Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Hidhemi tek ajo qe ti quan "aristokraci", por ne fakt ti nuk e kupton se cfare kuptimi kish kjo fjale ne mesjete. Babai i Gjergj Kastriotit, Joan/Gjon/Jovan/Ivan Kastrioti, nuk vinte nga nje familje aristokratesh, vinte nga shtresa e ulet. Fakti qe ai arriti te martohet me Vojsaven, qe vinte nga nje familje aristokrate me origjine serbo-bullgare (nuk dihet me saktesi), deshmon qe Joan Kastrioti arriti qe te beje emer per veten dhe familjen e tij, duke zgjeruar territorin e tij, duke rritur pasurine e tij. Pra nga askushi u be dikushi, aqsa kerkoi e mori edhe doren Vojsaven, qe kish gjak mbreteror. Aristokracia ne mesjete nuk shtrihej vetem brenda nje grupi etnik, shtrihej shume me gjere. Shqiptaret martoheshin me serbe, serbet martoheshin me shqiptare, e mbare popujt e tjere ballkanike. Shembulli tjeter konkret, e bija e Gjergj Arianitit, Angjelina, u martua me te birin e Despotit te Serbise, dhe jo vetem qe edhe sot e kesaj dite nderohet nga populli serb, por ajo nderohet edhe nga mbare Kisha Orthodhokse si shenjtore. Lexo kete teme: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=5749 Si ka mundesi serbet nderojne nje shqiptare?! Keto pyetje i bejne vetem shqiptaret qe e lexojne historine e mesjetes me paragjykimet e vitit 2011.

    Albo
    Po si nuk te skuqet faqja more Albo dhe shperndan te "vertetat" e pabaza sllave. Nuk ka pasur asnje vajze Angjeline te Kastriotit por te Komnenit. Dera bizantine eshte martuar me sllave ne menyre sistematike pas renies se Alba Longes dhe perandoreve Ilire te Romes. Se cila Angjeline eshte kjo thuhet shqip e qarte ne postin 12 ne te njejtin link qe ke vene ketu.

    Cfare dreq race mashtruesish paske qene xhanem? Ju shisni nenen per para.

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...9&postcount=12

    Po cfare beni o Shqiptare? Ju ngaterron propaganda Serbit aq sa ju ben te hidhni figurat e vetme te shquara qe ju kane mbetur ne rrotat e trenit?

    Kisha ortodokse amerikane thote, qe Angjelina qe vajze e Princit Shqiptar. Kjo ka rendesi shume te madhe, sepse Komneni nuk quhet princ Shiptar nga Greket, por quhet Mbret Bizantin. Dera e Komneneve ka mbajtur skeptrin Bizantin.

    Tani pse them qe Angjelina ka qene jo vajza e Princit Shqiptar Skenderbe, por e princit tjeter Shqiptar, Komneneve?

    Stefan "verber" Brankovic marton
    1. Angelina Arianit Araniti: Lindur: - , , , Vdes 1520 nga


    Babai: Gjergj Gjorgj Duras Arianit Araniti Lindur: 1404 - Vdes: 1461 - (Lecce, Italy) nga
    Nena: Sakati Sewast Born: Died:

    Babai: Komnen II Arianit Araniti
    Nena: Maria Muzaka
    Lindur: (1430) nga

    Babai: Andrea III Muzaka Lindur: vdes?
    Nena: Chirana Ana Zenevesi Zenebishi Lindur: 1412, Vdes ?

    Nena e Angjelines eshte Sakati Sewast. Shikon ndonje Turke ketu dikush, te martuar ne depotatin 'ortodoks'? Albo?
    Ajo qe me duket interesante eshte se Duras vjen nga Gjuras vjen nja Gjergj? Sa i vjeter eshte Durresi? Sa Shen Gjergji?
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 13-07-2011 më 08:00

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Mose triloni,kurgja,dihet ku ka lin Gjergji,dihet edhe shtepija dhe fshati i pare i babait te gjergjit,dihet ku ka linde VOISAVA,dhe nga cila familje vjen.Prandej,gjdo kalim ne propaganda sjell,gabime tek lexuesi.Ashte vendi ku ka lin Gjergji.ate me siguri dihet,pyetje se a ka pase femije tjer,nuke dihet,mirepo fakti qendron,se ushtaret e gjergjit,dhe grueja saj jane hynen ne histori per shkaqe ,ku asnji shqipetare nuke e dine.Mjafton te shkoni ne kishen e saj ne spanje,ti kpetoni.

  3. #13
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Angjelina Bankoviç ishte vajza e gjashtë e Arianitit dhe kunata e Skënderbeut sipas kronikave të Muzakës. Nuk e kuptoj lapsusin e pretenduar në këtë pikë. Gjithsesi për periudhën në fjalë dhe si parantezë me çu tha më lart për fisnikërinë mesjetare, djali i vetëm i Skënderbeut u martua me një serbe, pasardhëse e derës fisnikërore të Paleologëve.
    relata refero

  4. #14
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Angjelina Bankoviç ishte vajza e gjashtë e Arianitit dhe kunata e Skënderbeut sipas kronikave të Muzakës. Nuk e kuptoj lapsusin e pretenduar në këtë pikë. Gjithsesi për periudhën në fjalë dhe si parantezë me çu tha më lart për fisnikërinë mesjetare, djali i vetëm i Skënderbeut u martua me një serbe, pasardhëse e derës fisnikërore të Paleologëve.
    Irena Brankovic Paleologu, e bija e Lazar Brankovic Paleologut ... Dega e vetme e mbijetuar nga familja perandorake e Bizantit.
    Fakt!

    P.S. Ore se mos na cohet pasardhesi e te kerkoje fronin bizantin?!
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  5. #15
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Në fakt, Kastriotët e sotëm janë të vetmit pasardhës legjitim të Paleologëve, meqë Irena ishte dhe pasardhësja e fundit.
    relata refero

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Historija e familjes se Skenderbeut gjdoher do te tentohet teshtrembrohet,pra ne dem te kombit shqiptare ,kto jan qeshtje politike e kaluara dhe e tanishmja e prejardhjes se kastrioteve,demete do te jen edhe me te medha ,un pajtohem me Urielin sepse esht shum me e besueshme dhe tingllone autoktone shqiptare. vazhdon.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Në fakt, Kastriotët e sotëm janë të vetmit pasardhës legjitim të Paleologëve, meqë Irena ishte dhe pasardhësja e fundit.
    Sigurisht.

    Mund te pyesesh Albon se perse e fshiu temen e Baptistit per Fronin e Bizantit ku proklamohej shume me teper se ky fakt?

    Apo nje tjeter 'lapsus' edhe ky?
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 13-07-2011 më 11:43

  8. #18
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Edhe nje krahasim nese me lejohet, Brankovicet jane aq serb sa c'jane sot Skoceze familja mbreterore Angleze. Martesat mes fisnikeve te etnive te ndryshme ne kohen e mesjetes ishin normale, shkak se nuk ekzistonin ndasi aq te mprehta sa sot. Armiqesia me Serbet eshte ndezur pas vititeve 1800, me fuqizimin e Rusise dhe insistimin e kesaj te fundit per dalje ne Adriatik. Ruset, tek Serbet gjeten aleatin Natyral ... jo se ju dhimbseshin Serbet nen zgjedhen e sulltanit (keta te fundit e kishin mire dhe me sulltanin) por "interesi gjeostrategjik".
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Po si nuk te skuqet faqja more Albo dhe shperndan te "vertetat" e pabaza sllave. Nuk ka pasur asnje vajze Angjeline te Kastriotit por te Komnenit. Dera bizantine eshte martuar me sllave ne menyre sistematike pas renies se Alba Longes dhe perandoreve Ilire te Romes. Se cila Angjeline eshte kjo thuhet shqip e qarte ne postin 12 ne te njejtin link qe ke vene ketu.
    Une shqip shkruajta me lart, por ti shqipen nuk e kupton me sa duket. Me lart shkruajta qe Angjelina nuk eshte e bija e Kastrioteve, eshte e bija e Gjergj Arianitit, apo "Gjergjit te Madh". Arianitet apo Komnenet, se bashku me Paleologet, ishin dy familjet e vetme ballkanike, qe kishin "gjak perendorak bizantin". Po te lexosh historine e dy shekujve me pare, te Despotatit te Epirit dhe Kryqezates se IV latine, e kupton se keto dy familje ishin ato qe bene luften kunder latineve, per te cliruar Konstandinopojen e pushtuar nga latinet, pushtim qe zgjati 60 vjet. Dhe ishin po keto dy familje, nder te parat qe filluan luften kunder pushtuesit te ri osman.

    Martesa e djalit te vetem te Gjergj Kastriotit, Joanit, qe mori emrin e gjyshit te tij, me princeshen e fundit bizantine, Irena Paleologun, deshmon qe Gjergji e shikonte veten ne te njejtet linja si te paret e tij 2 shekuj me pare: mbrojtes se fese, tradites e rendit politik bizantin, nga pushtuesi i ri osman.

    Albo

  10. #20
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    ... Arianitet apo Komnenet, se bashku me Paleologet ...
    Ne fakt, gjaku perandorak nuk ngushtohej vetem tek keta :P ...
    Ne mesjete, u kethye ne hobi "gjaku perandorak" sa s'kishte fisnik arber qe nuk lidhte prejardhjen e vet nga Legjionaret Romak. (Shembull, fisniket e Drishtit)

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Martesa e djalit te vetem te Gjergj Kastriotit, Joanit, qe mori emrin e gjyshit te tij, me princeshen e fundit bizantine, Irena Paleologun, deshmon qe Gjergji e shikonte veten ne te njejtet linja si te paret e tij 2 shekuj me pare: mbrojtes se fese, tradites e rendit politik bizantin, nga pushtuesi i ri osman.

    Albo
    Emri eshte Gjon ... lol, Joanis eshte per greket ... nuk kam asgje kunder grekeve por jam kunder "daljes nga lekura"

    Ndersa per superlativen, ashtu sic shprehej edhe Milan Shuflaj; fanatizmit fetar te Arbervet, mezi i gjenden gjurmet.

    Kur flasim me terma kaq te medha, e ku generalizimi behet me kilometra, sigurisht te duhet nje cik mbeshtetje faktike, apo jo? :P
    Ne mesjete, feja ishte marketingu me i mire per te kapur ndonje ndrihme nga fisnikeria e kalbur Perendimore. Ashtu sic e ka faktuar dhe Uriel, ne syte e te tjereve Skenderbeu shihej edhe si Turk, Infidel, i pa fe etj. etj.:P (*vajtja e tij ne Rome)

    Ashtu sic nuk ka duhet aspak termi "Shteti Mesjetar Shqiptar" nuk ka duhen edhe "marketingjet pa gjak" te fanatikeve fetar!

    meh...
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •