Tafaj, Klodian Hoxha, Xheni Hallulli qė kanė sjellė njė shfaqje emocionuese dhe me vleraGjatė shfaqjes patėm rastin tė testojmė spektatorin dhe tė analizojmė punėn e bėrė. Njėkohėsisht dua tė pohoj se nė sallė kanė qenė tė pranishėm dhe disa turistė, dhe mė ėshtė afruar dhe njė pasqyrim i kėsaj shfaqjeje dhe nė njė revistė italiane tė cilėt i ka tėrhequr jo vetėm fabula e dramės, por edhe loja e aktorėve dhe zgjedhjet regjisoriale.
Dramaturgjia njė gjini e vėshtirė. Si u gjendėt nė fushėn e bukur tė dramaturgjisė?
Jo rastėsisht... Asgjė nuk vjen si ėmmbėlsirė pa punė...Nuk ishte se vija nga njė fushė boshe, pėrkundrazi. Kam ushtruar profesionin e bukur tė mėsuesit pėr shumė vite ku ka mbizotėruar jo vetėm mėsimdhėnia, por njė larmi aktivitetesh me nxėnėsit. Pikėrisht kjo ka qenė edhe periudha ku kam pėrdorur monologun si bazė tė konkurrimeve letrare tė cilat fatmirėsisht i kam incizuar dhe i ruaj me fanatizėm dhe kujdes. Sa herė i shikojė mė japin emocion. Nuk kisha menduar se ato njė ditė do tė mė shėrbenim nė kėtė fushė. Pėrveē kėsaj kam arritur qė tė botojė nė vitin 1995, vėllimin me tregime Lotin nuk e fal, novelė pėrrallėn pėr fėmijė Qullaci 1998, dhe nė vitin 2005 dy vėllimet me tregime e novelė Kthimi i Samantės dhe vėllimin me poezi Edhe gjethet bien.... Kėshtu baza pėr tė ecur ekzistonte. Por ngacmimi ka ardhur nga miku im aktori fierak Dritan Boriēi i cili teksa ka lexuar tregimin Kthimi i Samantės mė ka shtyrė tė shkruaj monodramėn Klithma e njė nėne tė marrė.... e cila nė tė vėrtetė kishte si bėrthamė monologun E marra e qytetit tim e shkruar qė nė vitit 1995. Duke bėrė kėtė gėrshetim arrita qė kjo monodramė tė interpretohet nė vitin 2006 nga aktorja Hajrie Rondo me regji tė Mehmet Xhelilit, dhe nė festivalin kombėtar tė monodramės i mbajtur nė Tiranė, po nė 2006-nė Hajrie Rondo, nderohet me ēmimin e Karrierės, ndėrsa pjesa pritet shumė ngrohtė. Ndoshta ishte puna e parė e imja dhe padyshim ka patur nevojė edhe pėr mė shumė sy kritik, por teksa shoh qė kjo pjesė ėshtė pritur me dashamirėsi atje ku Rondo interpreton ndihem mirė,
Fragment nga drama Flakėt e shpirtit
(Babai duke ndezur njė qiri. Dy fotografi pranė njėra-tjetrės. Janė dy djemtė e tij.)
Kohe, moj kohe, paske qene me e egėr sesa te dija. Me mbolle dhimbje dhe lot atėherė kur mendoja se filizat e lumturisė do te rriteshin e bėheshin peme te mbushura me lule plote. Mi more nga duart dhe mi ēove larg kėtij pragu, kėsaj porte, kėsaj strehe. Dhe mbeta kėtu i vetėm me trarėt e kėsaj shtėpie qė pėrflaken dhe djegin pa mėshirė shpirtin tim. Se flakėt e shpirtit pėrvėlojnė dhe mė shumė se vullkani mė i madh i kėsaj toke, o kohė. Dhe ti ma ndeze kėtu nė shpirt, nė zemėr, nė jetėn time. Tė kam mallkuar sa e sa herė o kohė, pėrse mė dole kaq e pabesė. Pėrse mė lė kėshtu si kėrcu i pagjethe. Ti, o kohė qė jetėn boshe me solle si dhuratėn mė tė shėmtuar nė kėto vite, pėrse mė dėnove aty, nė gjėnė mė tė shtrenjtė tė jetės time. Fėmijėt. Mė dėgjon? Mė dėgjon? Mua plakun qė zemrėn ma zhurite me dhimbje, me lot, me vuajtje. Pėrse? Ēfarė tė bėra. Unė ku tė lėndova qė shpagim jetėt e djemve mė kėrkove? Apo unė isha i verbėr dhe shurdh njeri. Dhe zėrin tėnd nuk e dėgjova. Mė thuaj? Pėr herė tė fundit ta kėrkojė? Unė nuk e dėgjova dot zėrin tėnd? Unė mbeta brenda kėtyre mureve? Unė nuk eca dot pas hapit tė fėmijėve tė mi? Unė nuk dita rrugėn atyre tua tregojė? Mė thuaj pėr herė tė fundit ku gabova? Ti hesht dhe unė vajtoj. Unė sa tė kem frymė nė kėtė jetė do tė jem plaku qė ndez qirinj pėrmbi mermerė. Do tė jem plaku qė do capitet varrezave dhe me sytė e mjegulluar do kėrkojė bijtė e mi. Do tė ruajė flakėt e qirinjve tė mos fiken dhe me shpirtin tim pėrmbi ta. Mė dėgjon o kohė? Mermerėt do tė puth pėr tė nxjerrė mallin e djemve tė mi qė dot nuk i gėzova nė kėtė jetė. Se nuk mė le ti o kohė ti kisha pranė. Kohė dreqi pėrse nuk mė kthen qoftė njė pėrgjigje. Kush gaboi nė kėtė jetė unė apo ti? Ti hesht dhe unė pėrsėri tė mallkoj dhe pse e di qė ti je e pafaj. Ah moj kohė, qė nuk tė kuptuam asnjėherė. Dhe pse nė shpirtin tone ti ke folur ngadalė dhe qete. Ne, jemi tė rrėmbyerit e tu, dhe ti na pėrfshin nė vorbullėn tėnde. Ti ecėn nė rrugėn tėnde, ndėrsa ne vazhdojmė tė mallkojmė pa e ditur pse.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt